Festa që dogji Jahjagën

19 Tetor 2011, 11:33Rajoni TEMA

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me fjalimin e saj në dymbëdhjetëvjetorin e themelimit të PDK-së, nuk është dalluar nëse është presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës, apo anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Gjatë fjalimit të saj para anëtarëve të PDK-së, Jahjaga ka lavdëruar partinë e kryeministrit Hashim Thaçi më shumë sesa vetë lideri i saj.

“Përfaqësuesja e unitetit të popullit”, të hënën e ka “harruar” këtë mision duke folur sikurse në Kosovë të ekzistonte vetëm Partia Demokratike e Kosovës, të cilës ia ka atribuuar të gjitha meritat për organizimin e luftës dhe bërjen e saj, krijimin i institucioneve, pavarësimin e vendit e deri te integrimi në mekanizmat ndërkombëtarë.

Ky fjalim i presidentes ka prekur “në palcë” partitë tjera në vend, anëtarët e të cilave, me ironi shtrojnë pyetjen nëse presidentja ka lexuar fjalimin e saj, apo i është ngatërruar me atë të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fidan Jupolli, thotë se presidentja Jahjaga ka “marrë mësysh” në momentin që është gjendur afër anëtarëve të PDK-së, dhe si rrjedhojë e ka “huq qëllimin”, duke folur jo si kryetare e vendit por si zëdhënëse e kësaj partie./zeri

2 komente në “Festa që dogji Jahjagën”

  1. albani says:

    Por edhe kjo nuk ka ndonje ndryshim nga Topallja jone. Edhe kjo, sikurse edhe Jozja jone, mire qe nuk di te flase, por nuk di as te lexoje ato qe ka perpara dhe qe ia kane shkruar te tjeret. Mesa pame sot tek “Fiks Fare”, as per te lexuar nuk dinte. Sikur ta kete nxjerre Jozi nga …!

  2. brace says:

    Spiunet kudo qe ndollen,kane 1 surrat,e 1 karakter mutii,i sherbejne qorrazi eprorit qe i komandon e i perdore per interes,e ase per policen jahjaga,sote e komanduar si Presidente e kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje