Nëse në fund të muajit fatura e telefonit do t’u vinte plot 201 mijë dollarë, me siguri që do të vinit duart në kokë nga marrëzi! Kjo gjë i ka ndodhur amerikanes Selina Arons, nga Florida.
Selina ka dy vëllezër shurdh-memecë, të cilët komunikojnë me anë të sms-ve në telefon, i përdorin ata për të hyrë në internet dhe shohin e shkarkojnë video nëpërmjet telefonave.
Për dy javë, ata ishin në Kanada dhe dërguan më shumë se 2 mijë sms dhe përdorën sistemin roaming, si dhe shkarkuan shumë materiale. Në fund, fatura për motrën e tyre erdhi plot 201 mijë dollarë.
Ajo e tregoi këtë histori në televizor dhe kompania telefonike vendosi që t’ja reduktojë këtë shumë në vetëm 2500 dollarë, shumë që duhet ta paguajë brenda gjashtë muajve.
ky eshte hall
Edhe mua me erdhi fatura e telefonit te shtepise dy-fishi i shumes
Pastaj ata a pane gabimin vete, dhe heres tjeter me erdhi zero dollare
pun muti – si dritat e mija ne greqi – vjedhin vjedhin dhe vetem vjedhin – tamam si ne patrillen time albani.
hajde kerko strehim politik ne shqipri.
kjo do thote qe ka shtet ja lehtesoj hallin qe kish,pa te ne cbehet ???????????,vrete veten///////////////
Nder te madh i paska ber kompania…haha e ka mar me mend kompania qe kurr nuk do ti merte ato lek dhe vendosi te reduktoj shumen… sa te zgjuar e???
Gjithsesi me duket pak e cuditshme se edhe sikur te ishte ndonje kompani biznesi qe perdor shum telefonat, ajo shume parash kurr nuk arin ne ate pike.
Dhe gjeja e fundit, kompania e telefonit zakonisht ka nje limit te caktuar dhe nese personi kalon ate limit kompania e nderpret linjen perkohesisht ose i ben te ditur personit.
po te isha ne vendin e saj nuk do i paguaja asnje dollar ose ndoshta vetem $50. …. hahaha