Serbë me uniforma ushtarake te barrikada në lumin Ibër

20 Tetor 2011, 11:55Rajoni TEMA

Dhjetëra persona janë grumbulluar te tenda, e cila ndodhët pranë urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, në shenjë të mbrojtjes së barrikadës.

Në mesin e tyre ka njerëz të uniformuar, të cilët sipas burimeve të Kosovapress-it janë nga vende të ndryshme të Serbisë dhe Bosnjës, e që besohet se kanë qenë pjesëmarrës të luftës në Kosovë.

Aty po këndohet muzikë me motive çetnike dhe po bëhet thirrje kundër kombit shqiptar.

Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë ka thënë se janë lënduar tetë ushtarë të KFOR-it në aksionin e sotëm për heqjen e barrikadave nga rrugët në veri të Kosovës.

Nga Zyra për Informim e KFOR-it thuhet se njëri nga ushtarët është lënduar nga gazi lotsjellës, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit.

KFOR-i ka nisur në orët e hershme të mëngjesit një aksion për heqjen e barrikadave në rrugët që çojnë në pikën kufitare 31, në Bërnjak.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, tha se “se operacioni, deri tash, ishte i suksesshëm”.

“Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, tha Novicki./Express/

2 komente në “Serbë me uniforma ushtarake te barrikada në lumin Ibër”

  1. sadiku says:

    kfori DHE euleksi nuk kane asgje nen kontroll.Keto qe thone jane genjeshtra. Ata qe kane shkelur token e KOSOVES si AGRESOR duhe te qellohen me PLUMB pa asnji hezitim.

    1. bazarxhevap says:

      Po plasi plumbi o Sadik, i pari qe do ja mbathesh do te jesh ti, ashtu si ja mbathe ne 1999 ! Ndertoni ndonje Xhami me emrin e natos aty, se po te mos ishte ajo, sot ti Sadik do te flisje Serbisht !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje