Thaçit i janë refuzuar 27 kërkesa për vizita jashtë

20 Tetor 2011, 12:29Rajoni TEMA

Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i janë refuzuar njëzeteshtatë kërkesa për vizita në vende të ndryshme dhe takime me burrështetas të ndryshëm. Kështu shkruan gazeta gjermane “Der Tagesspigel” në një artikull të gjatë për Kosovën, në të cilin shtetin më të ri në Ballkan e paraqet si vend me probleme të shumta dhe me qeveri të korruptuar.

Sipas kësaj gazete prestigjioze, vizitat nga shtetet e ndryshme janë refuzuar për shkak të dyshimeve se i pari i Qeverisë së Kosovës është i përlyer në krim të organizuar.

“Njëzeteshtatë kërkesa ka bërë Qeveria e Kosovës, por të gjitha janë hedhur poshtë”, thuhet në artikullin, të cilin gazetarët gjermanë e kanë realizuar pasi kanë qëndruar disa ditë në Kosovë.

Por, për qeveritarët e Kosovës duket i parëndësishëm ky artikull. Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, të mërkurën ka refuzuar ta komentojë artikullin në fjalë. “Nuk e kam lexuar. Meqenëse nuk e kam lexuar, nuk mundem as ta komentoj”, ka thënë shkurt ai.

Ndërkaq, për anëtarët e partive opozitare artikulli i gazetave gjermane paraqet anën e “padukshme” të Qeverisë së Kosovës, dhe izolimin ndërkombëtar në të cilin, sipas tyre, ndodhet vendi…/zëri/

9 komente në “Thaçit i janë refuzuar 27 kërkesa për vizita jashtë”

  1. sokoli says:

    BERISHA DUHET TE KETE DYFISHIN E REFUZIMEVE. BOTA NUK HANE BAR,ATA E SHIKOJNE SE ME CKALLUPE IDIOTESH KANE TE BEJNE.PER KOSOVEN DHE KOSOVARET RROFSHIN AMERIKANET SE PERNDRYSHE AKOMA NEN THUNDREN E SERBEVE DO TE ISHIN.

    1. raimondi says:

      Mire do ishte qe ne krye te Kosoves te ishte ndonje me mohse te madhe , qe te mos kete qene pjesmarres ne lufte —

  2. tg usa says:

    ja futin kot
    sivjet ne kosove shkuan disa shtetare te rendesishem si p.sh. merkel,baroso
    ne tirane te diktatori i shqiperise nuk ka ardhur njeri

  3. Kalorsi i zi says:

    Si ka mundesi, keta jane patriota, si Saliu edhe ky, mos u beni merak se populli ju do ashtu sic e doni dhe ju….

    1. Thana says:

      KALORES I ZI JE. FJALE TE ZEZA THUA. DO KESH DHE SHPIRTIN TE ZI.

  4. E kuptoj se te ka rene sopata ne mjalte duke pasur parasysh ku ke lindur e femijerine tende por per hir te Kosoves duhet te largohesh.Te hujat ta kane vene vizen.

  5. Landi- Sverige says:

    Sa me pare te japin doreheqjen Thaci e Berisha, aq me mire si per Kosoven ashtu edhe per Shqiperine.

  6. Luan Morina says:

    Po të kishim mundësi të kuptojmë se Hashim Thaçi është zgjedhur nga të huajtë si shqiptari më i zgjuar, më intelektual dhe më i fortë në Kosovë për të prirë kombin e tij shqiptar, do të kuptonim kursin tonë.

  7. Iliri says:

    “e din luga se çka ka vegshi” edhe te huajt e dinë se kush eshte Thaqi. por ja qe fatkeqsisht eshte ai qe eshte e keqja me e madhe e pjeses se kombit qe jeton ne Kosove. por edhe nje -te haujt nuk kan gjetur ende asnje tjeter ma servil se atë, dhe keshtu i “zgjatet” jeta politike deri ne zgjedhjet e radhes. Ndersa sa per komentin e z.Luan M. sja vlen as te diskutohet te lutem….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje