Edi Rama tregon faturat e ushqimeve: Sa janë çmimet dhe sa do i bëjë PS-ja

26 Tetor 2011, 20:27Politika TEMA

Kreu i PS-së ka ilustruar me shembuj konkretë ndryshimet që do të ndodhin në çmimet e ushqimeve bazë nëse ulet ose hiqet TVSH-ja sipas propozimit të PS-së

“Është ekonomia o idiot” shkruante Dritan Prifti disa javë më parë duke e huazuar këtë shprehje nga fushata e Bill Klintonit, kur për të fituar ndaj Bush përdori tezën e ekonomisë. Ai ia sugjeronte këtë tezë Ramës duke i thënë se shqiptarëve u duhet folur për atë gjë që i prek më shumë dhe kjo është ekonomia. Këshilla e Priftit erdhi në një kohë kur PS-ja në fakt kishte nisur të merrej me ekonominë si një problem të madh të vendit dhe në një kohë kur dorëzoi në Kuvend një projekt të plotë për uljen e TVSH-së ose heqjen e saj në disa produkte bazë të përditshme, si buka, vaji, orizi, qumështi, ilaçet, energjia etj. Por reklamimi i këtij projekti nuk i ka mjaftuar PS-së për tu treguar shqiptarëve se ata duan t’ia dinë vërtetë për xhepat e tyre. Edi Rama  ka ndërmarrë një përpjekje për ta thjeshtëzuar në maksimum këtë çështje dhe u ka shpjeguar qytetarëve me shembuj bazë se çfarë do të thotë po të vihet në realitet propozimi socialist. Sa do ta blinin ata një bukë, ose një shishe qumësht, nëse do të bëhej TVSH-ja 0 ose 10 për qind nga 20 përqind që është aktualisht. Si një mësues që ia shpjegon nxënësit për të kuptuar thelbin e premtimit më të madh që po bëjnë socialistët, megjithëse paksa herët, për zgjedhjet e vitit 2013, kur ata duan të vijnë në pushtet me projektin e ndryshimit të sistemit të taksave.

“Lejomëni të ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave të Saliut mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke ju thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht, por pakkush ndër komentatorët e ka rrokur në brendinë e vet. Eshtë po ashtu pjesë e PAKTIT QYTETAR të 8 Majit dhe siç kemi premtuar, do ta ngremë me forcë në opozitë dhe do ta bëjmë realitet në qeverisje”, shkruan Rama në faqen e tij online dhe publikon një numër faturash blerjesh, që ndoshta mund të jenë dhe faturat e blerjeve që ka bërë për familjen  e tij.

Duke parë shembujt e hedhur nga Rama bëhet dallimi i çmimeve aktuale me çmimet si do të jenë pas propozimit të PS-së. Konkretisht çmimi i 1 kg miell, i cili me TVSH në treg kushton 100 lekë, me heqjen e kësaj takse do të shitej në treg 83 lekë, pra 17 lekë më pak sesa shitet tani. PS propozon që buka masive 650 gramëshe me heqjen e TVSH-së të shitet në treg 75 lekë nga 90 lekë që shitet aktualisht. 1.5 litra qumësht me heqjen e TVSH-së të shiten në treg 100 lekë, nga 120 lekë që shitet aktualisht. Kurse 10 kokrra vezë të shiten në treg 100 lekë nga 120 që shiten me gjithë TVSH. Për këto 4 artikuj miell, bukë, qumësht dhe vezë PS propozon heqjen e TVSH, kurse për artikujt të tjerë si vajin sheqerin dhe orizin PS propozon përgjysmimin e TVSH-së. Me përgjysmimin e TVSH 1 litër vaj nga 235 lekë që është aktualisht do të shitet 215 lekë. Një kg sheqer nga 145 lekë do shitet 133 lekë dhe një kg oriz nga 166 lekë do shitet 152 lekë.

 

 

SHENIM: Partia Socialiste është kapur, më në fund, pas një gjëje të majtë

 

Në blogun e vet, Edi Rama ka midis të tjerash këtë shënim, që shoqëron një diagramë (shih foton): “Po ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke iu thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht.”

Rama do bënte mirë që, ashtu siç ka dhënë këtë grafik, të jepte në blogun e vet dhe peshën që do të zërë në të ardhurat fiskale kjo ulje e TVSH-së. Nuk është se kostoja e madhe (e supozuar) prej këtij operacioni në buxhetin e shtetit do duhej ta stepte PS-së në tentativën për ta realizuar si ndërhyrje. Një parti e majtë (dhe ky është rasti i parë in assolutto, kur PS-ja shfaqet si parti e majtë) e ka të lehtë, dhe të detyrueshme, t’i kërkojë këto “humbje” të buxhetit në xhepat e shtresave të pasura të popullsisë nëpërmjet taksimit progresiv. Por kostoja e operacionit na duhej për të bërë një analizë më të detajuar të propozimit. Dhe nuk kuptohet pse nuk jepet kjo kosto (diku është shfaqur si shifër, por pastaj “është fshehur”).

Berisha e të tijtë nuk janë marrë me këtë kosto, megjithatë. Ata e kanë refuzuar me logjikë tjetër. “Është një ndërhyrje që penalizon prodhuesit lokalë”, kanë thënë. Nuk është marrë vesh se si mund të ndodhë ky penalizim prej uljes së TVSH-së, dhe njerëzit e maxhorancës nuk e kanë shpjeguar këtë xhevahir të shefit të tyre.

Ky qëndron sekreti i refuzimit, atëherë? Një përgjigje e ka dhënë Ervin Bushati në një shkrim të tijin tek Panorama: “Problemi i vërtetë i qeverisë është administrata fiskale dhe të ardhurat gjithmonë në rënie në buxhetin e shtetit. Niveli i lartë i informalitetit dhe i evazionit fiskal bën që qeveria të mbledhë taksat në mënyrën më të lehtë për të, por më të dëmshme për konsumatorin: në burim.”

 

*Marrë nga respublica.al

 

22 komente në “Edi Rama tregon faturat e ushqimeve: Sa janë çmimet dhe sa do i bëjë PS-ja”

  1. arsen says:

    Rama po merret para kohe me uljen e cmimeve.

    1. Argita_B says:

      Edi Rama kuptoj me ne fund se ne Shqiperi, pushteti merret me sllogane te thjeshta, politike populiste dhe jo me programe te qarta po te njeten kohe te sofistikuara, pasi populli shqiptar eshte i perbere nga 70% fshatare e nuk ka mundesine dhe kopetencat qe te kuptoje dhe analizoje programet partiake.
      Reforma e propuzuar nga Rama, eshte reforme e majte ne teori por e djathte ne praktike.
      Nese ajo do te aplikohet rezultati do te jete i thjeshte, se pari buxheti i shtetit do te pesoje nje humbje prej 10 deri ne 20% (nuk e di vleren e perghjitheshme te artikujve te propozuar)biznesi nuk do te uli kurre çmimin pasi jemi ne ekonomi tregu dhe ai qe vendos per çmimin final eshte tregu, dhe jo shteti, dhe rjedhimisht populli do te shpenzoje te njeten shume si me pare per tu ushqyer.
      Pra ai qe do te pasurohet eshte biznesi, ai qe do te varferohet shteti, ndersa per popullin nuk do te kete ndryshim ne buxhetin e tij per ushqimet.
      Eshte e çuditeshme se si Rama nuk ka hedhur syte nge Franca, pasi ka jetuar 4 vjet atje dhe nje reforme e tille u be me restorantet dhe hotelet.
      TVSH-ja kaloi nga 19.6% de 5.5%, konfederata premtoi ulje çmimesh, hapje te dhjetra mijera vendeve te reja te punes, sor pas dy vjetesh rezultati eshte se mungojne miliarda euro ne arken e shtetit, asnje vend pune te ri, dhe çmimet jane te njeta.
      Miliarda euro kaluan nga arka e perbashket e shtetit, ne xhepat e biznesit, e vetmja diference ishte se ne France kjo reforme u be nga e djathta.

  2. zotnija R says:

    jam shume i suprizuar me kete lufte me libra dhe me grafiqe shifrash qe po ben i nderuari Rama.ky lloj “dyluftimi” mund te jape suksese ne kanada apo
    suedi por ne shqiperi eshte thjesht per kulture masive.Ne kete artikull
    del se PS i ka me lire gjerat duke perfshire dhe CMIMIN E GJAKUT qe u derdh
    ne 21 JANAR.zoti rama te drejtohem si qytetar shqiptar se per mua nuk ja me kryeopozitar por nje opozitar pa krye.
    Ju lutem shume mos harroni GJAKUN E 21 JANARIT MOS E CVLEFTESONI KETE GJAK
    SIC PO BENI ME VEZET APO SHEQEREN.nuk ka kuptim te flisni per cmime kur
    ju bene marreveshje per uljen e cmimit te protesatve deri ne zero..nqs ti me berishen keni 15-20 % te shqiptareve se bashku pjesa tjeter 80% e shqiptareve te ndershem do ta tregoje vendin ty si tradhetar,berishes si vrases dhe arvizuse si mashtrues..2013 eshte shume larg … 20 vjet mashtrime dhe perdhosje totale jane shume..koha do tregoje..

  3. AK says:

    O Edi po shikoje fiksin dhe ate djalin atje ne maje mali qe me 300 mije leke borxh pa pune ne gjak, gjaksin e kishte 200 metra nga shtepia dhe dilte vetem per votime.A e gjen ke votonte Sali Berishen. e ti i thua do e ulim me 20% cmimin. Xte propozoj te flasesh fshatce dhe te besh nje pakete anti varferi po do te fitosh zgjedhjet shiko poshte te varferit se shtrese te mesme ska ne Shqiperi.Bej opozite Edi Rama jo matematike….Eshte ekonomia o idioter…..

  4. Denis says:

    Kjo eshte politike po aq populiste sa edhe e Berishes kur deklaroi se nuk mund te linte ca te laheshin na vaska floriri e ca te vuanin per buken e gojes. Sot ata qe kishin nga nje vaske floriri jane bere me 2, dhe ata qe s’kane mesa shoh une vazhdojne te mos kene. Boll me politika ekonomike te deshtuara si heqja e TVSh.

    Respekte

  5. iliri says:

    o edi rama 70% e popullit nuk kane internet qe te te ndjekin ty per keto rezultate qe do jene mbas 2013,dhe mbi te gjitha nuk te kuptojne me ato terma qe ti jep,popullit foli drejte dhe sakte,mos u be si nanuo qe vete fliste vete degjonte,ta ka zene gojen keq berisha ,po pritem 2013 mjere populli,po nje gje te jeshe i sigurt se po u ngrite populli njesoj do pergjigjesh si ti dhe kriminel sala

  6. Devolliu says:

    More po ai robot Luli i Bashkisë, që qesh me idiotësinë e vet, sikur na premtoi se sapo të zgjidhet si kryebashkiak do të na ulte çmimin e bukës.
    Ka ndërmend, nëse ka mend, që ta mbajë premtimin apo do të justifikohet se ne qytetarëve të Tiranës na e hoqi taksën e leshit?

  7. ilir says:

    kjo eshte hipokrizia e rradhes

  8. Skele says:

    Edi… Kjo qe po ben ndoshta eshte e studiuar por nuk eshte serioze… Nuk mund te dalin detaje te politikes qeverisese nga partia me e madhe nga faqja personale e kryetarit.. PS eshte institucion dhe shume mire mesazhet e tua mund te dalin prej andej. qofte eshte nga faqja e internetit. Ti nuk je ne Amerike ne nje fushate presidenciale por nje individ qe je caktuar te besh kete beteje opozitare.. Ti je aty per ti sherbyer PS dhe popullit dhe jo ti shesesh idete e PS ne faqe private. Tabela natyrisht qe eshte thjesht nje ilustrim por perseri promovimi personal po e kalon promovimin partiak..

  9. cicolino says:

    Ketu ne Shqiperi eshte perhapur nje semundje ngjitese! Te gjithe jane te prekur pak nga semundja e kritiçizmit. Te gjithe e kane mendjen ku e ku te gjejne ndonje argument idjot per t’i mbushur mendjen lexuesve se jane shume te mençur, dhe Kryetari i opozites na qenkerka budalla. Pike e zeze! Edhe sikur te ishte keshtu, nuk do e linin 2000 keshilltare e bashkpuntore qe ka rreth e rrotull qe t’ia fuste kot. Se ketu ka 20 vjet qe nuk behet shkolle, ose behet “sikur” si per çdo gje, nuk eshte faji i Edi Rames. Ai sigurisht duhet ta mbaje parasysh shtresen e madhe te injoranteve qe vegjetojne ketu ne Shqiperi, por ai nuk duhet qe te kete gjithmone parasysh se po kumunikon me debila dhe injorante qe as nuk e dine se ç’eshte nje worksheet exceli. Me gjase kjo kategori eshte ne administrate e punesuar (sigurisht qe ka nje 5% qe nuk i takon kesaj kategorie, dhe mbulojne te gjitha punet ne administrate). Por keni parasysh se ka edhe nga ata, qe vuajne per buken e gojes sot, pasi nuk jane servilet e Sales, por qe jane te kualifikuar mjaftueshem qe ta kuptojne Edin aq mire, saqe e perthithin qe ne ajer se çdo te thote lideri i tyre shpirteror. Madje, keta jane te shumte. Ata qe s’kane shpirt, nuk kane se si te kene “lider shpirteror”. Ata jane disa kritizere pathollogjike, qe çfaredo gjeje te thote Edi, ata do vrasin mendjen se si ta kundershtojne, dhe jo ta mbeshtesin. Kjo edhte semundja dhe kanceri Shqiptar qe çrrenjoset vetem me nje chemiotherapy. Po mos u merzisni, se edhe ajo kohe do te vije! Une jam optimist, por jo nga ata qe i shohin protestat e opozites nga TV. Qe ndryshimi te vije, duhet t’i japim te gjithe nga nje dore, dhe jo te presim gjithçka nga Edi. Edi eshte lideri i enderrimtareve, por ai nuk eshte UFO. Edhe ai ka nevoje per mbeshtetje. Ai nuk mund te dale i vetem ne bulevard, se pastaj e tall Sala, te cilin e ndjekin idhtaret e vet, pasi e dine se do te zene ndonje vend pune te pamerituar ne administrate. Sera e atyre qe mbeshtesin Edin nuk duhet te jete e tille, qe t’i kushtezoje Edit mbeshtetjen ne kembim te ndonje premtimi. Jo! Ne duhet ta mbeshtesim pa kushte. Perndryshe, ai quhet pazar, dhe ai stan ka kete bulmetin qe po provojme tani.
    Kjo edhte nje teme sh e gjate.
    Ju faleminderit Edi.

  10. AK says:

    cicolino me fal qe te kritkova kryetarin.Po ky palla po tall bythen me ata qe e kane besuar deri tai perfshire dhe mua. ca me flet per administrate e lider shpirteror. ne shqiperi ka te mitur qe nuk vishen e nuk mbushin barkun me buke para se te flejne, ka te rinj qe shkojne ne shkolle me 200 lek sa per nje byrek.. Ka prinder nena e baballare qe jane papune shpesh vrasin veten nga streset qe i shkakton skamja dhe se fundmi pensioniste qe pensioni nuk u del per te blere as ilacet. keta jane shqiptaret sot Edi rama nga twiteri te mos shkruaj po te levize bythen e te dale ne tv se editorialet e tij nuk i lexon as fshatari as i riu te cileve edi u synon voten. Qe nuk po ja mer dot. rama beri pakt 0 protesta une si socialist nuk e pranoj kete nenshtrim ndaj te huajve.Rama zgjohu jetojme ne shqiperi jo ne UK

  11. Montekarlo says:

    Ne kohen e Bill Klintonit nuk thuhej se ekonomia eshte Idiot apo eshte ekonomija o idiot;Por thuhej (Is ekonomy Stupid)qe a eshte ekonomija Budalle; kjo ishte ironia e asaj kohe sepse ekonomia ishte ne majat me te larta qe ka pas pasur ndonjehere Amerika ne historine e saj.Mesoni te perktheni ne Anglisht se per te folur ju ate gjuhe?????????????????????????????

  12. mali63 says:

    Zoti Rama jame shume dakort me ate pjese te vogel te progamit ekonomik qe na paraqet,por populli don prej jush dhe partise qe ju drejtoni,se kure te vini ne pushtet,a do te vini para ligjit Sali Gomarin me shoket e tije ,vrases ,hajdute e tradhetare te Shqiperise,per kete duhet te prenancohesh ne shkrimet tuaja ne vazhdim per kete dhe shume ceshtje te tjera duhet ti spegoni me hollesi,qe populli tju besoje,dhe tju jape voten qe te drejtoni Shqiperine.

  13. mali63 says:

    Zoti Rama jame shume dakort me grafikun qe paraqesni,por nje grafik te tille duhet te beni kure te vini ne poshtetper te derguar para gjygjit:Sali Gomerin,Ilir Kokemadhin Lulezimi Kurven te Bashkise,Fatmir LLapaqenin e P R pase ketyre ministrat e qeveris hadute teBerishes.

  14. Aliko says:

    Po shyqyr qe fole njehere sakte. Ky eshte popull grazhde keshtu e do. Fol per cmimet dhe genje sa te duash sepse ky popull kenaqet edhe nga genjeshtrat. Saliu po genjen vret dhe prap kafshet e grazhdit e votojne.

  15. ina says:

    SHIKOJENI SI FLET BERISHA NEPER TAKIME ME FSHATARET ASHTU SIC FSHATARET DUAN QE NJE MENDJE E THJESHTE E KUPTON SHUME KOLLAJ GENJESHTREN DHE MANIPULIMIN QE BEN AI, MIREPO ASHTU DO KY POPULL. KY POPULL NUK ESHTE AKOMA SI NE AMERIKE, APO EVROPE QE TE VEPROJE. RAMA ESHTE DUKE VENDOSUR STANDARTE TE REJA PER NJE POLITIKE TE RE, MIREPO NDOSHTA ESHTE ME ME SHUME RENDESI PER MOMENTIN, QE TE PUNOHET FORT DHE TE BASHKUAR KUNDER MAZHORANCES, PASTAJ TE FILLOJ RAMA E TE VENDOSE E TE BEJE STANDARTE SIC AI I DO.
    Populli do qe opozita te dale dere me dere e te tregoje rrugen e vertete e jo ashtu sic rrine opozitaret e sotem, qe nuk largohen dot nga Tirana.
    O ju deputete te Beratit (jam nga Berati ndaj), pse nuk shkoni e ta sqaroni ate popull per mezerjen dhe varferine qe i keni varur ne qafe? PSE? PSE? PSE?
    O ju dredharake, qe kur ju duhen votat shkoni poshte???
    O te pabese, o te paburra, juve merritoni shume me teper epitete, sesa kaq.
    http://www.youtube.com/watch?v=_4U3xj1G69M

  16. kaonisti says:

    O NJEREZ TE KESAJ TOKE QE JENI TE PERKOHESHEM MOS E KEKONI TEK TE TJERET ATE QE TJETRIT NUK JA JEP DOT,POR BENI NJE GJE SHTRENGONI GRUSHTAT FORT DHE BETOHUNI NE EMER TE BESIMIT DHE TE JETES SE FEMIJEVE TUAJ,KJO ESHTE E VETMJA RRUGE SHPETIMI PER KOMBIN DHE PROSPERITETIN E FAMILJEVE TUAJA. ASNJE LIRI NUK VJEN E DHURUAR POR E FITUAR ME GJAK DHE SAKRIFICA . KY ESHTE ATDHEU,KJO ESHTE JETA E FEMIJEVE TANE. CFARE BEN TI PER ATDHEUN DHE JO ATDHEU PER TY.AMEN.

  17. analist says:

    Ky i ka te gjitha gabim.
    Na tregon çimet tani mbas zgjedhjeve dhe fillon punimet masive ne Tirane para zgjedhjeve. Humbje e programuar.Nuk ze mend ky djali,nuk ka ne plan te fitoje ndonjehere.

  18. emir says:

    Ndoshta europa e ka gabim me taksa, ky mendon të na kthejë prapa në komunizëm pa taksa.

  19. LEFTERI says:

    ME NE FUND E KUPTOVE EDI QE POPULLIT SHQIPTARE I FLITET HAPUR DHE THJESHTE SEPSE KJO ESHTE E VETMJA MENYRE QE TE MIREKUPTOJE .

    SEPSE ME PARE KAME PASE PERSHTYPJEN QE ISHE PAK LARGE REALITETIT ,SEPSE SHQIPTARI NUK ESHTE FRANCEZ DHE FRANCEZI NUK BEHET SHQIPTARE GJITHNJE NE MENTALITET, DHE JU PO BENIT fushate si te ishit ne france ;

  20. Elsa Pema says:

    Edi nuk ulen cmimet kaq lehte kur akoma ne krye eshte SB

  21. Shen Kozmai says:

    Duhen ide dhe duhet program i sakte per ekonomine e vendit,duhen programe si do rritet standarti i jeteses se shqiptareve dhe si do zhvillohet ekonomia,si do rritet GDP,si do rriten pagat pensionet,si do hapen vende pune,si do rritet cilesia e sherbimit spitalor,e arsimit,infrastruktura,permirsimi i mjedisit etj etj etj.
    Nqs Edi Rama mendon se duke ju ulur buken shqiptareve nga 100 lek ne 83 lek do vije ne pushtet e ka komplet gabim.Gjithashtu nese mendon se do vije ne pushtet pa asnje ide por thjesht se njerezit do merziten nga sala dhe do ja japin voten atij prape e ka gabim.
    Dua te them dicka per ate tabelen e cmimeve, qe per mua ose eshte bllof per te genjyer ata qeund te genjehen ose eshte nje budallallek sepse:
    1-Me perjashtim te supermarketeve,te gjithe dyqanet e tjera ne te gjithe shqiperine qe shesin mallra ushqimore nuk paguajne TVSH keshtu qe e ul apo e heq TVSH tek cmimi me pakice qe blen populli nuk ndikon fare.
    2-Nje pjese e artikujve te tabeles se mesiperme si gruri(mielli+buka),sheqeri,orizi, jane produkte qe kuotohen ne bursa nderkombetare.Nqs psh ne vitet 2013-2014 cmimi ne burse i ketyre produkteve rritet, atehere si do ja beje rama qe tja u jap shqiptareve buken me 83 lek, orizin me 152 leke sheqerin me 133 etj etj.

    Une nuk besoj se jetesa e shqiptareve do ndryshoje po te ulesh cmimin e bukes ose sheqerit me 15-20 leke,por do te ndryshoje po t`u hapesh vende pune, po te kene rroga me te larte,po te administrohen mire taksat,po te mendohet per qytetaret dhe jo per klientet e partise djathtas e majtas etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje