Emisioni Fiks Fare riktheu të premten imazhin e Arben Imamit si organizator të protestave në jug të Shqipërisë në vitin 1997. Imami, i cili u vu në krye të qytetarëve, protestat e të cilave shkërmoqën ushtrinë shqiptare, është sot Ministër i Mbrojtjes dhe ka akuzuar emisionin Fiks Fare për shpifje lidhur me demontimet buzë lumenjve dhe rreziqet që sjellin ato.
Imazhet tregojnë Arben Imamin para një turme njerëzish dhe shpjegimin që ai jep për misionin e tij në organizmin për ruajtjen e qytetit. Para kamerave të stacionit televiziv grek Mega, Imami thotë: “Unë, Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia kemi ardhur si dy qytetarë, si dy patriotë. Duhet të organizohemi në mbrojtjen e qytetit”.
Më pas Fiks Fare jep dhe disa detaje nga sulmet që Berisha i ka bërë kryeministrit Nano dhe kryeministrit Meta që kanë emëruar Imamin ministër në kabinetin e tyre, duke e cilësuar atë të papërgjegjshëm, imoral, dhe njeri të përdorur nga diktaturat.
Diçitura: Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia para qytetarëve në Gjirokastër në mars të vitit 1997 duke bërë thirrje për organizim të mbrojtjes së qytetit
po keta te gjithe njesoj jane….po ato njerez sillen si ke ps, pd dhe lsi..amon se te gjithe me vjedh dun…edhe po te vije ps ne pushtet, do kete perseri korrupsion!!
Te gjitha jane montazhe te ketij emisioni te degjeneruar qe po helmon mendjet e katunarve te zgjuar.Beni vetem trim nuk ka qen as nje here,shkoni dhe pyesni ata qe e njohin qe nga koha e gjimnazit.Ah se harrova ka qen pak trim tek nja dy filma qe ka lujt,po filma ama.Gjeja me e zgjuar qe ka bere ka qen propozimi per ti vene Teatrit Kombetar emrin e xhaxhit ENVER(te ishte i gjalle rrafmetliu do ti shifshit keta B.Q’te te shanin majtas e djathtas.
duket qe eshte montazh!!!ska mundesi te jete Arben Imami,sepse ne ate kohe nuk ka patur dhembe ,se ja paten thyer forcat speciale…Çunat e Çakallit,kane montuar perseri nje “video skandal” si ai manipulimi i qelbur qe ju be metes…
ju lutem ma shisni dhe mua kete programin qe manipuloka ne menyre kaq te paster materialet filmike…
Me pelqene shume sarkazma jote. Je i madh plako
Nuk guxon njeri te shprehet sinqerisht se ja marin per sarkazem….
O sofra si ka mundesi qe je kaq i trashe; me qeliza gomari?
po se kuptove heren e pare ,lexoje prap, e prap, deri sa ta kuptosh qe ka ironi mrena…
eh bani atehere mori zemer por sa i hodhi sala nje kocke u turr si dem i tredhur per tia le[pire
http://www.mediazone.al/?p=1302 “koloneli i trazirave” ne 1997-1998…
ben imami, karakter i piste, zhuls me dhembe fallco
si mund te harrohen ato kohe te bukura kur qent dhe ujqrit dolen sheshit…
mos harro eren e k.q .ve te malokeve kur ta mbajten koken ne mes te shaleve ne fugoniin saliut qe te mos shikoje se ku te conin.Na e ke thene vete kur vije ne takimet e partise se re qe krijove duke ja thyer saliut [zemren].
A ju kujtohen fjalet e Saliut per qendrestaret; sa tallese tingellon per ta tani kjo fjale kur shikojne zjarrvenesin Imami minister, apo ata qe kane vuajtur nga horrat qe organizonte Imami sa te lumtur jane, vecanerisht Leonard Demi eshte me i lumturi sepse horrat qe udhehiqte Imami qe ai e ka sot epror e hoqen zvarre ne Sarande.
26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane
Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
Shkruar nga SOT NEWS
Lexuar gjithesej: 602
Ambasada-amerikanee.gifFenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.
Letra
Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit
Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.
Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane
1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi
Gazetari Ilir Bushi, duhet të arresohet dhe të ndiqet penalisht se nuk ka asnjë mundësi të ketë kaqë shumë sigurimësa kriminel kufiri ish komunistë në ambasadën Amerikane Tiranë?
HARAM TE QOFTE LIDHJA E GJAKUT ME ZONJEN E LARTE VLONJATE BULE IMAMI DHE XHAXHAIN TEND TE DJEGUR NE BURGJET NAZISTE TE MATHAUSENIT TE AUSTRISE
ore nje gje nuk marr vesh une. te gjithe qe shkruajne ketu shajne komunistat por nga ana tjeter jane simpatizante te PS. Mos harruat valle qe PS u krijua nga PPSH? A jeni te gjithe ju 20 vjec e poshte? Kesaj i thone hajduti therret kapeni hajdutin. Po a ka komuniste me te medhenj e te deklaruar se ne PS dhe aleatet e saj? Kete une se kuptoj.
MJERE SHQIPERIA KUR SHPRESON DHE DREJTOHET NGA NJEREZ QE RENDIN PAS KOCKAVE QE U HEDH SALI BERISHA.KETA NJEREZ TE TIPIT ARBEN IMAMI DHE ILIR META ,JANE JASHTESHQITJET E KOMBIT. “FIKS FARE ” DO TE BENTE SHUME MIRE TE JAPE TE FILMUARA GJITHE QENDRIMET E SALI BERISHE PER FATOS NANON,LEFTER KOKEN,ILIR METEN,ARBEN IMAMIN ,ETJ, ETJ. DHE TE KUNDERTEN:QENDRIMET E KETYRE NDAJ SALI BERISHES . MJERE NE !
Në Ambasadën Amerikane, këtu në Tiranë, punon dhe dëshmitari im që më futi në burg se gjoja unë kisha një këmish Amerikane dhe bëja prapagant për Amerikën dhe ky quhet Edmond Ogreni.Unë që po e shkruaj këtë koment quhem Ali Bulku nga Tirana dhe kam bërë 8 vjet burg për politik nga Edmand Ogreni i punësuar aktualish në Ambasdadën Amerikane.