Rama: Keqardhje për reagimin brutal të deputetëve të PD-së

30 Tetor 2011, 15:26Politika TEMA

Kryetari i PS Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij për reagimin e deputetëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve, lidhur me tryezën publike të organizuar shkëlqyeshëm nga kolegët e tyre socialist mbi drejtësinë në sfidën e integrimit. Në një deklaratë për shtyp kreu i PS-së Rama thekson se ky reagim është i pajustifikueshëm ndërsa ka shtuar se Partia Socialiste do të vazhdojë politikën e saj të dorës së shtrirë për të mundësuar integrimin e vendit dhe mospërsëritjen e dështimit dramatik për të tretën herë.

“Se kush e ka përgjegjësinë kryesore për dy dështimet rresht këtë e thotë qartë Progres Raporti dhe e shpjegoi me një elokuencë të admirueshme Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës vetëm pak ditë më parë. Por ne nuk duam të humbasim energji e kohë me fajësime dhe as të biem në batakun e sharjeve ku llokoçitet përditë politika e qeverisë. Ne duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Kemi ofruar një pakt dhe s`do rreshtim së ofruari ide europianizuese dhe përkushtim patriotik. Shqiptarët le të bëjnë dallimin” ka shtuar Rama.

Ai gjithashtu ka falenderuar të gjithë kontributorët e nderuar të tryezës dhe të gjithë partnerët e miqtë ndërkombëtarë, të cilët iu përgjigjën pa asnjë përjashtim ftesës së deputetëve tanë të Komisionit të Ligjeve për të qenë të pranishëm. “Së shpejti ne do të publikojmë Raportin e Tryezës me kontributet e zgjeruara të të gjithë pjesëmarrësve” ka theksuar Rama.

15 komente në “Rama: Keqardhje për reagimin brutal të deputetëve të PD-së”

  1. Shqipo says:

    Zoti Rama
    Eshte vertet e jashtzakonshme miopia juaj politike ose roli qe keni marre persiper te luani ne kete menyre ne politiken shqiptare!
    Vertet besoni se do merreni vesh me nje klike hajdutesh, imoralesh dhe mafiozesh qe skan asnje interes tjeter vecse te vjedhin, vrasin dhe shkaterrojne!
    Vertet besoni se do gjeni nje gjuh intelektualesh, politikanesh te mirfillt midis atyre qe vjedhin votat ne cdo zgjedhje, vrasin njerzit ne rruge, quajn presidentin horr dhe kryeprokuroren lavire.
    Vertet besoni apo thjeshte beni lojen e tyre per te bindur shqiptaret dhe boten qe po ju largohet cdo dit e me shume se po luftoni per demokracin ne rruge demokratike.
    A mund te behet paqe me vrasesit pa u denuar krimi me pare????
    Zoti Rama dilni qarte para shqiptareve.
    Kush jeni ju Zoti Rama????

    1. tourkofagos says:

      sipas teje cfare duhet te beje z.Rama!!!???
      fatkeqsia e tij eshte se,ai bene politike ne nje vend extremist arab,Albanistan.A e ke idene,qe keta extremiste vrases te PD,ne nje shtet evropian do te ishin ne burg per vrasjet e grabitjet ndaj popullit te tyre!Edi Rama,nuk eshte ushtarak ne krye te nje batalioni per clirimin e Shqiperise.Me nje popull dele,qe thjesht rri me koken ulur edhe pse po shkerdhehet ketu e 20 vjete, eshte teper e veshtire per nje kryetar opozite,sa me shume injorante ne mes te nje populli,aq me e lehte per shtypesit politikane qeverritare,,,,

      1. edlira says:

        hera e pare qe jam dakord me ty

      2. Ervini says:

        Edhe une eshte hera e pare qe jam dakord, keta qe kapen pas Edit kane frike te dalin vetem para Saliut.

  2. Shpresa e re says:

    Eshte per te ardhur keq kush nuk e kupton Edi Ramen.Ai eshte bere nje politikan i qyteteruar e me kulture evropiane bashkekohore. S’eshte nevoja te bertasesh, ulerasesh neper sheshe e televisione.
    Fare mire e qarte ai e thote:”Shqiptaret le ta bejne dallimin”
    Per gjithe keto 20 vite nuk kam pare nje uzine apo fabrike…. te ndertohet qe te punesohet populli… Vec shkaterrim ne cdo skaj te Shqiperise.Kam arritur ne perfundim e mund te them se Berisha e do Shqiperine te shkaterruar…Eshte per te ardhur keq….

  3. Vladimir Freza says:

    Sa te jete Sala nuk do te kete reforme ne drejtesi se i duhen Tomkat dhe Sashenkat dhe te tjere si ata.Deputetet e partise “demokratike” dhe ata te LSI e dine mire se po te behet reforma ne drejtesi do te denohen autoret e Gerdecit,vrasesit e 21 janarit,vjedhjet e Ilir Metes dhe te Lulzim Bashes,inisiatoret dhe autoret e paktit detar me Greqine e shume e shume maskaralleqe te tjera te kesaj qeverie te korruptuar.
    LADI USA

  4. hamitelaja says:

    E verteta e pakonstetueshme eshte se Rama ben loje dhe vetem loje.Kush beson te kunderten e ka ngrene sapunin per djathe ose eshte sherbetor i kesaj loje te felliqur ne kurriz te demokracise shqipetare.

  5. tasi says:

    sala eshte komunisti ifundit ka fatin e kadafit

  6. vjosa says:

    Kur te rrahen e te bene peshk ata te PDse,nuk u erdhi keq per ty,ndersa ty te vikerka keq qe nuk ta pje….in mbledhjen ata te PDse.Je ne metro ti apo fiuuuuuu.Po behesh si personazhi tarallak-Yc Karavastaja.Mblidhe more mendjen,se tjeter ke then deri dje,e tjeter po thua sot!!!!mbledhje me hajdutet

  7. koli says:

    Daku ktu ke te besh me malokeri, me duket se se paske kuptuar. Vashdo pergjigju me europianizem malokeve se do te kuptojne.
    Degjo se ti sje per ket pune me duket po ler nai te hurit e litarit per kryetar partie sa te heqim qafe malokun pastaj bejme evropin, ndryshe kot e ke ti dhe ata qe vdiqen per idealet e tua e tonat, he djale i mbare.

  8. Ramy says:

    KJo vertet eshte shqetsuese per politiken shqiptare kur nje njeri brutal dhe kriminel sic eshte edvini te mbaj leksion per brutalitet, kjo eshte e tepert. A mund te kupton njeri kete torollak , kur i ve kushte vendit dhe ne anen tjeter thote qe ne po bejem perpjekje qe mos te deshtoj shqiperia ne marrjen e satatusit kandidat ne te ardhmen. Thjesht kjo eshte nje nga menyrat e tij qe te vazhdoj me shperlarjen e trurit te socialistve te perbetuar qe mund ti shfrytzoj ne pucin qe mund te organizoj ne te ardhmen.

  9. shqiperia says:

    jam dakort me hamitelaja, Z.Rama s’ka pune t’i vije keq ai eshte opozite dhe te mos rreshti se kundershtuari dhe ka nje mije forma ta beje kete. mjafte ne mbajti ne gjume se nuk duroht me.

  10. Z. Rama .Nje gje eshte shum e vertet.Sali Berisha nuk don qe shqiperia te behet dhe te ece ne rrugen e demokracise ai saboton çdo nisme qe i sherben vendit.Qellimi kryesor i tij eshte qe ne shqiperi gjendja te jet gjithmon kautike dhe pa asnje rrugdalje.

  11. eni leka says:

    me vjen keq per ju qe punoni ne pranimin e komenteve,ka nji jave qe nuk merrni komentet e mia nuk e di pse .pres pergjigje,edhe ne rast se ka dicka ,cdo gje ka nji arsye,shqiperia eshte plot enigma

  12. pelivan says:

    Eshte e vertete ajo qe thote komentuesi SHQIPO,por eshte dhe po kaq e vertete qe Rama e di mire se c’fare po ben.Per mua ai eshte ne rrugen e duhur,si asnje here tjeter,eshte ne perputhje te plote me normat demokratike qe kerkon Europa,Amerika… Rama e di me mire se kush do se kush eshte saliu dhe peshtirosja pas tije… Murit s’i bihet me koke! prandaj lereni e mos e fryni verem,te pakten ju te majtet,ai eshte ne rruge te mbare dhe jo ne udhekryq si saliu. Mos e vini ne dyshim duke e pyetur:”Cili je ti z.Rama?” Eshte shqiptar dhe patriot me shume se ju dhe se mua dhe se kushdo tjeter>Ata qe e duan le t’i japin kurajo dhe jo t’a mallkojne! Tashme ligesia eshte afer fundit,shume afer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje