Banorët e fshatit Mamëz vazhdojnë protestat (VIDEO)

29 Tetor 2011, 21:22Politika TEMA

Banorët e fshatit Mamëz ne Kukës janë përleshur me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të dërguara atje, pasi banorët bllokuan me forcë punimet e një firme private në zonë që po punon për hapjen e një miniere.

Një ditë pas përplasjes, kur edhe disa persona u shoqëruan nga forcat e rendit, banorët kanë dalë sërish në rrugë dhe deklarojnë se nuk do lejojnë askënd të punojë.

Kompania private do hapte rrugën për një minierë hekur-nikeli në zonë, por banorët thonë se ajo shkeli çdo marrëveshje duke shkatërruar tokat dhe rrugët e fshatit.

“Me këtë firmë kemi debatuar dhe dokumentet që i kemi dhënë ajo i ka prishur. Ka prishur marrëveshjet me ne”, thotë një prej banorëve protestues.

“Kemi biseduar me firmën për mbetjet inerte, e kemi arritur një marrëveshje të noterizuar, por asgjë nuk është zbatuar”, shprehet një tjetër.

Banorët akuzojnë edhe kryetarin e komunës se ka ushtruar dhunë dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.

“Ai ka bërë një skandal të tmerrshëm, ka qëlluar me pistoletë tek shtëpia ime kur ishin fëmijët dhe bagëtia. Plumbi ka rënë me rikoshetë”, deklaron një prej banorëve.

Policia ka shoqëruar dy banorë të zonës si pjesëmarrës në veprimet penguese ndaj kompanisë private dhe kjo ka bërë që ata të qëndrojnë me orë pranë mjeteve të rënda për t’i penguar të punojnë.

http://youtu.be/CpkiRv4P7B8

9 komente në “Banorët e fshatit Mamëz vazhdojnë protestat (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    komentoni e bashkohuni me keta mjerane e mos diskutoni per greket,kush hyri e kush doli nga jugu.Shikoni kush shkerdhen ne te vertete shqiptaret e mos u merrni me kotesira,,,,,zgjohuni!

  2. rrapi says:

    fshatar vendallinj kudo qe jeni ne cdo skaj te shqipes,shfrytezoni vete pasurite natyrore miniera,ujra,pyje, dhe mos i lini kta hijena qe spo len gje ne kembe keto 20vjet,shteti popullor eshte nje genjeshter e bukur…

  3. drejtesi says:

    turkofag , ja ke fut kot fare. pse nuk paska te drejte nje firme qe te punoje kur ka dokumente te rregullta nga shteti? cfare jane keto marreveshje te noterizuar qe bejne fshataret privatisht? mos jane marreveshje te jashteligjshme qe kundershtohet nga ligjet e shtetit dhe bazohen ne marreveshje ku firmat private mbahen peng prej disa parazitare si keta qe pretendojne para prej firmave duke vene gjoba mafioze? a ju kujtohet rasti i fushekrujes ku vendoseshin bomba per te mos lejuar firmen e cimentos per te punuar…kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes europiane…shteti duhet te mbroje biznesit dhe jo gjobevenesit kukesiane.

    1. angloja says:

      ti zoteri shume merak na i kishe keto problemet me firmat private si per problemin ne fjale, p;or po na permend pak si teper edhe ate te Fushe Krujes, siç duket ndan te njejtin problem me kete firmen mafioze shfrytezuese te mineraleve.Po ku ke pare ti more zoteri qe te ngrihet dikush nga fundi i botes gjen nje rruge mafioze dhe merr nje liçense nga te inkriminuarit e shtetit dhe te vije dhe te te futet ne fshatin tend, ne tokat tau, ne kullotat tua, ne parcelat tua dhe te shfrytezoje pasurine tende.Akoma me keq ne nje vend qe asnjehere s’ka patur minjera apo fabrika te tilla, qe per rrjedhoje mund te vazhdohej puna.Ndersa keto fantazmat vijen ashtu si cjeper me kryetarin e komunes ne krye dhe me vrap e te te shfrytezojne.Po ik ore se bandit me dukesh nga shprehjet edhe ti qe ndan te njejtin mendim me mafiozet.Me duket se edhe ty ti paskan kthyer nga thembrat, gishtat dhe paske mbetur me gisht ne goje.Po a e din ti zoteri se si jepen liçensat ne Shqiperi, nese jo po ta tregoj une, kundret ryshfeteve shume e shume te majme.Po jo ore se aty ku behet fjale se eshte zone minerale e studiuar mire nga shteti, duhet te futet shteti me nje studim te detajuar mire e qarte, t’jua beje te ditur banoreve. t’jua plotesoje kushtet dhe rimbursoje demet banoreve, nese ata nuk duan te jene pjese te shfrytezimit etj si keto. Dhe jo te vije nje leshko mafioz dhe te te futet ne tokat dhe arat e tua.Te pakten kjo nuk eshte as normale e as ligjore.Se ndryshe me ate vrull qe ka marre mafiozi mund edhe te te futet brenda.Po kjo ne veri te pakten nuk ndodh, pavarsisht se ka mbeshtetjen e veriorit Oruçi, i cili nuk eshte shquar ndonjehere per principe qe mund t’i kete njeriu….

  4. sara says:

    SHQIPERIA JENI NJE INJORANCE E GJALLE !

  5. abschaum says:

    Ky fshatari me shkop ne dore mos eshte i nipi i Haxhi Qamilit jo per ndonje gje por duket 100% si turk.

    1. Jürgen says:

      abschaum qenke more gjytrym ashtu si ke nickun.Jeni bere me fiksasione si greket qe u duken te gjith turq.Ne manastir jeni mbyllyr o mjerane.

    2. aldoja says:

      me duket si kesheriri jot o rrote

  6. kondi says:

    Keta banore te fshatit jane shume te kulturuar dhe te sjellshem .Cuditem qe si malok qe u themi nuk kane asgje te ngjashme me kafshen Berisha .Shikoni si flasin e sillen ne krahasim me kriminelin Berisha qe nepermjet bandes se tij i terrorizon.Turp per ju bastrd te ndyre qe neprmjet komenteve tuaj i krahasoni me turq .Si banor i jugut te Shqiperis shprehe simpatin time per keta banor vertet te qyteteruar dhe me qendrimin e tyre paqesor i tregojn Berishe kriminelit dhe bandes se tij te veriut qe ti nuk ke asgje te perbashket me shumicen e kesaj zone veriore te vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje