Gruaja e Arbnorit: Presidenti Topi u përlot gjatë dekorimit, Berisha e Topalli nuk iu përgjigjën ftesës

29 Tetor 2011, 11:34Politika TEMA
Gruaja e Arbnorit: Presidenti Topi u përlot gjatë dekorimit, Berisha e

Suzana Arbnori me femijet gjate dekorimit

Gruaja e Pjetër Arbnorit, Suzana Arbnori, duke folur për dekorimin e bashkëshortit të saj me titullin “Nderi Kombit” nga ana e presidentit Topi, ka thënë se ky i fundit është përlotur nga emicionet gjatë ceremonisë.

Ajo ka thënë se Arbnori është braktisur nga PD-ja dhe nuk është kujtuar që prej vdekjes së tij.

“Më vjen keq ta them, por demokratët u larguan bashkë me Pjetrin, e harruan, e braktisën. Gjej rastin të falënderoj Presidentin Bamir Topi për ceremoninë. Ka qenë nderimi më i veçantë që i është bërë Pjetrit pas vdekjes. Kam parë lot në sytë e tij kur vajza ime, Gjystina, lexoi fjalën e përgatitur për të atin.

Jeni e bindur që ishin lot, d.m.th. qau?

Nuk qau, por sytë iu mbushën. E kuptova që u emocionua vërtet shumë. Ashtu siç ishim të gjithë”, ka thënë Suzana Arbnori për Panorama.

Ajo ka pohuar se për këtë ceremoni ka ftuar edhe kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren topalli, por këta të fundit nuk kanë marrë pjesë. Berisha ka qenë në Tropojë, ndërsa Topalli i ka dhënë përmes telefonit se e kishte axhendën e ngjeshur.

31 komente në “Gruaja e Arbnorit: Presidenti Topi u përlot gjatë dekorimit, Berisha e Topalli nuk iu përgjigjën ftesës”

  1. elio says:

    Saliu dhe Jzefina nuk derdhin lot.Per keta perlotet gjithe shqiperia jane krenaria jone.

    1. Luan Kavaja says:

      E moje zonje e Arbenorit thoni se ; “Topi mbushi syte me lot, dhe Sala me Jozin nuk ju pergjigjen fteses” zonja e Arbenorit Po Sali Shpellari me Jozifen-spiun te helmuan Pjeter Arbenorin…,

      1. nor says:

        E vertete Luan; e shoqja e Pjetrit kerkoi qe te behej autopsia kur ndodhej ne Itali por u kercenua nga njerezit e Saliut dhe hoqi dore. Ky kriminel eshte nje perbindesh qe nuk na ka rasti akoma te njohim deri me sot! Kurse Rama kerkon ta mundi me vote, haaaahahaa

    2. Sokol says:

      Zoti Arbnori ka qene dhe mbetet nje personalitet i nderuar. Por duket se martesa ne moshe te thyer e ka detyruar te kete nje bashkeshorte shume poshte nivelit te zotit Arbnori.
      Z. Arbnori s’do te kishte pranuar kurre nje dekorate nga nje besethyer si Topi, i cili votoi kundershtarin Edi Rama.

      1. Arberor says:

        Ne demokraci je ne pluralizem, dhe nuk je ne idologji totalitare. Pra qysh t’ja bejne ata republikanet qe votuan Obamen ne Amerike, mos jane me pak republikane apo tradhetare? JO, ata mendojne se kandidati i tyre nuk ishte i denje te drejtonte Ameriken, e keshtu edhe Bamiri si demokrat i vertet qe eshte nuk mbeshtet kedo qe ka hyre ne partine e ideologjise se tij si hajdut dhe vrases, por voton dike qe nuk ka lyer duart me gjak. Nqs vertet ka votuar Edin, dha nje shembull si nje qytetar i ndergjegjshem qe eshte kunder politikaneve gjakatare sic eshte Saliu dhe Lulka e tij.

      2. Baca says:

        çeçenet nuk mund ta kuptojne qe nji djale Tirane si Topi duhet t’ia jape voten vetem djaloshit tjeter te Tiranes (pra EDIT) e jo hiçit qe na paska zbrit pri Viçidolit te leshit.

      3. Bajram Curri says:

        Sa te cuditshem jeni ju mbeshtetesit e Enverit,me falni te Saliut.Ne keni kthyer nja 50 vjet mbrapa,kur komunistet(ne fakt e keni kryetarin edhe sot)nuk njihnin alternative tjeter,pervecte Dulles(sot te Sales).Ikni se e moret ne qafe kete popull te shkrete.Ja nxite jeten sa me Dullen, sa me Salen.

        1. klara says:

          bajram curr po te kujtoj ate cka thone per bajram currin e vertet i cili u deturua te vras veten kur pa se e kishte tradhetuar kadri mehemti, ja keto jan topojent te vrasin naten e te cajen diten. e lere dullen ne pune te vete ti

  2. orli says:

    Femija i paskan ngjare Pjetrit te gjate.

  3. Argita_B says:

    Dhe pse Shqiperia ka qindra prioritete te tjera, me duket mungese respekti nga ana e kryeministrit apo Topalles se parlamentit per dike qe sakrifikoi jeten e tij kundra komunizmit qe Berisha e Topalli e perdorin si argumenitn baze ne çdo fushate zgjedhore. TURP

  4. TEFTA ALIKAJ says:

    ZOTI I PASTE NE SY KETA FEMIJE SI DRITA E DIELLIT NE QIELLIN E PASTER PA RE

  5. Sem Luma says:

    Veprim i vonuar por teper i qelluar i Presidentit Topi. E sa per ate harresen e Berishes ndaj punes dhe jetes dhe familjes se Arbnorit, kjo nuk eshte kurrerfare cudie. Per Berishen, te gjithe bashke-partiaket e dikurshem, si dhe keto te tashmit, vetem si vegla (te nevojshme per politiken e tij) jane pare dhe ende shihen.

  6. plaku says:

    Djema, me beri shume pershtypje fakti dhe injoranca e Topallit e cila e kishte “axhenden” e ngjeshur. Ne kemi kaq shume fjale te bukura shqip sinonime te fjales italjane agenda. Por jo, injorantja jone perdor fjalen “axhenden”. E di qe nuk eshte mire, por une e urrej kete injorante.

    1. tg usa says:

      plako
      ate e urejne shume shqiptare se e tille eshte

    2. Sokol says:

      Urrejtja eshte “arma” e njerzve te deshtuar.

  7. Zeqir Lushaj says:

    I BESUESHËM

    -Epitaf ,(politik), për të nderuarin Pjetër Arbnori-

    Në Komunizëm, (e me pas !),
    Ishe dhe mbete,
    Një disident politik.

    Disident politik,
    Plotesisht i besueshem,
    Zotni (i nderuar), Pjetër!

    Tepër i vaçantë,
    (Jo vetëm për Mua),
    Si asnjë Tjetër !

    …!
    Ata, që abuzuan,
    (Dje dhe Sot !),
    Me Ty ,

    Çuditërisht (!!),
    Vazhdojnë të bajnë,
    …Prokopi !

    ./.

    1. Ju z. Lushaj keni punuar në Komitetin Qendror të partisë së punës dhe nuk dyshoj aspak në “besueshmërinë” e moralit tuaj të dyfishtë.

      1. Z.L. says:

        Po, zotri a zonjë. Ju, thoni një të vertetë.Aty kam punuar, jo pak vite. Veçse, mendoj që e ruaj të drejten time morale dhe intelektuale të shprehem, dhe te shprehem, me emrin dhe mbiemrin tim të vertetë.(Pa qenë nevoja që të kapet askush per zhelesh!)
        Me konsiderate, per mendimin dhe fjalen e lirë,
        Autori,dv

        1. raimondi says:

          Z.Zeqir Lushaj
          Nga menyra teper e larte moralisht e te folurit tuaj ,ju tregoni se njerezit
          qe drejtonin atehere ishin njerez me integritet te larte moral.

          Nderimet e mija !

  8. Mos u merzitni Zonja Arbnori ma i nderuar asht figura e Pjeter Abnorit qe nuk kane ardhur Saliu e Jozefina,ata do ta kishin prishur ata dekorim qe i ka ba Presidenti i Republikes.Ata te dy vetem sa tallen me figura te shquara te kombit shqiptar,u jane erresuar syte e nuk shohim ma larg se tek pasuria e tyre .I nderuar dhe i respektuar do te mbetet figura demokratike e Pjeter Arbnorit gjithmone.

  9. Rekordmeni i Dhermiut says:

    Nderim te thelle per figuren e Pjeter Arbnorit….Me siguri po te ishte gjalle edhe ketij do ti kishte thane komunist Saliu.!!!!Nuk asht e justifikume mungesa e drejtuesve te PD-se qe e perdoren figuren e Arbnorit per te riciklu imazhin e tyre prej komunistash te thekur.

  10. nino malli says:

    Ka qene i vetmi disident qe guxoi te deklarohet i tille ne Shqiperine komuniste. Mbeti i tille edhe pas nderrimit te sistemit ne “Demokraci komuniste”.

  11. trendelina says:

    marshallah per femijet z.Arbnori, ti keni me jete te gjate dhe me nafake, Zoti ti ruajt si drita i paskeni.Uroj te ndjekin rrugen e ndritur dhe te mençur te te atit.Dhe nuk ka fare rendesi nese ishin ose jo Berisha e Topalli.Rendesi ka per ju dhe familjen tuaj qe keni patur nje njeri te nderuar si z.Arbnori dhe qe keni femije kaq te mire.

  12. Arberor says:

    Nuk eshte hera e pare qe Saliu, Josi dhe “demokratet” bejne dicka te tille! Mos te harrojme kur u be ekspozita e shkrimtareve te presekutuar, asnje “demokrate” nuk mori pjese, dhe kete ankese kishte edhe gruaja e Hafzi Neles. Kjo tregon qarte se PD e kane rrembyer ish sipunet dhe sherbetoret e regjimit te kaluar dhe mundohen tu shesin shqiptareve sapunin per djath!

    Ja ankesa e Lavdie Neles:

    “Lavdie Nela e shoqja e Havzi Neles

    Para disa ditësh, kur qe e hapur ekspozita për shkrimtarët e dënuar, atë e vizitoi edhe Edi Rama. Si e pritët ju këtë vizitë?

    Nuk ka faj Edi Rama se çfarë ka bërë i ati. Unë e falenderoj që erdhi të vizitojë ekspozitën e shkrimtarëve. Më vjen keq që nuk isha aty, sepse po të isha, do i tregoja ku është fotografia e tim shoqi dhe do i flisja për të. Së paku ai u kujtua të vinte, ndryshe nga shumë deputetë demokratë që nuk erdhën fare. Unë nuk e prisja këtë, jo nga ata”, – kështu shprehet Lavdie Nela, teksa flet për të shoqin, Havziun.

    Unë e falenderoj që erdhi. Bëri atë që s’e bënë shumë deputetë demokratë, prej të cilëve nuk e prisja të mos vinin. Edhe pse është djali i Kristaq Ramës, njeriut që firmosi kundër tim shoqi, ai nuk është me ato bindje. Dhe, nuk është përgjegjës për atë çfarë ka bërë i ati. Ai është kryetari i PS-së dhe i bashkisë, e meqë i është kërkuar, le të dalë t’i dënojë krimet, edhe pse kur vizitoi ekspozitën diçka ka thënë. Unë nuk kërkoj të hakmerrem ndaj Edi Ramës dhe as ndaj askujt. Ai është njeri i edukuar e me shkollë dhe më vjen mirë që i vlerësoi poetët e shkrimtarët që vdiqën për shkak të diktaturës. I jam mirënjohëse atij për vizitën tek ekspozita në Muzeun Historik. Them se do të bënte mirë edhe të kërkonte falje. Unë s’mund të akuzoj atë për çfarë bëri i ati. Më vjen keq që në momentin që ishte ai ne muze, unë sapo isha larguar.”

    1. raimondi says:

      Edi s’ka pse ti kerkoje ndjese asaj,sepse atehere ashtu ishte koha –dhe cdo njeri
      do bente sic i thoshte pushteti, ndryshe veje ne burg
      Ndaj edhe babai i Edit nuk do dilte kunder ligjeve te asaj kohe , se e rrasnin brenda

      –Ndersa babai i kesaj qe u denua , Ai lumadhi ka qene caktuar qe do denohej,
      edhe po te mos firmoste babai i Edit do firmoste nje tjeter –Azgje nuk ndryshonte ne kete rast per babane e saj
      —-
      Ate e denonte diktatura ,nuk e denonin njerezit qe firmosnin per denimin e tij
      ——Se edhe sikur ata te mos firmosnin , ai prape do denohej–E kishte caktuar ai lart .C’do gje behej me plan –Ndaj asaj pune nuk i shpetoje dot ….

  13. AK says:

    Presidenti nderoi nje person te nderuar te jetes politike shqiptare.Kryeministri dhe kryeparlamentarja nuk ishin ne ceremoni. TURP per ju qe e perdoret emrin figuren dhe te kaluaren e z. pjeter Arbnori. i perjetshem Kujtimi i tij.

  14. Mark Gjonaj says:

    Faleminderit Z.President! Kjo ngjarje ka shume te mira. Jep nje dekorate te merituar, verefikon shume shpejt incidentin e kurdisur nga Berisha dhe te provokuar nga Topalli ne takimin me “vellezerit” shkodrane; dhe sa te dashur i ka dhe ne driten e synit, e tregon mospjesmarrja ne ceremonine e celebrimit te Z. Arbnori me dekoraten “Nderi i Kombit”. Faleminderit!

    1. vullnet says:

      Berisha duhet te linte udhetimin ne Tropoje planifikuar prej ditesh sipas njoftimit te Temes.Bile atje do vritej po sipas Temes.Per te marre pjese ne nje ceremoni dekorimi te Presidentit pas 4 vitesh dhe pasi ka dekoruar persekutoret e tij e planifikuar si provokim

  15. Marko Bocari thote says:

    Nuk e kuptoj se c lidje ka PD-ja me te persekutuarit dhe te perndjekurit politike.

  16. dibrani says:

    serisht jeta dhe vepra e Pjetrit ne duar presidentesh Njeri qe i fal jeten dhe tjeteri qe i fal lavdine , ndonese ne kohe te ndryshme bashkohen per hire te meritave te njeriut se sa per hire te meritave te tyre . U prefte ne paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje