Kryetari i Komunës Kolsh: Nuk kam qëlluar me armë ndaj banorëve. Prençi: Nuk jam prononcuar për ngjarjen

28 Tetor 2011, 21:12Politika TEMA

Kryetari i Komunës Kolsh në Kukës, Abedin Uruçi, ka hedhur poshtë akuzat e banorëve të fshatit Mamëz, se ka qëlluar me armë ndaj tyre. Në një prononcim për gazetën, ai ka thënë se këto janë shpifje. “Nuk është e vërtetë që kam qëlluar me armë ndaj banorëve. Këto janë shpifje dhe akuza banale”, ka thënë Uruçi.

Më tej, kryetari i Komunës së Mamëzit ka mohuar edhe faktin se në vendin e ngjarjes kanë shkuar Forcat Speciale nga Tirana. “Kjo gjë nuk është e vërtetë. Në vendin e ngjarjes, ditën e parë kur kanë filluar punimet, kanë mbërritur forcat policore të Kukësit, pasi disa banorë janë përpjekur të bllokojnë punimet. Ata janë larguar paqësisht dhe çdo gjë ka shkuar normalisht”, shprehet kryetari i komunës.

Ai ka hedhur poshtë edhe akuzat se në këtë minierë ka interesa zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone.

Në lidhje me minierën, për të cilën disa banorë janë ankuar se u është marrë toka dhe kërkojnë dëmshpërblim, Uruçi ka thënë se ky është një pretendim që nuk qëndron, pasi sipas tij toka i përket komunës. Ai ka thënë se firma që po punon aktualisht, ka marrë të gjitha lejet, si në Komunën e Mamzës, ashtu dhe në Tiranë dhe është në rregull me ligjin.

“Firma ka marrë të gjitha lejet komunale dhe nga Këshilli i Komunës, ka marrë dhe lejen për kërkime minerare në Tiranë dhe është në rregull me ligjin. Toka për të cilën bëhet fjalë është 2 kilometra larg fshatit dhe është tokë pylli, nuk është pronë e askujt, por është pronë komunale. Pra, është pronë që i përket Komunës së Mamëzit”, ka thënë Uruçi.

Sipas tij, në këtë konflikt nuk janë përfshirë të gjithë banorët e fshatit, por vetëm një pjesë e tyre, të nxitur nga korrespondenti vendas, që sipas tij, është edhe autori i gjithë kësaj historie. Uruçi ka thënë se banorët janë mashtruar dhe me pretendimin që janë dëmshpërblyer banorët ku është ndërtuar Durrës-Kukës, u është thënë se ata mund të dëmshpërblehen dhe të marrin para për minierën.

Ndërkohë, edhe shefi i Forcave Speciale, Shemsi Prençi, i ka mohuar citimet e korrespondentit të Kukësit, duke thënë se nuk ka folur me asnjë njeri për incidentet e ndodhura në Komunën e Mamëzit.

“Nuk i kam thënë kurrë ato fjalë që më ka cituar korrespondenti. Citimet e vëna në gojën time janë të sajuara”, ka thënë Prençi në një reagim për këtë ngjarje.

 

31 komente në “Kryetari i Komunës Kolsh: Nuk kam qëlluar me armë ndaj banorëve. Prençi: Nuk jam prononcuar për ngjarjen”

  1. tironci says:

    kjo eshte fytyra e vertete e diktatures qe eshte vendos ne vendin tone …

    1. agroni says:

      hahahaha, po shkruaj ketu afer titullit dhe jo ne kundershtim me tironcin. po me vjen çudi zoti Prençi paska arritur te te bleje dhe ty zoti Oruçi.Bobobo na e mori lumi kete vend…..

  2. italiani says:

    çfare pergjigje duhet ti japesh hales Oruçi, ai e don plumbin ballit dhe kjo eshte pergjigjia qe meriton ai.Ai eshte krimineli qe ka blere shtetin, policine si edhe shtypin, perveç gazetes tuaj Tema.Ndaj atij ska kush ti jape “mesimin” se me thene ne drejten kaq sa i inkriminuar eshte, aq shume e din edhe friken sa thyen qafen duke ikur nga majat, thembren, por tani ka mbeshtetjen e policise se Kukesit, ka mbeshtetjen e specialeve, qe nuk dihet se kush fshihet pas tyre……!Gjithsesi ai do marre denimin e merituar ne rastese nga shteti JO, ai do marre kete denim nga ZOTI…….,por nje person rrugesh dhe pa familje, qe i ka nxjerre gruan dhe femijet jashte shtepise, ne fakt s’ke çfare i kerkon. SE DHE KY ESHTE NJE DENIM I DHENE NGA PERENDIA…….

    1. klara says:

      paske hy thelle italian , deri nefamilje nuk te takon, mos u shqetso se nuk i ka nxjerre nga shtepia as gruan e as femijet,

    2. alicia says:

      Keto shkrime jan te ndonjerit qe ka marre nusen e vellait per nuse dhe aktualisht ka dy pale femije dhe u verdalloset te gjitha nuseve te komshive dhe te kusherireve dhe mesohet te shkruaj nga gazetari moster bashkefshatari i tije i cili ndonese gazetar gruaja dhe vajza e tije jane te trepunesuara sa nuk ju bie kohe qe te hane buk e te pine uje, dhe burrat qe i thone vetes burre nuk fshihen neper gazeta apo komente flasin balle per balle sepse mesa di un qyteti juaj eshte i vogel dhe njihen te gjith.

      1. asdreni says:

        mos je ndonjera prej tyre Alicia hahahaha

  3. Agron Koleci says:

    Po keto ne foto çfare jane more Shemsi.A nuk jane specialet qe ti i perdor kunder popullit te varfer. Ah Shemsi Prençi, Shemsi Prençi paska perfunduar burreria jote. Nuk qenke ai Shemsi i vitit 1996. Domosdo paraja prish njerezit. Turpi qofte me ty o Shemsi.Kisha mendim tjeter per ty. Shyqyr qe te njoha.

  4. Bashkim SHALA says:

    Mua me vjen keq per Shemsi Prençin per te cilin kam pase respekt vetem per faktin se ka qene personi i vetem ne krye te policise qe ka vendosur rend ne Kukes gjate vitit 1995-1996.Por me vjen shume keq qe ai mohen fjalet qe ka thene. Sa per dijeni te lexuesit kur kam pare forcat speciale ne fshatin Mamez jame habitur, per kete aresye kam telefonuar Shemsi Prençin i cili nuk me ka hapur telefonin. Me pas i kam bere nje sms qe kam ne tabulatin tim te celularit me kete tekst:” Prsh. Zoti drejtor.Per mua eshte e panevojshme te dergohen trupa speciale ne fshatin Mamez kunder nje grushti banoresh te varfer qe jane ne te drejten e tyre dhe askush nuk jua zgjidh. Me respekt Bashkim Shala”.Deliverid to:Shemsi Preçi O694103251 Date and time:26-Oct-2011 10:11:27. Pas kesaj me ka telefonuar vete Drejtori i Forcave Speciale i cili me ka thene ato jane publikuar dhe ai i ka mohuar tashme. Eshte çeshtje e tij. Persa i perket deklarimeve te tjera as qe marr mundimin te sqaroj askend. Kukesi eshte i vogel dhe te gjithe e njohim njeri tjetrin.
    Bashkim SHALA

    1. banditi says:

      hahahahahahaha, po ç’je ti afer zotit Oruçi, ai eshte i zoti, ai eshte kriminel, ai eshte bandit, ai eshte i “forti” i Kukesit, ai eshte pushtetar me mandat, ai eshte kryetar komune etj etj, e ju çfare jeni z.Shala, perveçese njeri dhe gazetar. A e shikoni ju se çfare CV-je te pasur ka zoti Oruçi ne krahasim me tenden……..hahahahahahahaha

    2. klara says:

      bashkim. eshte e v ertet

    3. klara says:

      mund te kesh te drejte per shemesin por ske te drejte por jo te akuzosh kot nji njeri qe nuk ka qen aty dhe nuk ka qelluar me arme. ka deshmitere edhe per tge kunderten, mos harro,

      1. fshatari prezent says:

        ooooooo Klara me kte emer te bukur sebesoj se e din te verteten ti,sepse nuk je pjese e ngjarjes, keshtuqe eshte mire te japesh opinionin tend dhe jo deklaraten tende, sepse deklarate jep ai qe ka qene ne vend ngjarje, ndersa opinion jep ai ose ajo qe fol si ti teket.Ndersa sa per ate qe i thua ti ketij zoterise (Bashkimit) se nuk ka shti njeri ne arme, kete e dine ata qe kane qene prezent dhe qe kane provat materiale ne dore…..dhe qe s’ka b…njeri t’i zhduke se bashku edhe me ty moj “Klara”……qe na i paske dale kaq per zot nje njeriu si kryekriminelit, ah se harrova kryekomunarit Oruçi…..

    4. sara says:

      O bake shyqyr qe sma konfirmuan komentin sepse do i kishe re pishmanit .

    5. Bakeshja says:

      O TRRUS O BAKE SE MOS ME PAS QEN ABEDINI DHE Z P TI SOT SE KISHE AT PATENTEN DHE ATE SHKOLLEN

      1. bakushja says:

        ne fakt kush ka pas pune me te tille kriminele u kane humbur ç’kane patur, perveç sa thua ti bakesha edhe çelesat u kane humbur, se kriminelet ashtu bejne, sidomos ky krimineli Oruçi qe shume personave ua ka humbur çelesat ne 97-ën, po ndoshta se din ky Bakja.

        1. bakeshja says:

          ahhaha sa mir e dike moj bakushe ahaha jepi pak msim bakes se po grin sallate si shum nuk duhet aq , nuk e njef solidaritetin familjar ai ???

          1. xoxo says:

            une mendoj se per ty bake do te jet me mire te ruash gocat tua sepse nese nuk arrin dot ti ruash ato , ske si te ruash abedinin

  5. albaniac says:

    Kush ka kaluar ne |Kolsh patjeter qe kakalur nga Qafmali duke filluar nga fush arrezi shemria shtanga kryeziu fush dukagjini dhe me ne fund kolshi legjendar.I permenda keto emra se qe te gjithe banoret e ketyre fshatrave jane deshmitaret e gjalle te monstrave me maska te zeza nqs ju kujtohet disa viteve perpara.Ky monster qe paska mesuar “shkrim e knim” ka qene organizatori i maskave the godfather i krimeve “babloku” i te gjithe kretareve te ketyre komunave biles deri aty sa i merrte gjoben mujore te gjithe ketyre komunave dhe nuk guzonte asnjeri ta kundershtonte se i dilte kufoma ne ndonje gerxh apo gremine ne qaf mali biles vellezer te ketij neandertali jane akoma nen hetim qe nga koha e maskave….Keni shembuj te gjalle qe jetojne ne Prizeren dhe |Peje dhe te thone qe ky egersire me fytyre njeriu ka qene arrestuar ne menyren me flagrane duke shitur nje kurve rrugesh dhe ka paguar 1 milion euro qe te mbyllej ceshtja.Kosovaret e dinin se me kishin te benin dhe e rriten piacen ne 1.5 milion dhe ky si nje kacak ferrash qe eshte arratiset dhe kthehet ne Kolsh i mbrojtur nr menyre personale nga maloku dora vet….
    Prenci ky burracak dibran i pafytyre dhe pa shtylle kurrizore nje frikacak klasik me nje bythelepirje te treguar gjithmone e ka shume frike kete homo kolshinicus ndaj dhe peshtyn aty ku dhjet…
    Keta jane maloke qe vetem alltija i shtrin horzontalisht biles dhe vete nipi i malokut qe ne fakt ka marre nikelin e mamzit e ka frike kete kryetar komune dhe nuk ka cti beje.Lufta brenda llojit eshte e eger dhe keta njerez malesh ja dine shume mire njeri tjetrit.

    shisha rebt….

  6. Tylyfi says:

    Ujku i tha bariut : nuk i hengra un delet,un nuk jam ujk,delet kan mashtruar,un jam vegjetarian.

  7. nga larg says:

    O ZOT I MADH, po mortja qe se hengri kete monstren Abedin Oruçi, po ku ka bythe ky maskara te jape deklarata te tilla, po ai asnjehere s’ka ditur shkrim e kendim, ai perveçese ka patur nje pune qe i sherbente Kooperatives Bujqesore me kuaj per transportimin e qumeshtit nga nje fshat ne tjetrin, dhe te jeni te bindur ju komentues, ju popull dhe Ju zoti Mero Baze qe ke dinjuar ti nxjerresh “deklaraten” ketij krimineli, se z.Oruçi,nga “puna” si kriminel me maska ka kaluar menjehere ne punen si kryetar komune, me kte begraundin e sipershenuar dhe ju z.Baze e dini shume mire se si funksionon shteti i mafias, pasi vete keni probleme te tilla me te….Persa thote se banoret nuk kane kundershtim dhe se: “ka qene ose jane miratimet e keshillit te komunes”, po a e dini mor ju te shkrete se si merren vendimet ne komunen Kolsh….!? Ja se si merren te tere antaret e keshillit vihen ne rrjesh per një dhe firmosin te gjitha letrat e servirura ne tavolinen e z.Oruçi nje e nga nje, madje as edhe qe lexohen nga antaret e keshillit, sepse ai nuk jua jep kete shans, duke i kercenuar se do t’jua heqe ndihmen ekonomike, ketyre fshatareve qe i “kane dhene te drejten per mineralet”, sepse kaq eshte pasuria e ketyre fshatareve ne kete fshat.I ka rjepur te gjalle krimineli i shekullit, monstra si shume te tjerë si Lul berisha, Aldo Bare, Zani e te tjere si keto.Ndersa kjo deklarata e zotit Premçi, besoj se s’eshte e tija, sepse se besoj se ka burra te tille, te hane ate qe dhjesin,aq me teper me origjine nga “Veriu”.Po s’ka faj i shkreti se ndoshta dhe atij i kane premtuar ndonje cope nga kulaçi i madh, por qe ky kulaç ka per t’ju dale i gatuar me lesh dhe jo me miell…..

    1. alicia says:

      Sa per sqarim te lexuesit te gazetes “tema” dhe te ketij hales nga larg ne rradhe te pare keshilltaret e komunave nuk trajtohen me ndihme ekonomike dhe zoteria ne fjale ska se si ti kercenoje ,mesa di une kryetari i komunes nuk ka perse shkon ne mbeledhje te keshillit te komunes nese nuk i ben ftes vete keshilli ,dhe sa per transport te qumeshtit ti hale i paske ndjekur kuajt nga pas se paske pas qene ndonje spiun i kohes se shkuar qe mos ardhte ok .

      1. alushi says:

        pse e lojes na qenke ti moj alicia, e din ti se si vepron zoteria ne fjale ne komunen e tij, ja po ta tregoj une: Ai vepron si ti doje qejfi e b…..dhe as qe pyet per ligjin fare,sepse ai se ka njohur ligjin asnjehere qekur e ka bere e ema e deri me sot. Ai njeh vetem dhunen, krimin, kerbaçin, plumbin e armen, si dhe nganjehere ne rastese gjendet ndonje njeri tjeter per t’ju versulur iken me te katra duke i marre by… ajer, se aq burre eshte.Po ç’ti besh se i ka strukturat e inkriminuara te shtetit me vete. Ja merreni me mend per njarjen ne fjale vetem po ta mendosh, ai eshte kryetar komune i propozuar nga partia Socialiste dhe i rrine pronte forcat speciale nen udheheqjen e partise Demokratike, ja pra dy anet e medalsjes. Pra kush i bashkon keta te dy moj alicia, pra i bashkon krimiiiiiiiiiii dhe kontrabandaaaaaaaaaa. Keshtuqe ju te nderuar komentues mos i dilni per zot nje njeriu qe nuk e njifni, sepse ai eshte problemi i te gjitheve qe nga Jugu e ne veri, ah po nese jeni te familjes se tij, keni te drejte, se s’keni ku ta çoni halen…..

    2. nga afer says:

      o nga larg hala ste paska qu zoti aq larg sa mos ti futeh mo hunt ne punt e huaja ahahha une jam nga afer ahahah veje emrin o kopil

  8. alicia says:

    Sa per sqarim te lexuesit te gazetes “tema” dhe te ketij hales nga larg ne rradhe te pare keshilltaret e komunave nuk trajtohen me ndihme ekonomike dhe zoteria ne fjale ska se si ti kercenoje ,mesa di une kryetari i komunes nuk ka perse shkon ne mbeledhje te keshillit te komunes nese nuk i ben ftes vete keshilli ,dhe sa per transport te qumeshtit ti hale i paske ndjekur kuajt nga pas se paske pas qene ndonje spiun i kohes se shkuar qe mos ardhte oo .

    1. nga larg says:

      Po na thua dhe hale, ke te drejte se jane ngritur halet si puna juaj, dhe kane rene malet.besoj se je nonjera qe mund te kesh patur ose ke respekt per zotin Oruçi, sepse ai eshte marre shume me keto gjera, i ka patur shume qejf, me prostitucion duke i derguar nga Shqiperia ne Prizren…….

    2. gjeloshi says:

      Liciaaaaa hahahahahahaha

  9. hasan jeniqeri says:

    shqiperin duhet ta fshi nga faqja e dheut bomba tomike!!

  10. LONDON says:

    PO KY QELBANIK A ESHTE AKOMA GJALLE/ NDYRESIA E LLUMI I FSHATARIT TE QELBUR E TE PA LARE. PO KUSH ISHTE AI BANDIT IDIOT QE EVURI ATE FSHATAR TE PA SHKOLLUAR NE KRYE TE KOMUNES .AI NUK ESHTE KUKSIAN DHE TE GJITHE QYTETARET E KUKESIT DISTANCOHEN NGA AI KRIMINEL HAJDUT PULASH E MI GJIRIZESH QE NUK KA LENE GJE PA BERE NE ATE QYTET.AI ESHTE MARRE ME PROSTITUCION EME GJITHE POSHTERSITE E KESAJ BOTE .ZOTI E DENOFTE ATE MASKARA DHE GJITHE ATA QE E KANE PERKRAHUR ATE NDYRESIRE

    1. alicia says:

      Me vjen vertete shum keq per juve qe qenkeni vertete fshatare ,jetokeni akoma ne fshat ,nuk qenke lare qe kur ka ikur vapa dhe paske filluar te marresh ere sepse po te ishte ashtu si thoni juve nuk do ta zgjidhte populli kater mandate rrjesht se me sa di une eshe mandati i peste ne drejtimin e komunes Kolsh Kukes pra nje njeri me horizont dhe jo sikur thoni juve po ti duhet te jesh ndonjeri nga ata hajdutet apo kriminelet qe vidhni pula,pra ju mund te jeni nje nga ata qe me pjesetaret e familjes tuaj beni biznesin e prostitucionit sepse nuk keni me se merreni tjeter.

      1. nga larg says:

        hahahahahaha tamam, kemi qene bashkevjedhes me z.Oruçi,po ti pse na i del kaq shume per zot,uroj te mos jesh femer se e marr me mend se çfare te bashkon me të, dihen bemat e tij dhe ndoshta une pale a kam marre pjese ne te njejtin aksion me te, e nese je mashkull dhe i del kaq per zot, duhet qe edhe me ty te kemi qene bashkevjedhes si me zotin Oruçi, por shume shume heret.Une mendoj se mund te jeni femer ne fakt , meqe merrni vesh nga kompjuteri dhe ineterneti, se ndryshe nuk mund te jeni ndonje i aferm i tij, sepse ata besoj jane ende para shekullit te XX.qyqarja e shkrete te paska lene ne mes te rruges, te jane shpuar gomat siç duket………..

  11. kosta says:

    Pashe lajmet dhe vura re se aty qendronin makinat e firmes fantazme.Dhe ju mjeranet fshatare rrini dhe beni sehir.Po ngrihuni ore dhe digjini ato makina, vijuani zjarrin, barutin apo dinamitin.Pse rrini dhe ju beni sehir aty prane.Po mafia ka para mjat per ti riblere.Se vetem kur vihet dinamiti ose bomba, ngrihet nga gjumi qeveria dhe policia.Atehere u bie ndermend se ku po gabojne dhe i therrasin mendjes se qenkan te gjalle ende popullsia.Se ndryshe te shtypin si morrin me çte mundin.Po shkaterroni ato mjete te blinduara ta marre vesh edhe ai shfrytezuesi i popullit qe vete e keni zgjdhur ose qe ua ka vjedhur votat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje