Kadare nga Shkodra: Harmonia fetare dhe gjuha shqipe, vlera evropiane

28 Tetor 2011, 21:35Politika TEMA
Kadare nga Shkodra: Harmonia fetare dhe gjuha shqipe, vlera evropiane

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, bëri thirrje nga Shkodra për ruajtjen e harmonisë fetare në vend dhe vlerësoi shqipen si një gjuhë që i jep vlera kulturës evropiane. Ismail Kadare ndodhej sot në një takim të zhvilluar në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Shkrimtari i njohur dha se Shqipëria ka shumë për t’i sjellë Europës, pasi sipas tij, Europa është një orkestër ku çdo komb sjell diçka. Shqipëria do të përçojë harmoninë fetare, vuri në dukje ai.

Kadareja nënvizoi se gjuha shqipe është ndër 10-12 gjuhët themeltare në Europë. Populli ynë, tha ai, po ribëhet europian duke u mbështetur te rrënjët europiane të vendit tonë.

35 komente në “Kadare nga Shkodra: Harmonia fetare dhe gjuha shqipe, vlera evropiane”

  1. sali kakabuba says:

    ne jemi ata plehra qe mban ne pushtet DOKTOR MORTJEN,ata plehra qe gjithe diten degjojme kenge greke,serbe,turke,ata plehra qe votojne per horra deputete e ministra,dhe ne paskemi tolerance fetare?
    ne jemi ata plehra qe sot lejojme ndertimin e varrezave te ushtareve greke,pikerisht te atyre qe masakruan popullsine shqiptare e nuk po paskemi te ashtuquajturen tolerance fetare?!
    ne,me gjakun qe kemi nder ndej do lejojme ndertimin e varrezave dhe te ushtareve serbe.
    Do te doja dhe une te ishte e vertete,por e verteta nuk eshte keshtu,sepse vellai e la ne balte vellane dume marre fene e pushtuesit,vellai sot qe i thot vella turkut,nuk eshte me vellai im. Ai qe dergon femijen ne shkollen turke e greke,nuk eshte vellai im.Ai qe degjon kenget turkoshake,sepse thote ai qe i degjon,se kjo eshte kultura ime,nuk eshte vellai im.
    Dhe po ti shohim gjerat drejt dhe pa genjeshtra,do te shohim vertet nga na vjen percarja.Duhet ti themi te vertetat historike,te kerkohet falje,pastaj te themi jemi vellezer apo cfare jemi.
    ne kemi gjak vetem per tu zene me njeri tjetrin,per ne rrofte USA.

    1. Frederik says:

      Bravo ! E vertete e hidhur , por e vetedijshme . Ketu ka filluar ndryshimi per mbare .

    2. e.sh.shkodra says:

      Bashkohem me ju ! ..sa shume nevoje kemi per njerez qe thone te verteten lakuriqe

  2. Tosi says:

    Si gjithmon ! Ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur !!! Bravo Kadare…

  3. memecit na erdhi goja says:

    teme ju lutem postoni komentin, ju faleminderit.

  4. memecit na erdhi goja says:

    @komentit mbi peruljen; shqiptaret nuk duhet t’i perulen askujt dhe asgjeje pervecse te vertetes.

  5. roland says:

    ne do i japim harmoni fetare evropes????? ismail, te duam me shum se ce mendon, po mos na trego prralla…..po te jete per kshu deklaratash, kemi vucidolsin qe nuk i pushon turini…..prej teje ismail, presim dicka me te zgjuar

  6. memecit na erdhi goja says:

    TemA, ju kerkoje ndjese te thelle per kritiken e nxituar. on the bright side, gezoni respektin tim te plote sepse me keni dhene shprese qe ka media me kurajo, integritet dhe transparence ne shqiperi dhe kjo gazete jeni ju.

    ju faleminderit.

  7. Luan Kavaja says:

    Kadare ishte dhe eshte i njohur;” me grade (kapiden,sekreta-partie i intelektualeve,antar i komitetit qenderor PPSH, nenkryetar i kuvendit popullot PPSH, spiun i serbit, agjent i ruseve,ne 86-te agjent i Parizit,shume te rinje qe filluan te shkruanin vjersha i vravi dhe i burgosi” Kadare shikoni fytyren me agjent se Sali Berish…..

    1. Astrit says:

      Per Luanin Kavajen, plotesisht e perkrahu shkrimin tuaj.

    2. Susannah says:

      Just do me a favor and keep wrtinig such trenchant analyses, OK?

  8. Pisha Flamur ! says:

    More llymra, more turkoshak dhe agjent të Sërbit. Nuk latë gjeni pa i fëlliqur emrin me gojën tuaj hale. Si s,ju vjen turp o fëlliqësir ti thoni Kadares Spiun. Jo gjeniu nuk ësht spiun o njerës pa nder, por krenaria e kombit. Sa shumë armiq kombi paskemi pasur. Si vjen puna qënkemi kryqëzuar shumë me gjitonët e pa humanizmë.

  9. Pisha Flamur says:

    I katërti koment që nuk paraqitet, me kaq detyrohem të mos shkruaj më.

  10. Tosi says:

    Dikur ministri i jashtem i Frances,pasi shtroi nje banket per ambasadore te vendeve te ndryshme,ne mes te te gjitheve tha:”Nje Londinez nuk mund te behet dot Parizien,po ashtu dhe nje New York-ez,jo e jo nje Berlinez,por ja qe eshte nje shqiptar qe s’ka dallim nga nje Parizien”..dhe me kete nenkuptoi te madhin Faik Konica qe ndodhej si diplomat ne ate salle.Sot ne kemi nje pamje te ngjashme si me Konicen.Kadare eshte nje shqiptar qe me plot bindie mund te thuash se eshte edhe me larte nga nje Parizien.Por pikerisht keto dy figura legjend ne historin e shqiperise,goditen mjerisht nga po shqiptare.Perse????..Pasi nje pjese e shqiptareve,jane akoma si ne thenien e Diplomatit Anglez ne kohen e luftes se 2 boterore:”Shqiptaret kan nevoje te kalojne nga gjendia e eger ne qyteterim e me pas te integrohen ne europe”..Ju injorant,anonim,7 breza,familiarisht sherbetor dje dhe sot te regjimeve regresiste,keni kurajon te ndyni njerezit me te medhenj te kombit me genjeshtra dhe thashetheme,dhe kur vjen puna per te vertetuar krimet e Mediut,Saliut,Metes,apo zagarit Luli,te tregoni gjykaten.Burrat e mencur flasin se kan dicka per te then,ndersa idiotet thon dicka.

  11. pelivan says:

    Plehrat s’kan ardhur,por ujrat e zeza vershuan… Kethehuni o te uruar ne gjirizet tuaja,ne kini Perendi! S’e as thojin e kembes nuk i’a flliqni dote kadares o mjeran o te pa ditur o te huaj,se shqiptare nuk mund te jeni kursesi…

  12. memecit na i erdhi goja says:

    “harmonia fetare ne shqiperi eshte nje… koncept i farketuar ne guzhinen…”?!

    po gjate luftes se dyte boterore kur myslimanet shqiptare strehuan cifutet, komunistet i mesuan?
    apo fshataret e korces strehuan italianet per t’i mbrojtur nga gjermanet? edhe kjo e fabrikuar nga masonistet?!

  13. ALBAN-DARDANI says:

    MENDOJ se GJHUHA SHQIPE DHE HARMONIJA FETARE KANE VLERA ME PERMASA ME SHUME SE SA EVROPIANE.Por kjo gje,kur thuhet apo perserite nga z,KADARE edhe ne Shkoder,Shqiperis dhe shqiptareve, nder u behet. Por, z Kadare dhe te gjith ata te ketij niveli , apo te gjithe ata qe pretendojne per intelektuale, duhet te bejne me shume per te rritur ndjenjen dhe shpirtin e besimit e te krenaris kombetare,si brenda edhe jashte vendit.Kjo duket edhe nga pergjigjet e komentet qe behen edhe ne kete rast. Te gjith ata qe mohojne e vjellin edhe mbi keto vlera te pa diskutushme, ose vuajne nga kriza e besimit dhe ne kushtet e kohes qe jetojme kane rene shume moralisht(porne fakt fajin nuk ua ka Shqiperija). Ose,Keta njerez luajne rolin e zhurmusit anishqiptyar, apo, jane vetem shqipfoles dhe nuk din se cfar shkruajn. Une dhe shoket e mi,kur bie rasti qe u themi Espanikeve,Aziatikeve apo Sllaveve (ketu ku jetojme ne NY. USA)se jo vetem ne vendin ton poredhe ne familjet tona bashkjetojne ne menyre te harmonike 2 apo edhe tre Besime Fetare,Apo se gjuha shqipe eshte nje gjuhe e vecante nga me te vjetrat dhe qe se flet asnje komb tjeter ,ata me te vertet habiten dhe sinqerisht na pergezojne(dhe kete nuk e them per propogand)

  14. ALBAN-DARDANI says:

    VLERAT E GJUHES SHQIPE DHE TE HARMONIS E TE BASHKJETESES FETARE JANE ME PERMASA ME SHUME SE EVROPIANE. KUSH E MOHON KETE NE RADHE TE PARE KA PROBLEME ME VETVEHTEN. NDERSA DIALEKTET NUK E ZHBEJNE ATE.

  15. mirditori says:

    E sa keq që në këtë kohë kemi vetëm NJË KADARE.

    1. aliko says:

      harrove saliun

  16. Landi- Sverige says:

    Ti qenke meteoriti qe krijoj qyteterimin shkodran te parin ne rruzullin tokesor. Bravo.

  17. DJ Achmed i kil you says:

    ti Guri i paske la duart me kete bote te uroj fat ne tjetren,,,,,,,,lepuri dihet vetem ne ferren e vet ndihet rehat,,,,,,,,,se eshte kafshe.

    per tolerancen fetare eshte e vertete qe e kemi,,,,sepse 90% e shqiptareve nuk jane besimtare praktikante,,,,,vetem per tu dehur per bajram dhe krishtlindje,,behen besimtare

    1. DJ
      Me fal por thuhet breshka do ferre e jo lepuri..
      respekte

      1. DJ Achmed i kil you says:

        Flm daku Respekte gjitheashtu,,,,,,,,,,,,,,
        kane fillu me dal ca katnar anej ka Shkodra me ket punen e gjuhes me keq se kto grekofilet me xaxiqin dhe djathin feta,,,qe vetem indianet e blejne te LIDL dhe Eurospin-i

        1. Ah mer daku.Ti harro i gjo sen…qe mbi 65% e shqipove jone katnar
          ka ne katnar shum te mire por jon pak fatkeqesisht

        2. Landi- Sverige says:

          Kthehe ne shqip ate te shkret koment se nuk do merremi me perkthimin e cdo fjale, por sa per indanet, ata djathit feta vetem sa i mbajne ere se per te blere vetem speca djegese blejne.

          1. Landi
            Kam pershtypjen se do kesh shume komplekse.Nga vjen kjo ide e imja do thoje ti?Sverige? veje Landi Selaniku apo Athina psh apo ku ke lindur.Ske lidhje fare ti me Suedine
            pershendetje

  18. Tersi Pojanit says:

    O zoti kadare bej nje vizite tek te ngujuarit qe votojne per ate burin mepas me fol per armonin fetare.Populli yne nuk udhehiqet nga armonia fetare. E gjith klasa politike eshte ekalbur dhe ti kete edi mire

  19. Tersi Pojanit says:

    O Zoti Kadare ti e di mire qe ne nuk udhehiqemi nga harmonia fetare. Mire ben qe flet nga shkodra po beju dhe nje vizite atyre familjeve te ngujuara per ta kuptuar me mire ju dhe e gjithe klasa politike “e kalbur” harmonine fetare. Njrezit e ngujuar sakrifikojne jeten per te votuar per demokraci por jo per kete klase te qelbur se kjo nuk eshte demokraci.

  20. maja says:

    KADARE —PRESIDENT

  21. aliko says:

    Ne gjithe keto vite qe shqiptaret po vriten dhe masakrohen nga Sali Berisha ju zoti Kadare jeni bere i padukshem duke braktisur bashkekombasit e tuaj. Kishim aq shume nevoje per nderhyrjen autoritare te personalitet tuaj duke qene se shteti eshte shperfytyruar krejt, dhe populli lengon nga padrejtesite e makines shteterore tribal. Por ti hesht dhe u jep te drejte te tjereve ta perkthejne vete heshtjen tende. Edhe pse qeveria vete po copton shqiperine ti prap hesht.
    Kujt i duhen letrat e tua o Kadare kur ti nuk na deshe atehere kur patem nevoje.
    Njerezve qe u djeg shpirti nga fatkeqesite as qe u shkon ndermend te kujtojne ty apo te kthejne syte nga letrat e tua. I kujtuar ne nje kohe te papershtatshme dukesh si ai qe i bie gernetes ne vaki.
    Sa per harmonine fetare nuk ke bere ndonje zbulim pasi ate e kemi ne mes tone dhe natyrshem e gezojme me niper e mbesa myslymano-krishtere.
    Si antar i Komitetit Qendror te PPSH tani ti po na jep direktiva te rendesishme per europen. Po e di ti o Kadare qe kjo europa eshte bere gati barsalete nder shqiptare dhe nuk i vete mendja njeriu per te. Vetem ti dhe Saliu po na e shisni Europen si shpetim. Kjo gomone po mban ende ne pushtet krimin por qe tani duket se po merr uje dhe po fundoset. Ke ngjyer rroten ne llumin e Saliut me sa duket e si shperblim ke dhene heshtjen.
    Dhe ti qenke nderi i kombit. Nderi meritohet dhe nuk ka vlere sado tituj e diploma letre te marresh andej ketej. Ti hodhe balte dhe quajte jashteqitje njerezit e rropatur qe iken nga shqiperia per nje jete me te mire. Dhe ti u bere jashteqitje vete dhe ike ne France duke tundur karten e te perndjekurit. Po pse more Kadare ckujton ti se Europa ha bar te te ngreje ty ne piedestal per romanet e Komunizmit? Po ja dhe e more (qe nuk e di per cfare merita e sherbime ke bere ndaj te pakten shqiptareve) cmimin Nobel po ne nuk krenohemi dot me ty se na ke lene ne balte.Lere njerezimit qe si dhe gje me elokuencen tende po nuk I dhe gje as popullit shqiptar.
    Nen vete ti mbart ndryshkun e komunizmit pra sistemin e kalbur. Prandaj dhe je I thyeshmen lehte edhe nga tundimi I rehatit dhe favoreve te garantuara te marra nga pushteti I paligjshem kriminal e armik I popullit shqiptar. Ty nuk te lejohej per standartin qe pretendon se ke te beheshe oportunist dhe indiferent kur ne atdheun tone te mjere mortja eshte shtruar kembekryq dhe nuk do te shkulet.
    Ti nuk duhet te jesh indiferent kur atdheu jane perpelitet ne sfiden per ekzistence. Kur femijet e rrugeve shtrijne doren dhimbshem dhe me dhimbshem se pershkrimet Migjeniane. Kur politika antishqiptare eshte ne kreun e qeverise, Kur plehrat e rrezikshme kercenojne cdo gjallese ne truallin shqiptar, kur atdheu coptohet hapur dhe u falet shovinisteve vetem per te qendruar ne pushtet banda kriminale, kur pushteti vret qytetaret e vet ne mes te dites dhe zgerdhyeshem perqesh nga dritarja, ti hesht dhe vetem hesht.
    Kjo eshte fyese dhe provokim per sa po flet,. Stonon krejtesisht dhe si e thene pa kohe e pa arsye ironizon padashur. Ne nuk vuajme nga mungesa e harmonise fetare dhe kete e di dhe me I humburi ne shqiperi. Ne vuajme nga tradhetia, rryshfeti, indiferentizmi,oportunizmi dhe pse jo nga pabesia e mbjelle nga politika vllavrasese e antikombetare e kesaj qeverie.
    Po rrenohen vlera morale te individit dhe shoqerise qe do te duhen dekada te rikthehen ne normalitet dhe kushedi se cfare kosto. Po quhet horri I zoti, mediokri professor, fukarai I cmendur dhe I depresuar, krimineli I shkathet qe sja ha qeni shkopin, I moralshmi I humbur dhe pushteti e quan popullin e vet tufe delesh. Korrupsioni ben kerdine dhe perdite vriten dhe masakrohen njeres kurse policia e pushtetit mjaftohet me nje deklarate se po hetohet ne disa pista. Te mjeret e mbaruar ekonomikisht moralisht dhe menderisht preferojne me te hidhen nga katet e pallateve se sa te jetojne ferrin e pushtetit gjakatar. Thua se depresioni zbriti nga qielli dhe I ra dikujt ne koke. Depresioni eshte dhurate e shemtuar qe qeveria ja ka afruar ne mase me grabitje dhunim dhe korrupsion e padrejtesi popullit shqiptar duke e lene me gisht ne goje.
    Ti nuk the nje fjale per monstren e Vicidolit qe po vret perdite shqiptare. Kjo cka flet ti tani ben shume kontrast me temen e terrorrit policor dhe asfiksimin ekonomik dhe ekologjik te qytetareve shqiptare. Kaq shume stonon sa te siguroj qe po grryen edhe ato pak vlera qe te kane mbetur.
    Ti na flet per Europen tani qe unioni saj pothuaj eshte i deshtuar ekonomikisht dhe politikisht. Mbase kerkon te flasesh per gjera “madhore” qe te lesh ne hije komentet per ato qe sti mban goja te prononcohesh. Kjo nuk shkon. Tani eshte shume vone per ty dhe per te tere ne. Ne u perdhosem nga nje i marre dhe kjo na i uli vlerat si komb. Ne skemi te drejte te krenohemi .
    Ne duhet ti lutemi zotit per meshire kurse ti ben mire te numerosh tespiet.

  22. nino malli says:

    Kadare shfaqet si profet vetem kur duhet. Eshte truri me i madh i kombit qe duhet degjuar.

  23. shqiperia says:

    per maja dhe at zef …

    nuk me vjen keq qe s’i kuptoni gjerat sepse jeni edukuar ne shkollat e hoxhes por sa per t’ju hapur pak syte;

    nuk ka art per hir te artit. pyesni ate idhullin tuaj(dhe shqiptaret jane gjynah se nuk rrojne dot pa nje idhull) kadaren se j’ua shpjegon ai me mire.

  24. Jaylin says:

    Until I found this I thought I’d have to spend the day indise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje