Sheshi "Skënderbej", Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin

29 Tetor 2011, 15:57Politika TEMA

Deri me tani llogariten 4 milionë euro te shkuara dem ne sheshin “Skenderbej” vetem per shkak te nderrimit te administratave dhe ndryshimit të projektit të mëparshëm.

Tashmë është bërë e qartë, se projekti i nisur nga administrata e Ramës, i cili parashikonte një shesh për këmbësorët dhe pa makina, nuk do të zbatohet nga administrata e Bashës. Sipas një burimi brenda stafit zbatues të projektit, për të gjitha punimet e nëntokes që u përmbyllen, u shpenzuan rreth 4,5 milionë euro. Ndërkohë 500 mijë euro u shpenzuan për konkursin ndërkombëtar dhe studion fituese që paraqiti projektin.

Ndërsa pritej që të niste faza e dytë e projektit mbi tokë, ku ishin parashikuar të shpenzoheshin 5 milionë euro dhënë nga qeveria e Kuvajtit, posacërisht për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”, madje bazuar në një marrëveshje qeveritare, administrata e re e bashkisë vendosi të permbyste projektin ekzistues, të miratuar si në Këshillin Bashkiak, ashtu edhe në KRRT.
Ajo cfarë bëjnë me dije drejtuesit e rinj është se kanë nisur punimet për të asfaltuar dhe gjelbëruar sheshin provizorisht dhe ndonëse Top Channel ka tentuar disa here, askush nuk na informon se sa do të kushtojne këto punime, sa do të jetë koha provizore dhe nese ka apo jo leje për punimet e reja, pasi projekti provizor nuk është bërë publik për qytetarët.

Ndonese shpenzimet nuk behen transparente, llogarite e perafërta të urbanisteve flasin per rreth 2 milionë euro të shpenzuara për asfaltim, gjelbërim, ndricim apo dhe mbjelljen e pemëve, edhe pse projekti eshte provizor.
Vetem nga punimet qe po kryhen aktualisht ne sheshin “Skenderbej”, përllogariten edhe 2 milionë euro te shkuara dem nga punimet e nentokes, nje pjese e te cilave jane demtuar dhe nje pjese tjeter dalin jashte funksionit, sic jane Dhoma Teknike me vlere rreth 1 milion euro, linjat e shatervanit, apo kanalizimet, qe do te grumbullonin ujerat e shirave per t’u ricikluar ne shatervan. Me punimet qe po kryhen tani, sheshi i kryeqytetit shqiptar nuk ka me shatervan. Deri me tani llogariten 4 milionë euro te shkuara dem ne sheshin “Skenderbej” vetem per shkak te nderrimit te administratave.

Burime brenda bashkise Tiranes thone se keto punime qe po kryhen do te sherbejne per nje periudhe tre vjecare, deri ne realizimin e nje studimi, qe perfshin bashke me sheshin edhe zgjatimin e Bulevardit “Zogu i Pare” pertej Stacionit te Trenit.

Mesohet se shuma prej 5 milion euro dhene nga qeveria e Kuvajtit, per te cilen eshte garant qeveria shqiptare, do te perdoret pikerisht per kete qellim.Ne marreveshjen e nenshkruar nga emiri i Kuvajtit dhe keshillli i ministrave te Republikes se Shqiperise, firmosur nga ministri i Financave Ridvan Bode thuhet se qeveria shqiptare ka si detyre te mundesoje procedurat, praktikat dhe mundesimin e kushteve per implementimin e projektit.

Ne nje tjeter pike eshte rene dakord perjashtimi i ketij projekti  nga te gjitha llojet e taksave direkte dhe indirekte  perfshire ato doganore qe zbatohen ne Republiken e Shqiperise.Ne marreveshjen e firmosur nga te dy palet thuhet se, cdo njera nga palet qe kerkon ndryshimin e marreveshjes gjate fazes se projektit me konsensus te perbashket te paleve, duhet te kryhet ne forme te shkruar, perpara se te tilla ndryshime te realizohen . Kjo marreveshje eshte ratifikuar ne parlamentin shqiptar.Nderkohe nga ana tjeter keshillaret socialiste ne Keshillin Bashkiak kane gati padine  ndaj bashkise se Tiranes per shkelje te procedurave ligjore ne ndryshimin e projektit per sheshin “Skenderbej”. /TCH

22 komente në “Sheshi “Skënderbej”, Basha flaku 4 milionë euro duke ndryshuar projektin”

  1. 1444 says:

    200 milion euro te rruga kombit,5 miloin te zogu zi,i shtojme dhe 4 te sheshi,te mos harrojme 2.5 milion te piramida,i shtojme dhe 800 mije euro rikonstruksionit te parlamentit… bravo qiviria bravo !

    1. armand says:

      E mo se mban ky popull.Po perseritet viti 1997.Ka vetem nje ndryshim: hajdutet jane ata te 97 por me te sofistikuar.Ne 97 na vodhen ne menyre individuale,vjedhje ne mes te dites.Ndersa sot marrin borxh te arabet,leket “s’dihen” ku perfundojne por te pakten e dime se kush do ti paguaje( gjithe shqiptaret ).Kujdes o popull mos beje gabimin e 97-es.

    2. gjethi i thate says:

      Ky pra eshte ai qe genjeu gjithe Tiranen kur tha se me mua do te shikoni ne menyre transparente cdo lek qe do shpenzoj.

  2. Tirona says:

    Per te pastruar parane.

  3. tg usa says:

    aldo bare duhet te lirohet me procedura
    ai nuk ka vjedhur dhe vrare me shume se kryetari i caktuar i bashkise tiranes

  4. skela says:

    Luli eshte me medioker se Berisha. Keta derdimena nuk mendojne sesi te minimizojne varferine,keta e duan popullin te flase me vete per buken e gojes,se ashtu ja u punojne me mire.
    Po vetem nje gje ju uroj ”ju heqshin zvarre”,o plehrat o kalbesira. E pagofshi deri ne 7 breza, pra mos i gezofshi deri ne 7 breza ato qe keni vjedhur.
    O HARRAMER

  5. landi says:

    semos i ka nga xhepi ti dhimsen te shqiptarve jane te lumte trapi o luli

  6. mekaniku says:

    Mir bo qe i flak milionat basha,kush do ti kerkoj llogari,te vdekurit mir tja boj i lumte trapi,popull i marum.

  7. rrapi says:

    se mos i ka leket e tij

  8. Argita_B says:

    2 milion euro per nje projekt provizor, e njeta gje dhe te zogu i zi, e gjitha kjo per kapriço partiake, ne nje kohe qe me keto shuma, mund te ishin ndertuar dhjetra apartamente per te strehuar pjesen me te varfer te qytetareve ne Tirane.
    Per shkelje te tilla, duhet qe organizata civile, me fonde te mjaftueshme, te ngrene padi penale qe keta mostra te perfundojne ne burg.

  9. orli says:

    Aldo nuk ka vjedhur dhe as nuk ka vrare,ka marre hakun e vellait ne nje shtet ku nuk ka drejtesi.Ndersa luli(ne nederlands)ka vjedhur me qindra miljon dhe me urdherin e tije jane vrare kater legalisht,ilegalisht nuk dihet numri se i bejne me telekomande!!

    1. tg usa says:

      keshtu mendoj dhe une

  10. Albann says:

    A doni qe te punesohen njerezit??? Keshtu hapet pune :).Prish e nderto prape.Mendoni sikur te prishte universitetin e Tiranes sa vende pune do hapeshin.
    1.Do krijoheshin universitete te tjera private qe do punesonin njerez.
    2.Firmat e ndertimit do punesonin me shume punetore te pakten per 3-4 vjet
    3.Do kishte me teper fonde qe do ofroheshin per universitetin e rri
    Pale ti hidhnin nje shtrese tjeter Rruges se kombit atehere ishte c ishte…$$$ me shumice per….”Popullin” kuptohet . ? :):)
    Akomase kini kuptuar qe ndertohet pa plan,apo qe nje plan qe niset nga dikush s ka siguri qe perfundoje nese pushtetin e mer nje tjeter…dmth mendohet sot per sot, pa neser “vari topet”

  11. usa says:

    po ky hajduti se le dot zakonin qe ka se dhe i martuar me bije hajduti maskarai maskara eshte vetem te genjej dhe vjedhi di po ata femi qe ke lene jetim do rriten nje dite mor bajge

  12. 078 says:

    o basha o te vrafte ZOTI

  13. tironci says:

    o lul basha ..mos u merakos se gadafi do marri edhe njerez si puna jote me vete ,se ditet i keni te numeruara si ti si kadaf sal berisha

  14. skenderi says:

    i lumte bashes ,ne mes te dites vodhen votat e si hyri gjemb ne kembe dhe ky palla jone edi qe kemi qe nga 2009 qe persekutohemi nga malcoret, mener se rru fare dhe ne do behemi merak per sheshin e malcoreve ,ta gezojne sheshi i tyre eshte, tirana me institucionet festojne lahuten e malcise ate realen jo virtualen

    1. PLISI says:

      o skender po a mos kujtove se sheshi a tirana jane te tuat e njerzve si ti o njeri I dobet qe don me fut percarje o kanderr me shume kamë. ata malcort qe ti I permend me ironi e kane zemren e shpirtin qelibar, e jo si ti katran o funderrin.
      p.s: mos je ai majmuni makak ,TF ,mor coban

  15. Pali says:

    I madh ka qene i ndjeri Tef Palushi me karikaturat e tij te papara.Ja nje prej tyre: Ne sfond punetoret e shtrim asfaltimit, mbas tyre punetoret e komunales.Keta te fundit ju thone punetoreve te asfaltimit: Hajde shpejtoni asfaltimin se neve vijme pastaj qe te hapim kanalet e ujerave te bardha e te zeza.Por duhet asfaltuar pastaj duhet prishure.Nje paralele jo e plote me ndertimin e keshtjelles Rozafat! Puno diten dhe prishe naten.C’do gje qe eshte ndertuar duhet te prishet. Pune prej zizifi. Imadh mbetet TEF PALUSHI E NDOSHTA NDER SHEKUJ.NJE FIZIK I DOBET, NE NJE MENDJE GJENIALE.BEFSH DITEN E MIRE O I MADHI TEF PALUSHI ATY NE AMESHIM.SHKODRA DHE SHQIPERIA TA KANE BORXHE PER TE TE NGRITUR NJE MONUMENT DHE JO PER TU BASHKUAR TEK”5 Herojt.

  16. R.Faiku says:

    Bej e prish o dervish, ka qene allbanistani qe nga komunizmi qe vazhdon edhe sot e mot.
    Faktet i dini vete,qe nga: bunkeret,metalurgjiku,demontimi i municioneve,taracat e rinese,piramida e dulles,ja tani edhe qendra e tiranistanit filloi metoden bej e prish o dervish.

  17. shpatar says:

    Vetem nje zgjidhje ka per te ndalur doren e shkaterimit te Shqiperise.Vendosja e drejtesise ose te ndjekim shembullin e vendeve Afrikane.Rezimi i pushteteve antipopullor,dalja ne gjyqe dhe ekzekutimi i tyre do te na shpetoje nga lojrat e shkaterimeve e ndertimeve.Prish dhe nderto eshte taktike e hajdutve ne pushtet.

  18. Lumi says:

    Per salen nuk kam ndonje gje te veçante qe mund te them ,se jane thene te gjitha nga te tjere dhe s’kane lene gje qe te them une:Ne asnje koment nuk kam gjetur ,jo fjali,por dhe fjale qe te mos jete me vend per salen.Kjo nuk me habit!Ajo qe me habit eshte se nuk paska nje gjykate per te mbrojtur djersen e ketij populli qe groposen si pa gje te keq miliona dollare dhe as kujti nuk i hyne nje gjemb ne kembe!Po ta kisha bere une qe po ju shkruaj ,sot do isha ne burg.Ma do mendja qe po te verifikohen statistika e denimeve ne burgje ,korrupsioni eshte luftuar mire vetem tek fakiret e pa mbrojtur,kurse qeveritaret vrasin e grabisin miliona, livadhisin duke na bere moral ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje