21 [+/- një] ngjashmëri midis Enverit dhe Berishës

31 Tetor 2011, 11:41Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Teksa lexon librin “Enver Hoxha” me autor gazetarin Blendi Fevziu, kushtuar ish diktatorit shqiptar, natyrshëm kupton disa ngjashmëri interesante midis tij dhe kryeministri Berisha. Kam përzgjedhur 21 syresh që po i listoj më poshtë, duke lënë vend edhe për ata që do e lexojnë këtë libër, për t’i pasuruar më tej ngjashmëritë.

 

1.    Të dy u rritën nën kujdesin e xhaxhallarëve, respektivisht Enveri nga xhaxha Ceni (Hyseni) dhe Berisha nga xhaxha Zeqiri, të cilëve që të dy i referohen se u detyrohen shumë.

 

2.    Të dy kanë më shumë se një datëlindje, Enveri 4 e Berisha 2 dhe përfundimisht janë stabilizuar në muajin tetor me diferencë vetëm një ditë nga njëri-tjetri.

 

3.    Të dy kanë patur pasion librat në rininë e tyre, ndonëse më vonë Enveri e ruajti këtë pasion dhe pati fatin, për shkak të sistemit që drejtonte, për të shkruar kujtime të manipuluara që fshihnin të kaluarën e tij të errët, kurse Berisha hoqi dorë nga librat dhe nuk e pati fatin t’i shkruajë kujtimet e veta sepse vet sistemi që jeton, nuk ia jep dot mundësinë e manipulimit.

 

4.    Të dy e kanë njohur dhe shijuar jetën pariziene dhe ndër gjuhët e huaja që flisnin, frengjishtja i bashkon si gjuha që e flisnin më rrjedhshëm.

 

5.    Të dy hynë rastësisht në partitë që zaptuan më pas.

 

6.    Të dy ishin në prag përjashtimi nga partia dhe me makinacione ia dolën të mbijetonin.

 

7.    Të dy hynë triumfatorë në Tiranë, Enveri në ’44-ën, Berisha në ’92-in, pasi kishin marrë personalisht meritat për rrëzimin e rregjimeve, përkatësisht, nazi-fashist dhe komunist.

 

8.    Të dy kishin maninë për të qenë prezent 24 orë përpara shqiptarëve, Enveri nëpërmjet fotografive, Berisha nëpërmjet kronikave të përditshme televizive.

 

9.    Të dy organizonin proçese votimi të montuara a manipuluara dhe këtë e konsideronin si “plum mbi armikun e brendshëm e të jashtëm” a “triumf të demokracisë”.

 

10.    Të dy ndanin karaktere dhe ambicie të forta për pushtet të pakufizuar personal.

 

11.    Të dy vuanin nga paranoja e rrëzimit nga pushteti.

 

12.    Të dy, Enveri diktator, Berisha autokrat (kjo për shkak se qeveris në demokraci).

 

13.    Të dy eleminonin themeluesit, shokët dhe bashkëpuntorët, Enveri i vriste, Berisha i degradon.

 

14.    Të dy u vinin epitete fyese jo vetëm kundërshtarëve politikë, Enveri – BK-së e Legalitetit, Berisha – PS-së, por edhe atyre që u dilnin kundër brenda rradhëve të tyre.

 

15.    Të dy kishin ndjenjën e hakmarrjes politike.

 

16.    Të dy kishin maninë ta shpallnin Shqipërinë mdis shteteve të tjera, si të parën në shumë fusha të jetës.

 

17.    Të dy i vinin shumë rëndësi anës propagandistike për pushtetin e tyre, duke përdoruar pa kriter e abuzivisht TV shtetëror, gazetat zyrtare të partive, “ZP” e “RD” dhe gazetat bijëza, “Bashkimi”… e “”55”…

 

18.    Të dy, për çdo të huaj, sado i parëndësishëm që të ishte, e deklaronin si “mik të madh të shqiptarëve” dhe padyshim ata prononcoheshin mediatikisht plot entuziazëm për “ndryshimet pozitive që ka pësuar vendi nga qeverisjet respektive”.

 

19.    Të dy lëviznin me masa të ekzagjeruara sigurie nga paranoja se dikush aty pranë do i vriste për krimet a urdhërat keqbërëse që kanë dhënë.

 

20.    Të dy zotëronin autoritet dhe ndikim të padiskutueshëm tek përkrahësit respektivë, në favor të figurës së tyre, edhe kur ishin në gabim a faj personalisht.

 

21.    Të dy kishin të njëjtin problem në pleqërinë e tyre, harronin ngjarje, data, personazhe e vende, duke u bërë qesharakë dhe objekt barsoletash me deklaratat e tyre.

 

22.    Enveri kishte si politikë të tij, censurimin dhe ndalimin e autorëve a shkrimtarëve, vendas e të huaj, prej të cilëve ai kishte frikë se mos me letërsinë e tyre u hapeshin sytë njerëzve për bëmat dhe gjëmat e rregjimit/eve diktatoriale. Ndërkohë që këto ditë po flitet në shtyp se, Berisha nëpërmjet segmenteve të pushtetit të tij, po përpiqet të ndalojë një Shtëpi Botuese të promovojë librin e kundërshtarit të drejtpërdrejtë politik, në një Panair Libri, po kësaj here, për bëmat dhe gjëmat e pushtetit. Ndoshta Berisha reflekton nga njëzetëenjë ngjashmëritë e mësipërme dhe heq dorë deri më datë 9 nëntor nga ngjashmëria e njëzetëedytë!

 

34 komente në “21 [+/- një] ngjashmëri midis Enverit dhe Berishës”

  1. sara says:

    e vertete absolute. bravo. cuditem si nuk e kupton gjysma e shqiptareve kete ngjashmeri. e tmerrshme

    1. analist says:

      shqiptaret e kuptojne qe cke me te,po jua ka enda te jete keshtu!
      injorant popull!

      1. Isuf Elezi says:

        Do ta kuptojne kur Kundershtaret te shkruajn mureve e shesheve parrullen SALI-ENVER.
        Per fat te keq te shqiptareve Partia Socialiste qe vazhdon te jete me Enverin e Pare nuk e bene kete.

        1. Vlora says:

          dhe pika 23. te dy u terhoqen zvarre…
          njeri i vdekur e tjetri i gjalle…..

          1. Luan Kavaja says:

            Vlora mire e ke…, Por Sales do ti ngjaje si Caushesku me Elenen. Kurse per Salen do te jete me E hidhur, shqiptare siShkelzen dhe Arigete do ti terheqin zvarre para syve te Sale e te Liris, dhe me vone SaLEN DHE lIRIN DO TI MBERTHEJNE ME gozhde NE MEZIN E tIRANES.

    2. Olti says:

      E kuptojne shume mire shqiptaret por skane cte bejne! Cfare i beme Enverit? Pritem derisa vdiq mbasi beri cdeshi me Shqiperine! Te gjith Ne zgjohemi Ne mengjes e sot shohim se mos ndonje damlla e shpeton Nenen Shqiperi nga doktor mortja!
      Une do te shtoja edhe Nje ngjashmeri : te dy u Kane hedhur trute e gomarit Shqiptareve jashte kufijve duke u shitur si patriote e nacionalist! Ai i pari i tradhetoji e i la Nen Serbi per gjysem shekulli; ky i sotmi ka hap Nje grop te madh ku Po na fut te gjitheve! Te dyve u eshte kenduar me pasion!

    3. Neorealizmi says:

      Po shtoj nje ngjashmeri tjeter. As Enveri as Sala nuk kane marre vesh ndonjehere nga futbolli. Enveri thoshte se ishte me Besen(?), ndersa ky i sotmi njeh vetem Salihin e Kombetares (dhe ate sepse i ngjason nga emri).

    4. sorge says:

      Nje shkrim pacavure!!Kerkon te barazoje Sali Berishan,nje BARBAR,qe e shkaterroi Shqiperine rrafsh me token,popullin e percau deri ne urrejtje me njeri tjetrin,e mjeroi per buken e gojes,e VRAU DHE VODHI per vete e te huajt,I FALI DETIN GREQISE,VODHI VOTAT PER TE MBAJTUR PUSHTETIN GJAKATAR et,NDERSA ENVER HOXHA CLIROI SHQIPERINEW NGA NAZI-FASHIZMI DHE BASHKEPUNTORET E TYRE BALLISTO-ZOGISTE,RINDERTOI VENDIN E SHKATERRUAR NGA LUFTA PER 4-5 VJET E JO SI BERISHA,QE KA 21 VJET NE TRANZICION KRIMINAL!!!ENVERI NDERTOI RRUGE,HEKURUDHA,HIDROCENTRALE,SHKOLLA DHE UNIVERSITETE,MINIERA DHE FABRIKA E UZINA,KRIJOI FLOTAT TREGETARE E LUFTARAKE DHE AVIACIONIN CIVIL E LUFTARAK!!!KLRIJOI NJE USHTRI MODERNE,QE GARANTOI PER 45 VJET MBROJTJEN E VENDIT!!!I DHA SHQIPERISE AUTORITET TE PADISKUTUESHEM NE BOTE,NDERSA SOT SHQIPTARET ETIKETOHEN KRIMINELE!!!ENVERI NDERTOI,NDERSA SALI SERBI SHKATERROI ATO QE NDERTOI ENVERI!!!A MUND TE KRAHASOHET KEPUCA ME MUTIN????Haaaa!!!

      1. Rekordmeni i Dhermiut says:

        Ti paske temperature me duket…..Enver Hoxha ka kene fatkeqesia me e madhe e kombit shqiptar…Ai vrau ose burgosi te gjithe shtrese intelektuale te Shqiperise,,,,Burgosi dhe pushkatoi te gjithe tregtaret dhe njerezit qe kishin investuar ne ekonomine private,,,Sekuestroj dhe shtetizoj cdo prone,,,,Zhvilloi deri ne paranoje luften e klasave,,,Detyroi vellain te mos i fliste vellait qe ishet “armik i klases”,,,Ju ndaloi te drejten e studimit nxenesve qe vinin nga familje te ashtuquajtura te prekura,megjithese mund te ishin te shkelqyer ne mesime,,,,ju dha te drejten per te qeverisur ne nivele te larta injoranteve te kalibrit Pali Miska ( shofer),Muho Asllani ( Karrocier ) Themie Thomai ( koperativiste pararoje ) Lenka Cuko ( edhe kjo koperativiste ) ,me pasoja shkaterruese per ekonomine e vendit.Prandaj Everi YT per keto dhe shume fatkeqesi qe i ka shkatuar Shqiperise nuk ja vlen te permendet me…Megjithese ky Tjetri asht tu ba cmos qe ti afrohet…dhe po nuk ra shpejt nga fiku do ta arrije.

    5. Albann says:

      Gjysma e shqipetareve e kupton po hane buke ne saje te tij . Natyrisht qe do e perkrahin e do bejne sikur s kuptojne..

  2. hajriu says:

    Po a nuk eshte pjelle e enver kurves berisha&co? Ç’lind nga mace per minj do te gjuaj…..

    1. fukara contro tutti says:

      o hajri! mire qe degjova nje shqiptar te mencur. Po mua me kane thene se edhe Iliri i ngjan Mehmetit…, apo jo, besoj e ka hapur vete…

  3. MIRA says:

    Po Saliu qenka i joni more shoke komunista, pse duhet ta shajme???????????????????

  4. arsenali says:

    Shume ka vuajtur SHQIPERIA,dhe perseri po vuan ne drejtimin”BAJKTARIZEM” te te Çmendurit SALI.O POPULL perse kete dreq fati me drejtuesit e tu…………….

  5. Rezi says:

    Mua me vjen mire qe pikerisht ky krahasim i shkelqyer e merr spunton (pikenisjen),pikerisht nga libri i nje prej lepiresve te Saliut,Blendushkes se Toptaneve,Fejzive dhe me se fundi atyre me gjak blu Ypeve (nga e gjeten gjakun blu ata debilat e Ypeve,kete nuk e di……..)!

    1. fukara contro tutti says:

      Rezi moj bije po ti nga ata te menderuarit je me?

  6. edlira says:

    eshte mesuar i shkreti popull keshtu qe ne mesjete, s’ka faj. 500 vjet e vuri poshte turku, 50 vjet e vuri poshte Enveri, 20 vjet ka qe e ka vene poshte Saliu, dale se edhe ky do t’i beje 50, pse me i keq nga paraardhesit eshte ky. (e ka thene edhe vete apo jo, sa t’i lere ymer perendia, nuk zbret nga kali, dmth nga pushteti)

    1. fukara contro tutti says:

      Edlira je njeriu me i zgjuar dhe me i ndershem i blogut. Nuk e di sa fukara je po mua me pelqen. Te uroj shendet

  7. Cimka says:

    vetem F.Cupi i spjegon keto ngjashmeri me Fevzon,Paloken,Alibejen,Bregun,Balliun,A.Hoxhen,E.Halimin dhe mos harojme kryeservilin F.Xhaferin.
    Cimka

  8. korabi says:

    Ke harruar dhe nje, ate te impotences seksuale, ashtu si enveri dhe saliu i vetmi eksitim dhe flirtim i tyre mbetet pushteti…

    1. zefi says:

      Po pse more korab ziu ,nje here qe e pate provuar IMPOTENCEN E ENVERIT DHE NUK TE PASKA KENAQUR???Je aq gomar,njelloj si dallkauket e 92-shit,qe benin skece me teme:GRATE E VAJZAT NA I SHK….N KOMUNISTET!!!!Haaaa!!!E ku eahte e keqja ketu???Ju kane bere me femije dhe ju permiresuan rracen ,o gomere!!!Mos u qani kot!!!

  9. Gjergji simaku says:

    C’derqin keni qe e frymezoni Berishen qe te kopjoje enverin edhe per 121 gjera te tjera.

  10. england says:

    Ne piken kur thua se te dy e kane njohur dhe shijuar jeten pariziene
    nuk duhet te kishe harruar ti shtosh dhe nje detaj qe eshte po aq i rendesishem sa dhe te tjeret,qe te dy,Enveri ne kohen e tij e ka pas qejf ate mikun(jo me kot Qemal Stafa ishte dashnor i Nexhmijes)pra s’funksiononte nga perpara por vetem nga mbrapa,te njejten gje mund te themi dhe per Saliun ne ate kohe pallohej nga studentet serbe…

  11. Block A says:

    hahahahahahhahahahahahahahahahah dhe Tomasi eshte si keta

  12. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    HA HA HA PO NGJAJSHMERIT E BLLOKMENIT RAMA ME ENVERIN PO TE UA TREGON NJERI DUHET NJE ROMAN TE SHKRUHT PER TA,MERO HARRON SE TRASHEGIMTARJA E PARTIS SE ENVERIT ESHTE PS E BLLOKMENIT RAMA.NJE BLLOKMEN QE MISH E SHPIRT LUFTOI KUNDER NATOS E LIBERALIZIMIT TE VIZAVE:

  13. eda says:

    enverit i mer te keqen ky shpellari qe ka ardh nga malet se ishte njqind here me i mire te pakten beri per shqiperine uzina e fabrika ndertoi hidrocentralet qe perdor qeveria e saliut po ky cfare beri .. qe e ka lene shqiperine te reckosur trup e shpirt te sakatosur dhe ky popull akoma e do se kuptoj si mund te duhet nje njeri hadut dallkauk shpirt zi gje qe shohim te fytyra e tij antipatike qe sa vjen dhe po e fut nne dhe dhe po e vdes kete popull te vuajtur ,dhe akoma nuk cohet nga gjumi letargjik,shpersoj se do cohet nje dite kur te jete teper vone kur te na fusi ne borxhe si greqia.

  14. guri says:

    Ska gje more vellezer,ne shqiptaret e kemi me kollaj te vritemi me njeri tjetrin se sa te mblidhemi dhe te protestojme per papunesine,varferine, korrupsionin,shendetesine etj…..sa do mos te na vije mire por nuk e kemi AKOMA mentalitetin e duhur te organizohemi.Fatkeqesisht,as partite opozitare nuk munden ta bejne dot nje gje te tille.

  15. tironci says:

    ngjajne ne disa pika ..
    por enveri te pakten mundohej te ndertonte vendin .. e sal berisha mundohet te shkaterroje gjithcka ……..

  16. Arianit says:

    Mendoj Enveri ishte shume larg nga Saliu,po te bejme nje bilanc se cfare beri Enveri deri sa vdiq e se cfare beri Berisha per 20 vjet na del qe ta bejme hero kombetar E Hoxhen.flm

  17. Ana says:

    Fevzo ka gati librin per Salen por do ta botoj me vone. Mbase do shfrytezoj dhe keto ngjajshmeri dhe te tjera por ne kete moment i duhen leket dhe jane brenda nje oborri. Saliut si ka lene shije te mire libri sepse se ka permendur fare.

  18. SALI-ENVER jemi gati kur do here……….

  19. Velo says:

    Ne lidhje me piken 4 (njohja e frengjshtes), duhet thene se Berisha e flet me mjaft gabime e pasaktesira. Kontaktet e tij prej 20 vjetesh jane me te shpeshta me anglishten, megjithese edhe aty nuk eshte brilant….as well as i knwo…

  20. tomori beratit says:

    Hallall e te lumte dora e mendja e holle o ALTIN.Nje e vertete e padiskutueshme tamam BAB e BIR

  21. XHIMI says:

    I gjo me çudit kur thon disa qe Enveri zhduku intelektualet SHqiptar,nuk kuptoj nji gjo ku i gjeti intelektualet SHqipnia ne kohen e zogut,athere nuk kishte as shkolla shtatvjeçare,apo ata dhjet kokrra qe studiun jasht ne ate koh, do ta zhvillonin SHqipnin,çfar bon kta intelektualet para çlirimit, perveç se u bon sherbetor te gjermanit dhe Italis fashiste,ne qoftese e keni fjalen per mas çlirimit, ja fusni kot se ne ka pas qeveri qe ka nxier intelektual me shum ne te gjith egzistencen e SHTETIT SHqiptar,ajo ka qen qeveria e Enver Hoxhes,i mori fshataret mas çlirimit dhe i çoj me dyzina ne rusi,te cilet studiun ne te gjitha sferat e artit, kultures industris dhe ne te gjith deget e tjera,i vetmi sistem qe i boni me dhun shqiptaret me dymbedhjet vjet shkoll,e para,e dyta thot dikush qe do me e sha qe ka qen pederast,me tregoni ate burr qe ju ngrefte para ENVER Hoxhes,me te mirit i hyte bibilushi mun bark prej fryke,pranaj folni me men dhe shaeni ku osht per ta sha,mos flisni kodra mas bregut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje