Kam simpati për Zj. Topalli...

30 Tetor 2011, 15:31Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Fjala simpati përdoret në shqip kryesisht për të kumtuar një ndjenjë admirimi apo vlerësimi për dikë. Për shembull, në shqip ne themi: “kam simpati të veçantë për iks këngëtar apo aktor”. Ndërsa në anglisht, fjala simpati përdoret kryesisht për të kumtuar ndjenjën e keqardhjes për dikë. Për shembull, anglezët thonë: “pranoni simpatinë time për humbjen e babait tuaj”.  Këto dy kuptime të fjalës simpati më erdhën në mendje tek po ulesha të shkruaja këto rreshta për zj. Jozefina Topalli, e cila është vënë në qendër të lajmeve javët e fundit.

Kam simpati për zj. Topalli sepse është e para grua në historinë e Shqipërisë që ka arritur të zgjidhet në krye të Parlamentit, si dhe gruaja që është ngjitur në postin më të lartë shtetëror krahasuar me çdo grua shqiptare deri më sot. Kam simpati për zj. Topalli sepse vjen nga një familje e djathtë me traditë prej qytetit që ishte qendra më e madhe kulturore dhe tregtare e Shqipërisë në kohën kur ne fituam pavarësinë. Kam simpati për zj. Topalli sepse ajo, pavarësisht nga pengesat që i nxorri regjimi komunist, arriti të mbaronte studimet e larta me rezultate të shkëlqyera.  Kam simpati për zj. Topalli sepse ka demonstruar herë pas here pavarësi politike nga bosi i fuqishëm i partisë së saj, siç ishte për shembull rasti i votës së saj kundër kandidaturës për Kryeprokuror të Theodhori Sollakut, ish-këshilltarit juridik të Berishës.  Së fundi kam simpati për zj. Topalli sepse është një grua që, me hiret e saj, i jep nur postit të lartë që mban.

Dhe tani le t’i kthehemi versionit të dytë të fjalës simpati, atë që nënkupton keqardhje.  Më vjen keq për zj. Topalli kur e shoh që po mundohet t’i bëjë një karshillëk institucional zyrës së Presidentit të Republikës, pikërisht kur në krye të saj është i pari shqiptar në 80 vjet që nuk ka qënë ndonjëherë komunist ose s’ka pasur ndonjë lidhje familjare me komunizmin.  Gjithashtu më vjen keq – në fakt shumë keq – për zj. Topalli, kur shoh që e ofendon publikisht Presidentin e Republikës, duke e quajtur Haxhi Qamil dhe duke ndërsyer gjithfarë kolektivash punonjëse që ta sulmojnë atë.

Për sa shkruajta më sipër, ndjej një simpati të thellë për zj. Topalli – në të dyja kuptimet e fjalës…

69 komente në “Kam simpati për Zj. Topalli…”

  1. eno.durres says:

    vetem nure nuk ka ajo o zaloshnja !!

    1. Albi says:

      Turp per nje shkrim te tille por gjithsesi eshte e drejta e gjithkujt te shkruaj cte doje.
      Se pari per te gjitha keto ditirambe qe rendite zotri kushtuar Zonjes se Zheleve na i ngrite zorret tek gryka.
      Ajo eshte gruaja e pare shqiptare me injorancen me te madhe, me fjalorin me te ulet pothuaj rrugaceror. ajo eshte as me shume as me pak po kukulla me e bindur e nje te cmenduri qe vetem identitet njerzor e jo me politik nuk ka.
      Ajo eshte vertet prej Shkodre po asnje virtut prej Shkodre nuk ka perjashto zhargonit shkodran qe e flet aq pa mend e aq me helm.
      Studimet ajo i kreu se i sherbeu Sigurimit te Shtetit Komunist si spiune prandaj dhe ajo eshte kunder hapjes se dosjeve qe megjithate tashme jan rregulluar nga ustallaret e rregjimit shpellar.
      Zaten prandaj jemi ne kete derexhe se kemi gazetar te tipit Zaloshnja qe i mahnit edhe nje zhele e tille qe vec nje politik pa dinjitet mund ta ver ne ate post tashme aq te zhvlersuar prej saj vete!

      1. Vlora says:

        ne fakt komentit tend nuk duhet shtuar asgje…
        shum i sakte
        po un do te them se zaloshnja po ta kishte studjuar mire do ta dinte ,,, qe per shkollim e per karjere para,, 90 duhet te falenderoje sul bahollin sekretarin e pare te rrethit te shkodres.

      2. Argita_B says:

        Nese Jozefina Toppali perfaqeson me te vertete femren shqiptare, atehere do te preferoje te behesha traversti, pasi ajo çdo gje mund te jete, vetem femer jo.
        Nuk kam degjuar as meshkuj te perdorin nje fjalor kaq banal, vullgar si perdor Jozefina Topalli.
        Mjere burri dhe femijet qe e kane ne shpi.

      3. shqiptari says:

        ty o Albi une te kuptoj me revolten tende, dhe ti ke shume te drejte per ate idiote qe smeriton te shkruhet jo me ti japesh vlera.por ne fakt Zaloshnja e thumbon dhe tall trapin me injoranten dhe prandaj e ke keqkuptuar.ti ke te drejte qe eshte femra me burdello ne kulture, ne llogjike, ndoshta dhe ne moral dhe per kete do flasin vete shkodranet por mbas pak kohe, do tja nxjerin xhevahiret ata po prit.Po ti shikoje qe kur do te imitoj grate me peshe te botes qe mbajne dicka te bukur dhe te thjeshte ne bluze ose xhakete ,dhe injorantja vete dhe ve ndonje trendafil sa nje kapele.

    2. xha veli says:

      Nje luge sheqer nje luge zeherr.Sic eshte bere e modes edhe Eduarti nuk ka si te shpetoje nga klisheja.E si mund ti themi ne te hidhurat keshtu cope.Jo se duhet te dukemi te paanshem perpara regjimit.Atehere si te gjithe .E fillojme me ca sheqer e pastaj themi ate qe kemi per te thene.Megjithe se ne ndjejme shume keqardhje per Xhozin ne rradhe te pare si grua, si grua simpatike,si e shkolluar, si nene si politikane e rendesishme ne nje parti, si drejtuase e nje institucioni shume te rendesishem, qe ofendon publikisht me keq se nje rrugace ordinere drejtuesin e institucionit me te rendesishem te shtetit pa ja bere syri terrrrrrrrrrr.Dhe kjo eshte ne konteks me veprimin me te fundit te Xhozit(xhozef-ines).Por nuk mund te thuhet kjo keshtu cope. Ndaj duhet sheqerosur me ca gjera te tjera pavaresisht se jane jashte konteksit e nuk kane te bejne fare me momentin.Ndaj ne duhet te rreshtojme njehere gjithe simpatite qe ndjejme ndoshta edhe apriori per xhozin e pastaj te bejme verejtjen qe kemi per te bere.Ndaj Zaloshnja keshtu si vepron behesh per tu keqardhur.Memegjithe respektin e pafund qe kam per zoterine tuaj sepse etj.,etj., etj., mund te vazhdoj keshtu pa fund. Por nuk po e bej se ndryshe do te ngjaja me ty.

    3. sorge says:

      Jo vetem nur nuk ka kjo BISHE,por eshte nje GEBELSIANE E LENDUR!!!Ti,Zaloshnja je njeri pa taban dhe kujton se e rrit veten duke lavderuar bishat e pushtetit FASHIST te Berishes!!!Shkollen e larte kjo zonje,qe thua ti e ka bere naten ne INSTITUTIN E SHKODRES,ndersa per rezultate te larta,mund te tregojne ata te Institutit te MISRIT E ORIZIT ku ka punuar si puntore!!!Ajo nuk eshte vecse nje femer-mashkull me shpirt KATRAN!!!Urrejtjen e ka ne GENIN e saj,ndaj nuk mund te respektohet vetem se eshte e para femer Kryetare Kuvendi!!!I harrove “ZHELET” e kesaj shtrige ,qe kercenonte opozitaret???I harrove KRIMET e saj ne RRETHIMIN E BASHKISE SE SHKODRES vite me pare,nga LUKUNITE FASHISTE TE BERISHES???Permbi te gjitha eshte nje SHERBETORE FRIKACAKE E BARBARIT BERISHA NE TERE KRIMET E TIJ KUNDER POPULLIT E DEMOKRACISE!!!Ajo nuk e meriton te PERMENDET ME EMER,pale per te tjerat!!!ESHTE NJE MASHKULL I KEQ!!!

    4. Protesto says:

      Sa per kujtese e dije per lidhjet e Bamir Topit me komunizmin ato vijne nga vitet e lindjes se komunizmit,lidhje qe kane hershmerine e saj nga librari Flora ku i jati Bamirit i sherbente si spiun e propogandist i ideve komuniste Enver Hoxhes,kurse sot,gjithmone sipas te vellait Flamur Topi ne nje interviste ne TVSH,ai deklaron se,Bamiri prej dekadash mban ne portofol dhe poshte jastekut “si hajmali”foton e diktatorit Enver Hoxha.Nese i shohim ne konteksin e bashkepunimit dhe sherbimit si Bamir Topi dhe komunist Sali Berisha sebashku jane firmetare te ligjit 7501 dhe shume ligjeve te tjera i grabiten me forcen e pushtetit pronat pronareve te ligjshem dhe gjithashtu dhe pasurine kombetare dhe per kete te gjithe ju o pampersa te lakenjeve te diktatures komuniste e keni te qarte por nuk doni ta besoni se ato te marre shebashku jane dy anet e se njejtes medaje,pra pasqyre e diktatures komuniste,por tashme me fytyra te reja,por te daluna boje.Per kujtese kujto nje Tirane te kthyer ne nje shurrtore gjigante gjate kohes se qeverise Berish 1-2,duke mos harruar 1997,8 qe grabiten gjakosen dhe masakruar mijra shqiptare,dhe keto kane marrezine e firmen e Bamir topit ketij komunisti te pa teste por nje sherbetor i se keqes shqiptare ne vite.Servilizmi dhe dobesia ne kujtese sjell gjithmone marri e shkaterrime apo krime nga pas.Besoni

    5. Kjo femer e nyt e Shkodres asht “”Laja me tipare te zeza”” e po Shkodres per te zezen e Shkodres dhe tan Shqipnis, noshta ma shum se cka i ka ba Nexhmie Hoxha te zeza ketij Populli e ketij Veni:
      1- Ne adolishence e rinin e sajna ka pikepytje shum te mdha per bamat … (per moralin spo zgjatna se… etjera, etjera) dhe si u fut ne pune ne Institutin e Miser Orizit dhe nga kush u propozue, Komiteti i Partise dhe Dega e Mrenshme e Shkodres (Sigurimi i Shtetit).
      2- Ne Universitetin e Shkodres ka njekun linjen e Sigurimit te Shtetit ene mas 1991,(ka patun pseudonimin Dizinjatorja e Re qysh kur asht futun ne Institutin e Miser Orizit), e ma pas e perkrahun prej Sali Berishes mas 1996 ne PD e Shkodres per me vazhdue linjen perça e sundo, vidh e shkatrro.
      3- Ka krijue dhe drejton Mafian e Shkodres ne cdo gja, e pervec pronave te sajna ka vjedhun me dhune per oborrin e Mafias se sajna ne Shkoder gjithça tjeter, duke majtun nen terror 100% si te kohes se PPSH tan Shkodren e rrethinat e sajna.
      4 -Ka gisht ne mjaft gjana te pista e kriminale sidomos mas 2005, ku asht tu tentue me barasu me bishen Sali Berisha.
      5- Eduart Zaloshnja nuk ka byth me shkrue te verteten spaku 50% per ket kriminele “”Made in Shkodra””, se na Shkodranet me taban e njohna ma mir ket Monster femen ene pse rrjedh prej familje me emen te mir dikur…, sepse asht Nexhmie Hoxha e dyte, se per te trete venein e ka zanun Monika Kryemadhi tash.

  2. Gjergj says:

    Shkrim shume i dobet, nuk sjell ne drite ndonje gje te re. Nuk arrij ta kuptoj se cilat jane kriteret qe nje shkrim te shohe driten e botimit ne Shqiperi, ndoshta as qe ka kritere.
    Nuk kam asgje as me artikullshkruesin dhe as me gazeten, madje me duhet te shenoj se Tema boton shpesh artikuj cilesore, p.sh. editorialet e Z. Mero Baze jane ne te shumten e rasteve interesante.

    1. Andreas says:

      Zaloshnja eshte tashme i konfirmuar ne shkrimtarine pa krip. Eshte autor tipik me ide te paqarta dhe mbi keto ide ende te trubullta ne mendjen e tij, nderton shkrime kacavjerrese e te pakuptimta.

  3. Xha Temja says:

    Fort i ndrituri zoti Zaloshja!Duke marre ne konsiderate rendesine politike,por sidomos filozofike te problemit qe ju trajtoni, me shume simpati do t’ju rekomandoja:Pirdhni,i nderuari Zoteri, pirdhni per cdo rast dhe sa te mundeni, se keni nevoje te shfryheni.Dhe nje veprim i tille, pa me te voglin dyshim eshte provuar qe ju bene mire, sidomos per shendetin mendor.

  4. ATDHETARI. USA. says:

    ME VJEN SHUME KEQ ZOTI ZALOSHNJA QE PASKENI SIMPATI TE MADHE PER TOPALLICEN QE PO IBEN ME SHUM DEM DEMOKRACISE SE SA EMANCIPIMIT DHE TE SAJ. ME QENDRIMET DHE SJELLJET E SAJ PREJ AROGANTE NDAJ OPOZITES DHE INNSTITUCJONEVE KRYESORE TE VENDIT,SI NDAJ KRYE PROKURORES INA RAMA, PRESIDENTIT TE REPUBLIKES ZOTIT BAMIR TOPI, SHKELJEVE TE HER PAS HERSHME TE REGULLORES TE PARLAMENTIT, MOSPERFILLJES NDAJ PERDHUNIMIT TE FEMRAVE, KUR ATO JANE DREJTUAR PER NDIHME, PRIVILIGJET EJASHTE LIGJESHME QE I KA KRIJUAR VEHTES DHE FAMILJES TE SAJ, BRENDA E JASHT VENDIT. SI VAJZES E DHENDRIT NE AMBASADEN TON NE PARIS, TE VELLAIT NE AMBASADEN TON NE ROME E TE TJERA FAVORE PER SHKAK TE NEPOTIZMIT ETJ. DESHMOJNE ATE QE JOZEFINA JO VETEM SE MERITON ATE POST QE MBAN, PORE DUHET TE MERRET NE NDJEKJE PENALE, SEPSE KA SHPERDORUAR POSTIN SHTETEROR PER INTERESA PERSONALE.A

  5. Shebeniku says:

    Sepse Zaloshnja vjen nga malet e skraparit ku ka vetem bageti dhe ku kultivohet ndjenja dhe besnikeria per udheheqsin. Dhe Jo patriotizmi pèr vendin. Prandaj ka simpati Zaloshnja per qytetarin, pèr civilizimin. Sepse vetè Zaloshnja u rrit nè tiranè me ndjenjè e ndergjegje provinciale tè eger.

  6. Jola says:

    Dakort me Gjergjin. Shkrimi nuk ngjit. Megjithate, per te respektuar autorin dhe tematiken e shkrimit do te doja te ishin trajtuar nje thes antipatish (deri ne urrejtje) qe zonja Topalli i meriton t’i thuhen brenda versionit te pare te simpative. Ashtu siç eshte bere pershkrimi i simpative te ketij versioni, duket si nje portret i porositur nga vete zonja Topalli. Me te mire nuk do ja benin as Çili &CO.

  7. nela says:

    E.Zaloshnja shko me mire meru me statistikat dhe parashikimet e rezultateve te votimit(kur te iki saliu dhe te mos vidhen me votat). Sa per shkrimin i dobet. Artikull shkruesi perpiqet te shkruaje gjithmone ne zonen “gri”, as mish as peshk. Per simpatine e grupit te dyte qenka munduar shume te gjeje dy simpati-keqardhje, per nje xhade qe ka peshe specifike sa nje pupel, pa kulture, hileqare, qe turperon Fishten , Migjenin ,Gurakuqin me gegerishten e deformuar( nuk besoj se Migjeni do te thoshte “pulitikan” per politikanet, si dhe po te ishte spiker i kuvendit nuk do ti nxirte deputete per zhelesh jashte.)Thjeshte, kjo femer per pozicionin qe ka, eshte turpi i shqiptareve.

  8. BARO CORROGJAFI says:

    PER VERSIONIN E DYTE TE FJALES “SIMPATI” PER ZONJEN TOPALLI,MBETET PER TE FOLUR SHUME ME TEPER NGA SA KA SHKRUAR AUTORI.NDERSA UNE DO TE SHPRTEHJA KEQARDHJE PER ZNJ.TOPALLI KUR AJO SHPERDORON POSTIN E KRYEPARLAMENTARES DUKE E DREJTUAR ATE ME NJEANSHMERI. AJO PERBUZ HAPUR DEPUTETET E OPOZITES,BILE I POSHTEROPN ATA, DUARTROKET E ZGERDHIHET EDHE ATEHERE KUR KRYEMINISTRI FLET NGA ZVERKU NDAJ DEPUTETEVE TE OPOZITES.SHPESH HERE DEGJOJME QE E SHPREH HAPUR URREJTJEN NDAJ OPOZITES DHE OPOZITAREVE.IA VLEN TE THEKSOJME SE ANTIPATIA NDAJ SAJ EHTE SHUME HERE ME E MADH NGA SIMPATIA QE SHPREH AUTORI ZALOSHNJA NE SHKRIMIN E MESIPERM.

  9. tironsi says:

    Kam simpati per ty z.Zaloshnja se gjithmone kam mendu se je dikush,
    NE VERSIONIN ANGLEZ KAM SIMPATI PER TY Z.ZALOSHNJA SE NUK NA THE NDONJI GJO TE BUKUR QE NUK PO DI AS ME TE KUPTU.
    kAM SIMPATI PER TY EDHE UNE NE TE DY KUPTIMET

  10. nuk kam simpati says:

    TemA, mos po ndroni kursin ju?

    Nje shkrim jashezakonjsht i dobet, edhe Hitleri u ngjit ne majat e makines qeveritare po rmos duhet te djejme simpati per kete arritje? Ceshtja eshte pare nga nje kendveshtrim shume i dobet?

    Ne fakt do ishte me mire te zhbiroheshin menyrat se si Xhozi i beri ato arritje…

    me vjen keq, por u zhgenjeva.

  11. Durim Shumi says:

    Te lumte Zaloshnja!
    Sic thuhet tek ne, “t’a vrasesh” ate qe e meriton me pambuk. Por do te shtoja, edhe me inteligjence.
    Me vjen keq Z. Gjergji, por qe nuk e kupton permbajtjen dhe sarkazmen e holle dhe elegante te shkrimit nuk eshte faji i Zaloshnjes!
    Nderime dhe respekte per Zaloshnjen e mencur dhe trim,
    Durim Shumi

    1. Nuk shoh asnjë lloj sarkazme në shkrimin e Zaloshnjës vec krahasimit ndërmjet dy alternativave të simpatisë.

  12. DONIKA says:

    pse i bije rotulll zoti.zaloshnja.sinqerisht kam simpati per ju kur diskutoni(simpati ne kuptimin shqipetar,varianti i pare),por pse nuk shprehesh direkt per kete zonje.e di ca me kujton sa here qe e shoh ,ata filmat me nazista ,nje oficere ss e denje per nje filem te tille .turpi i kombit tone besoj do jete ajo figure

  13. loli says:

    ke kopjuar bledi manen o zaloshnje. e ka bere para teje kete gje. sado ta kesh kamupluar perseri eshte plagjiature…sorry!

  14. saviano says:

    Ne fakt sa here qe sho kete foto te kryeparlamentares me kujtohet Sudja. Asgje tjeter nuk me sjell ne mend dhe jo se une kem lene gje te Sudja po se shume shqiptare kene lene leshte ke Sudja si shume te tjere militante po lene leshte e krese tek SUDJA e parlamentit
    Po ani gjen tenxherja kapakun.

  15. james says:

    O Edi Zaloshnja ke shkruajtur keto rreshta vetem e vetem qe te tregoje simpatin seksuale qe ke per Topallin.Gjithsesi nuk eshte e keqe per nje gojore edhe pse pi shume duhan

  16. Opinionisti says:

    Ti Zaloshnja qe jeton ne tiranistan e ke friken, ne se kokat qeveritare i kritikon me te drejte.Ky shkrim kete deshmon thua 8 te mira dhe dy te keqia,rezultati ti e levdon Topallin.Me kete taktike shton jeten ne tiranistan.
    Ne se analizon Topallin duhet te jesh me i thelle,me i gjere,me kurajoz,tedalin gjithe miresite e saj dhe te metat.Ndryshe me ato duart tipike gjigande thuaj,Jo nuk e bej kete analize.
    Opinionisti

  17. Bashkohem plotësisht me komentin e Gjergjit. Shkrim pa vlera që në një farë mënyre krijon efekt të kundërt tek lexuesi. Nuk e di se nga cila familje me traditë vjen spikerja e parlamentit Ledi Jozefina “Makbeth”. Para clirimit gjysma e qytetit të popullësisë së Shkodrës merrej me tregëti. Kjo dukuri e spikeres nuk na impresionon, aq më tepër që shumica e shkodranëve , tradicionalisht kanë qenë të djathtë. Përfaqësuesit historikë të së djathtës, gjithmonë kanë qenë njerëz me kulturë tolerante, komunikues me kundërshtarin politik dhe bartës të etikës qytetare. Këto vlera civilizuese nuk nuk gjinden tek Z. Topalli. Etika e shprehjeve të saj primitive dhe sjellja arrogante violente, e bën të vështirë të besohet se origjina e saj i ka rrënjët e prejardhjes nga familje borgjeze. Ndoshta këto vlera të pamerituara përdoren nga ana e saj, si mbrojtje e pasurisë gjoja të trashëguar, për të justifikuar milionat e pandershme, të zhvatura gjatë periudhës si politikane e majës së lartë shtetërore.

  18. Lani says:

    E keni gabim z. Zaloshnja,

    kur shkruani se: “…pikërisht kur në krye të zyres se Presidences (pra Bamir Topi) është i pari shqiptar në 80 vjet që nuk ka qënë ndonjëherë komunist ose s’ka pasur ndonjë lidhje familjare me komunizmin.

    Bamir Topi ka qene kandidat i PPSH dhe eshte bere i tille kur komuniste te tjere flaknin teserat. As lidershipi i PD (pa diskutim ai i PS)nuk i duan antikomunistet e para ‘1944, aq me shume ne poste te larta shteterore.

  19. tg usa says:

    me nje debile nuk duhet te meresh
    por kur ta hip ne zverk si tja besh?

  20. ina says:

    Une vertete nuk kuptoj pse shkruajne njerezit ndonjehere? ka pasur lezet me pare kur te shkruaje ishte mundim i madh me leter e me boje, sot shkruaj e fshi ne kompiuter, merr fjale andej keter dhe ja ku je online per komunitetin e njerezve te interesuar ne opinionet boshe te njerezve qe shkruajne edhe kur nuk kane asgje per te thene….

  21. eltoni USA says:

    Qyteti i Xhozit a ka ndonje ndryshim me ate kohe kur eshte shkruar libri me titull:”Albania: a narrative of recent travel”?
    Nga Edward Frederick

    Behet fjale per vitin 1890 nga nje ekspedite e kater anglezeve ne Shqiperi.
    Ai thote:

    Ne ishim të shoqëruar në breg nga një prej pasagjerëve, një oficer i ri turk i xhandarmërisë. Ai ishte një i krishterë shqiptar, me prejardhje nga Shkodra, dhe sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Trieste. Ai fliste dhe shkruante italisht turqisht, frëngjisht, Shqip dhe Sllavisht.
    Ne natyrisht deshem të mësonim nga ai se çfarë lloj vendi eshte Shqipëria, nëse udhëtimi ishte relativisht i sigurt.
    “Shqipëria është krejtësisht e sigurt,” tha ai, “më e sigurt se Trieste. Nuk ka bandite,.ju mund të ecin vetëm nga Shkodra për në Selanik, dhe të trajtoheni si një mik nga të gjithë, veçanërisht kur ju jeni një anglez.”
    Ajo që miku ynë kuptonte nga “krejtësisht e sigurt” nuk ishte pikërisht ajo që një turist do të kuptojnë me termin. Shqiptarët nuk kërkojnë policë,ata mund të marrin ligjin në duart e tyre; gjithmonë eshte i padobishem polici. Në një vend të egër si yni, një kriminel, nje vrasës, për shembull, gjithmonë mund të shpëtojë, ai gjen strehë në male. Familja e viktimes në qoftë se nuk mund ta gjeje vrasësin, vret një nga pjesetaret e familjes së tij.
    Pra kush e gjen sa vjet mbrapa kemi shkuar?

  22. Albann says:

    Kam “simpati ” per Topallin qe i bertet presidentit qe te zgjohet nga gjumi letargjik.Dje prsoni me i dashur nga shqipetaret persa u perket antareve te PD ndersa sot presidenti rrezikon te zhduket nga politika. Njerezit prisnin qe ai te reformonte PD ndersa ai ra ne gjume sa mori postin e presidentit.Urime zonja Topalli qe e zgjove.
    Duket qe shkrimi eshte shume emocional.Po edhe do sulmohet presidenti,s do e leme te dremise.Ka njerez qe e lakmojne ate post.S mund te akuzosh dike se eshte asertive.Kapitalizmi mbeshtetet mbi te qenit asertiv(kerkues) te individit dhe jo thjesht ne te paturit rezultate te shkelqyera ne shkolle.
    Une s kam simpati per Topallin,por punen e saj e ben mire (dmth per interesin e saj personal dhe te partise ku aderon).

  23. nastradinin says:

    Ka me shume simpati per zonjen Topalli te kohes se monizmit. Qe verdallisi dhe ja hodhi gjithe sigurimsave e Enver Hoxhes. Per te regulluar hijet ne biografine e vet. Per te bere shkollen dhe per te punuar ne Institutin e Misrit dhe Kallamoqit ne Shkoder. Por ka me shume simpati per zonjen Topalli te Demokracise. Qe ja hodhi te gjitha ligjeve te fizikes dhe parashikimeve shkencore. Kur me magjine e saj famoze transformoi akullin e Bjeshkeve ne uje me zmadhim volumi 4 here. Per ta kthyer qytetin e saj te dashur ne nje Venecie alla berishiste. Disa here brenda nje viti. Kesaj i thone zonje ta marsha t’keqen, o zoti Zaloshnja. Qe i ben nana nje here ne 100 vjet!

  24. hana-marsi says:

    Thjesht nje shkrim i hershem me nje perhstatje te re, ne nje kontekst te ri.
    Nuk e kujtoj mire se kur, por ka me shume, ndoshta, se nje vit qe kam lexuar te njejtin shkrim. Kam pelqyer gjetjen, por edhe tekstin publicistik si i tille…Megjithate, nuk e kuptoj, perse duhet te dilet gjithmone me te njejten ide e per me teper me te njejtin tekst, kur rrethanat jane te tjera. Kaq te varfer te jene ne ide publicistet tane?
    Sigurisht qe pranoj e kenaqem sa here qe i lexoj te gjitha llojet e aktualizimeve te texsteve te tilla si ata te Krist MALOKIT, qe fatkeqesisht tingellojne aktuale pergjate gjithe historine tone, por jane shkrime unikale….e ndersa ky i zotit Zaloshja, megjithe krahasimin e goditur me gjuhen angleze, i drejtohet nje personazhi te vetem politik, pa kuurfare vlere e pa kurrfare kontributi ne shoqerine shqiptare.
    Te tilla shkrime, pa dashje i perkedhelin keto figura, te cilat nuk kane kapacitetin e duhur t’i kuptojne ne thelb e, vetem fakti se dikush shkruan per ta, i ben te mendojne se pa ta nuk behet “Shqinija jone” ….

  25. hana-marsi says:

    pse nuk e botoni komentin e pak minutave me pare? Mos na zhgenjeni ju te “Teme”-s sepse ju lexojme me kennaqesi….

  26. shkodrani says:

    nuk kam lexu ndonjihere shkrim ma te dobet,…ne asnji version nuk meriton te analizohet Jozefina,…asht personazhi ma negativ qe ka njoft historija e grave shqiptare.Jozefina asht duke propogandu luften e klasave,mundohet ne çdo debat te permend biografinat e te gjith deputetve socjalist.Turpi i kombit shqiptar.

  27. Landi- Sverige says:

    Eduart Zaloshnja, per simpatine qe kam per Ju, mos ishit gje ne gjum kur i shkruajtet keto rreshta? Mos keni bere dhe orgazem me simpatine Tuaj per zj. Topalli ne ato momente?
    Une, personalisht (te me falesh per injorancen time) nuk e kuptoje se ku e ke futur sarkazmen, ne qoftese egziston?

  28. ashiku i sheqeres says:

    Zhelefina e ka care jeten dhe karieren me breke neper kembe o kokrrecka Zaloshnja ..mos shkruaj budallalliqe ..ajo eshte femra me injorante qe kam pare apo degjuar ndonjehere…sado te ishe mire me mesime ne regjimin e hoxhes askush nuk te linte te shkoje ne universitet le pastaj ne Itali,po te kishe biografine te keqe ..dhe familja e kesaj nuk este persekutuar se qe e pasur apo e edukuar..kane qene arsye te tjera ..ketu duhet te filloj simpatia per ate ..sot te persekutuar quhen dhe ata qe i perplasi regjimi ne burg per vjedhje xhepash,shtepiash dyqanesh apo dhe te telave te rrobave. i persekutuar e mban veten dhe sekretari i partise dhe kandidati i kq te partise ,,Salushe Berisha….my simpathy Z Zaloshnja for your rotten brain!

  29. Devolliu says:

    KAM NEVERI PËR SHTRIGËN E PARLAMENTIT:

  30. ndoshta?! says:

    Ndoshta autori u perpoq te kopjonte rehtoriken e forte te Mark Antonit ne “J. CEASER” qe te vertetonte te kunderten por deshtoi thellesisht.

    Nje keshille te sinqert per autorin; mos u dekurajo, perfeksionoje stilin dhe vazhdo te shkruash.

    Shakespeare, ka frymezuar shume shkrimtare por fatkeqesisht asnje nuk e ka zevendesuar ate.

  31. julius says:

    SHKRIM SHUME I DOBET..pordhi kali ne dere te hanit i thone ketej nga ne..na mallengjeu Zaloshnja..keta te redaksise botojne cdo trapllik qe u vjen ndermend cdo personi qe ka marre nje lloj afirmimi publik dhe kjo eshte e trishtueshme…

  32. emigranti says:

    Zoti Zaloshnja,jeni i fuqishem me ironine fyese qe keni perdorur,po sido qe te shkruani ju ajo qe ka mbaruar me rezultate te “shkelqyera”nuk e kupton,se i jane “errurr” syt,jane “shurdhuar” veshet,ka prirje vetem te keqen e popullit vet,keta jane PUSHT,,,,ETARET tane.

  33. Luan Kavaja says:

    (TRI-ROTA )o gazetar Zaloshnja ju thoni se kini studjuare ne amerik. Pra une per ty kam “keqardhje” sepese e thane fare gjuhen amerikane…,po te pyes o gazetar gjuhe amerikan mose e ke mesuar ne restoranten e Enveri ne New York gjoja bosa “Bytycet”, o se harova sot miqte e Sales e te Ilir Metes (PASTROJN PARAT”……
    Sa per Jozofinen ju na thoni se ka mbaruar shkollen e larte dhe esht me biografin antkomuniste, Sa (genjeni)si per gjuhen amerikan dhe per Jozafin-spiunen, E Para sa per Jozofinen,baba i saje sekretar ne komitetin qenderor i Enverit dhe me vone i Ramizit dhe pase i Sales, sa per Jozofine (spiune-ordhinere kaq) Sa per ju gazetar zaloshnja E thani amerikancen se Sala…, MJERE MJERE SHQIPTARET DHE SHQIPERIA ME JU (gazetaresket e teverat e Sali-shpellarin..

  34. Astrit says:

    Turp te te vije Zaloshnja. Nuk e dija se paske qene kaq servil i peshtire.

  35. SPECJALIS SAMARI says:

    Oretaj Zaloshnja dhe ne hane taj me shkue nuk kini tru, koka jote eshte vetem per te ngarkuar dhe shkarkuare GOMARE, MERE DHE MIKUN Ilir Meten te te ndimoj me ngarku gamare.

  36. Luan Kavaja says:

    Inderuari Mero Baze, gazeta TemA eshte shpresa dhe mbrojtja e shqipetarve dhe E kombit…Mos lejoni gazetar te emeruare dhe halabak te Sales e te Ilirit.

  37. Pena says:

    Z.Zaloshnja,me keto simpatite tuaja,duket se shprehni me teper simpati per doktor Berishen,dhe sikur pozicionoheni nje hap me prane doktorit.Qofsha i gabuar,por do e tregoje koha,Njeresve me dy faqe(fytyra) iu del boja shpejt.

  38. Arjani says:

    I dashur Zaloshnja. Nuk jam me gjykimin eksteremist qe ju bejne disa ketu ne forum,pasi sidoqofte ne shkrimet e tua ka nje sens me qendrim kritik ndaj realitetit. Por i dashur, kjo kohe ka nevoje per nje gazetari pak me me “kocke”, ne kuptimin figurativ. Pershendetje.

  39. Stef Staku says:

    ANALIZE : Qeshtja ” Jozefine ” eshte shume me e komplikuar se sa e shpreh e e shkruan ky artikull si dhe shume debate te pavlere qe hap mbyll Jozefina.
    Nuk ka nevoje qe te diskutohen se cilat kane qene marredhenit e PPSH e Armes se Sigurimit te Shtetit nga njera ane dhe e komunitetit katolik te Shkodres.
    Pa asnje diskutim qe ne e kemi dijte shume mire se brenda komunitetit tone Sigurimi i Shtetit ka patur spijujte e tije. Ka qene nje goditje e madhe per ne qe Sigurimi i shtetit te kishte arritur te bente per vete Jozefinen pasi ajo ka patur mundesi me dijte me detaje gjera me rendesi per familjet e vjetra katolike te Shkodres.
    Per cfare tjeter Jozefina ka qene nje spijune pervec se te rraportonte ne Sigurimin e shtetit ato gjera qe ato nuk arrinin ti dinin per ne ?!
    Para se te krenohet qe i perket komunitetit latolik te Shkodres dhe te kerkoje mbeshtetjen tone ajo duhet te na kerkoje te falur per te kaluaren e saj dhe marredheniet e saja Sigurimin ne Shkoder.

  40. A T Z says:

    Megjithese personalisht nuk kam pasur asnjehere simpati per Zhozin po u besoj fakteve qe lartepermendet dhe do te te thoja qe zonjen e kapur semundja e mediokritetit.Te shkuara zonjes, te rroje dhe te na ler mbrapa.

  41. i drejti says:

    pres te hapet faqja-deri kur?

  42. ela says:

    Ky zaloshnja eshte nje idjot..nuk e kuptoj se si mund te quhet ky gazetar ky edhe vete se di cfare thote

  43. Vasel Malaj says:

    Habitem!!!!!! Simpati per nje Mafiozo-Idiote?!! Simpati per nje Terroristo-Mafioze. Juve ne SHqiperi keni luajtur nga mente. Turp te keni!!!!!!!!!!!!!!!!!

  44. sheshi tirana says:

    ore xha veli ti je bejtexhi. “ke dinshumi nen jastek do te gjesh nje cope byrek.”

  45. askushi says:

    ah, pse nuk u bera dhe une me P.D ta dija se do kisha gjithe keto privilegje… ah!

  46. ndoshta?! says:

    TemA, ju lutem kini meshire per lexuesit tuaj dhe mos na botoni here tjeter shkrime shellire si ky i sotmi se na e prishet gjithe diten na e prishet.

  47. tomori beratit says:

    Jam nje simpatizan dhe lexues i regullt i z.Zaloshja por me kete shkrim le shume per te deshiruar duke i bere elozhe nje vrastareje,nje rugaçeje ne kuptimin e plote te fjales,nje gruaje qe ka shkuar aq lart me idjotesine e saj sa ariti edhe ne budallallekun me te madh te shekullit qe Shqipetaret kane degjuar ndonjehere diten me diell qe :Ne ja kemi kaluar Gjermanis dhe Frances dhe bota po mahnitet me zhvillimin e Shqiperis. Pika qe nuk i bie ne koke jozit dhe gjithe ata te pa cip qe i thurin elozhe nje fashisteje

  48. ndoshta?! says:

    shume i goditur epiteti, “zhelefina” le t’i shtojme dhe “dizenjatore”

    pasardhesi i mut hoxhes, sali-hale-mortje-berisha vazhdon t’a shperbleje zhelefinen per sherbimin e devotshem te sajat si atehere dhe tani, por zhelefina sale -hales i ka ardhur fymezmi tani se fundi po na ben vjersha per pjeshket.

    zhelefina, i thuaj sales tat te mbyllet brenda dhe te shkruaj dhe ai nje liber per “pjeshken” tende sa pa i ikur muza (n.q.s nuk e di kuptimin e fjales muze p ta shpjeoj une mos u lodh t’a gjesh se e ke axhenden te ngjeshur, vetem perpiqushi t’a shqiptosh tamam-do te thote frymezim) se kushedi sa interesant do jete. te garantoje une moj zhelefine se do ia kaloj edhe librit te edit ne shitje.

  49. MEMEDHETARI says:

    Mos e qortoni kaq shume z.Zaloshnja…
    Une mendoj se ka edhe ane pozitive…
    Te pakten,na dha mundesine qe ta peshtyjme ne surrat Zhgarravinen…

  50. analist says:

    Jam shume kurioz te shof deftesen dmth librezen e notave te shkolles se larte te zojs Tapalli,te shoh ato rezultatet e shkelqyera qe na prrallis dhe ky zaloshnjari. Hjade,publikoji dhe na e mbyll gojen.

  51. Haxhi Qamili thote says:

    E keni keq kuptuar Zaloshnjen,ai vetem se tall trapin me Xhuzefinen te jeni te sigurte,me vjen shume keq qe se kuptoni,megjithate prisni nje tjeter vjen e ketije lloji per dyshen Sali and Xhuzef….,ndersa Shkodra i ka gati barcaletat e komedite per kete dyshe mjerane e sigurisht e per ata qe i pasojne,por dhe per ne vete popullin qe vazhdojme me keta injorante qe na dolen me injorante se ata qe na drejtonin para 90es.

  52. eni leka says:

    me vjen keq kush e ngriti kete grua kaq lart deri ne k kuvendit,njeri me injorant nuk ka pare politika shqiptare ,sidomos kur by…th e saj shan bamir topin te vjen per te vjelle

  53. aqfi says:

    Si mund te kesh simpati per kete grua,kur drejton parlamentin sikur me qene brigate kooperative.Po te jete e zonja te votohet ne popull dhe te shohim sa vlen jo ta zgjedh imaloku.Shkrimi nuk me ngjit fare.

  54. Elba says:

    Zhelepina ska asgje te perbashket me Shkodren.Per nga kultura dhe paraqitja duket si jevga Sude.POrshume me harbute dhe e paturp.Ne tempullin e drejtesise shpreh urrejtje per opoziten. Opozita nuk eshte armike.Ne Demokraci respektohet pikerisht pakica.Kjo pakice e sotme duhej te ishte pozite.Kete e di mire Zhelepina bashke me Sali Trapin.

  55. Lil Toronto says:

    Une mendoj se qellimi i publikimit te artikullit te Zaloshnjes nuk eshte vleresimi i tij per Zhelefinen ne vetvehte, pasi ate e njohin te gjithe shqiptaret, por venia ne pah e “vlerave” te autorit qe i thote vetes gazetar.

  56. Lalushi says:

    Kurse une do te thosha, se eshte fakeqsi qe ne kemi ne krye te Parlamentit nje femer te tille. Sado ane pozitive te kete ajo femer, kultura e sa e te komunikuarit te le shume per te deshiruar. Akoma me fatkeqsi do te thosha qe ajo eshte bije Shkodre. Ajo nuk e meriton te jete bije e atij Qyteti me kulture e tradita te lashta.

  57. ismeti says:

    se pari me ka ardhur keq per zonjen nga qyteti se ka lejue qe ti udheheq nji i semur mendor,pastaj kur e shef se edhe ajo asht semur mendisht si shefi i saj kur e shef si krekoset ne kuvend pa kurfar lidhje
    PER KETA TE DY TE SEMUR TURP POR EDHE PER GJITHA ATA HORRA QE I MBAJN NE PUSHTET

  58. hakmarja e popullit mbi ty says:

    na zhgenjeve o zaloshnja, megjithese nuk te paragjykoj per opinionin tend, por ti thuash fytyres sores, qe suportoi kohen e komunizmit dhe doli me rezultate te mira nuk di cfare te mendoj, nje e perdorur ,bashkpuntore ,qe besoj e di mire e nje me karakter bashkpuntor nuk behet
    nuk i ul vlerat e vetes, e hijeshme jo e jo me ate fytyr gjith gunga, po te ishte e kulturuar gjuhen shkodrane do ta fliste bukur ashtu si ajo eshte gjuhe e embel e melodioze,e pa edokat e jo sensuale ne parlament duket si mashkull, nuk haroj ate te qeshuren e saj si hingullim e nje kali te lodhur hihihi, ku mu peshtiros e me shkuan te renqethura kur mendoj ne cfare duarsh kemi rene,ka patur ne familje nje ne parlament dikur ne kohen e zogjit 1, por nuk e dime sakte sa kulture ka patue dhe a e ka merituar por edhe sikur ja vlen te themi nga trendafili lind gjembi e nga gjembi trandafili, e per soren eshte e para. keshtu zaloshnja sora sore do ngelet

  59. SKENDER BEU I VJETER says:

    SHKRIM I BOTUAR NGA GAZETA DHE AUTORI TI SHERBEJE ZONJEZES LULUSHE,DHE TI KRUJE KOKEN PRESIDENTIT DHE TJA LERE MORRAT BRENDA,TA DENIGROJE.KETA ZALOSHNJAT JANE SKRAPARLLINJ DHE NGA SKRAPARLLINJTE E VETMJA GJE E MIRE ESHTE RAKIA,KURSE SI SERVILIZMI DHE TRIMERIA JANE TE SHPELARA.SERVILIZMI DERI NE PESHTIRI,TRIMERIA DERI NE NEVERI SEPSE ESHTE FALLCO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje