Në gjykata trukohen shortet e gjyqtarëve

30 Tetor 2011, 15:58Politika TEMA

Dhjetëra qytetarë janë ankuar pranë ministrisë dhe KLD-së për trukim të shorteve në gjykatat shqiptare, dhe dy ditë më parë një grup kontrolli është nisur në drejtim të 12 gjykatave. Rezultatet kanë qenë befasuese. Është vënë re se gjyqtarët e “rreptë” kanë pasur më pak çështje se gjyqtarët më liberalë, duke ngjallur hije të rënda dyshimi mbi të gjithë sistemin gjyqësor. Ministria thotë se rezultatet e këtij kontrolli do t’i bëjë shpejt publike, pasi edhe nga kontrolli janë përfituar prova të pakundërshtueshme. Nuk përjashtohet që ndaj disa kancelarëve të gjykatave të merret masë ligjore, deri në shkarkim nga detyra apo ndjekje penale, ndërsa “masa” mund të merren edhe ndaj kryetarëve të gjykatave që kanë qenë në dijeni të të gjitha procedurave që kryheshin në rrethin që mbulonin.

Grupi i kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë, krahas juristëve dhe inspektorëve, kishte në përbërje edhe informatikanë, që kanë këqyrur mënyrën e hedhjes së shortit. Ata kanë inspektuar kompjuterët me të cilët hidhej shorti në mënyrë elektronike. Kontrolli i kompjuterëve është kryer në 12 gjykata në Shqipëri dhe informacionet flasin për një trukim në masë të shorteve në gjykata. Ka dyshime se kancelarët e gjykatave, duke bashkëpunuar me punonjësit e tjerë të administratës dhe me vetë kryetarin e gjykatës, paracaktonin gjyqtarët e çështjeve. Në listën e gjyqtarëve të një gjykate ata hiqnin gjyqtarët e “padëshiruar” nga lista në kompjuter dhe shorti kryhej vetëm me gjyqtarët e preferuar. Në këtë mënyrë, çështja merrej nga gjyqtari i preferuar. Ka dyshime se shorti i çështjeve hidhej edhe në prani të avokatëve, që kishin “miq” disa gjyqtarë dhe “armiq” disa të tjerë. Këta të fundit nuk i preferonin dhe “punonin” me disa gjyqtarë konkretë. Ministria e Drejtësisë dyshon se ka edhe mënyra të tjera me të cilat mund të kryhej trukimi. Në rast se nuk punonte kompjuteri me të cilin hidhej shorti elektronik, administrata e gjykatës caktonte gjyqtarët me shortin me gogla. Megjithatë, edhe me këtë mënyrë primitive, administrata e gjykatës arrinte që të paracaktonte gjyqtarët. Në gogla vendosen vetëm gjyqtarët që “dëshironin” dhe gjyqtarët e tjerë i linte jashtë shortit për çështjet me interes. /Shqip

16 komente në “Në gjykata trukohen shortet e gjyqtarëve”

  1. Juli says:

    Te gjithe e dine qe Shorti i Gjyqtareve Trukohet, kjo seshte ndonje gje e re, ose e paditur per Ne Popullin, edhe Pse Min e Drejtesise ben te PaDiturin edhe kjo seshte ndonje gje e re per ne, Realisht te Gjithe e dime qe Shorti Trukohet, sepse ndryshe nuk ka sesi te Shpjegohet qe Ceshtjet me te Ndjeshme kundra Qeverise dhe Familjes Berisha nuk ka mundesi ti qellonin Fatmira Hajdarit&CO Gjyqtare Pro Tyre. Tung….. dhe Mos Genjeni veten edhe popullin sikur sdinit gje

    1. Vlora says:

      shum e sakte …po tall by.hen ministria e drejtesise …….
      si cdo here kur behet fjale per drejtesi ne shqiperi….dhe e pam shum sakte me ristanin,,, sashenken,,, e tomen,,,ne zemer te shqiperise e ne sy te gjithe shqiptareve…….e cte presesh me per rrethet…
      kjo eshte drejtesia vicidolase.

    2. ernali says:

      Kjo duhet te ishte bere shume me pare.Me sistemin e ri kompjuterik te
      caktimit te shortit,kontrolli eshte shume i thjeshte dhe duhet bere shpesh .Avokatet tek ne ,ja thjeshte seksere te gjygjtareve.Keshtu me pare behen pazaret,pastaj ceshtjen e merr Gjygjtari me te cilin eshte bere pazari dhe
      gjygji eshte i paragjykuar,behet vetem per te nxire letrat. Mjere ai qe ka hall dhe nuk paguan!Tani duhen kontrolluar dosjet e ketyre gjygjtareve qe kane me shume ceshtje,d.m.th. te babzitur per leke dhe jo per pune.
      Masat duhen te jene ekstreme,te pameshirshme!

  2. 21janari says:

    A me thoni se çfare ka mbetur per ti besuar, veç vdekjes, ne kete vend?

  3. K. F says:

    Cfare fantazmagori, tamam si ato telenovelat e Anadollit qe shohin perdite shumica injorante e popullit shqiptar?!

  4. Shefqet Cela says:

    Ne qofte se provohet kjo gje (kam frike se po) atehere ne nuk kemi vetem njje sistem gjyqesor te korruptuar, por majoz.

    1. fule says:

      Po kjo nuk eshte aspak gje e re, dihej prej kohesh se behet trukim ne hedhjen e ketyre shorteve.

  5. tg usa says:

    po te jene miq te saliut nuk i gjen gje
    shtet mafioz deri ne qelize

  6. Beni says:

    Behet zhurme,por emrat konktete nuk publikohen,flitet per 12 gjykata,per kancelare e gjykates pa emra.Kush i fsheh emrat e tyre dhe pse i fsheh?Populli, vertet eshte hallexhi,por kurre nuk eshte budalla.

  7. Albann says:

    Mire bejne.Sikur eshte ndeshkuar njeri gjer me sot qe te ndeshkohen ata.Kur malli s ka zot dihet qe nese e grabit s quhet grabitje,apo vjedhje.Shqiperia eshte kthyer ne mall pa zot dhe merr nga ky mall ai qe eshte i zoti…Nese gjyqtaret e koruptuar marin shumicen e gjyqeve dhe ato ku luhet me shume $$$$ kjo eshte normale dhe eshte gje e mire.Gjyqtaret e ndershem do perfundonin te djegur ne makine ,ne kete xhungel pa ligje dhe rregull.Mendoni sikur ne gjyqine e Metes te ishin gjyqtare te ndershem…Te pakten njerit prej tyre do i ndodhte ndonje “aksident”.Kurse keshtu gjerat ecin normal…Meta vazhdon aktivitetin e tij,gjyqtaret marin pjesen $$$$ e tyre,paraja qarkullon.Arvizu eshte i kenaqur,Berisha po ashtu,pjesa me e madhe e popullit qe voton per mazhorancen po ashtu…Se kuptoj ku eshte e keqja ketu…
    Do thoni ju po Shqipera s do ece para…Po si do ecte para Shqiperia ??
    Ai qe ka guxim te ece para dhe qe eshte Berisha ,ai s di te ndertoje shtet.Kurse ai qe mbase di te beje dicka s ka guxim te beje para (gjithmone terhiqet si frikacak)Mendoni se kur te mare pushtetin Rama do ndeshkoje hajdutet qe denoncon sot???Sigurisht jo se ka frike…Pra pyetja eshte me mire nje hajdut qe shtron nje rruge dhe pse vjedh gjysmen e lekeve,nje i korruptuar qe korrupton parlamentaret evropiane dhe ambasadoret dhe na fut ne Nato dhe Evrope,apo dikush qe nuk vjedh leke por s ka guxime te nise nje “rruge kombi” apo pret qiqra ne hell qe te applikoje per ne Evrope dhe rrjedhimisht thith me pak $$$ nga Evropa.?
    Ke do zgjidhnit ju: Nje njeri qe korupton te tjeret e thith fjala vjen 10 miliarde Euro dhe vjedh 5 miliarde …Apo nje njeri te supozojme 100% i ndershem qe i mer Evropes 2-3 miliarde Euro dhe nuk vjedh.
    BERISHA E CON NE FUND ATE QE NIS ,E MIRE APO E KEQE QOFTE
    RAMA HEZITON TA NISE DHE KUR E NIS E LE PERGJYSEM
    Pyetje:Cili nga keta dy individe do zgjidhnit si lider????
    (Gazeta ben mire te beje nje sondazh se ke do preferonin shqipetaret nje individ qe eshte i vendosur ne ate qe ben ,qofte dhe diktator,apo nje individ i ndershen,liberal por qe eshte shume i pavendosur dhe rrallehere con ne fund ate qe nis?))

    1. mustafa says:

      booo c’fare mendje e p….erdhur.
      s’habitem qe jemi ne kete gjendje e do behemi edhe me keq.
      keta do na cojne deri ne fund, me vendosmeri te papare, drejt katastrofes se plote.
      bota qe na ka ndihmuar keto 20 vjete ka filluar te behet pishman si dreqi.
      do behemi si ne 1913.

  8. E cuditeshme si vini ju o gazetare ne nji ide te tille me e fut ne diskutim ket gje haha !

  9. lekbibaj says:

    o alban po sbehet llaf sala qe te con o ne evrope o ne grope

    1. ALBANN says:

      hahahaha…ndodh kur i vete ti maresh kolltukun ,ose kur ke shume pasuri apo prona te trasheguara dhe ndonjerit nga obori i shkrep te ti mare.Po gjithesesi behet fjale per numur te kufizuar personash…Pjesa tjeter eshte vrasje per gervishtje makine ,gje qe s ka te beje shume me Saliun.

  10. O njerez says:

    Me siguri ata gjyqtare qe do te perfliten me shume, do te ngrihen ne pergjegjesi ose do te caktohen te gjykojne ne gjykatat e apelit, sepse e meritojne!? Kane dhene kontribut te cmuar ne dhenie dhe marrje,

  11. vlora 1 says:

    Drejtesia ka vdekur ne Shqiperi.Avokate dhe gjyqtare seksere te njeri tjetrit,kancelerite perfitojne ndonje kocke.Ai qe ka para i ushqen keta hiena,ai qe s`ka mallkon diten qe lindi.
    Ishte mire qemoti-te gjykonin burrat e mencur ne mes te fshatit pa avokat
    Ishte mire edhe AJO-NE EMER TE POPULLIT-te gjykonte opinioni i pagabueshem i njerezve pa avokat Pangon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje