Blendi Klosi: Do e kthejmë PS në një parti elektorale

7 Nëntor 2011, 20:29Politika TEMA

Sekretari organizativ Blendi Klosi foli për procesin e numërimit të votave për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke mos parashikuar dot një afat konkret të përfundimit të tij. Por ai tha se më e rëndësishme se koha është transparenca e procesit dhe vlerësoi trupën e numërimit si shumë serioze dhe përfaqësuese. “Është e vështirë të jap një informacion sepse është një proces i kujdesshëm, më mirë të humbasim pak në kohë po të kemi një rezultat të pranuar nga gjitha strukturat. Ne që kemi luftuar kaq shumë për votën e lirë nuk mund të lejojmë që të kemi pakënaqësi në numërimin e votave tona”, shprehet Klosi. Ndërkohë duke komentuar mbi vendimet e Kongresit, duke u shprehur se përveç miratimit të programit një tjetër vendim i rëndësishëm është ndryshimi i statutit që e bën PS-në një parti më shumë elektorale. “Kongresi ishte i rëndësishëm, aq më shumë që bëhet në një vit elektoral, në një periudhë përgatitjesh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u përpjekur që të japim në mënyrë publike ofertën tonë për qytetarët shqiptare, pse ata duhet të kuptojnë se duke votuar PS-në do kenë një jetë më të mirë për veten e tyre. Ndryshimet statutore forcojnë komponentin elektoral të PS duke kërkuar që të kemi një menaxhim më të fortë elektoral”, tha Klosi në dalje për mediat të publikuar në tv.ps.al dhe sqaroi se çfarë kuptonte ai me të qënit më shumë elektorale duke marrë shembull dhe nga partitë e tjera në botë. “Baza e PS-së të futet në ushtrime të caktuara që jo vetëm mbledhin vota, por edhe ta mbrojnë atë, por dhe ta kërkojnë atë, edhe  ta evidentojnë atë”, sqaroi Klosi. “Kemi nisur një proces në Kongres që vazhdon më tej duke kërkuar që të bëjmë çdo socialist të bindur për programin, por për t’ia kaluar elektoratit tanë këtë bindje për programin. S’kemi informacion të lëvizjes demografike, politika ku bëhen shkolla, ku bëhen rrugë, kjo është tragjike për forcat elektorale ku garojnë”, tha Klosi duke sqaruar arsyet pse duhet forcuar më shumë komponenti elektoral. Ai mori si shembull zonën e Durrësit duke thënë se të paktën 50 mijë votues të PS-së “nuk dinim se çfarë ishin”. “Forcës tonë politike i lind detyra që në periudhën në vazhdim të përgatitet për garën elektorale ku të evidentojë çdo votë të majtë”.

 

8 komente në “Blendi Klosi: Do e kthejmë PS në një parti elektorale”

  1. Claus says:

    Duhet “falenederuar” tere shumica e PD-se ne KQZ dhe vecanerisht Arben Ristani qe nxorren me “procedure” Edi Ramen nga bashkia.
    E kam thene me pare qe nje kryetari i PS, E.Rama nuk mund te kercente ne dy dasma njekohesisht, ai duhet te dilte nga bashkia dhe te merrte rolin e liderit qe per disa vjet nuk e beri.
    Tani duket qarte qe PS eshte kthyer ne nje rrezik potencial per Berishen, PS ka nje program te qarte, dicka konkrete ne duart e zgjedhesve.
    Duket nje organizim i ri dhe fryme e re ne PS.
    Vitet e humbura te “hapen kutite”, grevera urie pa pike bereqeti, si duket kaloi.
    Koha per nje opozite te forte si duket erdhi. Berisha e ndjen kete dhe ka filluar te flase percarte.
    E ndjen qe po i rreshket karrigia nga prapanica.
    Sikur Berisha ta linte ne bashki do te rrinte edhe 4 vjet te tjera ne pushtet.
    Llogarite kete radhe i dolen gabim.
    A thua ja kane futur?

    1. raimondi says:

      Jo or mik je gabim –Keto qe thote ky blendi jan fluska sapuni qe nuk kane asnje ndikim
      Ndersa me marjen e Bashkise se Tiranes ,Sala ka siguruar 30% te depudeteve te ardheshem me te cilet ca do i mbaje vete dhe me te tjeret do bej pazareme Partine Metes dhe me ndonje tjeter , se Tirana ka mbi 30 deupdete — Ata te gjithe Sala do i vjedhi per vete , ndaj edhe e beri gjithe luften per Tiranen

      –Qenia e Edit ne krye te Bashkise ne Tirane nuk e pengonte aspak Edin ,
      por ishte nje ndihme e madhe per zgjedhjet e ardheshme –sepse Listat e zgjedhesve i ben Bashkia dhe ne ato lista behen te gjitha manipulimet

      –Humbja e Tiranes ishte gabim Fatal i PS-se , se ne fund te fundit puna vjen tek kUTIA E VOTIMIT
      -Atje eshte gjithe loja –Tani Sala i manipulon lehte fare listat e Tiranes dhe PS-se do ti duhet nje pune shume e madhe qe ti verfikoj listat
      –Biles PS-ja duhet te kerkoje qe te fillohet dhe te hartohen listat e zgjedhesve qe tani,
      ne menyre qe te kete kohe ti verifikoje dhe te mos i lere per momentin e fundit

      –Keto muhabetet qe thote ky Klosi , jane pordhe me rigon te cilat nuk kane asnje efekt ne gjetjen e njerezve inteligjente dhe as ne ritjen e elektoratit ,por kane me shume karakter formal
      –Se elektorati eshte i polarizuar ne Shqiperi ..

      —- PS-ja duhet gjate kesaj kohe , te shikoje te beje aleanca me ato parti qe kane elektorat , sidomos ato parti qe jane ne aleance me Salen , si Meta me shoke

      \Ne menyre qe Sala te ngelet i vetmuar ne zgjedhje , dhe te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme – ku te kemi nje qeveri te perkoheshme

      -Ndryshe po u bene zgjedhjet ne 2013, Sala do i vjedhi prape dhe s’ke ca i ben …

    2. anticensurë says:

      ti i beson këto që shkruan apo ja fut ashtu kot?
      ti kujton se opozita humbi se rama ishte në dy karrike?
      apo sepse programi nuk ishte aq i qartë?
      ME VOTË NUK RRËZOHET BERISHA!!
      dy gjëra e heqin berishën nga froni!
      vdekje natyrale!
      pushka!
      të tjerat janë justifikime frikacakësh!

  2. migena aleksi says:

    Do vej ne burg Sali Berisha per 21 janarin?
    Do vej ne burg Lulzim Basha per 21 janarin?
    Do vej ne burg komandanti i gardes per 21 janarin?
    Do vej ne burg Arben Ristani per vjedhjen e mandatit te Tiranes?

    DUAM DREJTESI! DUAM DREJTESI! QE KUR ESHTE BERE RADIKALE DREJTESIA NE SHQIPERI? A JENN NE TEREZI JU O BLENDI? BERISHA NUK KA ASNJE ARSYE QE TE MOS VJEDH E VRASE PRAPE O BLENDI, KAQ DRITESHKURTER JENI? NUK KA ARSYE SEPSE NUK KA NDESHKIM, SEPSE NUK KA DREJTESI MORE BLENDI? AMAN O ZOT, PSE JENI TE TILLE? PSE JENI TE TILLE, SE NA ESHTE CARE ZEMRA E PO NA RRJEDH, POR JU NUK PASKENI QENE NJEREZ. SHQIPERIA QENKA THJESHT PARAJSA E HAJDUTEVE DHE VRASESVE, VETEM KAQ

  3. Pelikani says:

    Po c’parti elektorale o dite zi… e keni mbushur PS ose me ish bodigardet e Nanos ose me rrugac qe dine vetem te luajne poker neper rrugicat e qyteteve. Thuaj na ka kapur halli dhe skemi ke te votojme … se kete Berishe psikopatin nuk e duron njeri edhe 2 jave jo me edhe 2 vjet… se te ishte per ju ju kishim bere naften me kohe!

    1. m says:

      Sikur asambleja e PS te ishte projektuar me tre milion vete, tre milion shqiptare do vinin kanditaturen per asambleiste. Shume mire, qe jane rimarre nje pjese e larguar, kjo eshte nje nga tri ‘R’ e marketingut. Gjithçka ne funksion te fitores. Kur te qeveriset do te behen verejtjet.

  4. anticensurë says:

    “Do e kthejmë PS në një parti elektorale”
    çfarë do të thotë kjo?
    han pa porta fare?
    PS është parti socialiste që bashkon rreth saj njerëz me bindje socialiste!nuk është parti demokristiane as komuniste as fashiste as nacionaliste as socdemokrate!
    në një fushatë elektorale dhe në qeverisje ajo mund të bashkëpuöjë me parti të tjera,por jo të fusë në përbërjen e saj parti të tjera!
    megjithatë si në çdo gjë shqipëria është ndryshe nga bota!gjithçka është rrokoko!rrëmujë hesapi ose më mirë të thuash për këtë rast trubullim mëndjesh të njerëzve të thjeshtë!duke iu dhënë një shpresë të re mashtruese!
    me këtë lëvizje kallp,udhëheqja e PS kërkon të mbyllë polemika dhe kritikat e ashpra që po i bëhen për mosveprim deeri në bashkpunim me diktaturën!nënshtrimi i saj dhe për pasojë çoroditjen e popullit!
    si në shumicën e gjërave kopjohet italia!me sistemin rrëmujë sa më ska!italinë po e shohim se ku është dhe nuk dihet se ku do të shkojë!imagjinaoni se si do të përfundojmë ne kopjot e saj!do të shkojmë për lesh më keq se po na çon berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje