Pakti detar, skandali i fshehur në nenin 53 të ligjit të 2008-s

7 Nëntor 2011, 10:55Politika TEMA

Kush mendon se e keqja ka një kufi, apo se kjo klasë politike ia  ka bërë tashmë të gjitha Shqipërisë, duhet të korrigjojë sërish mendim: Shqipërisë i janë hequr kufijtë zyrtarë me një ligj të vitit 2008 dhe ka dyshime të forta që kjo është bërë për ti hapur rrugë pretendimeve të Greqisë për “kufi  të ri detar” me Shqipërinë, pra për famëkeqin Pakt Detar të qeverisë së Sali Berishës, të rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese. Ligjet e hartuara për kufijtë, përkatësisht në vitet 1970, 1976 dhe 1980 janë shfuqizuar në vitin 2001. Në ligjin e këtij viti janë përcaktuar kufijtë tokësorë dhe detarë të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë në vitin 2008 qeveria ka miratuar një ligj tjetër për menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar të gjitha ligjet paraardhëse. Tashmë i vetmi vend ku janë përcaktuar kufijtë e shtetit tonë janë arkivat ndërkombëtare dhe ligjet e shteteve fqinje.

 

Ligji i vitit 2001

Në prill të vitit 2001 parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për “Kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, në të cilin sanksionohet se kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare. “Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i paprekshëm. Ai tregohet me anë të shenjave të veçanta artificiale ose natyrore të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht, kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet në ligj.

Për sa i takon kufijve detarë, ligji i vitit 2001 sanksionon: Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.

Kjo i jep të drejtë Shqipërisë të ushtrojë sovranitet e saj mbi ujërat territoriale dhe të brendshme si dhe në hapësirën ajrore. “Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore”,- thuhet në ligjin e vitit 2001. Sipas tij, Dekreti nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ndryshuar me dekretet nr.5384, datë 23.2.1976 dhe nr. 6181, datë 26.4.1980, shfuqizohet.

 

Ligji i vitit 2008

Ndërkohë shtatë vite më pas Kuvendi ndryshon ligjin për “Kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Në nenin e parë të këtij ligji thuhet: “Me këtë ligj rregullohen kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, misioni i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, bashkëpunimi policor ndërkufitar, bashkëpunimi brenda strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimi me agjenci të tjera, të cilat kanë detyrime ligjore për sigurinë në kufi”. Në tërësi ligji i vitit 2008 rregullon mënyrën e funksionimit të pikave të kalimit kufitar, mënyrën se si do të ruhet kufiri nga policia, sistemin e hyrje daljes së shtetasve me viza etj. Por në këtë ligj nuk bëhet asnjë ndarje e kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 53 të shfuqizohet ligji i vjetër i kufijve. “Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, nr.8772, datë 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen”,- thuhet në ligjin e vitit 2008, i cili është ende në fuqi.

 

 

 

Ujërat territoriale shqiptare

Ato fillojnë nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

Ujëra të brendshme janë ato të Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë

 

Përkufizimi i Shqipërisë në enciklopedi

Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë: 657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).

Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon./shekulli

22 komente në “Pakti detar, skandali i fshehur në nenin 53 të ligjit të 2008-s”

  1. Lex Rex says:

    Kush ka bere shkelje te tilla duhet te shkoje ne burg: si ligjevenesit e 2008 ashtu edhe ekipi negociator per marreveshjen e detit me Greqine.
    Opozita nuk duhet te vetekenaqet me faktin qe iu drejtua ne ate kohe Gjykates Kushtetuese, por duhet te ndermarre nismen ligjore per shfuqizimin e Ligjit te 2008 si dhe hapa te tjere institucionale.

  2. net says:

    Gazeta Tema,

    ende nuk po shoh nje lajm nga ju per festimin e Kurban Bajramit!!!

    ju ka ngecur ora dhe dita?
    ju vetem sa futet disa lajme te politizuara ne lidhje me kete teme, por nuk bete nje reportazh direkt vetem per temen e festes…

    te tera gazetat ne bote i bene jehone festimit ?
    mos u beni te ulet edhe ju!

    1. Realisti says:

      Ketij “net.it” i paska mbetur ora dhe jo gazetes Tema. Ketu flitet per nje tradheti kombetare qe sipas ligjit duhet te denohet me vendimin maksimal.Kemi te bejme me ceshtje kombetare te rendesise se larte dhe kjo duhet te shqetesoje cdo shqiptar te vetedijshem. Kjo gje nuk duhet te kalohet lehte. Ndersa njerez si ky “net”, qe mendjen e kane tek ngritja e b… perpjete dhe te pelliturit ne gjuhen arabe,me mire te shkojne atje ku e kane vendin. Ceshtja kombetare eshte mbi cdo gje tjeter edhe si ajo e besimit fetar.
      Ka ardhur koha qe te krijohet nje levizje qytetare e udhehequr nga intelektualet e vertete qe tu behet balle ketyre veprimeve antikombetare te qeveritareve medioker dhe dashakeqes ndaj ceshtjes shqiptare. Duhet vepruar sepse koha nuk do te na e fale indeferizmin qe ka shumicen e shqiptareve….

    2. shqiptar says:

      mor po si nuk u bene njeres njehere kjo lloj rrace gjithandej jane bere si kungulli qe perhapet me shpejtesi

    3. Luan Kavaja says:

      o ti net.Sala-agjenti dhe Pollo-kuqogreku e shiten Shqiperin dhe marren perqindje per shqiptarve qe punojne si sllever ne greku, Kurse ti na kerkoke perse TemA nuk uron “Kurban Barjamin”

  3. Beti says:

    Po pse bejne deputetet e PS-se sikur kane zbuluar Eureken, ligjin e vitit 2008 e kane miratuar ne Parlament se bashku me PD-ne. Kete problem e kam trajtuar 10 muaj me pare ne intervisten time ne Panorama 10 muaj me pare……. Tani e perdorin per politik

  4. Shefqet Cela says:

    Ai parlament, ne radhe te pare spikerja famezeze e tije, qe kane ndryshuar kete ligj te kufijve; duhet te shpallen anti kombetare.
    Ne menyre tinzare, hoqen percaktimet e 12 km det si ujra te brendeshme, duke i hapur rruge tradhetise dhe shitjes se detit me te bukur dhe me te pasur,qe ka vendi yne..
    Kuptohet se mbi gjithe shpuren e tradhetise qendron Sali Berisha. Ai eshte arkitekti i zi i gjitha bemave ogurzeza te Shqiperise. Ky duhet te pergjigjet i pari perpara popullit per kete tradheti.
    Eshte e domosdoshme qe ne programin elektoral te shpallet qe do te vendosen ne vend padrejtesite e tradhetise dhe te vjedhjeve, nepermjet nje gjykimi me te vertete demokratik dhe jo si ky qe kemi, i zhytur deri ne fyt ne korrupsion dhe idiotizem proifesional

    1. dymi says:

      O net, ku na dhemb neve ku te kruhet ty! Kesaj i thone fshati digjet, goca e sfmaforit krihet!

  5. geno says:

    Saliu e ktheu Shqiperine ne han pa porta, pa kufije, tani te vij Fazllic dhe te vendos ne qender te Shqiperise tabelen: “Asht e Xanun”.

  6. ivani i madh says:

    o net po fle apo enderon ne kemi problem realitetin qe po shitet apo po dhurohet prona kombetare ti miresh me iluzione vazhdo ndiqe ylberin derisa te mbaroje shi dhe rezet e diellit .

  7. etja per drejtesi says:

    Me kaq krime sa i ka bere ketij populli saliu as si gadafi nuk do kenaqen shqiptaret ta shohin,jo pakti i fshehur por tani i ben sheshit krimet dhe nuk denohet .

  8. S says:

    o sali ja kalove dhe esat pashes…te urrej

    1. tg usa says:

      Esat Toptani, Ahmet Zogolli dhe Berr isha per pushtet shesin gjithcka

  9. Ajet Delaj says:

    Cfare dhe ku kodi penal i Repuplikes se Shqiperise percakton sanksione per te gjithe ata qe shkelin Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise a mundet kush ta thote me pergjigjsi.

  10. Roland says:

    Me fund po lexojme ate qe u dyshua dhe u skjarua nga specialistet dhe u shfuqizua nga kushtetuesja : shpallet e pligjshme marreveshja e zeze e vijes detare dhe e kufijve te Shqiperise me Greqine. “Ai burri” qe na del gjate gjithe dites ne çdo stacion tv, spikerja fytyrzeze e parlamentit dhe shpura e tyre sahanlepirese qe nxorren nje ligj te tille antikombetar, te gjykohen per TRADHETI TE LARTE NDAJ ATDHEUT.
    Te rivendosen me urgjence ligjet qe percaktojne prej kohesh vijen detare dhe toksore me Greqine si dhe te nderpritet çdo diskutim i ketij problemi me kete shtet grabitqar.

  11. joni says:

    Nuk ka nje institucion qe te ngrere padi per kete plere, qe u eshte bere peshqesh gjithe shqiptareve? Ky po ja kalon dhe esat toptanit megjithe zogun bashke.

  12. Pirogi says:

    Te gjithe Kosovaret,shqiptaret e Maqedonise e te Malit te Zi duhet te fillojne e te hapin syte.Dilni nga guacka juaj klanore.Ky eshte Sali Berisha dhendri i Serbise e krushku i Greqise.Mbeshtetja juaj per Sali Berishen eshte pershurrje mbi gjakun e qindra mijera shqiptareve te masakruar nga serbi e greku.

  13. sorge says:

    Mos u lodhni kot,te dashur bashkeatdhetare!!!Te gjitha keto TRADHETI KOMBETARE I BEN AGJENTI I UDB-se SALI BERISHA!!!Nuk e kuptoj,se rri e hesht PROKURORIA E PERGJITHESHME NDAJ NJE AKUZE ,QE I KA BERE KETIJ BANDITI SERB,ISH DEPUTETI SPARTAK BRAHO BRENDA NE SALLEN E KUVENDIT:JE AGJENT I UDB-se!!!!NUK VIJNE RASTESISHT,POR JANE TE DIRIGJUARA NGA BEOGRADI!!!TE GJITHE ATA,QE HESHTIN RRETH KESAJ AKUZE MONSTRUOZE,PERFSHI OPOZITEN,JANE BASHKEPUNTORE NE KRIM ME SALI BERISHEN!!!Ilir Gjoni te mos beje deklarata bombastike,por te BEJE PADI PENALE!!!

  14. Joni says:

    Aman o njerez a doni me nga bemat e Sali Protopapes, Sali serbit, Sali vrasesit. Me keto qe i ka bere ky Shqiperise meriton urrejtjen dhe perbuzjen e cdo shqiptari dhe te femijeve qe jane ne djep. Do urrehesh gjithe jeten o Sali mafiozi.

  15. bobi says:

    Por car mund te presesh tjeter prej ksaj qeverie te ndyre pervecse poshtersina tradhti percarje varferi etj etj qe shkojn ne kundershtim me interesat kombtare kjo oshte qeveria e ndyresires Sali Berisha e malokut serb

  16. landi says:

    ne shqiperi ka ka shume fe.shume parti secil ka te drejte te besoj e te votoje ku beson e ku mendon .Por shqiperi eshte nje zogu eshiti hoxha nje pjese e dhuroi berisha e shete si te jete prona e babait TEMA ME MERON FESTON BARJAMIN RROFTE SHQIPERIA E TE GJITHVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje