Shembulli pozitiv i politikanëve kosovarë për festat fetare

7 Nëntor 2011, 11:28Politika TEMA

Tashmë jemi mësuar që politikanët tanë të na dalin në televizor për çdo ngjarje, madje dhe për festat fetare. Ata japin mesazhe paqeje, besimi, dashurie, edhe pse shpesh nuk i reflektojnë vetë këto vlera. Me daljet e tyre në publik, siç ka ndodhur edhe për Bajram, ata lënë disi në hije ata që duhet të flasin për festat fetare, duke nisur nga autoritetet fetare, deri tek besimtarët.

Por, shembulli pozitiv vjen nga politikanët kosovarë. Presidentja e këtij vendi, Atifete Jahjaga, nuk është përzjerë dje me festën e Bajramit dhe nuk ka dalë për të dhënë deklarata. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kreu i opozitës dhe kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa, ndryshe nga kryeministri Thaçi, që ka vizituar drejtuesit e Komunitetit Mysliman.

Rasti i Jahjagës dhe Mustafës mud të cilësohet një rast pozitiv dhe një shembull edhe për politikanët tanë, që të paktën për festat fetare të mos na shfaqen në televizor dhe të japin mesazhe. Janë të tepërt.

 

5 komente në “Shembulli pozitiv i politikanëve kosovarë për festat fetare”

  1. lani says:

    Me pare te “ishin zhdukur nga festat fetare” me mire do te ishte> Por edhe tani nuk eshte vone…Eshte nje ritual i tepert, shtyre dhe aspak me zemer…Me kujton Festat e PKSh qe, per cdo gje ishin ata komuniatet, 5 maj etj idiots qe duhet te ndryshojne..flm

  2. Amani ju te Teme-s kush i shkruan keto lajme??????
    te lajmi i Lorik Canes, ja keni plas “english” ne vend te fjales parulle e keni shkruar (baner)
    Ketu thoni kryebashkiaku i Kosoves!!!! me duhet te rifreskoj njohurite e mia gjeo-politike se deri me sot e dija qe Kosova eshte shtet.

  3. gimi says:

    Jahjaga edhe Mustafa as qe kane shkuare ta urojne Bashkesine Isalame se jane komunista edhe jane ateiste te perbetuare

  4. shkodrani says:

    dhe kjo eshte me te vertete dicka e mire,mosperzierja e politikaneve ne punet e fese.hic fare.cduan ato qe japin mesazhe,a jemi apo sjemi vend laik???eshte edhe per te te ardhur turp se dhe si i kremtojme vete si popull keto festa ne qendra qytetesh sikur te ishim ne mesjete.vertete turp i madh,jemi apo sjemi europiane o shqipetare.conju shqipetare prej gjumi conju,as me pak e as me shume por te jeni ato qe duhet te ishit

  5. inf says:

    Si e pret ky hoxhe selim muça ket kriminel ket tradhtare e bir kurve si e pret ky hoxhe ket njeri qe pô vret e vjedh atdheun ket njeri qe po shet token e detin e SHQIPERISE ket njeri mizerrabel.
    Po çfare hoxhe eshte ky si nuk i thote dy llafe ketij krimineli qe e rropi kombin qe i rropi PRONARET E VERTETE qe po i shkerrdhen ropt shtetit Made in ALBANIA.
    Une hala nuk kam pa hoxhe me dredharak se ky hoxhe me rrenacak se ky hoxhe qe 15 here e kan shkarku nga detura, hoxhe qe eshte bo njish me politiken e Felliqut te TIRANES .
    Pra ky eshte hoxha me delenxhi qe ka pa Shqipnija ne gjithe Historine e saj .ik hoxhe ik e rruj plonca se nuk je ti per ket pune ,ik se je bashku me delenxhileret e tipit Salih ROMI berrisha ik o hoxhe shkruji ndonji Nuske salihit qe te vjedhi e te Rrjepi sa ma shume .
    Pika hoxhes i shtrengon duart nji KRIMINELI pika hoxhe me ne birr te sumes .edepzes njeri hoxhe hajn dhe dhijaks .ky SELIM MUQA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje