Kryeministri shqiptar, Sali Berisha është shprehur i kënaqur me të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
Pas një takimi me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti ai tha se, pas luftës së vitit 2001 të drejtat e shqiptarëve janë përmirësuar dukshëm në Maqedoni.
“Bashkimi Demokratik për Integrim është përfaqësuesja kryesore e shqiptarëve në Maqedoni dhe që pas luftës së drejtë të vitit 2001, të drejtat e shqiptarëve janë përmirësuar dukshem. Eshtë shënuar progres thelbësor në rritjen e peshës politike të shqiptarëve në jetën politike në Maqedoni,” deklaroi Berisha.
Berisha përshendëti mbylljen e rasteve politike të Hagës bashkë me miratimin e ndryshimeve në ligjet për përdorimin e flamurit kombëtar dhe gjuhës shqipe si dhe inkurajoi jetësimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Ohrit.
Z. Berisha gjithashtu përshëndeti mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe dialogun brenda partive politike shqiptare”, shtoi Berisha.
Dy liderët shqiptar përshëndetën arritjen e marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Maqedonisë për lëvizje të lire të qytetarëve me letërnjohtim në të dy anët e kufirit dhe u angazhuan për liberalizim maksimal të kufijve, përfshirë edhe thjeshtësimin e doganës dhe kontrolleve kufitare në vetëm një pikë të vetme kufitare.
Ahmeti dhe Berisha u pajtuan rreth formimit të një këshilli koordinues për shënimin e vitit të shqiptarëve, gjegjësisht 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë si festë e të gjithë shqiptarëve.
Z. Berisha gjithashtu ofroi ndihmën e shtetit shqiptar në të gjitha fushat për shqiptarët e Maqedonisë, në veçanti arsimin dhe edukimin e oficerëve shqiptar nga Maqedonia në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë.
Bashkëbiseduesit gjithashtu u angazhuan që bashkarisht të bëjnë përpjekje për jetësimin e Koridorit 8 dhe rrugës së Arbërit bashkë me lidhjen hekurudhore midis dy vendeve. (INA)
e shikoni ca thote ky i dashuri juaj o terbesh maqedonie
hajde tani , na tregoni a keni mjaft te drejta ne Monkeydonia apo jo
U TAKUAN KRYETRADHËTARI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SALI BERISHA ME KRYETRADHËTARIN E SHQIPTARËVE TË MAQEDONISË ALI AHMETI.
Te lumte goja o Kryeministri i Shqiptareve; po na hiq nje pikepyetje, kush te pergatiti per takim, Haxhipordha?
Nese vertet eshte e vertete kjo qe tuhet ketu ketij njeriu do ti shkonte cfare do lloj epiteti
Po çfarë përmirësimi po flet Berisha? Udhëtoni prej Hanit të Elezit deri në Strugë, edhe pse kaloni nëpër vendbanime me shumicë shqiptarë nuk gjenë asnjë shënjë trafiku shqip. E gjenë vetëm në gjuhën sllave, anglisht por jo edhe shqip.
Dogana shkruan sllavisht dhe anglisht. Më shumë gjenë mbishkrime greqisht në shqipëri se që gjenë mbishkrime shqip në Maqedoni edhe pse shqiptarët janë rreth 40 % e popullsisë në Maqedoni.
Kjo çfarë flet është turp. Shqiptarët ofendohen rëndë nga vet akademia e shkencave maqedoni – kujtoni enciklopedinë e botuar dhe e shihni se sa të drejtat e shqiptarëve respektohen.
Zotëri Berisha, ti je kryeministri i vendit amë të të gjithë shqiptarëve, duhet të punosh për ta dhe për interesat kombëtare.
Një shembull konkret – Nëse keni për të bërë një pagesë, psh. pagesë shkollimi, ju duhet ta mbushni një formular sllavisht, pasi që në gjuhen shqipe ajo nuk ofrohet. Ku është përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve?????
Kujdes se behet fjale per “former Yugoslav Republic of Macedonia” ose FYROM. Nuk keni pse e quani Maqedoni se i shkrepet Serbo-Bullgareve te uzurpojne Historine te nderrojne emrin simbas qejfit. Me shume i shkon emri Bullgaria Jugore pjeses se banuar nga FYROM-sat
Hajde mjerrim hajde! Erdhi deri ne nje hotel te Shkupit per t’u thene debilave kendej se do te festojme 100 vjetorin e pavarsise! As ai e as keta analfabetet e Maqedonise kendej, nuk cajne koken per atdhedashuri – vetem hajnine kane ne koke! Shesin cdo gje qe u perket shqiptareve per te polotesuar epshet e veta idioteske! Shihni fotografine – takim ne kafe-barin e hotelit! Mjerre ne shqiptaret! Degjova se do te vij ne Tetove sepse nje fabrike e pridhimit te debilave (UEJL) i ka ndare nje titull! Kam frike se tetovaret do te dalin ta pershendesin ne rruge!
Une nuk di shume per gjendjen e shqiptareve ne Maqedoni. Cfare di une eshte se asnje shtetar qe shkon te vizitoje nje shtet qe ka pakica te shtetit qe perfaqeson, nuki lavderone shtetaret e atjeshem per pune e mire qe kane bere me respektimin e te drejtave te pakicave. Perkundrazi, gjithmone kerkone me shume ndaj autoriteteve te atjeshem ne resepktimin e pakicave.
Jam shume i bindur se asnje shtet ne bote nuk i respekton e trajton pakicat me shume se shtetit shqiptar respekton pakicen greke. Prap, greket nuk lene rast pa kerkuar me shume per pakicat e tyre.
Te falenderoje o burri shtetit per perkrahjen qe u jep shqiqtareve te Maqedonise.
ky far KM eshte goxha burre per llafe boshe, sic jane impotent (intelektualisht) edhe politikanet e ketushem. Pra u takuan dy pale te barabarta, rezultati ZERO. sa per pelen azgane qe na quan ,,terbesh” shko e beja vetes ADN o bushtra e grek-qise, se pale cje vete.
A e di ky langaraqi jone se vula e muzeut ku u themelua gjuha shqipe , gjuha qe fatkeqsisht flet edhe ky tradhetar i c’do gjeje qe eshte shqiptare,nuk eshte ne gjuhen shqipe por ne gjuhen e FYROM.
Kush e organizoi takimin , Beogradi ?
Festime te medha ne Makedonia.
Pas shume vitesh te mundimshme, me ne fund pranohet ne NATO.
Dekreti i firmosur nga komunisti Sal Rama.
Festimet dhe atmosfera tejet festive, me bollek, me shume internet, me ca rrenje arra e ullinje vazhdon edhe gjate nates.
Per TVKLGJSH nga Makedoniku
Tung
Ali Ahmeti paska bere politike te madhe me Sali Berishen.Ishte po ky Ali Ahmet qe ne vitet `90 bridhte lart e poshte neper Gjermani dhe Zvicer duke akuzuar Berishen si agjent te UDB-se.
Ishin keta qe me gazeten e tyre te dikurshme “Zeri i Kosoves” nuk linin gje pa thene kunder Sali Berishes dhe politikes se tij si tradhetar i kombit.
Harruan qe Remzi Hoxhen e zhduku nga faqja e dheut SHIK-u i Berishes dhe Zhulalit.
Ndersa sot ulen me te ne nje tavoline dhe bisedojne per ceshtjen kombetare. Dhe me cilin?
Me Sali Berishen, njeriun me te dyshimte te kombit shqiptar.