Promovohet “Kurban”-i, Edi Rama: Më duket sikur kam dalë publikisht lakuriq

9 Nëntor 2011, 21:46Politika TEMA

“Kurbani”-i i Edi Ramës pa më në fund dritën e botimit, duke rënë në duart e lexuesve të parë që patën mundësinë ta blinin atë sot në mbrëmje në hotel Sheraton. Deputetë të PS-së, gazetarë, diplomatë, etj, ishin të pranishëm të ftuar nga kryetari socialist Rama për të marrë pjesë në publikimin e librit të tij të ri, të shkruar në kohë rekord gjatë verës, fill pas humbjes së mandatit si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pavarësisht se kishte tentuar të shuante kuriozitetin e njerëzve duke botuar disa pjesë, ky libër përmban rrëfime të pakrahasueshme të marrëdhënieve të tij jo vetëm me kundërshtarin politik, por me ish-liderët e PS-së, Fatos Nano e Ilir Meta, dhe pjesë pikante e të dhimbshme nga jeta familjare, si p.sh beteja për sëmundjen e të birit në vitin 2006. Rama tha se ia dedikonte këtë libër familjes së tij, nënës, gruas Lindës, e cila i qëndroi gjatë promovimit gjithë kohës në krah, dhe fëmijëve. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori amerikan Arvizu, për të cilin e bëri përkthyesen Linda Rama. Gjithashtu ishin dhe ambasadorë të tjerë të vendeve mike dhe kreu i delegacionit të BE-së, Sekui, etj. Gjatë fjalës së tij Rama tha se do të donte shumë që të mos ishte i mërzitshëm gjatë leximit të 450 faqeve. Ai nuk hezitoi të bënte dhe një batutë që shkaktoi të qeshura tek të pranishmit duke thënë se i dukej se me këtë libër kishte dalë lakuriq për herë të dytë, duke aluduar kështu për foton e famshme në një plazh francez, të botuar në 2007-ën. “Më duket sikur kam dalë publikisht lakuriq. Edhe ju e dini se nuk e kam për herë të parë. Por, çdo lakuriqësi të bën të ndihesh i kërcënuar. Ajo, së cilës i druhem është që mos t’ju dukem i mërzitshëm teksa lexoni 450 faqet e librit”, tha kreu i PS-së.

“Vendosa ta botoj këtë libër kur u binda se nuk shkruajta një rrëfim sipërfaqësor me kokën prapa, por me shikimin përpara. Unë nuk kam shkruajtur kujtime duke qëndruar në vend”, tha më tej Rama. Ai tha se veprën ia dedikon fëmijëve dhe nënës së tij. “I ndjej të gjithëve borxh, por i ndjej borxh edhe një pjese të vetes, së cilës i kam hyrë në hak vazhdimisht. I detyrohet së pari Lindës, e cila nuk më la të mos shkruaja nga ndroja e asaj që po bëja”, vijoi Rama, duke falënderuar të gjithë ekipin që punoi me të për botimin e librit të tij të parë.

22 komente në “Promovohet “Kurban”-i, Edi Rama: Më duket sikur kam dalë publikisht lakuriq”

  1. Albann says:

    Hahahaha.Me kujtuat “Portokalline” me Topallin kur i permendet “topi”.Tani qe Rama permendi lakuriqesine per nja nje jave mazhoranca dhe media meren me lakimin e fjales “Lakuriq” hahahaha

  2. Vlora says:

    suksese edhe me tej me te tjera libra……………

  3. Gezim says:

    Po ky pse thote femijeve ne shumes, ky nje djale ka

    1. Agimi says:

      Gezim,

      Ndoshta ju nuk e dini qe zonja Linda Rama (Bardha) ka nje vajze te shkelqyer nga martesa e mepareshme , vajze te cilen zonja Linda e thekson si pasuria e saj me e madhe dhe zoti Rama e vlereson si femijen e tij.

      Gezim, nje nga shoket e mi me te mire dhe me te ngushte qysh nga femijeria gjithashtu quhet Gezim , dhe ne respekt te ketij emri replikova me ju.

      Gjithe te mirat,
      Agimi.

    2. Dean says:

      Linda ka 1 vajze,ndersa EDI ka 1 djal.Pra,1 djal+1vajze=FEMIJET.
      Kupto njitash ti plako???????????????
      Dhe meqe ra fjala,vendos ndo1 shenje piksimi ne fund te fjalise,si pikpyetje p.sh.,sepse po ”kritikon” ne emer te gjuhes shqipe.
      Jep shembullin tat.

  4. Ramy says:

    hahahahahahah Lakuriq hesapi

    1. Dean says:

      Lakuriqi i sat’ëme, BARBAR.

  5. analist says:

    Hajde urime dhe me nje Edi-torial te ri inshallah se populli po pret te lexoje se eshte i etur per lexime…

    1. Shefqet Cela says:

      Nuk pritej tjeter qendrim nga ju “analist”. Ai stan je, ate bulmet ben: vrer e kellire.
      Populli pret shume nga Edi Rama. Pret fjalen e shkruar dhe te folur si dhe veprat e tija. Keto te dyja i pret dhe i brohorit, se e meriton.
      Vrerin qe nxier,ruaje per vete se e ke hak.

      1. analist says:

        Ju po prisni nga Edi Rama the o Shefqet?
        Po prisni o,kush ju ndalon te prisni. Kur te mbije bari,hajeni pastaj se e keni hallal nga pritja gomareske.

  6. skener palla says:

    hahahahahaha…Edi..do trembesh Saliun se zhelefina ka pare dhe kete timin

  7. Landi- Sverige says:

    Urime Edi Rama. “Lakuriqesia” Juaj po terbon bishen Berishiane dhe gezon qytetaret e ketij vendi, qe shpresojne tek Ju per nje Shqiperi demokratike.

    1. genc says:

      Gezohesh kur shikon Ramen lakuriq??? Po me ve ne dyshime per preferencat e tua, apo ndoshta te quajne Landa.

      1. Landi- Sverige says:

        Mos ki dyshime o shpellar, por, kaq shume te pelqeu marmita ime? Apo do te provosh dhe marmita te tjera?

  8. Xha Jaho says:

    Me mire lakuriq dhe i paster,
    sesa i veshur me prada apo versace dhe i zi ne shpirt e trup.
    Me mire lakuriq sic na ka bere nena,
    sesa te veshur me rroba turpi, zie dhe te gjakosura me gjak te pafajshem.

  9. ore genc mjafton qe i lexon komentet e bera per Ramen po nuk ka gje qe ti nuk ben komente per te,po te pakten nderro emrin se me vjen per te vjell me emrat genci sali jozefin dhe ilir pastaj fol per te tjeret palluqe e sal vicidolit

  10. Kuzhinieri says:

    Nuk e di me cfare kuptimi e ka thene, gjithsesi nuk do ishte hera e pare qe del lakuriq ne publik. Apo jo??!!

  11. Kuzhinieri says:

    Oops e paska thene vete. E pashe me vonese.
    Rrofte sinqeriteti!

  12. VIP says:

    Kjo liber eshte e kote per mua ska kurefare domethenije kulturorer e artistike po kujte i intersenone per budalaqet e Rames…O shqipetare qilni syte e mose pritni kote prej politiqareve se sdo keni kurre dobi prej tyre…Duhet bere sa ma shume qe eshte e mundshme konkurence ketyre te palareve…..Politika eshte dhe dojete gjithmone feliqur….andaj mose humni kohen kote …..

    1. Kuzhinieri says:

      Te lutem, a e rishkruan ne nje gjuhe pak me te kuptueshme, si psh ne dialektin Mgdaba te Nigerishtes?

    2. Dean says:

      1-”Kjo libër”= GABIM,shumë GABIM
      Shqip: Ky liber.
      2-”është e kotë”= GABIM,shumë GABIM
      Shqip: është i kotë,pasi i referohesh Librit/LIBRI,gjinia Mashkullore.
      Dhe kështu,i/e ”dashur” komentues X,komplet shkrimi juaj është i mbushur me GABIME drejtshkrimore,nga fillimi deri në fund.
      Une,u mora vetem me fillimin e paragrafit,pasi Ti ke bere aq shume gabime ne drejtshkrim,sa që do me duheshin ditë vere dhe netë dimri të t’i shpjegoja te gjitha.
      Ndërsa per idenë e përgjithshme të komentit tuaj,ëëëëhhhhhhhhhhhhhh….h
      tepër Fëmijëror.Duket sikur ke të drejtë në pamje të parë,por,duke pasur parasysh viset se nga vjen,tingëllon pak e DYSHIMT…..etj.
      Nuk po vazhdojë më gjatë,pasi jam i bindur se nuk do më kuptosh dot.

  13. mentari says:

    Urime per librin zoti Rama.

    Me lejo te te drejtoj nje pyetje duke iu referuar thenjes tuaj: “Vendosa ta botoj këtë libër kur u binda se nuk shkruajta një rrëfim sipërfaqësor me kokën prapa, por me shikimin përpara.”

    Kush eshte shikimi i radhes perpara per te mundur kundershtarin???!!!

    Kam kuptuar ne se nuk jam gabim se ideja e kodit te ri zgjedhor (me ate spanjoll) ishte e juaja duke bere hesape se do i fitoje zgjedhjet me 100% pamvarsisht mashtrimit te kundershtarit ,por qe kishe futur ne hesap LSI.(qe te la ne balte-kjo eshte politika!!!) dhe ndodhi ajo qe ndodhi. Kundershtari e pranoj si e ndertove ti dhe mendove se ja holle. Pa llogaritur se dhe ai eshte shume i sofistikuar ne kundra masat per te te mundur, dhe jo vetem ne 2009 po dhe 2011, dhe me e bukura me kodine propozuar nga ty.

    Thelbi i pyetjes time eshte perseri: – sa me perpara dhe i sigurte je kesaj radhe me ndryshimet e kodit per te mundur kundershtarin.

    Ne kodin sipas spanjollit nuk mendove per marifetet e kundershtarit por per aliancen qe do mundete dhe marifetet.

    Kam mendimin se ne kodin e ri duhet menduar me shume per ato regulla te lojes qe te neutralizojne cfar do lloj marifeti sado i sofistikua qe te jete qe ne qelize e deri ne fund me shume dhe kryesore dhe pastaj te mendosh per aleancat e mundshme them une ne se do te fitosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje