VIDEO: Zëdhënësja e Bashkisë: Kryebashkiaku Rama...

9 Nëntor 2011, 19:10Politika TEMA

Të paktën zëdhënësja e Bashkisë e di kush duhej të ishte kryebashkiak. Anila Bisha, gjatë një konference për shtyp sot, prezantoi disa projekte të Bashkisë, të cilat do i paraqiten Këshillit Bashkiak. Por në fjalën e saj ajo të paktën dy herë tha kryebashkiaku Rama, në vend që të thoshte Basha. Ndiqni më poshtë videon.

30 komente në “VIDEO: Zëdhënësja e Bashkisë: Kryebashkiaku Rama…”

  1. 21janari says:

    Nuk ka faj shoqja!
    Ajo me shume ka degjuar Ramen ne televizor, se ka pare e degjuar bashen keto 100 dite…

    1. Tirona says:

      eshte e montuar kjo vidio. Haaaaaaaaaaaaaa

      1. denmonkrati says:

        kjo mer jahu asht montim 100% i juve kamunistave me Edvin K. Ramen nkrye… per bese

        1. tea says:

          a te vdes une per ty o DEN MONKRATI……

        2. andrea says:

          Ashtu si emri yt…montim i shqipes(denmonkrati….hahahhaha)!
          Skeni faj qe flisni keshtu, jeni nje trup nje mendje nje gjak me kriminelet e pushtetit.

  2. Tiku says:

    Rrofte e qofte Sali Portopapa. Kjo eshte duke lexuar ndonje nga ato deklaratat e vjetra te bera nga zyra e Shtypit te Rames. Nuk jane te afte as te shkruajne nje Deklarate per Shtyp!!!!!!!!!1

  3. andi says:

    Nuk eshte lapsus

  4. hahahaha says:

    Basha me Ramen eshte si te krahasosh nje majmun me nje njeri.Zedhensja pavaresisht nga ato qe i japin te lexoje duket qe e ben dallimin ne koken e saj.Nje keshille dashamirese:Mbaje per vete ate c ka mendon…po do te ruash vendin e punes. ?

  5. agbi says:

    Sic duket edhe me shkrujt pertojn keta .Do ken mbledhur shkrimet e vjetra te Rames dhe i lexojne pa i par fare . Ishalla te jet keshtu se po ta keshe shkruar sot do te te rraf me shpulla teta Lulka.

  6. E SELAMI WDCUSA says:

    ZOTERINJ LEXUES TE GAZETA TEMA FISNIKJA Rebeka Nura NJE HEROINE SI FLORA OSMANI KA BOTUAR KETE ARTIKULL TEK GAZETA SHQIP PER GJARPERIN SERBO-AMERIKAN L.UDBASHA .

    100 ditët e Bashallikut
    Nëse e pyesni Lulzim Bashën se çfarë ka bërë ai vetë, ç’meritë personale ka për t’i përkuar kaq shumë vëmendje e pushtet, jam e sigurt se përgjigjja e tij hamendësisht do të ishte: “Unë kam sakrifikuar për Partinë Demokratike, sepse kam marrë përsipër ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe e ndërtova, kam marrë përsipër Pavarësinë e Kosovës dhe e realizova, kam marrë përsipër anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe e realizova, kam marrë përsipër liberalizimin e vizave dhe e realizova, kam marrë përsipër sikterisjen e Edi Ramës nga Bashkia e Tiranës dhe e realizova”. E nëse e pyesni sërish Lulzim Bashën, po mirë, ti vetë, si Lulzim Basha çfarë ke bërë në këtë jetë që shoqëria shqiptare të të japë kaq shumë vëmendje dhe pushtet? Përgjigjja e tij do të vinte: “Unë jam përballur me ruralët e Partisë Demokratike, të cilët donin të më shihnin në burg po aq sa edhe socialistët e Ramës. Në një kohë që unë bëja sakrifica ekstreme për të ndërtuar Rrugën e Kombit, unë kam përballuar me sukses të gjitha akuzat mediatike dhe proceset gjyqësore që inkurajoheshin nga ruralët brenda PD, përfshirë këtu edhe tironsit e Bamir Topit. Unë i kam qëndruar besnik Kryeministrit Berisha me bindje të plotë, sepse unë nuk mund ta kuptoj dikë që punon për Sali Berishën dhe përpiqet të mendojë ndryshe. Mos harroni se po të mos isha unë ministër i Brendshëm, më 21 janarin e kaluar nuk kishte për të ndodhur ajo që ndodhi. Falë meje, Sali Berisha ia doli mbanë të rezistonte dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë Kryeministër”. Por nëse do të vazhdoni ta pyesni Lulzim Bashën, po ti more zotëri, ti vetë, ç’meritë ke? Ç’ke bërë ti vetë? Atëherë Lulzimi do të buzëqeshte dhe do t’ia niste plot zell të ripërsëriste të njëjtat përgjigje si më sipër, pa u shqetësuar se rithotë po ato gjëra që ka thënë e stërthënë kudo e përherë. Por nëse i thoni Lulzim Bashës, a ndihet ai si Politikani i vetëm shqiptar i postkomunizmit që i përngjan Ramiz Alisë? Jam e vetëdijshme se Basha do të buzëqeshte sërish dhe do t’ia niste këngës, se ai në moshën 16-vjeçare në 22 marsin 1992 kishte siguruar nga Komiteti i Helsinkit shansin i paguar me para në dorë, për të qenë vëzhgues në zgjedhjet që i dhanë dërrmën Partisë së Punës dhe sollën në pushtet Partinë Demokratike. E nëse ju këmbëngulni dhe i kujtoni Lulzim Bashës se atëkohë Komiteti i Helsinkit drejtohej nga Arben Puto, Kujtim Çashku, Elsa Ballauri, etj., të cilët ishin zgjatime intelektuale të elitave e viteve ‘80, të ndërtuara nën kujdesin e Nexhmije Hoxhës, atëherë Basha përsëri do të buzëqeshte e do t’ju përmendte se Kujtim Çashku ishte një ndër njerëzit më aktivë në fillimet demokratike, ndonëse ai kishte qëlluar të bënte krushqi me Klement Kolanecin, i cili qëllonte gjithashtu të ishte dhëndri i Enver dhe Nexhmije Hoxhës. Por sikur ju t’ia bënit pyetjen Lulzim Bashës më të drejtpërdrejtë, si p.sh: “A je ti Lulzim Basha, Ramiz Alia i Partisë Demokratike?”. Lulzimi përsëri do të buzëqeshte dhe do t’ju sillte në kujtesë faktin se ai ka dhënë kontribute të çmuara për gjurmimin dhe faktimin e krimeve të luftës në Kosovë gjatë periudhës që ai punonte në administratën e UNMIK-ut, madje zelli i tij ka qenë aq i madh, saqë nuk la jashtë vëmendjes edhe vetë dosjen e Ramush Haradinajt, i cili ende sot e kësaj dite dergjet në burgjet e Hagës i akuzuar padrejtësisht. Lulzimi do t’ju kujtojë se për shkak të punës së tij të mirë në UNMIK, ku spikati si intelektual me vlera të larta, në moshën 29-vjeçare u thirr nga Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, për t’u shndërruar në imazhin e ri të ndryshimit dhe paskëtaj fitores së PD në zgjedhjet e qershorit 2005. Lulzimi i buzëqeshur por plot përvujtni do t’ju tregojë se sa shumë ka sakrifikuar ai për PD dhe për Shqipërinë. Lulzimi do t’ju sjellë në vëmendje se menjëherë pas fitores së PD, ai pranoi të drejtojë Ministrinë e Transporteve, më pas Ministrinë e Jashtme, e pas zgjedhjeve të 2009-s kur PD u bashkua në Koalicion Qeverisës me LSI, ai pranoi të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Sakrificat e tij për PD dhe për Shqipërinë janë të tilla e të panumërta. Ai do t’ju rrëfejë se ka qenë në sektorët më të vështirë e ka marrë mbi supe sfidat më të mëdha për t’i dalë në krah Kryeministrit Berisha e për t’i dalë për zot punëve të PD, qeverisë dhe vendit. Por në rast se ju do ta pyesni Lulzim Bashën: “A e je i ndërgjegjshëm se ti je politikani i vetëm në historinë postkomuniste shqiptare që ke pasur në dispozicion çekun e bardhë nga Kryeministri Berisha? Lulzimi edhe kësaj radhe do të buzëqeshte e do t’ju tregonte se ai mori përsipër në zgjedhjet e vitit 2009, Qarkun e Elbasanit dhe ia doli mbanë që të përmbyste rezultatet zgjedhore që prej vitesh kishin qenë në disfavor të PD. Lulzimi e nxori Elbasanin barazim. E po vijuat ju ta pyesni: “A je i ndërgjegjshëm ti more zotëri se ti nuk ke bërë kurrë garë, nuk je provuar kurrë, sepse ty gjithçka ta ka parapërgatitur Sali Berisha, duke paguar fatura marramendëse për ty? Për ty, Sali Berisha hapi portofolin e qeverisë dhe portofolat e gjithë shqiptarëve për të të vënë në dispozicion të gjithë miliardat e nevojshme për të ndërtuar Rrugën e Kombit, por edhe për të bërë ndere poshtë e lart, e për ndonjë lek xhepi. Për ty Sali Berisha masakroi Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën e Lartë, e këdo tjetër që mund të të vinte ty shkopinj nën rrota. Sali Berisha ka ngritur shumë figura e shpërblyer shumë njerëz, por kurrë nuk e ka bërë për asnjë prej tyre këtë që ka bërë për ty. Ty të vuri në dispozicion çekun e bardhë. Ti pate fatin të kesh në dispozicion mbi 1 miliard euro për t’u parafabrikuar si i suksesshëm në një kohë kur Shqipëria dhe shqiptarët paguanin me varfërinë e tyre. Ty, Sali Berisha të çoi te Ministria e Transporteve dhe e ktheu ndërtimin e Rrugës së Kombit në prioritet mbi prioritetet për qeverinë. Kështu që e gjithë qeveria punonte për suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Ty, Sali Berisha të çoi tek Ministria e Jashtme, kur anëtarësimi në NATO ishte prioritet mbi prioritetet për qeverinë shqiptare. Kështu që e gjithë qeveria punonte për suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Ty, Sali Berisha të çoi tek Ministria e Brendshme kur liberalizimi i vizave ishte prioritet mbi prioritetet për qeverinë. Kështu që e gjithë qeveria punonte për suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Ty, Sali Berisha të kandidoi për Bashkinë e Tiranës kur sikterisja e Edi Ramës ishte prioritet mbi prioritetet për vetë Sali Berishën. Kështu që i gjithë shteti, qeveria, partia, partitë e koalicionit, etj., punuan për të siguruar suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Ty, Sali Berisha të çoi në Krye të Bashkisë së Tiranës, kur e ardhmja e vetë Sali Berishës dhe trashëgimia e tij është prioritet mbi prioritetet. Kështu që e gjithë qeveria po punon për suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Pyetja është: Po ti Lulzim Basha, ti vetë, çfarë ke bërë? Cilat janë meritat e tua? Druaj se edhe një pyetjeje kaq të gjatë dhe të detajuar, Lulzimi do t’i përgjigjet plot buzëqeshje: “Mos harroni se unë kam sakrifikuar shumë për PD dhe për shqiptarët. Unë mora përsipër betejën më të vështirë, betejën për Tiranën dhe e fitova. Unë jam ndryshe. Unë punoj e nuk merrem me fjalë. Unë do ndërtoj rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe. Unë do ndërtoj tramvajin. Të gjithë studentët do të pajisen me Kartën e Studentit të lëshuar nga Bashkia. Unë do të rishikoj planin urbanistik, etj., etj., etj.”. Me pak fjalë është e kotë të vazhdoni ta pyesni Lulzim Bashën për gjërat që ka bërë ai vetë në 100 ditët e tij në Bashki. Në këto 100 ditë, e vetmja gjë që ka ndodhur është se Lulzimi e ka kthyer Tiranën në Bashallik të Sali Berishës. Lulzimi flet për Tiranën si Saliu për Shqipërinë. Janë dy që punojnë për 1. Janë bërë të dy si procesi i fotosintezës, Saliu i jep Lulzim, Tiranës ditën, Lulzimi i jep Sali, Shqipërisë natën.

    PHD në Shkenca Politike në Georgetown University

    1. sono batutto con olio e acetto says:

      Tell us smth we dont know…
      artikull i dobet dhe i ngjan nje hartimi delirant…
      pse mre me pushk druni do me e luftu facizmin ti….?
      Lul kopilit me te tilla ide dhe hartime i ngrihet vlera(lexo i fryhem bo..t)
      Kopili i bashkise e ka bere nje kurban kur hyri dhe me “rregull 3 i bi qe duhet nje kurban tjeter qe te dali…”

  7. Dean says:

    ”Freudian slips”,shkarjet e gojes,jane tregues i forte i asaj lufte te vazhdueshme qe zhvillohet ne nenndergjegjen e njeriut.
    Mos u habisni fare sikur kjo vajze te marre pjese ne 1 sesion hipnoze,dhe gjate gjumit te deklaroje ne menyre te pavullnetshme:
    ”Une e DUA EDI RAMEN dhe kam votuar per Ate,ndersa ky Perversi qe kemi sot nuk eshte gje tjeter vecse 1 Djale Mamaje,te cilin e bon me zor ”kryebashkiak”.
    Ka shume mundesi qe vajza ne video,para disa vitesh te kete perjetuar dhe pasur Ndjenja dhe Fantazi te Fshehura per EDI RAMEN,por Ai nuk i’a vari torben fare atehere.
    Tani eshte koha per ”Hakmarrje”(Lol)
    Debile femer

    1. reni says:

      Dean, e mbani mend ,besoj, edhe ate ish-zedhenesen e PD, qe ne ligjeraten e saj, tha ate shprehjen “…Sic qihet,…” ,pastaj mbulonte fytyren me gazeten RD nga turpi. C’te bente e shkreta; i kishte folur zemra… Ku dhemb dhembi, vete gjuha.

      1. Dean says:

        Fiks fare.
        Edhe femrat enderrojne dhe kane fantazi per Meshkuj qe i kane ”kundershtare”.Kush femer normale,me pak respekt per Libidon e vet, do te enderronte per 1 PERVERS si Lule Basha……?????lol

  8. Landi- Sverige says:

    Edhe per kete Edi e ka fajin. Hahahaha…..

  9. skorpionsi says:

    ketij i thone PUC!!!

  10. gjoni says:

    Po gjersa ka mberrit puna qe nje aktore te shnderrohet ne zedhenese, hajde merre vesh se ne c`derexhe eshte katandis ky vend e bashkia e Tiranes!
    Luli?! Nuk kam pare idiot me fenomenal! Nje njeri qe ka 6 vjet ne politike, me rekordin e ardhjes teresisht nga anonimati, nuk ka arritur jo te fuse ndonje standart te ri ne politike, qe te mbaje vulen e tij, por nuk ka arritur te prodhoje qofte dhe nje sentence te vetme qe te mbahet mend. Eshte thjesht nje Sali i ri, qe qesh pa kriter, ngaqe eshte bosh ne te gjithe kuptimet!

  11. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Kjo vjen sepse gafat e drejtojne bashkine e tirane, por edhe populli ka faj qe e pranojne Bashen si kryetar te ligjshem te bashkise.

  12. GERTI says:

    hahhahhaaha.goce e xhaxhit…

  13. dritani says:

    E pabesueshme per te qene e vertete!
    Duket si “fiction” i telenovelave amerikanolatine por ne fakt eshte “real life”.
    Rekomandohet psikoterapi grupi ne Bashkine e Tiranes.

  14. Kam frik ta them says:

    Pash nje video boxi (thuaj se boxi)nga salla e parlamentit shqiptar.
    Cfare gomeresh jane keta gardistat mor aman!!!!
    Si ore nuk i lene plehrat te zihen njecicke?!?!?!
    Sa behet gati ai shoku tja fusi, ata gardh perpara.
    Ke pare ti keshtu xhanem?
    Lere ore te shfrehet tjetri, se njeri eshte edhe ai qe do te qelloje.
    A nuk jemi ne parlamentin shqiptar ketu?
    Cjane keto marrezira xhanem?
    Ku i gjejne kaq matufa mor aman?

    1. Lumi says:

      …Po he pra ku i kemi gjetur gjithe keto matufe!!!!!!!!!!!!

  15. Sadri Gabeli says:

    Anila ..kur do i kujtoim dhe nje here ato kohe te vjetra…..me bohet qefi zemer qe ke dal ne televizor

  16. Parimi says:

    Nuk po del nanji donator me sponsorizue bashkin e Tiranes?Te pakten nji prezervativ te madh sa per trupin e Lulit te pakten se bie ne sy shum per keq ashtu sic asht.Hajde patriota hajde.

  17. beni says:

    Edhe ne enderr i del Rama.

  18. brazili says:

    Oh sa k..e eshte kjo zedhenesja.Eshte super injorante,e mban veten edhe per aktore,eshte shume gjynof.

  19. hakmarja e popullit mbi ty says:

    injorante si vet lulka qe ne qender te tiranes perballe xhamise ka mbjell qiparisa aikur me qene vareza, apo po e pergatit per salen ???

  20. stalinsali says:

    Hopaaa, ma hengre zullumin dhe ti Anila Bisha !
    Pas 15 ditesh do te te pezullojne nga puna pa te drejte rroge per arsye mos funksionimi sipas parametrave bashkekohore BeLuliane !

  21. sherifi says:

    Luli pa saliun eshte si nje thenie e dikurshme. ne fshatrat e vlores ne zona te thella po kalonin dy nenpunes te komitetit ekzekutiv me nje veture, nje djale nga ajo zone i ngriti doren shoferit per ta mare deri ne vlore, mere i tha nje nga nenpunesit shoferit,dhe shoferi e mori.gjate rruges njeri e pyeti pasagjerin nga je ? pasagjeri i’u pergjegj nga filan fshat. o’u po i kuja je ? pasagjerit po i mbahej goja se baban nuk e kishte te njohur ne zone dhe u pergjegj uuune jam ….. filani eshte burri i motres sime(burri i motres ishte diku kryetar kooperative) tjetri i thote ore une nuk te pyeta kush te bene motren po kush te bene nenen.

  22. tironsi vjeter says:

    Te thirren urgjentisht ata tre ekspertet e videso Meta- Prifti dhe ta nxjerrin si shantazh te Filip Cakullit se nuk ka mundesi. hahahaha ose keta te PD jane mesuar qe vetem te dalin te ankohen per ish kryebashkiakun Rama dhe prandaj kjo e shkrete vazhdonte me rimtin e ankesave, po harroj qe do prezantonte punen e madhe te bashes hahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje