Kryeministri Berisha injoroi figurat kombëtare dhe fetare në Tetovë

9 Nëntor 2011, 20:59Politika TEMA

Nga Arben Llalla

Më në fund pas kaq vitesh kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha bëri një vizitë disa orëshe në qytetin ku kanë selitë të gjitha partitë politike shqiptare, në qytetin ku është themeluar Universiteti i parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, në Tetovën heroike të luftës së 2001. Historia për një vizitë të Berishës në Maqedoni është e kahershme dhe interesante. Për herë të parë u deklarua për vizitën e kryeministrit shqiptar në FYROM në maj të vitit 2010, por më 10 maj të atij viti policia maqedonase vret në rrethana të dyshimta liderin e partisë së AK-së, ish-komandant të UÇK Harun Aliun bashkë me 3 shqiptarë të tjetër, ish pjesëmarrës në ushtritë e UÇK. Atëherë Berisha e shtyu takimin sepse nuk ishte çast i duhur. Në të njëjtën kohë një universitet privat në Strugë deklaroi se ka marrë vendim që prof.dr.Sali Berisha do shpallet “Doctor Honoris Causa” gjatë vizitës. Një çmim që asnjëherë nuk mbërriti në duart e prof.Berishës.

Në shtator të këtij viti u deklarua se Sali Berisha do vizitojë Shkupin më 26 tetor, por pas shumë kritikash Berisha e shtyu vizitën sepse në atë periudhë në Maqedoni do bëhej regjistrimi i popullsisë. Kishte shumë gjasa që kjo vizitë do shfrytëzohej nga pala maqedonase pasi do falsifikonte numrin e saktë të shqiptarëve duke ulur përqindjen e tyre.

Diplomacia shqiptare deklaroi më tej se Sali Berisha do bëjë vizitën më 4 nëntor, por edhe kjo datë u shty për 9 nëntor. Pas gjithë këtyre shtyrjeve, vizita e Kryeministrit të Shqipërisë është caktuar në data që janë ditë të fatkeqësive për shqiptarët e Maqedonisë!?

Më 9 nëntor Berisha bëri vizitë në Tetovë, ditën kur katër vjet më parë në Malësinë e Tetovës forcat e policisë dhe të ushtrisë së Maqedonisë bastisën fshatin Brodec duke vrarë 6 shqiptarë dhe arrestuan 13 të tjerë. Sa ironike! Pse kaq naivitet nga diplomacia shqiptare dhe stafi i kryeministrit?

Kryeministri Sali Berisha vizitoi Tetovën, por ai nuk pati guximin të vendosi kurora me lule në përmendoren e Mehmet Pash Derrallës, ish-ministri i Parë i Shqipërisë së Pavarur. Besoj se kryeministri Berisha e kishte detyrë morale të përkulej përpara bustit të ministrit të qeverisë së Ismail Qemal Vlorës. Përmendorja e Mehmet Pash Derrallës gjendet vetëm 500 metra nga Komuna dhe Universitetet në Tetovë që vizitoi Berisha.

Kryeministri Berisha nuk vendosi kurora me lule në bustin e Hoxhë Rexhep Vokës, i cili ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe njëri nga drejtuesit e tij. Kur Sali Berisha ka qenë Kryetar i Republikës së Shqipërisë, ai më 26.1.1993 i ka dhënë Mirënjohje të lartë Rexhep Vokës për kontributin e dhënë në të mirë të Shqipërisë dhe çështjes kombëtare. Do të ishte një nder i madh që Berisha vetë nga afër të vizitonte vendlindjen e njeriut që dikur  e ka vlerësuar me mirënjohje të lartë shtetërore.

 

Prapaskenat e vizitës së Berishës

Stafi i Berishës dhe diplomacia shqiptare kishin parashikuar që kryeministri shqiptar do takonte 15 minuta kryetarin e BDI, Ali Ahmetin, dhe atë të PDSH, Menduh Thaçin, duke lënë pa takuar kryetarin e RDSH, Rufi Osmanin, dhe vizitën në qytetin e Tetovës. Stafi i Berishës dhe diplomacia shqiptare nuk dëshironin që Berisha të vizitonte Tetovën dhe institucionet shqiptare atje.

Thuhet se është bërë lobim i fortë që Berisha të mos e vizitonte Harabatin Baba Teqe ku shërben Dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi i Bashkësisë Botërore Bektashiane si dhe Xhaminë e Larme në Tetovë. Sali Berisha dhe stafi i tij duhet ta dinë mirë se këto dy institucione historike fetare i kanë vizituar shumë kryetarë shtetesh që kanë vizituar Tetovën, hera e fundit ishte në tetor nga kryeministri i Turqisë Taip Erdogan.

Që të jemi të sinqertë duhet të shkruajmë një të vërtetë, dhe nuk bëjmë asnjë gabim apo servilizëm kur themi se Sali Berisha injoroi kryetarin e RDK, Rufi Osmanin, i cili më 1997 u burgos për dy vite sepse ngriti flamurin shqiptar në Gostivar. Rufi Osmani përfaqësohet në Kuvendin e Maqedonisë me dy deputetë dhe momentalisht është kryetar i Bashkisë së Gostivarit. Vetë z.Osmani u shpreh: “Në një bisedë para disa ditësh me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku u konfirmua se do të realizohet takim mes meje dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, mirëpo të martën dhe të mërkurën nuk mora kurrfarë përgjigje as negative e as pozitive nga ana e ambasadorit Çejku. Mund të jetë një dallavere e ambasadorit Çejku. Nuk e kam ndjerë si ofendim personal, sepse unë disa herë kam patur rast të takohem me kryeministrin Berisha. Përgjegjësia i takon ambasadorit Çejku”, deklaroi për “Zhurnal plus”, kreu i RDK-së, Rufi Osmani

Prof.dr. Berisha u respektua nga tetovarët si Kryeministër, por vizita e tij nuk e pati jehonën e madhe që ka patur para një viti vizita dy ditore e Kryetarit të Republikës Prof.dr.Bamir Topi. Të gjithë në Tetovë ende jetojmë me emocionet e shtrëngimit të duarve me President Topin dhe respektin që ky i bëri të gjithë institucioneve kombëtare dhe fetare të Tetovës pa bërë asnjë dallim politik dhe fetar.

 

Çfarë nuk guxoi Berisha t’u thoshte pushtetarëve maqedonas

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë takimeve që pati me drejtuesit e FYROM nuk guxoi t’u thotë këtyre për vrasjet enigmë që kanë ndodhur në kufirin shqiptaro-maqedonas gjatë 20 viteve të fundit. Berisha nuk guxoi të kërkojë llogari përse Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë shpall intelektualët dhe biznesmenët nga Shqipëria pa fakte NON GRATA? Përse rreth 50 mijë shqiptarë u mohohet shtetësia e Maqedonisë pa të drejtë? Përse injorohet gjuha dhe flamuri shqiptar? Përse 15 mijë shqiptar nga Shqipëria punojnë ilegalisht dhe Maqedonia nuk i pajis me leje qëndrimi ashtu siç i pajis Greqia dhe Italia emigrantët ekonomikë?

17 komente në “Kryeministri Berisha injoroi figurat kombëtare dhe fetare në Tetovë”

  1. Dean says:

    Mos more!!!!!!!!!!!!!
    Po ai sikur i don fort shqiptaret e Maqedonise.
    Edhe ata e duan fort,i therrasin ”bace”.
    Si ka mundesi??????????????????????????
    Thua,me nder ”kryeministri” yn i dhim,t’i kete mbushur poturret nga frika e Gruevskit??????????
    Si keshtu u’a paska dhjere shqipeve te Maqedonise,BARBARI i Vucidolit???

  2. Tiku says:

    Per te gjitha pyetjet tuaja ka vetem nje pergjigje: Sepse Berisha eshte mbret, perendi, hoxhe, prift dhe te gjitha te tjerat per Shqiptaret, kurse nga te tjeret nuk ia mban suma, ka frike…

    1. Dean says:

      ”Te tjeret” ja kepusin topet dhe ja fusin ne goje.
      Kupto ti plako???????
      Ai bo si ”gangster”,vetem ne Shqiperi.Por dhe ketu i zgjedh mire ”viktimat”,se bo vaki dhe bie me ndo1 sylesh dhe pastaj a e di se c’a bo ai?
      E bo Minister,se nuk ja mban menderja me i shpall lufte.
      Malok hesapi

      1. sali kakabuba says:

        dean
        mire ja njeh dhe ti psikologjine!
        Me vjen keq kur degjoj keto perfundime,por ke plotesisht te drejte.Jam verior por keto qe thua qendrojne.Te fortit i rrahim krahet ne,ate qe nuk durojme eshte i drejti dhe i ndershmi.
        pastaj nuk gjej akoma nje gazetar,intelektual te ndershem nga anet tona,por perfaqesohemi me tipa si Lesi apo z.DOCI!

        1. Dean says:

          Tabela ime e qitjes eshte vetem ajo MONSTER dhe njerzit qe sillen dhe mendojne si ai BARBAR.
          Persa i perket faktit qe je nga Veriu,mos e merr personale.
          Karakterin dhe Identitetin tat,Ti e nderton vete ne perpjekjet dhe sfidat e perditshme ne jete dhe JO Krahina nga vjen.Per rrjedhoje,cfaredo qe te them une apo dikush tjeter thjesht Injoroji.
          Edhe mua do me bohej qejfi,pasi Ti nuk je shenjestra ime.
          Gjithe te mirat

      2. mikel says:

        nuk thuhet me ndo1 sylesh po me ndo1 hunlesh.

        1. Dean says:

          E drejtë,shprehje e gabuar në nxitim e sipër nga ana ime.
          Gjithë të mirat

  3. olti says:

    Nuk e besoj ti kete bere keto Kryeministri i gjith Shqiptareve; nuk e le Haxhipordha te gaboje jo per gjo.

    Po pse ore per te mbrojtur Shqiptaret shkoji Salia ne Maqedoni? Ai shkoji te ankohet per Edi Ramen se i osht bo fiksim fare.

    Ishallah largohet shpejt nga Maqedonia se do ta bej lesh e li faktorin politik shqiptar me keq se ne Tirane.

    1. Shpresa says:

      Olti, ke te drejte. Me ate diplomaci *ordhe qe ka Shqiperia, vetem gafa mund te presesh nga vizitat e qeveritareve tane.

  4. Hari says:

    Ah sa me behet qejfi qe me ne fund do iu kthjellohen trute shqiptareve aty!!!! po prape nuk e kuptojne!!!!!:(

  5. pjeter gjini says:

    sa per figurat kombetare sala ka ba gabim qe nuk i ka vizitue ,,kurse per ato fetaret shum mire ja ka ba qe si ka takue ,,kryeministri ashte i shtetit ,ska pune me asnje fe ..rroft shqiptaria

  6. analist says:

    Qellimi i vizites se Berishes pikerisht sot ne trevat fshatare shqiptare ne Maqedoni ka te beje pikerisht me qellimin e eklipsimit te promovimit te librit te Edi Rames sot ne Sheraton me pritjen madheshtore qe bashkfshataret dhe votuesit e tij virtuale dhe reale tij do i benin ne Tetove prijesit te tyre virtual.

  7. Luli says:

    Prej nga gjithe ky zell kunder kryeministrit,kushdo qoft ai.tek e fundit cdo popull ka at kryeminister qe e meriton.Sali berisha ka jo pak gabime,jam i vetdijshem,por ato rrjedhin edhe per shkak te presioneve te nderkombtarve.Mos harroni se shqiptaret kudo qe jane nuk shifen me nje sy te mire nga diplomatet e europes(dhelpres se dikurshme e qe akoma na e ka me te pabese)

  8. Luli says:

    Prej nga gjithe ky zell kunder nje kryeministri shqiptar,kush do qoft ai.Sa e fort qe eshte propaganda serbo -greke ne trojet tona.ajo tani me ka kapluar cdo pore te jetes,cdo familje apo shumicen e tyre.Nuk jemi te vetdijshem sa anti shqiptare qe jemi bere.Sali Berisha eshte kryeminister nga vota,dhe cdo popull ka at fat dhe at kryeminister qe e meriton.A nuk ishim ne qe qanim bythen pas Enver Hoxhes,dhjete dite pas vdekjes qanim si te marr.Mjaft o njerze mjafte se do hani koken tuaj.Sali Berisha ka shume gabime,por ka edhe presion nga Europa(“mike”)qe dikur ndau publikisht gjysmen e Shqiperise e tani po e ruan statusquon.Sido qe te jet ju betohem se eshte me shqiptar se Edi Rami,edhepse une personalisht s’kam asnje iluzion se do duhej ta udheheqnin Shqiperin,por ja qe po i votojme…

    1. DJ Achmed the dead terrorist says:

      Ke te drejte ishte Edi Rama qe ndimoi Milloshevicin me nafte gjate luftes, dhe nuk e ngriti kurre zerin per te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni ku sllavet na ofendojne edhe origjinen tone, ishte Edi Rama qe ju fali detin Grekeve dhe ndertoi varrezat greke ne Shqiperi, po per fat Sali Berisha doli kunder faljes se detit grekeve dhe e ndaloi kete marreveshje qe Rama e donte me cdo kusht te ju a jepte grekeve.

  9. Samki says:

    Nder te tjera, Berisha ne UEJL tha: Max van der Stoel (themeluesi i ketij universiteti) ka qen nje njeri qe gjithmone ka punuar me pakicat, edhe ne shqiperi ka punuar me pakicat edhe ne Maqedoni erdh e hapi kete universitet – kjo le te kuptohet se per Salen qe ne shqiptaret (1/3 e popullsise ne Naqedoni) jemi pakice.
    E dyta, i shkreti haroi se ku gjendet, studenteve u premtoi bursa per ne 15 universitetet ma te mira ne bote.

  10. rrufeja says:

    O njerez! si sala apo ,baca’ qe thote dikush, ashtu edhe gruevski jane te izoluar e te injoruar nga europianet shkaku i ,bemave’ te tyre prandaj ia bejne qefin njeri-tjetrit.sa per ne shqiptaret ketej, nuk na behet vone per te. ku te rregullonte ai punet brenda, sa per me teper nuk presim nga nje ish sekretar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje