Më shumë se gjysma e fondit rezervë për emergjenca civile që menaxhohet nga Këshilli i Ministrave këtë vit u përdor për pagesa në lidhje me protestën e 21 janarit.
Gjatë manifestimit, protestuesit socialistë u përplasën me policinë dhe katër demonstrues mbetën të vrarë nga plumbat e Gardës së Republikës.
Sipas gazetës “Shqip”, relacioni shoqërues i projektbuxhetit të vitit 2012 tregon se, 904 milionë lekë nga fondi rezervë janë përdorur për shpërblime si dhe për blerjen e pajisjeve të reja për të shtypur protesta të ngjashme në të ardhmen.
“Rreth 54.2 për qind e fondit rezervë, ose rreth 904.3 milionë lekë i janë dhënë Ministrisë së Brendshme, nga të cilat përmendim fondet për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, të angazhuar në mbrojtjen e institucioneve të shtetit”, thuhet në relacion.
Ministria e Financave sqaron se këto fonde janë përdorur edhe për “blerje pajisjesh, mjetesh dhe materialesh speciale, në plotësim të nevojave të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës etj”, vijon më tej relacioni.
Fonde të tjera janë përdorur gjithashtu për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet, por fondet për përmbytjet qenë të pamjaftueshme, sepse zona e NënShkodrës ende nuk i ka marrë dëmshpërblimet dhe po pret, pavarësisht se nga përmbytja tashmë ka kaluar gati një vit.
Varja trapin ”familjeve të përmbytura”.Ata atë punë kanë.Vit për vit e njëjta gjë,me Ata.
I gjithë ”fondi rezervë” duhet me u shpenzu Kundra EDI RAMES.
Kështu, BARBARI/ët e Shqiperise së Siperme mund të flenë gjumë të qetë.
file Dean,keto gjera na bejne te tregohemi extrem ,,,,,,dhe na vjen turp,te quhemi shqiptare!
Ou…qekur ta preu pensionin janulla po e quan veten shqiptar ti mer gellbaze?
Te permbyturit ai i ka ne thes, keshtuqe nuk jua ka merakun. Edhe kete vit do permbyten, por perseri do thone rrofte Xhuzepina dhe Sali Birisha.
Me vjen sinqerisht shume keq per te permbyturit e Nenshkodres,eshte nje dem i math material qe ju eshte shkaktuar atyre.Me vjen keq gjithashtu per ata,se akoma jane nen hipnozen “demokratike” te Sali-Xhozit,sipas te cileve:”SHKODRANET KANE QENE DHE JANE DEMOKRATE TE PERJETSHEM”.Me kete parulle,Saliu,ju merr atyre voten dhe nga ana tjeter ju fut gishtin nga mbrapa.Dhe kjo,eshte humbje dinjiteti,qe eshte me e madhe se ajo materiale.Humbjet materiale me kalimin e kohes zevendesohen,por humbja e dinjitetit eshte e veshtire te zevendesohet.Dinjiteti i humbur,eshte njolle qe mbetet ne histori dhe e keqja,ze me shume vend se e mira.Kete duhet te kuptojne Shkodranet,se deri tani jane nen opiumin e Sali-Xhozit.Duke vazhduar keshtu,tere jeten do te jene te neperkembur nga PD-ja dhe Sali-Xhozi,tere jeten do te ngopen me lugen bosh,tere jeten do te jene te distancuar nga pjesa tjeter e vendit qe eshte zgjuar.Shembull eshte Kavaja,e cila ishte bastion me i sigurte i PD-se se Shkodra,prandaj dhe vinte kandidaturen Saliu.Me 8 Maj,ajo u shkeput nga ai dhe i dha nje mesim te mire gjith popullit,se duhet votuar per ate qe i sherben atij dhe jo vetem ai qe ben premtime dhe nuk i mban ato.Perndryshe, Shkodra ka per te marre si demshperblim gjithmone “OPINGEN E SHERROS”-i themi ne ketej nga Korca.