Çmenduria 11-11-11. Nostradamusi parashikoi krizë ekonomike?

11 Nëntor 2011, 11:34Lifestyle TEMA

E kush tha që bota nuk është e mbushur me njerëz të fiksuar pas numrave e fatit.

Në internet ka shpërthyer një bum me teori konspirative që e shohin këtë të premte si fundin e botës. Çasti që e presin të gjithë është ora 11-11-11.

Me mijëra çifte lidhin sot kurorë, mijëra gra do bëhen operacion cezarian për të lindur sot fëmijët.

Në Gjermani 30 mijë çifte e kanë vendosur për sot datën e martesës. Por shumë thonë se këto janë martesat që zgjasin më pak, pasi nderohet më shumë ngjarja se vetë dashuria. Kurse astrologu Majkëll Algajer thotë se sot është një datë e veçantë, mjaft e lumtur, pasi yjet janë vendosur në atë mënyrë që ofrojnë ngrohtësi e ndjenjë.

Studiuesi i numrave Arndt Ashenbek thotë se numri 11 simbolizon një fillim të ri. Kurse një studiues i Nostradamusit thotë se ai ka parashikuar që më 11-11-11 do ketë vështirësi të mëdha ekonomike. Sipas Manfred Dimde, Nostradamusi parasheh edhe fundin e mbështetjes financiare nga vendet e pasura për vendet e vogla.

5 komente në “Çmenduria 11-11-11. Nostradamusi parashikoi krizë ekonomike?”

  1. bullshit says:

    nje dite si cdo tjeter do te jete dhe ju qe mbani frymen sikur do behet nami do te zhgenjeheni sic jeni zhgenjyer cdo here tjeter dhe vetem se do humbni edhe me shum ne injorancen tuaj.

  2. tana says:

    Mua me ngjajne si kangjellat e Kryeministrise, ku na vrau Sali Berisha.

  3. bullshit says:

    sapo kaloi ora e till, ndodhi gje pervec se u afruam vdekjse tone natyrale ca me shum? Injorantet…

  4. jimmi says:

    7 eshte numri qe me jepe fate ne jete

  5. shqiptar says:

    per cfare viti flet ky zoteria per vitin 0011 per 0111 se ne jemi ne 2011 jo ne 11 dhe a njihej koncepti ekonomi ne kohen e tij kesaj i thone qe nje budalla hodhi nje gur ne lume dhe te mencurit po e kerkojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje