Ambasadorja britanike: Drejtësia është në themel të vlerave të BE, pa të nuk ka integrim

14 Nëntor 2011, 19:58Politika TEMA

Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Makëlluem, deklaroi sot gjatë një takimi në Shkollën e Magjistraturës, se drejtësia e fortë dhe e pavarur është një kusht për të ecur përpara drejt BE. Ajo tha se nuk duhet të bëhet vetëm drejtësi, por duhet parë që po bëhet drejtësi, duke nënkuptuar këtu dhënien e shembujve të fortë. Deklaratat e saj u bënë gjatë prezantimit të një projekti për trajnime në Shkollën e Magjistraturës nga ekspertë të njohur të sistemit të drejtësisë britanike.

“Shteti i së drejtës dhe drejtësia janë në themel të vlerave të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së dhe zemra e një demokracie funksionale dhe të suksesshme. Një sistem gjyqësor i fortë dhe i pavarur është një kërkesë që Shqipëria të perparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Për gjithë këto arsye, ne kemi dhe do vazhdojmë të fokusojmë mbështetjen tonë në reformën e drejtësisë në Shqipëri.

Meritokracia, pavarësia, profesionalizmi dhe respekti për të drejtat e njeriut janë kërkesa të detyrueshme për çdo gjyqtar, apo aktor të sistemit të drejtësisë. Mungesa e ndonjërës prej tyre ka një impakt negativ mbi besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.  Nuk duhet vetëm të bëhet drejtësi, duhet parë që po bëhet drejtësi,” tha Makëlluem.

7 komente në “Ambasadorja britanike: Drejtësia është në themel të vlerave të BE, pa të nuk ka integrim”

  1. Glenn says:

    mire e ke ti moj goce…dhe drejtesia (nese mund te quhet e tille) e pati nje shans ta bente me ceshtjen meta por mr cpo duken bathet edhe ne kete rast drejtesia jone tregoi qe eshte thjesht nje kurve qe i shitet pazarit me te shtrenjte. Koncepti juridik dhe nocioni i se drejtes dhe integritetit jane nocione qe ne nuk i kemi ende per fat te.keq megjithese kane qene te konsoliduara qe ne kohen e romes se lashte…..

  2. Afërdita Kola says:

    Jemi të tejngopur me ju zonja ambasadore ju kemi parë dhe para viteve 1990 sa e luftuat komunizmin në shqipëri sot i dimë të gjitha.

    1. ILIRI Tirone says:

      Aferdita ju keni plotesisht te drejte , keta vbazhdojne te na marrin floririn dhe te na japin lloqet ……. deri kure keshtu nuk po i dihet. Demokracite e medha e paskan si mode te tallen me njerzit e nje vendi te vogel . Dhe na tallja e tyre na kushton jeten …..

  3. Eda says:

    per cfare drejtsie mund te behet fjale ne nje vend ku sundon ligji i xhungles .ku ligjin e bejne maloket e Tropojes ..speciet me primitive ne bote…jane akoma ne stadin e njeriut prehistorik..evolucioni te keta ka filluar vetem 10 vjet me pare kur u bene familjar me sapunin e rrobave dhe buken e grurit..as qe behet fjale per integrim deri sa shoqeria shqiptare,me ndergjegje , te zhduki keta neanderthale..te pastroje njehere e pergjithmone plehrat e atij vendi nga politika dhe ti ktheje aty ku qene ..e vetmja prone e tyre duhet te jete vetem guri i latuar dhe shpellat nga te cilat zbriten..

  4. Tepelenasi says:

    …drejtesia,nje kucke,qe sperdridhet si ja do interesi,ka thene Oriana Falaci.

  5. F.Ylli says:

    Tirana ka 65 vite me C’DREJTESI, ndersa politikanet e saj me drejtesi s’rojne dot as nje jave.I pari do jete ajdut Meta.Kemi per te pare cudira te reja.F.Ylli

  6. koli says:

    bisha e vucidolit me neandertalet do bejne shtet ligjor? Jo moj zonje, as mos u lodh kot, do nelet shtet, ose me sakte cete malokesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje