Një debat ka shpërthyer në lidhje me imazhin e një aktoreje pakistaneze, Veena Malik, e cila pozoi nudo për revistën FHM, versioni indian. Shkak i debatit ka qenë një simbol në krahun e Malik, me inicialet ISI- që është shkurtimi i agjencisë së inteligjencës pakistaneze.
Fotoja ka krijuar shumë debat në Pakistan, raporton BBC, për nuditetin, por edhe për faktin se mban një tatuazh të shërbimit sekret.
Mediat pakistaneze thonë se një zëdhënës i zonjës Malik ka deklaruar se ajo nuk ka bërë kurrë një foto të tillë.
Kurse editori i FHM thotë se gjithçka është reale. Ai thotë se ka një e-mail të Veena Malik, ku flet se si duket përpara se të dalë kopertina. Sipas editorit, ideja për të shkruar ISI në krahun e saj ishte për të krijuar diçka gazmore. “Në Indi kemi një shaka, kur diçka shkon keq, ne themi është ISI pas saj,” tha ai.
Kjo po u beka yll bolliwoodi me kete vemendje….nqs nuk e vret fshati me gure!
Po pse pakistaneze eshte kjo ju befsha kurban ? loooool
Nuk paska gabuar Shefi Shërbimit Sekret.
Ahh sa e mire qe eshte ! Shume e bukur dhe seksi !
NUK E KA TATUAZHIN ISI POR LSI DHE E KA NDRUAR ISI DUKE NENKUPTUAR ILIR SPIUN INDIAN.