Britania kundër traktatit të ri të BE, Europa kërcënohet nga ndarja

9 Dhjetor 2011, 11:23Politika TEMA

Ka qenë një natë dramatike ajo në Bruksel. Kryeministri britanik David Cameron rezistoi dhe pas negociatave të gjata, ndryshimi i traktateve të BE dështoi. Tani 17 vendet  e eurozonës dhe gjashtë anëtarë të tjerë duan të themelojnë një bashkim fiskal. Europa kërcënohet nga ndarja

 

Gjermania e Franca nuk ia dolën që të ndryshojnë me votën e 27 vendeve të BE traktatet e unionit. “Mund tu them që Britania e Madhe nuk pranon ndryshimin e traktateve,” tha një diplomat të premten në mëngjes. Tani 17 vendet e eurozonës dhe gjashtë vende të tjera të BE do nënshkruajnë një traktat të veçantë për më shumë disiplinë buxhetore, për të luftuar krizën. Në krah të eurozonës janë edhe Bullgaria, Danimarka, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania.

Shefi i shtetit francez, Nicolas Sarkozy ka kritikuar ashpër Britaninë. Ai tha se kërkesat e qeverisë së Londrës janë të papranueshme. Krahas Britanisë, edhe Hungaria nuk pranoi ndryshimet në Traktatin e Lisbonës. Suedia e Çekia thanë se do konsultohen me parlamentet e tyre, bëri të ditur Sarkozy.

Vetë Cameron tha se ‘Jo’-ja e tij ndaj ndryshimit të traktatit ishte një vendim i vështirë, por i mirë. “Nëse nuk marrim asnjë klauzolë mbrojtëse, është më mirë që të mbetemi jashtëm,” tha ai. Gjatë negociatave, Cameron kërkoi një princip unanimiteti në vendimet që merr BE për rregullimin e tregut financiar. Gjermania e Franca e kundërshtuan.

*Marrë me shkurtime nga Spiegel

15 komente në “Britania kundër traktatit të ri të BE, Europa kërcënohet nga ndarja”

  1. LOLA says:

    pupupupupu erdhi fundi i botes cbehet keshtu ore amani

    1. Rani says:

      Mos ke fryke mi goce se te mban tironci ty edhe po erdhi fundi i botes……….

      1. Tironci Lugano says:

        Rani
        Me erdhi m ire qe kesaj rradhe kishe pasur pergjigjie pozitive per kafen
        pershendetje

  2. Argita_B says:

    Normal qe Britania do jete kundra traktatit te ri pasi Anglia eshte me afer Amerikes si sistem se sa Evropes.
    Anglia eshte per kapitalizmin e eger, ku financa dhe bankat jane siper vlerave morale, kapitali dhe spekullimi siper punes konkrete.
    Ne Angli si ne Amerike mund te behesh milioner apo miliarder duke spekulluar, pra duke punuar 10-12 ore ne dite sa komshiu, ne nje kohe qe komshiu mezi paguan faturat ne fund te muajit.

  3. eleftheriskepsi says:

    Kur degjon kete bised,pyetjet qe te lindin jan shume.As nzjerr cdokush konkluzionet e veta.Mgjth, kjo lufte nuk eshte vetem ekonomike por mbi te gjitha psikologjike.Dhe lufta psikologjike eshte me e ashper sesa ekonomike.Pamvaresisht bombardimeve psikologjike dhe jo vetem ,qe sot u beheni te gjitheve, as gjejm edhe ane pozitive te cilat do i japin nje ngjyre tjeter jetes.

    ΑΦΩΝΟ ΤΟ BBC ΑΠΟ ΛΟΓΟ ΚΑΤΑΠΕΛΤΗ-GOLDMAN SACHS RULES THE WORLD!

    1. emigranti athine says:

      Nuk e di por,sa here lexoj komentet e tua me vjen per te vjelle.

    2. bobi says:

      Sa here lexoj komentet e tuja me bohet dru Elefteriqi

  4. Tironci Lugano says:

    Mbreteria e Bashkuar eshte kunder rishikimit te traktatit dmth te ngelet ne fuqi ligji sic eshte.E kjo per te qene e mbrojtur os eme sakte mallrat e saja ne zonen e Europes e jo sic lexojme qe eshte me afer ndonje shteti tjeter.Shkurt mbron interesat e saja e Amerika ska lidhje fare ne kete pike

  5. AGIMI says:

    e nderuar z.Argita ,ti nuk e njojtke fare sistemin ekonomik ne ANGLI.AI ESHTE SHUME SOCIAL, DHE NE JE I ZOTI STUDJO DHE PUNON..KETU SKA RACIZEM..DHE KETU NDJIEHET SHUME DORA E SHTETIT ,NE NDIHME TE NJERZEVE.

    ME RESPEKT AGIMI.

    1. koli says:

      edhe ti me social….

  6. gimi says:

    Kjo eshte me se e llogjikshe! Europa ose te behet per te gjithe, ose nje federate e cave qe luftojne per interesat e tyre. E keshtu federatat te pasojne njera tjetren derisa te medhenjte te kuptojne se ia kane futur njeri tjetrit ose vetes se vet…

  7. plaku says:

    Kam mendimin se ndryshimi i kontratave te vendeve te Be eshte nje gje e mire dhe se kesaj pune i kishte ardhur koha.
    Berlini dhe Parisi bejne presjon per ndryshime te menjehereshme te kontratave te BE per nje kontroll me te ashper te rregullave te stabilitetit te Euros. Po tentohet te behet nje bashkim stabiliteti per Eurozone. Eshte e domosdoshme nje frene europjane te borxheve per 17 plus 6 vendet e BE.
    Duhet bere nje reforme e bashkimit monetar. Kerkohet nje bashkim stabiliteti per te pakten te 17 vendet e Eurozone me sanksjone me te ashpera kunder shkelesit e buxheteve te vendeve dhe nje kontroll me te forte te planeve shteterore ekonomike te 17 plus 6 vendeve te BE. Faktikisht kjo do te thote heqja dore nga e drejta nacjonale e vetos ne politiken fiskale . Per kete aresye duhet qe sipas vullnetit te Berlinit dhe Parisit te ndryshohen kontratat e BE.
    Pra ne se nje nga 23 shtetet e BE do shkelen kriteret e Mastrit ( Buxheti vjeteor 3% dhe borxhet publike 60% ) do kete nje hapsire shume pak politike per diskutim ne rast se nje vend shkeli kriteret. Do te hyje menjehere ne fuqi nje mekanizem i cili do denoje vendet ose vendin qe shkel keto kritere.
    Keto ndryshime te kontratave te BE do behen me qellim qe te rivendoset besimi i tregut.
    BE nuk eshte me nje zgjidhje por nje domosdoshmeri. Kjo perforcohet edhe me shume me deklaratat e Rating Agentures Standards& Poors e cila kercenoi vendet e Eurozones si Gjermania, Franca, Austria, Suedia etj. se ne se nuk merren masa do te beje uljen e shkalles se rating te ketyre vendeve ne bonitet. Shifet kjarte se Amerika dhe Anglia duan qe monedha kryesore e shkembimit ne botet e jete Dollari dhe jo Euro. Kujtoni ju lutem kercenimin e Kines dhe Hindise qe deklaruan se ata po shofin mundesine e kthimit te nje pjese te rezervave te tyre nga dollar amerikan ne Euro.
    Une mendoj se problemi eshte se ne BE kemi nje kapitalizem socjal dhe ekologjik te tregut dhe jo thjesht nje kapitalizem si ne Amerike. Kujtoni faktin e luftes se madhe qe beri Obama per riorganizimin e sistemit shendetesor. Lufte te cilen ai e fitoi vetem pjeserisht. Gje qe per mua eshte nje turp per Ameriken.
    Pra problemi eshte se faktori socjal dhe ekologjik eshte ne fakt shume i shtrenjte ( arka e te papuneve, arka e te semurit, shkollimi, etj). Politikanet ( jemi ne demokraci ) duan te rizgjidhen ne zgjedhjet e ardheshme dhe i bejne zgjedhesve ( popullit ) shume premtime ne fushen socjale, keto premtime kushtojne shume, rritja e prodhimit nuk i kompenson ( keto shpenzime ), politikanet ne se nuk i mbajne premtimet nuk rizgjidhen, atehere ata ( politikanet ) marrin borxhe ne tregun e kapitalit boteror. Keto borxhe dhe interesat e tyre duhen lare, rritja ekonomike nuk i lan dot, atehere merret perseri borxh per te lare borxhet e vjetra dhe keshtu borxhet rriten nga viti ne vit. Tani problem i madh eshte se bonet e shteteve te ndryshme nuk i blen njeri ne tregun e kapitalit boteror. E vetmja mundesi eshte qe banka qendrore europjane te shtypi monedha te reja dhe te bleje ajo vete bonot e shteteve te ndryshme europjane. Kjo ne fakt eshte kunder statutit te kesaj banke. Eshte frika se ajo do kthehet ne nje “BAD BANK”, pra te mbushet me bono te semura, gje qe cenon shume pamvaresine e saja. Fakti qe pardje shefi i BQE, italjani Draghi e uli normen e interesit te Euros nga 1,50 ne 1,00% tregon se ne vendet e BE pritet recesjon dhe sic duken bathet do kemi per pak kone deflacjon dhe pastaj ( pas dy vjetesh ) inflacjon.

  8. inf says:

    BE ishte nji rrene e madhe sejcili te kaloje ne monedhen e vet dhe ktu marrin fund te gjitha hajduterrite qe ben dhe po ben Franca Gjermania ne kurriz te te tjereve.
    Ishte mire sejcili ne buk te vet sejcili ne hall te vet .
    Tani jo MerKozi harrxhojne kohen kot dhe me shume rrine tuj bo gallate se sa po bejne ndonji gje ,ç’do dy tre dite bejne samite sa me u gjind Kola ne pune pa vizion pa vler, vetem shpenxime kohe kot me kot.
    Lodhen kot sejcili do kaloje aty ku ka qene nuk munde te Komandohet ky Kontinent me dy Koke ,nuk ja ul hunden as gjermoni Talionit as talioni fracezit as nji ,sejcili do llokmen ma te madhe se tjetri
    prnadaj ky sistem e hangrri barin e miut.Deshtim total rrena me te futme njoni tjetrit jane te gjthe ne BE e shparrtalluar nga PPE E HAJDUTEVE presim se si do shkojne kto rrena me bisht.

  9. Arditi says:

    Mire ti gjeje.Keshtu eshte kur nuk e ftojne Saliun tu tregoje si te dalin nga kriza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje