Rama: Amnistia dështoi sepse u bë për bizneset e pushtetit

9 Dhjetor 2011, 19:21Politika TEMA

Pasi ministri i Financave, Ridvan Bode, pranoi se amnistia e trumbetuar me të madhe nga qeveria, dështoi, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai tha se amnistia dështoi për shkak se nuk u bë për bizneset shqiptare, por për bizneset e pushtetit. “Amnistia fiskale dështoi sepse nuk u bë për biznesin shqiptar, po për bizneset e pushtetit. Vetëm programi ynë e garanton sipërmarrjen,” shkruan Rama në Twitter.

Pak më herët ministri i Financave kishte deklaruar se amnistia dështoi edhe për faj të opozitës. “Nisur nga situata në të cilën u zhvillua nga mungesa e një konsensusi politik dhe debati të fortë politik dhe nga kundërshtitë të shprehura të opozitës lidhur me këtë nismë, nuk arriti maksimalisht objektivin. Në tërësi amnistia çliroi qytetarët dhe biznesin nga një sërë detyrimesh dhe nga mënjanimi i një sërë pagesash të rritura për shkak të dinamikës që ka pasur tregu i pasurive fikse në Shqipëri,” tha Bode.

6 komente në “Rama: Amnistia dështoi sepse u bë për bizneset e pushtetit”

  1. geno says:

    E more Rama, si nuk e mbajte njehere fjalen kunder Saliut, por perhere nenshtrohesh me keq se deputetet lolo te Saliut dhe shkon si lepur dhe firmos ne favor te pushtetit te tij. Mire qe firmos, po pse tallesh me socialistet e ndeshem, per me teper pse tallesj e bene pazare mbi gjakun e derdhur ne emer te shporrjes se pushtetit kriminal te Saliut dhe drejtesise se votes se lire? TURP jo per ty, por per ata qe te besojne akoma ty, qe hiqesh sikur je armik i krimeve te Saliut.

  2. Ali Pasha says:

    Pushteti ne Shqiperi nuk merret dot me kaur, sepse en racen e kaurev kafsha me e eger eshte lepuri. Pushteti merret dhe mbahet me muslyman, sespe ne racen e muslymeve, kafsha me e bute eshte ujku

  3. e verteta says:

    edi ti ose s’di ose s’do! te tere e kane kuptuar qe saliu do ja kaloje fronin “monarkise” ti cfare pret?

  4. elinor bahiti says:

    Opozite e forte…

  5. Ramy says:

    Eshte merzit se e kupton qe ka bo gabim se ka dale ne nje plazh nudo, ashtu lakuriq. Ne demokratet edhe ne det hyjme me rroba.

  6. nastradini says:

    Amnistia fiskale deshtoi sepse BOSAT e Mafies alla LAZARAT ne vendin tone, nuk besojne me. Si ne 97-ne. Kur e hengren tullumin dhe sapunin per djathe me shume dallkauke te tjere nga pas. Me deklaratat e Saliut per leket e Piramidave te Bodes. Qe ishin me te pastra se “Ujet e Burimit te Bjeshkeve Tropojane.” Prandaj preferojne t’i mbajne lekat e tyre nen dyshek. Sepse po te jete fjala per bizneset e pushtetit, Saliu i ka ato nen hyqem. Qe rine ne “terr” apo dalin ne “drite” vetem me komanden e BOSIT. Sic ishin edhe bizneset e pushtetit me naften virgine. Sic ishin edhe bizneset me kasat fiskale. Sic ishin edhe bizneset me rrugen Durres-Kukes. Sic jane bizneset per ndertimin e qendres se Tiranes. Sic jane bizneset e kioskave te Bashes. Qe nuk i mbeten prapa kioskave te Brojkes. Por sic ishte edhe biznesi famekeq i Gerdecit. Prandaj Edi Rama prape gabon ne vleresimet e tij. Sic beri para do kohe me heqjen enveriste te TVSH-se , taksave dhe tatimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje