Papa mbështet mësuesen që i bënte fëmijët të qanin nga frika

12 Dhjetor 2011, 19:20Lifestyle TEMA

Një mësuese e studimeve fetare, e cila u pezullua për shkak se mësimet e saj i kishin bërë fëmijët të qanin nga frika, mori mbështetjen e Papa Benediktit XVI.

Cristina Vai, 55 vjeç, mësuese prej 30 vitesh, mori masën disiplinore pasi prindërit ishin ankuar se fëmijët largoheshin nga ora e saj të tmerruar e me lot.

Ata thonë se trembeshin shumë nga përshkrimet grafike të betejave mes engjëjve dhe djallit në Librin e Apokalipsit.

Vai thotë se mbeti e shokuar pasi u pezullua. Ajo informoi deputetin e zonës dhe ai i shkroi një letër Papës duke i përshkruar incidentin.

Por Vai u habit edhe më shumë kur mori brenda pak ditësh një përgjigje nga një asistent i Sekretarit të Shtetit papal. Ai i shkruante në emër të Papës duke e falënderuar me gjithë zemër për besimin që tregonte. “Ati i Shenjtë ju falenderon me gjithë zemër për gjestet e besimit dhe për ndjenjat që ju kanë frymëzuar. Ai ju dërgon nga zemra një bekim apostolik, të cilin e shtrin edhe mbi fëmijët në klasën tuaj,” thuhet në letër.

Vai thotë se ajo letër e ka qetësuar zemrën e saj.

5 komente në “Papa mbështet mësuesen që i bënte fëmijët të qanin nga frika”

  1. lura says:

    Krejt normale te keshe frike Ate qe na ka krijuar se keshtu vetem se rriten vlerat njerezore dhe largohen nga rruget e keqija.
    Te keshe frike te beshe te keqen eshte humanizem dhe vlere qe Zoti ashtu e do besimtarin dhe jep bekimet ne radhe te pare personit qe e aplikon,familjes dhe shoqerise.
    Gjesti i mesueses eshte nje gjest shpetimprures dhe nuk duhet paragjykuar si dhune jo kurrsesi,se duke gjykuar shoqeria e sotme keshtu po ndodhin ato gjera qe po e shemtojne boten.
    Shikoni se gjoja ne emer te lirise se individit se cpo ndodh ku njerzit nuk jane te pergjegjshem per ato veprime te demshme qe bejne se pikerisht aty ku eshte baza fillestare e edukimit te femijve po kthehet ne nje keshillim se si femija mos te pyes per norma dhe rregulla.
    Falenderoj me gjithe zemer Atin e Shenjte per kete gjest madhor ne mbeshtetje te asaj mesuese.
    Sot bota gjithnje e me teper po i largohet normave humane qe nuk kane te bejne aspak me lirine e individit por perkundrazi po kthehen ne norma qe respekti dhe miresjellja dhe frika ndaj Atij qe ka jeten tone ne dore te quhen absurditet,dhe me keq ku ne disa vende e sidomos ata qe aplikojne ne shkollat arabe qe femija te kete shperblim te amshuar nga allahu te vetflijohen per te cuar ne boten tjeter me qindra viktima te pafajshme.
    Zoti eshte dasuri dhe si i tille kerkon nga sejcili ashtu si kerkon prindi ndaj femijes se tij frike ndaj te keqes dhe miresjellje me te gjithe njerezit pa dallim race gjinie dhe besimi.

  2. Sem Luma says:

    “Ata (Nxenesit) thonë se trembeshin shumë nga përshkrimet grafike të betejave mes engjëjve dhe djallit në Librin e Apokalipsit.” Po edhe mund te ndodhe, edhe djali imi i vogel (4 vjeq!!!) frikesohet nga perrallat me shtriga e ujqer. E edhe keto tregimet e Bibles (Kuranit, Toras etj..) perralla te ngjashme jane. Eshte cudi se si njerezit e kohes sone ende besojne e frikesohen nga shkrime e tregime qe nuk jane gje tjeter vetem se shpikje e kokes se njeriut.

  3. KRESHNIK says:

    Titull tendencioz dhe pa esence informimi… Me vjen keq per humbjen e stilit.

    Apokalipsi ka trajtim si vete titulli,nuk mund ti devijosh argumentit duke e bere trendy,kshu qe nuk mbetet veçse te thuash ate qe eshte shkruar. Pas apokalipsit vijon çlirimi dhe me tutje falja dhe meshira,BIBLA nuk lexohet si ta do qejfi,sepse kuptimin e saj e ka tek teresia.

    I nderuar gazetar,mjafton nje fjale ose nje fraze me shume dhe titulli do ishte mjaft me interesant dhe do kishte gjithesesi efektin e paraqitjes se debatit per t’ju nenshtruar lexuesit ne teresine e argumentit.

    Faleminderit.

  4. vlora 1 says:

    Keta gogolet e feve kane trembur edhe burrat qe mbajne mustaqe dhe jo femijet e pafajshem.
    Ta gezoni fene o njerez te pakultivuar se ju heq friken duke ja u futur deri ne palce

  5. Lulezim says:

    E ku ka gje me te rendesishme se marrja ne konsiderate e loteve dhe frikesimit te femijeve! Atajane jo thjesht e ardhmja por te gjith kulmin e dashurise ne e kemi dhe duhet t’a kemi per ta…
    Keta tipat e vatikanit (ende rrnqethem ndersa e kujtoj) as nuk e cane *rapin per skandalin mbar boteror te peshkopeve dh prifterinjve qe kishin vite e vite qe perdhunonin femije. Histori me engjej dhe djaj? Pallavra! Askush s’i ka pare dhe degjuar dhe pervec nje imagjinate te perdhosur ne shekuj kemi nje pseudoedukate qe serviter ne forme historie te vertete. Femijeve i del dhe i mjafton figura e santa klausit (inegsistente dhe iracionale). Ne vazhdojme t’i genjejme se gjoja na i sjell ai dhuratat. Te them te drejten me vjen te vjell kur shoh keta papet e vatikanit qe stolisen e jetojne ne Ar, nderkohe qe miliona femije rrezikojne te vdesin nga uria… Turpi i njerezimit jane ( dhe jo vetem ata). Keto te shohe beneleshi dhe jo t’i dale ne mbrojtje nje mcusje qe ndoshta i kane rene trute ne qafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje