Atmosfera e Luftës së Ftohtë në brigjet britanike

14 Dhjetor 2011, 19:59Lifestyle TEMA
Atmosfera e Luftës së Ftohtë në brigjet britanike

Një destrojer i Flotës Mbretërore britanike u dërgua me shpejtësi në Skoci pas një frike të madhe se siguria e vendit po kërcënohej nga prania e një aeroplanmbajtëse ruse 30 milje larg brigjeve britanike. Kjo ishte hera e parë që diçka e tillë ndodhte në 20 vite. Destrojeri HMS York udhëtoi rreth 1 mijë milje për të mbajtur nën vëzhgim aeroplanmbajtësen Admiral Kuznetsov dhe një tjetër numër anijesh luftarake të ankoruara pranë ujërave britanike. Mjetet ruse ishin afruar pa paralajmërim, por më pas fajësuan motin e keq për afrimin.

Edhe pse flota ruse ishte jashtë ujërave të Britanisë, ajo ishte brenda zonës ekonomike ekskluzive, të cilën vetëm Britania ka të drejtë ta shfrytëzojë. Aeroplanmbajtësja ishte rrugës për një stërvitje në Mesdhe. Megjithatë në Britani çështja ngriti shumë debate dhe pikëpyetje. Ndërkohë sot një parti nacionaliste skoceze akuzoi rusët se kanë hedhur mbeturina në ujë ndërsa qëndronin aty.

3 komente në “Atmosfera e Luftës së Ftohtë në brigjet britanike”

  1. Cakalli7 says:

    Sa endra te keqia me ruse qe shikon ingllizi edhe tani pas 20 vitesh.

  2. eramalit says:

    Te bejme njeçik humor anglez: çudi, qe te dy flamuret kane ngjyra te njejta, bardhe blu te kuqe!

  3. ZQK says:

    Po sikur anijet ruse te ishin afruar 200m nga bregu? Si do reagonte Anglia? Po sikur anija ruse te perplasej me nje shkemb nenujor po 200 m nga bregu anglez dhe te mbytej a do ishte pergjegjese Anglia? Po ari anglez a do bllokohej nga Rusia? Po mbreteresha angleze a do i kerkonte falje Presidentit Rus pas 50 vjetesh dhe do pranonte te paguante demin nje per nje, bashke me interesat. Kurse ari anglez nuk do krijonte interesa sepse ishte i bllokuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje