Një grup policësh turq kanë nxitur zemërim kombëtar pasi janë kapur në kamera duke rrahur një grua. Pamjet tregojnë se si gruaja, Fevzije Çengiz, e cila ishte arrestuar gjatë një aksioni në një klub nate për shkak se nuk kishte mjet identifikimi, rrihet në një rajon policie në Izmir edhe pasi i vihen prangat.
Një ministër turk ka bërë thirrje për dënim të shpejtë të oficerëve, që tani përballen me 18 muaj burg për ‘shkaktim plagësh nga dhuna e tepruar’.
Por e gjithë ngjarja ka marrë një kthesë të çuditshme pasi gruaja rrezikon gjashtë vjet burg për ‘rezistencë ndaj arrestimit dhe sjellje të pahijshme’. Policia ka ngritur akuzat ndaj gruas edhe pse pamjet tregojnë se ajo vetëm ka debatuar me policët.
http://youtu.be/0M-hxt5lo1k
Njesoj si policet Shqiptare,pa ndryshim fare
kjo eshte po aq skandaloze sa dhe rrahja e atyre femrave nga hoxha ne bashkine e tiranes,ajo qe me vjen me shume inat eshte paaftesia e e atyre qe i kan per burra kto gra,un do i therja me thike si kasap kta monstra
juliano, e para se dime nese ka burre kjo apo jo. E dyta, ja dhe i there ata si kasap, po pastaj cfare? do marresh veten me qafe dhe kalamajte..puna eshte se ata jane “ligji” dhe per ne te vdekshmit “ligji” eshte per ti leruar nenen..Pse pak abuzime ka neper komisariatet tona, ku policet shesin pordhe me ata qe skane pushtet..Mos te zente thuaj, nuk ka me keq sesa ligji ne doren e horrave..
Kjo eshte “demokracia” e Turqise “europiane”.
izraeli u vjen hakut ktyne ,,i myti ne dete e nuk e hapin zerin ,,dhe kapen me nje grua turp per ate shtet te prapambet….
Edhe policet tane nuk ngelen mbrapa… dhe kur i ndeshkojne me pas te futet neni “per shkak te detyres ose cilesive te vecanta”. Ne fakt te paket jane djemte e arsimuar dhe me logjike ne polici. shumica jane ish qurravece e legena qe i ka pas tall gjithe lagja. me pas mundohen te qetesojne komplekset e inferioritetit duke dhunuar njerezmi. dhuna ne polici duke u mbrojtur nga petku i policise edhe me e zeze se dhuna ushtruar ne vende te tjera. K nje problem themelor ne psikologjine e policeve ne pergjithesi. Ata identifikohen me fuqine e shtetit, dhe duke qene force e armatosur, koeficentin pervers dhe te dhunshem te reagimi e jane te larte. “mos u grric me shtetin”- te thone… dhe nenkuptojne veten e tyre si “dora e hekurt” e shtetit dhe e vetes. Para shume vitesh badigardet e berishes dhe policet bashketropojane, rrihnin njerez ne mes te rruges dhe askush nuk bente ze…