“Kemi një tërheqje të fortë fizike mes nesh” (FOTO)

13 Dhjetor 2011, 14:08Lifestyle TEMA
“Kemi një tërheqje të fortë fizike mes nesh”

Kur Edna dhe Simon Martin u martuan në vitin 2005, shumë kishin dyshime nëse marrëdhënia do zgjaste. Edna ishte 70 dhe Simoni vetëm 32. Por çifti i lumtur nuk ka lejuar që hapësira prej 38 vitesh mes tyre t’i pengojë- madje ka ndodhur e kundërta. Ata janë aq të lumtur sa kanë rinovuar betimet e martesës në shtëpinë e tyre në Somerset, Britani.

Martesa e tyre atëherë pati shkaktuar debat në mbarë vendin. Ajo ishte portretizuar si një gjyshe grabitqare, kurse Simon si një naiv i virgjër. Por ata treguan se janë një çift perfekt dhe se e duan njëri- tjetrin më shumë se kurrë- çka e demonstrojnë edhe me rinovimin e betimeve. Edna mbante veshur të njëjtin fustan të purpurt si ditën e martesës dhe shpërtheu në lot kur u bënë betimet. Kurse Simon- një gjeni në muzikë- luajti një pjesë nga Abba, atë me titullin Mamma Mia.

Çifti thotë se dashuria lindi mes tyre në vitin 2003. Ata pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

“Por tani marrëdhënia jonë është më e thellë. Ne jemi më të fortë bashkë. Dhe për më tepër akoma kemi një tërheqje të fortë fizike mesh nesh,” qesh ajo. “Ne puthemi rreth 150 herë në ditë. I mbajmë duart shtrënguar, madje flemë me duart e bashkuara”.

Kurse Simon shton: “Përpara se të takoja Ednën, isha i tërhequr dhe nuk kisha miq. Ajo më tregoi se çfarë është jeta”. Simon nuk kishte pasur kurrë një të dashur para Ednës dhe jetonte me prindërit.

Edna thotë se jeta me Simonin është një magji.

9 komente në ““Kemi një tërheqje të fortë fizike mes nesh” (FOTO)”

  1. arta says:

    dhe sa do na shohin syte…

    1. Bora Korabit says:

      Arta ti nuk ke pse habitesh,bashkatdhetaret tane qe jane shperndar si zogjte e korbit,martohen me plaka dhe me burra,jo nga dashuria por nga interesi.Ky i shkreti duket pak me probleme shendeti,ndersa ajo zonja e vjeter ka kompleksin e te qenit nene,dhe pastaj e perdor si loder per kruarjen e veshit.Ajo eshte pensioniste dhe ska me cfare te merret,dikush kujdeset per kafshet si qenin dhe macen ajo kujdeset per kete djalin dhe mbasi vdes ajo ,ky zoteria ka te drejte qe per ter jeten te marri gjysmen e pensionit,plus pasurine.Ky eshte kapitalizmi,nuk ka rendesi ku e fut por cfare nxjer prej vrimes.Burreria ka qene dikur tek gishti tregues,tani ka shkuar tek gishti i madh i mesit.Dikur ishte burre ai qe tregonte trimeri,sot eshte burre ai qe mashtron,genjen dhe vjedh.Prandaj mos u habit,se bota ka ndryshuar.

      1. gerti says:

        pppppffff kam pa ca komentet e tua dhe me perpara kur bo dhe ti si intelektuale mi Bora qe kane dhje qente ik mi dreq se na i shpife seksin femer

  2. studenti says:

    haha me e bukur qeka plaka se ky palla

  3. Vlora says:

    po ca ke dashur ate mtuf mi korb…………..me mir ishe vetem
    ei qenka per te tremur zogjte…………

  4. Kanina says:

    Ai duket qe eshte i vonuar…..

  5. ujk marsi says:

    me ne fund gjeti bashkeshorte fagosi, cok shyqyr. te rroni e te mbreteroni, se jeni per njeri tjeterin, hahhahhaa

  6. mimi says:

    Jam dakort me Boren, me pelqeu shume komenti yt, ke godit fiks ne te. Sot nuk vleresohet me ndjenja e morali, se sbehet fjale per dashuri te paster (mund te jene teper te rralla), sot ecen pislleku, degjenerimi dhe “kurveri” e hapur nga te dyja palet. Nuk e di se ku po shkon njerezimi, po mbarojne dita-dites vlerat e te qenit “NJERI”.

  7. denkoka says:

    KJO PLAKA DO KET MILIONA…

    PERNDRYSHE KY QENKA TRUPESHK FARE….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje