Publikon nekrologji falso për të ëmën që të shkonte me pushime

13 Dhjetor 2011, 11:54Lifestyle TEMA

Imagjinoni që të merrni gazetën në mëngjes dhe të lexoni në faqen e nekrologjisë për vdekjen e një të afërmi apo të njohuri. Dhe për më tepër, imagjinoni që pas lajmit të merrni në telefon familjen e të ndjerit dhe të zbuloni se ai nuk ka vdekur.

Kjo gjë në fakt ka ndodhur me një zonjë në Pensilvani: djali i saj 45-vjeçar, Scott Bennett, publikoi një nekrologji false në gazetë për të ëmën, duke lajmëruar për vdekjen e saj. Motivi? Kërkonte të merrte një leje speciale nga puna për të shkuar me pushime.

Por, kjo gjë u zbulua rastësisht nga të afërmit e 45-vjeçarit, që lexuan gazetën dhe tashmë ai duhet ta kalojë pjesën tjetër të jetës me turpin që e bëri mamanë të vdekur për të kaluar pushimet.

2 komente në “Publikon nekrologji falso për të ëmën që të shkonte me pushime”

  1. Neorealizmi says:

    Dhe ne ketu botuam qe kryeministri yne na la shendene ( sipas gjuhes se Adamudhit) por deri tani as leje s`kemi marre e as kafe dhe konjak qe sherbehet ne kesi rastesh.
    Jemi ne pritje…

  2. Vlora says:

    ha ha ha plaka si kumbull me perparese para……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje