Konteja Riverside në Kaliforni ka në plan që të detyrojë të burgosurit që të paguajnë për ditët e qëndrimit aty. Burgjet do i faturojnë të burgosurve 142 dollarë për një natë qëndrimi në përpjekje për të balancuar buxhetin.
Zyrtarët thonë se janë zemëruar kur kanë parë se personazhe të famshme si Lindsay Lohan qëndrojnë në burg me paratë e taksapaguesve. Ata thonë se pagesa- që është diçka më pak se për një hotel luksoz- është e nevojshme për të balancuar një vrimë të zezë prej 80 milion dollarësh në financat e kontesë.
Mendohet se vetëm 25 përqind e të burgosurve do jenë në gjendje të paguajnë. Riverside ka pesë burgje të mbushur në 93 përqind të kapaciteteve.
Eshte shume e drejte: krimineli vret nje njeri dhe populli e mban ne kurriza tere jeten.Te burgosurit duhet te punojne patjeter.
Lart e kane cmimin. Me kete cmim vetem Metja do te pranoje te veje!!!