Nuk është zbokth, është kokainë e pastër (FOTO)

13 Dhjetor 2011, 13:36Lifestyle TEMA
Nuk është zbokth, është kokainë e pastër (FOTO)

Një grua u arrestua ndërsa po tentonte të trafikonte 1.5 kilogram kokainë, të futur në flokët e saj. Gruaja nga Afrika e Jugut, Nobanda Nolubabalo, 23 vjeç, u arrestua në Bangkok të Tajlandës dje, ndërsa zyrtarët e aeroportit vunë re diçka të dyshimtë në flokët e saj. Ata panë një substancë të bardhë. Në fakt nuk ishte zbokth, por kokainë. Ajo po vinte nga Brazili për në Tajlandë. Vlera e kokainës është rreth 110 mijë euro në tregun e rrugës. Gruaja deklaroi se e kishte bërë veprimin pasi ishte paguar nga një biznesmen tajlandez për 1500 euro.

Tajlanda ka disa nga ligjet më të forta në botë kundër trafikut të narkotikëve.

 

2 komente në “Nuk është zbokth, është kokainë e pastër (FOTO)”

  1. LOLA says:

    o zot o zot po ctu desh me tajlanden moj vajze atje ke per tu kalbur ne burg kishe zgjedhur ndonje direksion tjeter ndoshta kushedi nuk kishe per te rene ne sy

  2. skerdi says:

    atje denojne dhe me vdekje per narkotike,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje