Fotografohet e para aeroplanmbajtëse kineze

15 Dhjetor 2011, 12:35Lifestyle TEMA
Fotografohet e para aeroplanmbajtëse kineze

Një satelit komerçial amerikan ka arritur të fotografojë të parën aeroplanmbajtëse kineze në Detin e Verdhë.

Besohet se është hera e parë që kjo mjet lundrues me origjinë sovjetike është fotografuar në det.

Aeroplanmbajtësja Varyag u nis të ndërtohej nga sovjetikët. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, ajo mbeti në Ukrainë. Kjo e fundit ia shiti atë Kinës, e cila pretendonte se do e kthente atë në një kazino lundruese. Por në qershor u konfirmua se ajo po kthehej në një aeroplanmbajtëse me kapacitet të plotë. Megjithatë do duhet disa vite sa mjeti 60 mijë tonesh të operojë plotësisht.

Aeroplanmbajtëset janë jashtëzakonisht të shtrenjta për tu ndërtuar dhe vetëm nëntë vende kanë, shtatë prej tyre kanë vetëm nga një. Aktualisht 20 të tilla janë aktive në botë, me SHBA që operon në total 11.

11 komente në “Fotografohet e para aeroplanmbajtëse kineze”

  1. Rani says:

    Paska goxha tonazh, futet ne kategorine e aeroplanmbajteseve te medha. S’po shoh grupin e shoqerimit se zakonisht aeroplanmbajteset kane mjete shoqeruese.

    1. Martin says:

      Nuk ka grup shoqerimi pasi nuk ka perfunduar akoma. Pastaj e sheh qe s’ka as avione as helikoptere ne bord… ka dale sa per prove ndoshta, me e pa nese fut uje apo jo!

      1. Sinani says:

        Mos jane ngritur ne fluturim o Martin? Pa pyet nje here mire se ashtu eshte puna!

        1. Martin says:

          Domethene ty po te digjka, e? Ja sa te mesoj pak kinezcen! Po te dogji shume me thuaj se ta heq une!

          1. Ton says:

            Hahahahahahaha…

    2. Ton says:

      Kjo eshte nje plehre e ndryshkur e shitur nga ukrainasit ne Kine, ”Admiral Kuznetsov”. Zakonisht anijet e tjera qe i rrine mbrapa (po te kete ndonje) jane rimorkiatore se sa here del ne det prishet.
      Kinezet e kane lyer dhe e kane nxjerr ne det.
      Sa per dijeni eshte me nafte. Nje Nimitz Class(s’po flas per te rejat Ford Class) eshte 200 vjet drite para kesaj plehre ruso-kineze!

      http://en.wikipedia.org/wiki/Russian_aircraft_carrier_Admiral_Kuznetsov

      dhe pastaj bej krahasimin:

      http://en.wikipedia.org/wiki/Nimitz_class_aircraft_carrier

      http://en.wikipedia.org/wiki/Ford_class_aircraft_carrier

      1. paraziti says:

        normal mer shoku!!! mall kinez.

  2. paraziti says:

    ca thuni reee!!! ky esht jahti i fundit i abrahamovicit. te ajo fusha aty bejn stervitje cunat e celsit. ?

  3. aleksandri i madh says:

    edhe amerikanet per inat te kinezeve do na falin ne aeroplanmbajtesen Ford.

  4. Ilir says:

    Nuk ka shtet ne bote qe te konkuroje USA-t per aeroplanmbajtese. Kam pershtypjen se cdo gje te prodhojne keta majmunet prape mall kinez eshte

  5. Fort Lauderdale says:

    ..ka 25 vjet Franca me teknologji shume me te perparuar se Kinezet dhe nuk po e hedh ne uje nje aeroplan mbajtese qe ka nisur te ndertoje ne 1972..jo kinezet qe cdo gje e kane te vjedhur ..po te jete per shapka plastike jane mire po jo per aeroplan mbajtese …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje