Koncerti i grupit Foo Fighters shkakton tërmet

15 Dhjetor 2011, 20:34Lifestyle TEMA

Grupi Foo Fighters tani mund të quhet pa frikë si grupi rockhard në botë për shkak se koncerti i tyre ka shkaktuar tërmet më shumë se një 1.5 kilometra larg vendit ku po mbahej ai.

Shkencëtarët e GeoNet kanë regjistruar lëkundjet e tokës gjatë një koncerti që kanë dhënë ata të martën në mbrëmje në Zelandën e re. 50 mijë fansa ishin të pranishëm në koncert kur Dave Grohl dhe banda e tij performuan për tre orë. Është e qartë se kërcimi i tyre ka shkaktuar tërmetin vullkanik.

Tronditjet e para u regjistruan kur në skenë doli grupi mbështetës Tenacious D, në të cilin këndon aktori i njohur Jack Black. Por tronditjet më të mëdha ndodhën kur në skenë dolën Foo Fighters. Sipas shkencëtarëve, toka tronditej në mënyrë ritmike. Sinjali i tronditjeve binte kur këngët mbaronin dhe ngrihej kur kënga arrinte kulmin.

1 komente në “Koncerti i grupit Foo Fighters shkakton tërmet”

  1. flamurtari says:

    normal se eshte rrock jo si ato rrymat e tjera tallava sinan seldi etj etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje