Ferrari i trafikantit bëhet makinë policie

16 Dhjetor 2011, 11:40Lifestyle TEMA
Ferrari i trafikantit bëhet makinë policie

Policia kolumbiane ka vendosur që të përdorë për shërbimet e saj një makinë Ferrari. Ajo i është sekuestruar një boss-i të trafikut të drogës, famëkeqit Luis Hernando Gomez.

Ferrari i kuq 348, i vitit 1991, ishte makina e preferuar e trafikantit të drogës.

Policët kolumbianë vendosën që të sekuestrojnë pasuritë e tij pasi Gomez u arrestua në SHBA për trafikimin e më shumë se 500 mijë kg kokainë mes dy vendeve.

Një operacion i policisë sekuestroi rreth 70 milion euro mall, përfshi edhe makinën.

Baroni i drogës u tërbua kur mori vesh se policia do e shiste makinën, por në fakt askush nuk guxonte ta blinte nga frika se do përfundonte diku i ekzekutuar.

E kështu, policia vendosi ta mbajë makinën për vete.

4 komente në “Ferrari i trafikantit bëhet makinë policie”

  1. bullshit says:

    edhe ne shqiperi keshtu bejne, kapin makinat e vjedhura dhe i perdorit policet per interesa jo te shtetit por personale…

    1. shqipetari says:

      Po te vjen keq per drogaxhiun …!

  2. paraziti says:

    per cfar i don makina te tilla policia jon!!! dhe ato makina qe kemi e blejn naften me te lir nga peshkarexhat e portit.

  3. Valter says:

    Duket qe seshte e njejta makine pasi timoni i ferarit te kuq eshte ne te djathte ndersa i asaj te policise eshte ne te majte, vetem ne qofte se ja kane nderruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje