Berisha: Rekomandimet e Venecias, të shkëlqyera. Shqiptarët nuk do përballen me ndërprerje energjie

19 Dhjetor 2011, 14:31Politika TEMA

-Deputetët e PD mbajnë një minutë zi për Vaclav Havel

Kryeministri Sali Berisha e nisi mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke folur për ish- presidentin çek, Vaclav Havel. “Vaclav Havel ishte frymëzuesi i përpjekjeve për liri e dinjitet,” tha Berisha, duke shtuar se ai ishte kryedisidenti.

“Në të gjithë veprat e tij ai u përpoq tu dëshmojë qytetarëve çekë dhe të mbarë botës absurditetin e regjimit totalitar. Ndaj dhe vetëm pak muaj pasi doli nga burgu, ai u shndërrua në udhëheqësin shpirtëror të lëvizjes demokratike të Çekosllovakisë. Ai frymëzoi popujt e tjetër në rrugën paqësore të përmbysjes së diktaturave,” tha Berisha.

Më pas Berisha u kërkoi deputetëve të tij të mbajnë një minutë heshtje për Havel, duke thënë se “Shqiptarët kishin tek Havel një mik të shquar. Kam pasur rastin ta takoj disa herë në takimet e mia ndërkombëtare. Interesi i tij për Shqipërinë ishte shumë i madh. Për të nderuar kujtimin e tij ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.”

Kryeministri ka folur pastaj për rekomandimet e Komisionit të Venecias, të cilat i ka quajtur të shkëlqyera.

“Takimi me Komisionin i Venecias ishte shumë i rëndësishëm. Dua të shpreh edhe njëherë falënderimet e mia të përzemërta për këto institucione, që janë sot institucionet me ekspertizën më të madhe në botë për zgjedhjet. Rekomandimet e tyre janë të shkëlqyera dhe të dobishme. Garantoj se do të punohet me seriozitetin më të madh për konkretizimin e tyre në ligje. Në këtë delegacion kishte dhe anëtare të opozitës. Është pozitive që opozita ndjehet e kënaqur. Ajo ka pranuar plotësisht rekomandimet e drejta dhe të bazuara. Uroj dhe dëshiroj që komisioni i reformës parlamentare, në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, duke pasur një dokument të shkëlqyer e serioz përpara, të vazhdojë punën me intensitet në realizimin e kësaj reforme të rëndësishme për vendin,” tha Berisha.

Kryeministri tha se do shtyhet edhe për dy muaj periudha e faljes për regjistrimin e banesave. “Dua t’u informoj se qeveria do sjellë brenda ditëve një akt normativ me të cilin ne do të shtyjmë edhe dy muaj të tjerë periudhën e faljes për regjistrimin e banesave dhe të ndonjë pasurie tjetër, për arsye se ky proces ka ecur në mënyrë të shkëlqyer. Por siç e kemi ne, që shumë presin fundin, këto ditë ka një dyndje të jashtëzakonshme në të gjitha zyrat e regjistrimit të pasurive dhe është faktikisht krejt i pamundur përballimi i këtij fluksi. Ndaj vendosëm që t’ua sjellim aktin normativ për të shtyrë deri në shkurt këtë proces. Deri sot vetëm banesa janë regjistruar në një shumë prej 700 milion dollarë,” tha Berisha.

Kryeministri ka premtuar se në vend nuk do ketë ndërprerje të energjisë, pavarësisht thatësirës dhe çmimeve të larta në tregun e huaj për shkak të krizës rajonale. “Kjo thatësirë na ka imponuar të importojmë energji si kurrë më parë në historinë e këtij vendi. Këto janë punët e Zotit. Ajo që kemi ne në dorë është që të bëjmë që qytetarët të mos bien në errësirë. Ndaj dekretuam garancinë e kredisë për KESH. Vendi nuk do shkojë në ndërprerje energjie. E kemi lënë mbrapa atë periudhë,” tha Berisha.

Në fund Berisha u ka premtuar deputetëve të tij se do e ulë borxhin e vendit. Ai tha se Bashkia e Tiranës nuk do lejojë rritjen e çmimeve për festa.

9 komente në “Berisha: Rekomandimet e Venecias, të shkëlqyera. Shqiptarët nuk do përballen me ndërprerje energjie”

  1. Sali shporru says:

    deputet e PD mbajten zi per liderin koreanoverior,por gjoja thane per Havelin,si mund te ndodhte ndryshe kur ai qe u mbante fjalim ishte pasues i denje i liderit koreanoverior.Per te therat sjeni ngopur akoma me genjeshtrat e Sal trapit

  2. eli-Tiv says:

    ..Saliu na garanton ???…Per cfare na garanton???…cfare e ben ate te besueshem??…Saliu s’ka asgje per te na thene…per aq kohe sa eshte te uli koken e te nenshtrohet si lapangjoz qe eshte (kete ai di ta beje)…urdherave qe ka mare….

  3. Tiku says:

    O kafshe po ka nje muaj qe gjysma e Shqiperise eshte 5-6 ore ne dite pa DRITAAAAAAAAA

  4. roland says:

    ky ka lindur palaco, dhe palaco do vdese! dhe palacot do ta qajne dhe varrosin!

  5. Praga TV says:

    mbas trazirave te 97 vaslav havel u shpreh keshtu per Berishen…”eshte vetem nje psikopat reaktiv , injorant me psikologji anadollake dhe pjelle e sistemit pervert komunist shqiptar..qe do coje shqiperine ne katastrofa te tjera”

    1. elinor bahiti says:

      Nqs ai e ka thene kete me te vertete, atehere une do t’i shkoj ne varrim…

  6. Shefqet Cela says:

    Berisha nderon Havelin duke bere nje paralelizem me te. Kot e ka.
    1. Ai nuk ka qene komunist. Nuk ka patur as tesser pa le post.
    2. Ka qene disident, ndersa ky pjese e diktatures, bile e komandes se sistemit te atehershem kur ishte “Partija ne komande”.
    3. Ka provuar edhe burgun kur ky provonte privilegjet e diktatures.
    4. AI BERI GJESTIN DEMOKRATIK, DUKE U TERHEQUR FARE NGA POLITIKA, NDERSA KY MUND TE SHKULET NGA KARRIKJA VETEM ME ESKAVATOR.
    5. Kjo figure e mrekullueshme politike qe e nderon mbare populli i vet (perveç botes) u shua ne moshe 68 vjeçare (aq sa eshte saliu sot). Ky i yni i urryer nga shumica e popullit te vet, pretendon te sundoje shume gjate. Me kot, tjeter kush e ka ne dore ate gje. Pretendon se ka shendet te çelikte. Edhe Enveri thoshte se do te jetoje gjate sa babai i vet, por ngjau ashtu si ngjau.

  7. plaku says:

    Mos nderpretja e energjise elektrike dhe e ujit eshte gjeja me normale ne vendet europjane. Nuk kuptoj se ku qendron “lajmi” ketu.

  8. Arseni says:

    Ore por Saliu po rri ne Pushtet prej Rames ,
    Rama me Ambsadoret,ka rene dakort qe te mos behen Protesta,kjo nuk ndodh ne asnje vend te Botes,te pengosh Protestat per te Shpetuar permbysjen e Kriminelit Sali,eshte e pa kuptueshme se si Opozita po qendron po asnje nisme Protestash?
    Kjo tregon qe Opozita eshte nenshtruar KRIMINALIZMIT te Qeverise Berishjane,Ku eshte 21Janari? Ku jane Kriminelet qe qelluan kunder Demostruesve? do vazhdojne te qeverisin Kriminelet? Ku eshte Opozita me Ramen?
    Vjedhja e Votave?do te vazhdoje edhe ne 2013 mbasi kjo Qeveri qe i vodhi ne 2009 Vazhdoi ne 2011 me 8 Maj,dote vazhdoje perseri kjo Qeveri ne 2013?
    Apo do te vije nje Qeveri Teknike qe te garantoje zgjedhje te lira pa vjedhje?
    Opozita me sa duket po don me humb perseri ,mbasi ku ka Garansi me kete Qeveri per zgjedhje me 2013-ten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje