Ardian Hoxha: Më tregoni se ku ma keni varrosur babain

18 Dhjetor 2011, 21:40Politika TEMA

“The Daily Star” e Londrës zbulon se një ndër-kriminelet më të kërkuar në Britani, Ilir Kumbaros, iu hoq pajisja elektronike e monitorimit të lëvizjeve të tij nga një gjykatë britanike përpara pesë muajsh dhe ju zvogëluan në numër paraqitjet e detyrueshme në polici për të konfirmuar vendndodhjen e tij në Londër.

Në shkrimin me titull “Më tregoni se ku ma keni varrosur babain”, djali i biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha flet për gazetën britanike “The Daily Star” të së dielës. Ai i lutet Ilir Kumbaros të tregojë të vërtetën e babait të tij të zhdukur.

Ilir Kumbaro që prej afro 20 ditësh ndodhet në arrati dhe për të është lëshuar urdhër arresti nga një gjykatë e Londrës ku ai nuk u paraqit në seancën e rradhës së ekstradimit të tij në Shqipëri menjëherë pasi Gjykata Supreme e Shqipërisë kërkoi dërgimin e tij në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Djali i biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha, Ardian Hoxha thotë se nuk e kuptoj se si një akt i tillë, idiotesk, të mund të merret nga autoritetet britanike, kur e dinin se ai ishte një kriminel i kalibirit të lartë.

Sipas Ardian Hoxhes, “Ilir Kumbaro është personi që fizikisht e morri babain tim nga vendi i punës dhe më pas e torturoi atë dhe bëri që babai im të vdiste nga torturat dhe më në fund bëri që trupi i tij të zhduket. Ai është personi që e pa për herë të fundit babain tim. Kumbaro është personi që di vendodhjen e trupit të babait im. Ndaj të lejosh një njeri të  tillë të zhduket i shkakton akoma më shumë dhimbje familjes sime dhe njerëzve që e njihnin babain tim”, thotë për “The Daily Star”, Ardiani, djali i biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha, për të cilin akuzuohet Ilir Kumbaro.

“Ajo që ne kërkojmë është të dime ku janë eshtrat e babait tonë, që t’i bëjmë një varr ku të prehet dhe të dimë që është i vdekur. Është shumë e vështirë të jetosh me një ndjenjë të tillë cdo ditë”, thotë Ardian Hoxha për gazetën angleze.

Kërkimet për Ilir Kumbaron ende vazhdojnë dhe autoritetet britanike besojnë se ai fshihet nga miqtë e tij./TCH

19 komente në “Ardian Hoxha: Më tregoni se ku ma keni varrosur babain”

  1. Sandri says:

    Ky libër ODISSEA DI UN DETECTIVE i botuar në Iltali tregon lidhjet e sigurimit Komunistë shqipëtar me atë Amerikan dhe Anglez një nga ata ka qënë dhe Ilir Kumbaro.

    Libro: HAMITI AGIM – ODISSEA DI UN DETECTIVE – SETTIMO
    SIGILLO.
    http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html

    1. anticensurë says:

      budallallëku ska brirë!

  2. Shqipetari says:

    I dashur Ardian Hoxha!Ne fillim hap nje ceshtje gjyqesore kunder gjykates ne Londer qe ka lene te lire Kumbaron,per pasojat psikollogjike qe ju ka shkaktuar kjo gjykate kur ju ishit shume prane kesaj ceshtjeje me ekstradimin e kumbaros ne Shqiperi.ndersa Kumbaro sado te fshihet per disa kohe nje dite ai do te dali,sikur edhe ne p..k te mizes te futet do dali te jesh i sigurte.Por te jesh i sigurte qe sa te kesh saliun ne krye te qeverise e te shqiperise shpresat jane te shuara.

  3. sali says:

    Per fshehjen e tij dihet qe ka paguar Saliu .se po te gjendet Kumbaro ai do tregoje se eshte Saliu qe ka urdheruar zhdukjen e tij.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      I nderuar Adrian,ju jeni bere simboli i dashurise per babain e vrare dhe te zhdukur,jeni bere simboli i kerkuesit te se vertetes.Por nji gje dua te te them ,pas vrasjes se babait tend eshte Sali Berisha dhe pas Sali Berishes eshte Amerika dhe CIA,keshtu qe ato ndihmuan ne zhdukjene e Kumbaros,sic kan zhdukur gjurmet e Gerdecit dhe te 21 Janarit.Berisha tallet me ne sepse Shqiperia eshte shitur tek te huajt,i dashur Adrian.

      1. raimondi says:

        Ama ca ja fut edhe ti o Fred –Po ca lidhje ka kjo me CIA ?

        Nuk merret CIA me keto pislleqe,ndaj mos fol kot

        1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

          Raimond,lexo artikullin tjeter ketu ne Gazete per CIA-n dhe aktivitetin e saj ne Shqiperi.Amerika eshte ajo qe mban Berishen ne pushtet dhe kete gje e dim mire si une dhe ti.Amerika eshte ajo qe ja bon analizat e urines cdo mengjes gjithe politikanve shqiptar.Do isha i qete po te ishte ashtu sic thua ti more Raimond.Ne Shqiperi eshte instaluar nje regjim i tipit ameriko-latin.

  4. Eni says:

    Po të pyesni Saliun, ai e din se ku e ka fshehur I. Kumbaron dhe e din se ku eshte varrosur R. Hoxha. Mbase ne konfidence i tregon dhe ambasadorit te birres.

  5. I -Itali says:

    Brovo zoti Ardian juve dhe miqeve tuaj per kerkimet e panderprera qe po beni.

  6. francesco says:

    ilirin e ke beograd.te ndimuar nga shteti shqiptar

  7. toni says:

    Te lumte Ardian per kemngulsin qe keni tregu per te sjelle kete kriminel para drejtsise

    Remziu ka qene burre zotni e kam njoftur personalishte

    Por Remziu do te ishte krenar per ty ,se cfar djali ka lene mbrapa ,si dhe per gjith familjen qe po luftojne per drejtsi me pushtete kriminelesh

  8. Kalciani. says:

    Cila eshte verteta,Remzi Hoxha ishte spiun dhe tradhetar,apo Sali Berisha eshte tradhetare i kombit,shitur tek ruset dhe serbet!?Nuk besoj se do e marrim vesh mire nje dite,ndaj kjo poshtersi ndaj familjes Hoxha,nuk ka per tu zbardhur,deri sa ne pushtet ne Shqiperi,te jene kelyshet e Serbise

  9. sabo says:

    Sa herë që u pajtua Azemi me Saliun, që aty ishte përfaqësuesi personal dhe i autorizuar i Ramiz Alisë, d.m.th. vegla e Ramiz Alisë, në emër të shokëve të mi unë kam vënë veton dhe e kam prishur marrëveshjen midis tyre. Gjithë kohën Ramiz Alia dhe Xhelil Gjoni kanë qënë të informuar nga Sali Berisha me telefon e me korrierë si Besnik Mustafaj për pozicionin tonë. Intrasigjenca e jonë u bë shkak

  10. Misteri Eleusian says:

    ARDIAN!
    Tradhëtarët e kombit historikisht kanë qënë në pakic. Ata kanë triumfuar se ne Shqiptarët si popull jemi të përçaarë. Ne kujtohemi të mbrohemi kur armiku na rrezikon portën tonë. Po të mbrohemi bashkarisht kur armiku rrezikon portën e fqinjit ne do ishim të pa thyshëm.
    Po ta kuptojmë se mbas asgjësimit fizik të një patrioti ose shumë të tjerëve, na vjen neve radha si popull të na çojnë në tartari, do bashkoheshim dhe do ta kishim çuar në mosqënje gjenin e tradhëtis. Ne nuk bashkohemi Vrasësit hedhin valle.
    Ardian bën thirrje popullit brënda dhe jashtë atdheut sidomos emigrantëve për bashkim dhe do shikosh se shumë shpejtë patriotët do ta sjellin në thes Ilir kriminelin së bashku me shpurën gjakatare. Pyka nxirret me pyk. Revolucioni është e kundërta e raksionit. Këtë ligjësi nuk e ndryshojnë dot agjentët e Spërbëve dhe…

  11. pyeteni berishen se e din ku eshte fshehur kumbaro krimineli. berisha duhet te dorezoje ne gjykate kumbaron e bashen. ata jane kriminele. heredo kure ata do te pergjigjen para drejtsise.

  12. ismeti says:

    shko te demagogu fashist se edhe aj e din

  13. don kishoti says:

    i dashur zoti ARDIAN ;mos kerko kot ilr kumbarin, ilir kumbari eshte vete salih berisha i fundmi i fashizmit alla shqipetar ne ballkan,pa u hequr kjo hale nga jeta jone mos u lodh,kur te denojme kete plere me vetvrasje atehere do clirohemi shpirterisht edhe ne sklleverit autoktone,respekt familjes HOXHA

  14. Rudina says:

    Zoti Remzi e padiskutueshme që është burrë dhe me mendimin pë Shqipërin e madhe.Falenderojmë djalin e tij Ardianin për kërkimin e madh që po bënë për baban dhe mikun e të gjith shqipëtarve kudo që ndodhen.

  15. TE LUMTE ,TE LUMTE ,TE LUMTE! JE DJALI QE CDO BABA DO DONTE TE KISHTE:TRIM,I MENCUR,I MIRE. ASKUSH STA BLEU SHPIRTIN ME PARE, DHE STE TERHOQI NE MARREZINE E TIJ, SI CBENE ME 30 SHPIRTRAT E GERDECIT KU BABALLARET E DJEMTE SHITEN NDERIN E GJAKUN PER PAK PARE DHE VOTUAN KUSH I KISHTE MASAKRUAR: TE TILLE KERMA SE MERITOJNE TE JETOJNE E AS TE QUHEN SHQIPTARE.JANE PO AQ TE FELLIQUR SA ATA QE I VRANE DHE TALLEN.
    TE PERQAFOJ FORT SI VELLA, SI SHQIPTAR, SI NJERI I VUAJTUR. EDHE NJEHERE TE LUMTE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje