Propozimet pesimiste të Komisionit të Venecias: Dhe me kodin perfekt, zgjedhjet do jenë me probleme

17 Dhjetor 2011, 19:40Politika TEMA
Propozimet pesimiste të Komisionit të Venecias: Dhe me kodin perfekt,

Topalli ne Komisionin e Venecias

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, mbërriti e lumtur nga sesioni i Komisionit të Venecias. Ajo shpalli se nuk ishte gabuar me numërimin e votave të hedhura gabim. Por rekomandimet e Komisionit të Venecias janë krejt pesimiste: juristët thonë se edhe me kodin perfekt, zgjedhjet sërish do jenë problematike. Sepse ajo që ndodhi me votat e Tiranës nuk kishte lidhje me vota të hedhura gabim, por me faktin se aty ishin futur duart. Komisioni i Venecias propozon riformatimin e KQZ-së. Komisionikërkon të merret në konsideratë votimi i emigrantëve

Siç duket juristët e Komisionit të Venecias e kanë pasur shumë të vështirë që të ulen e të shkruajnë rekomandime për zgjedhjet në Shqipëri. Që në fillim të dokumentit që kanë përgatitur, theksojnë se problemet e vazhdueshme me zgjedhjet në Shqipëri, nuk zgjidhen me ndryshime në kodin elektoral. Madje edhe nëse kodi është krejt i detajuar dhe i bazuar në mirëkuptim.

“Nuk ka dyshim se problemet e vazhdueshme me mbajtjen e zgjedhjeve demokratike nuk zgjidhen vetëm përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Përvoja e kohëve të fundit ka treguar se edhe kur legjislacioni elektoral është i detajuar dhe gjithëpërfshirës, ai nuk garanton zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje të plotë më angazhimet e standardet e OSBE dhe Këshillit të Europës. Kjo ndodh në mungesë të vullnetit të mirë mes aktorëve kryesorë për të zbatuar ligjin në mënyrë të paanshme dhe të drejtë,” shkruajnë ekspertët e Komisionit të Venecias.

Duke lexuar më poshtë e kupton se përse janë kaq pesimistë. Kështu, kur bie fjala për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ata nuk dinë çfarë të thonë. Propozimi është që anëtarët e KQZ të jenë të paanshëm, po pranojnë se nuk ke ku t’i gjesh ata në terrenin shqiptar. “Në vitin 2009 propozuam që të ishte një komision bipartizan duke menduar se kjo do shtonte besueshmërinë e dy partive tek administrata zgjedhore, por zgjedhjet e vitit 2009 e 2011 treguan se një pritshmëri e tillë nuk u përmbush,” shkruajnë ekspertët e Komisionit të Venecias. Por më e keqja është se njerëzit e pavarur nuk gjinden. “Përpjekjet e mëparshme për të ngritur një komision jo-partizan, ashtu siç parashikohet në Kushtetutën e vitit 1998 kanë dështuar për shkak se KQZ konsiderohej si e njëanshme,” thonë ekspertët. E meqë shqiptarët nuk u kanë dhënë ide si zgjidhet kjo çështje, ekspertët thonë se duhet një konsensus më i gjerë që të ketë më shumë trupa që përfshihen në përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ, nga shoqëria civile, universitetet, gjyqësori, etj.

Në dokument propozohen më shumë grupe numërimi votash, më shumë trajnim për ta, etj.

Por më interesantja është pjesa kur propozohet se ç’duhet bërë me votat e hedhura gabim. “Komisioni i Venecias rekomandon se Kodi shprehimisht duhet të adresojë problemin e votave të hedhura gabim. Gjithashtu, duhet një procedurë e qartë për njohjen dhe përfshirjen e votave të hedhura gabim në rezultat. Për shembull, të tilla vota duhen ndarë mënjanë dhe duhet vendosur në një zarf. Pas numërimit të votimit duhet hapur zarfi dhe numëruar edhe ato,” rekomandojnë ekspertët.

Një gjë e tillë i ka dhënë krahë kryetares së Kuvendit, që thotë se kanë vepruar drejt.

Në fakt OSBE/ODIHR në raportin përfundimtar përshkroi një aksion mafioz të KQZ-së për këtë çështje, kur deklaroi se kutitë kishin mbërritur ndërkohë në KQZ para se të hartohej një akt normativ paçavurë, pa asnjë mbështetje ligjore. U numëruan vetëm disa kuti votimi, të përzgjedhura që më parë. Pamjet televizive treguan qartë se kishte ndërhyrje, se votat mund të futeshin pa problem në kuti, se kutitë i ruanin kushërinjtë e Berishës. Në fund fare Lulzim Basha rrëzoi çdo ligj matematikor e statistikor, duke shënuar një diferencë rekord me Ramën në pak vota, diferencë që nuk e shënoi kur u numëruan qindra e mijëra vota. Të dhënat e KQZ nuk u përputhën kurrë, por Kolegji Zgjedhor nuk mori kurrë përsipër të bëjë matematikë, për të përputhur votat që Ristanit nuk dihet se nga i dilnin. Në fund Kolegji, siç raporton edhe ODIHR, pranoi rezultatin në mënyrë të paligjshme, duke bërë një paçavurë ligjore dhe duke shkelur haptas një vendim që kishte dhënë më parë vetë. Kjo është arsyeja pse ekspertët e Komisionit të Venecias janë pesimistë se zgjedhjet nuk i bën Kodi. Natyrisht kjo është arsyeja pse Topalli e Berisha gëzojnë.

16 komente në “Propozimet pesimiste të Komisionit të Venecias: Dhe me kodin perfekt, zgjedhjet do jenë me probleme”

  1. misionari says:

    Opozita duhet te kembengule:
    1. anetaret dhe kryetari i KQZ -se te zgjidhen nga juriste me reputacion profesional e moral ne pension;
    2. Votat e hedhura gabimte te konsiderohen te pavlefshme.
    3….(plotesojeni vete)

    1. maloku sheqeres says:

      e treta… kryeministri duhet gjate fushates zgjedhore te na japi birre free dhe te nxjerri argiten te na e marri ne goje te gjithve..shoqeruar me nje foto pa breke te Liri Berishes

      1. Gani Guri says:

        Injoranca nuk paska limit…..

  2. masteros says:

    E treta shporrni berishen!!!!!

  3. hajriu says:

    Hajt se nga bashkimi i dy(Ps+Pd) kkkkkuuu… kopil do te dale, u mbars mali dhe polli nje mije

  4. Edi says:

    O Xhozi, qe je Topalle edhe nga trute ko dihet: Numerimi i cdo vote, qofte edhe atyre gabim asnjehere nuk eshte i gabuar por te percaktohen procedurat me ligj qe me pare. Numerimi i votave te hedhura gabim behet vetem me ligj e nuk vendoset per numerimin e tyre mbas mbylljes se numerimit e aq me teper nga KQZ. Ne te kundert i le rruge manipulimit sic ndodhi ne Tirane ku dolen me shume vota te hedhura se numeri total i zgjedhesve.

    Por per mendimin tim TRANSPARENCA E zgjedhjeve eshte pika kryesore. Pa te drejten e transparences, asnjehere nuk do behen zgjedhje te rregullta.

  5. Alket says:

    Ketu vidhet prona jote ne mes te dites dhe shteti e perkraj qe sbo vaki jo vetem ne Europe por kudo, e jo me vota qe eshte gjeja me e lehte per tu vjedh

  6. Xhema nga Tirana says:

    Në rast se nuk dënohen rëndë të gjithë shkelësit e ligjit ( kushdo qoftë dhe për çfarëdo lloj problemi ) asnjëherë nuk do të ketë zgjedhje të lira ; edhe sikur të bëhet Kodi Zgjedhor më perfekt në Botë me detajimet në hollësitë e të gjitha rasteve të debatueshme.

    XHEMA !

  7. Leone-53 says:

    Votat e hedhura gabim jane gabim dhe pike, s’ka perse te numrohen. Persa i perket votimit tone si emigrant jashte Shqiperise them se do te jet fundi i “horrave” politik te TIRANES (te te dy kraheve qofshin por sidomos e kam me te djathten e Sales). Nuk besoj se perfaqsuesit e tyre (te emmigranteve) do te behen pre e parave te pista te krijuara ne Shqiperi ne kurriz te atij populli te shumevuajtur. Do ta quaja nje rilindje te viteve ’90 per Shqiperine ku do te dinim vet si do ta “menazhonim” situaten e renduar te vendit tone! Po e presim me padurim kete moment!. Milano.

  8. tomori beratit says:

    PD asnjehere nuk ka fituar dhe nuk fiton me vota te ndershme.Per pd votojn jo me shum se 23-27 % e popullit por saliu ka nje arm qe e ka perdorur e perdor dhe do ta perdore gjithnji qe eshte VJEDHJA E VOTAVE ne keto menyra.1-vjedhje vote me falsifikim listash zgjedhore.2-vjedhje votash duke votuar per persona qe nuk votojn(emigrant,por edhe te vdekur)3-te votuar nga 6-7 here ne qendra te ndryshme votimi.4-nxjerje te pa vlefshme te mbi gjysemat e votave te opozites. 5-Fshirjen dhe mos lejimin per te votuar te shum emrave te opozites.Dhe kur edhe me keto FALSIFIKIME E DHUNIME te medha perseri ai nuk fiton ai vjedh fare HAPUR DITEN ME DIELL si me 8 maj ne TIRAN.Per te realizuar kete vjedhje gjigande ai perdor policin,administraten shteterore,te ashtuquajturit kontigjent i te forteve ne çdo qytet qe dhunojn e rrahin persona qe nuk mendojn si ta.Nje krah te fort u japin ketyre horave edhe funksionar te tipit osbe a arvizu e doris pak qe kane interesa mafioze me kete shtet vrastar e hajdut.

  9. luis says:

    Mire ua bente Enveri o vella hajde ketu derra dhe votoni aty ku u them une.Pluralizem ne Shqiperi.Aman se na plasen shpirtin keta horra ku njohin rregulla demokratike dhe ideale,te gjthe jane bere njerez pa piken e moralit ku per 5 para shitet cdonjeri ne Shqiperi.
    Kush ka para dhe kriminela i ka te fituara gjithmone votat,e ne kete rast i ka saliu dhe koklopa.
    Mbani me shendet ju qe jetoni atje se qe sot e tutje nuk dua tia degjoj emrin shqiperi.

  10. qytetar says:

    po nuk hiku hajduti i fundit komunist, nuk ka kod ne bote qe te na beje derman.
    mos harroni deklaraten e ti se:
    “ju nuk keni fituar asnjehere, kam dasht une e ju a’kam lan”

  11. LORA says:

    Nuk mund te kete kurresesi vota te hedhura gabim nese; ato jane bashke si nje FLETEPALOSJE.Ne kete menyre nuk do te ekzistonte fare problemi(alibia e dr.krimit nen qorrollepsjen e “juristeve” te opozites) i votave dhe votimit te gabuar.
    Problemi me i mprehte, eshte ai i listave te fallsifikuara te zgjedhesve i cili(sipas lajmit)nuk qenka permendur fare si te mos perbente thembren e Akilit te vjedhjes se zgjedhjeve nga dr.krimi dhe nahija kriminale e tij.Nese ky lajm eshte i vertete me mbetet te them qe Gjiknuri eshte koqe kandari dhe garant i riciklimit te vjedhjes se verdiktit te Popullit Opozitar ne zgjedhjet e ardhshme.

  12. roland says:

    saliu dhe jozi, dy karaducet me te shpelare qe ka nxjerre poplli yne trim dhe fisnik dhe romantik!…..keta te dy jan me shum fat qe nuk kane jetuar ne kohen e ENVERIT! kushedi ku do ishin duke korrur miser mbi dhe ose nen dhe!

  13. jimi says:

    Une mendoje se antaret e KQZ te vine nga jashte, mundesisht sa me large Shqiperise nga Kina p.sh. apo do tia gjeje ilacin edhe atyre Sala.Jetojme ne Shqiperi, kemi Salen kemi gjykatat tona te (pa)varura, nuk kemi nevoje as per Venecian.

  14. nora says:

    Hajduteria sot mbrohet me ligj ,ky ligj duhet fshire nga memoria e shqiptareve njehere e mire.Lufte per drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje