Aksidenti rrugor, plagoset ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi

17 Dhjetor 2011, 19:35Politika TEMA

Ish-ministrja e Kulturës në kohën e Partisë Socialiste, Esmeralda Uruçi, ka mbetur e plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës.

Mësohet se përveç saj, i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i vet. Sipas burimeve të policisë, ata janë përplasur me një automjet tjetër, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Ende nuk dihen arsyet e aksidentit, por mendohet që të ketë ndikuar koha e keqe. Për momentin, dy bashkëshortët janë jashtë rrezikut për jetën.

Uruçi ka qenë për disa kohë në krye të LSI-së së Shkodrës, por më pas vendosi që të japë dorëheqjen, pas pakënaqësive të drejtimit të partisë nga ana e Ilir Metës.

 

15 komente në “Aksidenti rrugor, plagoset ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi”

  1. tana says:

    Te shkuara dy te lenduarve!Megjithese Alda nuk u aksidentua se ka qene Ministre.

  2. miqesi says:

    Me erdhi tmerr keq, do perendia shpetojne. Jane te dy njerez te mire.

  3. albana says:

    Vetem per mire e mbaj mend znj. Uruçi.
    Ju uroj sherim te shpejte.

  4. elinor says:

    Sherim te shpejte profesoreshe!

  5. ardit says:

    Sherim te shpejte profesoreshes dhe inxhinjerit.

  6. Eni says:

    Éshtë vepër e LSIsë.

  7. ardi says:

    Bej drek qe shpetove Esmeralda se mund te kishte vajtur me keq ne kete shtet lango

  8. Argita_B says:

    Vendim shume burreror per shoferin e makines tjeter, qe pas aksidentit, preferoi te ikte si hajdut duke lene dy njerez te pafajshem ndermejt jetes dhe vdekjes ne vendin e aksidentit!
    Turp per keta njerez, ashtu kafshe doja te thoja qe mban toka.

  9. Illo says:

    E perjetova me shume dhimbje kete lajm . Kjo grua eshte vajza e kolegut tim. Babai i saj ka qene studenti me i shkelqyer i kohes se vet . Esmeralda eshte grua impozante , aspak si perfaqesuset e sotme te modes dhe politekes . Grua shqiptare , shume dinjitoze dhe autoritare . Nuk e njof nga afer , por mjafton fakti qe eshte dorhequr nga LSI , tregon me se miri , se cila eshte dhe perspektiva , qe ka . Zoti qofte me ciftin Uruci . Illo

    1. AdrianGJ says:

      Me vjen keq per aksidenting dhe uroje sherime te shpejt.

      Persa is perket Esmeraldes une e kam pas profesoresh ne Ekonomik ne Shkoder dhe mund te te them se eshte nje nga femrat me te pa afta (dhe injorante – ne temene qe jep mesime) qe mund te kem takuar ndonjehere.

      1. dorado says:

        injorante ndoshta jo(edhe pse nuk e di konkretisht),po me e korruptuar se ajo,pak kush mund te jete ne universitetin e shkodres.
        po ashtu edhe i shoqi,per gjithe postet qe ka mbajtur ne administraten publike.
        per aksidentin,vjen keq sepse fundja nuk do askush te provoje ate qe kane provuar ata,po n.q.s. dikush beson ne drejtesine hyjnore,atehere mund te gjejme rastin te themi qe zoti egziston…

        1. uamd says:

          O ju legena shqiptare,@dorado dhe adrian.po ka me injorante se ju qe nuk dini me shkrujt dhe shqipen o njerez te degjenerum po tjetri lufton me vdekjen dhe ju flisni me kte gjuhe…po dilni balle per balle ti thoni opinionet jo ne keto momente. Me respektin me te madh per prof Esmeralden ishalla nje sherim sa me te shpejte!

  10. uamd says:

    Sherim sa me te shpejte per prof Esmeralden!

  11. vlora says:

    Si rezultat i sistemit qe kane ndertuar vet.

  12. Osht shum e veshtir me shenu diqka per dy personalitete si qiftin bashkshortor Ose nje familje intelektuale siq jan ata,Allahu ju ka ndihmu nga te mirat qe kan ber,Ju uroj sherim te shpejt Dashamir dhe Esmeralda uruci..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje