Prej muajsh vendi është zhytur në një terr statistikor. INSTAT-i, organi qe ka për detyre te publikoje te dhënat mbi gjendjen ekonomike ne vend, nuk po kryen funksionin e tij, një situate e patolerueshme ne kushtet e një krize ekonomike.
Ndonëse jemi ne mbyllje te 2011, ne faqen zyrtare te INSTAT, treguesi i rëndësishëm ai i prodhimit te brendshëm bruto, i përket 3 mujorit te pare te vitit.
Zyrtarisht INSTAT ka këtë argument për mungesën e publikimit te te dhënave: “Publikimi i PBB-së për tremujorin e II të vitit 2011, është shtyrë për mungesë informacioni nga tatimet. Sapo ky informacion të mbërrijë dhe të përpunohet nga INSTAT do të bëhet i mundur ky publikim.
Mospublikimi i te dhënave ne rastin me te mire është neglizhence e INSTAT-it, ndërsa ne rastin me te keq është fshehje e qëllimshme e tyre.
Loja e ping- pongut mes dy institucioneve për te shmangur përgjegjësitë duket se ka për qellim fshehjen e fajtorit. Ne një errësire te tille statistikore, organet qeveritare do ta kenë me te lehte te deklarojnë ne fund te vitit rritjen ekonomike qe ata dëshirojnë. Ndaj për ekspertet mbetet primare pavarësia e INSTAT-it.
Edhe deputeti i mazhorances Selima Xhepa është kritik ndaj punës se INSTAT. Fshehja e te dhënave nga institucioni i statistikave apo nga institucionet qeveritare ishte ne nga shkaqet kryesore qe shteti fqinje Greqia është sot ne krizën me te thelle ekonomike. Ndaj dhe institucionet shqiptare duket se po ecin ne këtë skenar, për te mos deklaruar krizën ne te cilin ndodhen financat publike dhe ekonomia ne tërësi./Vizion plus
Ata te instatit po hane qofte me xaxiq e po pijne raki, mos i ngacmoni.
Nga te gjithe politkanet shqiptare Sala e njef ekonomiine me mire se kushdo tjeter
–Ate per recesionin Sala e ka mire ne pergjithesi —-Sepse nqs ritja vjen gjithmone e duke u ulur prane zeros , atehere ti je ne recession…
-Pavaresisht nga keto numrat qe ben INSTAT Shqiperia ka ritje ekonomike ,
–Te pakten Banka Boterore thote qe ritja kete vit do jete 3% .Dhe BB nuk genjen
Por duhet thene se per kohen e tashme kur cdo shtet i Ballkanit eshte i zhytur ne krise
–Shqiperia eshte me mire se ata –Ky eshte fakt real
Asnje e dhene nga INSTAT e institucion tjeter ne Shqiperi nuk ka qene i sakte deri me tani, kjo eshte bindja ime.
Nje pyetje i bej vetes. Nga i merr te dhenat INSTAT-i ne tere ate volum te nje ekonomie informale qe punojne pa kasa ose pa te dhene nje fature ne dore? Si mund te llogaritet TVSH ne njesite ekonomike te Cerrikut, Leskovikut, Lacit, Lezhes, Tropojes, Librazhdit a ku ta di une, ku asnje institucion nuk e di saktesisht sa eshte shitur dhe sa eshte blere?
Edhe Roma e Lashte mendoj se e mblidhte me sakte te treten dhe te dhjeten. (Kjo me kujton taksen e sheshte)
Pashe emisionin e Fevzos me te ftuarin, te semurin Sali.
Me qesharakja ishte shpjegimi i definicionit “recesion”.
Recesion per kete kryeminister qe ka marre ne duar fatet e ekonomise ishte:
“Renia e rritjes ekonomike nen zero!!!”
Po ta perkthesh ne gjuhen e e zanatit te tij kemi:
Renia e rritjes se tensionit arterial nen nivelin 5 mmHg!!! (Gjendje lipotimie)
I ka thene ndonje mjek dikujt, te nderuar komentues te ketij forumi, qe tensioni juaj arterial ka “renie te rritjes nen nivelin 12”?
Ne kete corbe frazash vetem logjike te nje njeriu normal nuk gjej.
Dhe keto “renie te rritjeve” ia tregonte studenteve te ftuar ne ate emision brockullash. Te mjeret studente.
Intervistat me te jane kthyer ne monologe humoristike.
Claus,
Pashe ne Investopedia dhe per nocjonin “recesjon” ishte kjo pergjigje:
Ja linku :
http://www.investopedia.com/terms/r/recession.asp#axzz1goCy0neq
Ja pergjigja ne anlisht :
Definition of ‘Recession’
A significant decline in activity across the economy, lasting longer than a few months. It is visible in industrial production, employment, real income and wholesale-retail trade. The technical indicator of a recession is two consecutive quarters of negative economic growth as measured by a country’s gross domestic product (GDP); although the National Bureau of Economic Research (NBER) does not necessarily need to see this occur to call a recession.
Ja perkthimi shqip :
Recesion eshte nje renje e theksuar ne te gjithe ekonomine, qe zgjat me shume se dy muaj. Kjo behet e dukeshme ne nje prodhim industrial, punesim. te ardhurat reale dhe te tregetise me shumice. Treguesi teknik i nje recesioni jane dy tremujore njeri pas tjetri me rritje negative ekonomike qe matet ne perqindje te prodhimit bruto ne nje vit te nje vendi.
Claus, ne se nuk shkembejme me komente me njeri tjetrin deri ne fund te vitit :
– Te falenderoj nga zemra per komentet e tua dinjitoze.
– Ta perseris se une kam mesuar shume nga komentet e tua.
– Te uroj ty dhe familjes fesata te gezuara, shendet, lumturi, pune dhe leke.
Pershendetje
Flmn, plaku per urimet.
Mos gabohem, verej qe e paske blere bileten Zürich-Tirane.
Une Krishtlindjet ne bore dhe ngrica i shijoj me bukur, por edhe Tirana per Vit te Ri nuk ngelet pas. Tani qe Luli ka vendosur edhe ato “Hütte-t” prej druri te ben te ndjehesh si ne “Zvicer me det” ku vetem vera e nxehte mungon.
Plaku, ne forumin tone ti ngelesh nje ze i vecante. Info-t e tua per ekonomine dhe financat jane per mua teper informuese dhe plot brume, i lexoj me vemendje dhe kenaqesi.
Flmn. per definicionin qe ke sjelle, plaku. Aty shihet qarte qe roma per tomat e Sales me “renie te rritjes” vec te qeshures te bejne ti thuash vetes ” O Zot, perse me ke dhene ate gjuhe qe me ben te kuptoj Ali Komikun vicidolian!”
Nese komunikimi do te mungoje deri ne fund te vitit edhe une te uroj me plot deshire, familjes dhe ty personalisht
“Frohe Weihnachten und ein wunderschönes Neues Jahr 2012”.
Te falenderoj per urimet per shendetin, per lumturine, per punen, po “nuk te falenderoj” per urimin e “lekeve”.
Do te me prishesh ne karakter?
Mbremje te kendshme
Claus,
Fatkeqesisht nuk do shkoj dot ne Tiranen time te bukur, qytetin me te bukur dhe me njerezit me te mire ne bote. Ne se ndonje anetar i forumut do veje per festa ne Tirane do tju lutesha nga zemra e nje emigrati shqiptar plak qe, ne se shkojne ne “Tajvan” te me kujtojne nje sekonde te vetme. Me duket se keto sekonda do jem me ju atje. Me qan zemra, por fatkeqesisht njeri nuk mund ti kete te gjitha ato qe deshiron. Ky eshte cmimi i LARTE I EMIGRACJONIT te qelbur.
Claus, me daten 26 dhjetor do te me vije vajza me burrin shqiptar ( Tironci Lugano e njef ) si dhe me dy mbesat ( princeshat e gjyshit ) dhe do rine deri ne 6 janar.
Claus, me thene te drejten une e kam patur gjithmone nje ender te madhe qe, ne Shqiperi te dilja dhe luaja ne parkun rinia me nipat e mbesat e mija, por sic duket fati e solli qe kjo ender te mos realizohet. M.gj.ate jeta hecen perpara, cdo gje ka cmimin e saj. Kryesorja eshte shendeti dhe deshira per te mos i bere njeriu keq me dashje. Claus, dikush ka thene se, te jesh njeri i mire eshte nje nga gjerat me te veshtira ne bote. Edhe te njofesh vet-veten eshte shume e veshtire. Me fal se po behem perseri pesimist, e kam nga pleqeria. M.gj.ate jam i sigurte se do shof edhe shume here Tiranen tone te bukur para ……..
Rrofte jeta, gezuar festat, shendet e lumturi ne familje dhe pse jo edhe shume leke. Shkrimtari i madh gjerman Erih Maria Remark ka thene : “Leku eshte LIRI e tipozur ne monedhe.”
Pershendetje mik i mire.
” Ne një errësire te tille statistikore, organet qeveritare do ta kenë me te lehte te deklarojnë ne fund te vitit rritjen ekonomike qe ata dëshirojnë. Ndaj për ekspertet mbetet primare pavarësia e INSTAT-it.”
———————————————————————
Dhe pse e dime te gjithe mire se me shifrat eshte kollaj te luash, ti interpretosh pra ti manipulosh, qeveria nuk ka se si te deklaroje rritje ekonomike sipas deshires, pasi eshte rroli juaj gazetare te mos publikoni ato qe thote zedhenesi i Qeverise pa i bere pyetjet e duhura ne baze te investigimeve.
Pra nese nuk ka asnje shifer statistikash mbi prodhimin bruto, kjo do te thote se qeveria nuk ka se ç’fare te deklaroje, pasi shifra nuk egziston.
fshati qe duket sdo kallauz!
INSTATI nuk ka faj, se perpara krizes ekonomike,vjen kriza identitetit, te cilen gje!- se permend kerkush, jo se nuk e dine por eshte e veshtire te pranosh diagnozen. DR Adhamulli
Pjesa derrmuese qe jeton ne Shqiperi e prek dhe e vuan perdite gjendjen katastrofike ekonomike e as qe i bje ndermend per strukturen e rradhes,INSTAT nen hyqmin e dr.krimit,te humbase ne shifra perhere te rreme,te fryra jashte cdo realiteti e qe nuk vlejne per asnje qytetar me dy pare mend.
Faktin qe INSTAT nuk publikon me shifrat e saj te rreme,e marr si pamundesine e saj ekstreme per te vijuar te genjeje ose me sakte si pohim te humneres ekonomike ku ne gjendemi.Per mua,meqe INSTAT,nuk po e ben detyren per te cilen paguhet edhe nga taksat e mia,eshte me mire te mos ekzistoje si kosto teresisht irrentabel e nje ekonomie ne lengate.
Dua ta shoh kete lajm ne kuptimin e pamundesise se metejshme per te genjyer prej INSTAT e qeverise ilegjitime te INSTAT-it.Humnera ekonomike,ku jemi,e tejkalon edhe ate te renies se firmave piramidale me 1997-en.Por nese atehere edhe fajesoheshin njerzit qe me vullnetin e tyre e yshtjen e dr.krimit, shkuan ne gijotinen financiare te piramidave tash pergjegjesit jane qeveria kriminale e shefi i saj ne ngordhje fizike.INSTAT,i paguar edhe me taksat e mia,ka dale teresisht nga funksioni e si i tille eshte me mire te mos ekzistoje si harxhues parash publike.
INSTAT-mendoj se është leva që bën të lëvizin gjithë mekanizmat ekonomikë qeveritarë,vendorë…etj…Ajo,sistematikisht duhet të publikojë të dhëna për ekonominë…Duke ju referuar këtyre shifrave madje edhe qeveritë,bankat,përmirësojnë çfarë shohin të arësyeshme që del pas publikimeve të këtij institucioni dhe orientohen më mirë që të mos gabojnë asnjëherë ..(Shumë…është fjala…jo të mos gabojnë fare…)Mungesa e të dhënave prej këtij organizmi…është ecje nëpër Terr…pa ditur pastaj se ku mund të përfundosh…!
Te rroje sala ,ky skenderbe i ri shqiptar,ky qe po na con nga fitorja ne fitore,Ne nuk kemi nevoje as per instat as per gjera te tjera ne na mjafton Sala qe e pacim sa malet se ekonomine edhe pa instat e ndjejne shqiptaret vete .Te rroje partia
I am hardly ever satisfied by statistics articles but this document just established a great deal of natural and beneficial information that I just have to acknowledge it. I am well-aware of all the importance of this information and praise you with a sincere thanks for your insight. how much do accountants make I wanted to book mark your site to share but I can’t, I reckon your bookmark icon has not been functioning. Just to let you know. Carry on with posting great and distinctive information. Cheers !