Erion Veliaj sapo ka marrë detyrën e parë zyrtare në Partinë Socialiste si Sekretar për Emigracionin dhe të Rinjtë, dhe fill pas kësaj i ka caktuar detyra vetes. Veliaj pretendon se PS duhet të synojë patjetër mundësinë e votimit për emigrantët që ajo i sheh si një elektorat të saj mbështetës. “Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues për here të pare, me shqiptare të ndershem, me ata që s’frikesohen, që s’blihen, që s’poshterohen,” thotë Veliaj. Nga ana tjetër ai nuk shqetësohet për ndonjë sy kritik brenda PS-së që e sheh me dyshim ngritjen e shpejtë të të rinjve si ai në nivele të larta. Siç thotë Veliaj, PS ka vend dhe hapësirë edhe për “dekadat” edhe për “dekikat”. Nga ana tjetër Veliaj kërkon që PS dhe opozita në përgjithësi të përqendrohet tek fitorja e zgjedhjeve me forcat e saj dhe jo duke shpresuar në pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale. Veliaj e quan qeverisjen aktuale të falimentuar moralisht, ndërsa sqaron dhe arsyen pse PS ka vendosur të ndjek kursin e ri politik me alternativa të reja qeverisëse.
Intervistoi: Blerina Gjoka
Zoti Veliaj, Partia Socialiste sapo mbaroi zgjedhjet brenda saj me kryesinë dhe sekretariatin e ri, ku ju patët mundësinë të merrnit detyrën e sekretarit për emigracionin dhe rininë. Çfarë do të thotë për ju kjo?
Jam shume entuziast, tashmë kemi krijuar ekipin kryesor dhe mezi pres të fillojmë një numër punësh që na presin me të rinjtë në universitete, profesionistët e rinj e shqiptaret që jetojne jashte. Prej kohesh kemi shtyre klasën politike që ta bëjë prioritet arsimin me një buxhet 5%, punësimin e të rinjve dhe integrimin e emigranteve duke filluar nga e drejta e votes. Partia Socialiste është e vetmja parti kryesore që keto çeshtje i ka ne programin e saj politik, e vetmja parti që të rinjte dhe emigrantet i ka të përfaqësuar fort ne drejtimin e saj, dhe e vetmja parti që i dedikon staf e energji këtyre dy grupeve të mëdha.
Duke ngritur një zyrë të posaçme për emigracionin, do të thotë që PS pretendon se ka jashtë vendit një elektorat potencial që e mbështet, por që në fakt nuk voton dot për të, çfarë do të bëni për të mundësuar votimin e emigrantëve, një ide që ju e keni trumbetuar shpesh?
1/3-ta e shqiptareve jetojnë jashtë. Jane larguar kryesisht ne fillim vitet 90′ kur Berisha që sekretar i partise se punes, ne vitin 97′ kur Berisha ishte president, dhe nuk shohim shprese për kthim tani që Berisha është kryeminister. Kjo është e turpshme. S’do mend që Berisha nuk e do votën e emigrantëve – ata as nuk i blen dot me një grusht paresh, as i kërcënon dot, as u shpëlan dot trute. Emigrantet perfaqesojne ata shqiptare që ja kane nisur gjithçkaje nga zero, sapo zbritur nga anija, sapo dalë nga avioni, sapo mbërritur në fshatin me të afërt kufitar pasi i kanë shpëtuar rojeve greke….të gjitha këto janë histori suksesi se ç’mund të bëjë nga hiçi një njeri me pasion, dedikim, e shumë punë. Une kam jetuar shumicen e rinise jashte, fillimisht ilegalisht në Greqi, me pas me studimet ne SHBA. Me duket hipokrite që qeveria shqiptare do paratë e emigrantëve që të mbajne gjallë ekonomine, por nuk do votat e tyre se ndryshojnë politikën. Parimi yne është i qarte, aksionere ne ekonomi = asksionere ne vendimarrje. Ndaj po, do propozojme serish voten e emigranteve në reformen zgjedhore. Nese Berisha e refuzon si frikacak, turpi i tij. Qeveria e re e të majtës do ta bëjë, e për t’ia mbërritur kësaj do t’ju kërkojë të gjithë emigrantëve që munden, të kthehen e të votojnë fizikisht kësaj here.
Kjo ngjitje në drejtimin e kësaj partie jo vetëm e juaja, por edhe kolegëve të tjerë të ardhur rishtas pas 2005-ës, komentohet nga shumë të tjerë, të cilët janë prej dekadash aty, si një ngjitje e pamerituar, por e mbështetur nga kryetari i partisë. Çfarë përgjigje do të kishit për këto zëra?
Formula e fitores kërkon dhe dekadat dhe dekikat, unë jam këtu bashkë me shumë të rinj të tjerë për të shërbyer në këtë mision, e jo për ‘t’u ngritur e ulur’. Ndryshimi që duam kërkon punë, e jo ‘zëra’, ndaj le të shohim përpara e të fokusohemi tek çka është realisht e rëndësishme. Unë e kam zgjedhur fokusin tim, promovimi i të rinjve dhe emigrantëve në vendimmarrjen shqiptare. Njëkohësisht mendoj dhe besoj se në forcën me të madhe politike në Shqipëri ka vend për të gjithë. Jo vetëm për më të rinjtë plot ambicie dhe energji, por edhe për ata që për vite me rradhë kanë sakrifikuar për Shqiperine, jane perplasur me regjimin e Sali Berishes dhe sot ofrojne eksperiencen dhe pjekurine e domosdoshme për ta nxjerre vendin tone nga kriza ku Berisha po e zhyt ditë pas dite.
Kongresi i fundit i PS-së do të mbesë në kujtesë për hedhjen në treg të një programi të ri, plot me propozime dhe ide të reja që në fakt hapën një debat të gjatë publik. Çfarë po bëhet me këtë program tani? A mendoni se ai do t’i rezistojë kohë dhe do të jetë udhërrëfyesi për zgjedhjet e ardhshme?
Absolutisht, programi ka qenë një ndër përvojat më të mira në PS. Programi është i majtë, i qartë e i realizueshëm. Janë përfshirë shumë ide të shoqërisë civile, arsimi 5% apo vota e emigrantëve janë dy prej tyre të cilat unë i kam ndjekur me shumë interes ndër vite. Disa jane elementare, por kaq jetike siç është pastrimi i Shqipërisë në 100 ditë në plazhet, rruget e parqet kryesore. Disa kerkojne me shume se 100 dite, siç është pjesa e punësimit, kryesisht në bujqësi për ta transformuar bujqesinë për mbijetesë familjare në sipërmarrje moderne. A është i persosur ky program? Jo! Ndaj dhe është konceptuar si projekt në vazhdim. Ne fillim 2012-es do të nise një tur i programit, ku çdo grup interesi ne të gjithë shqiperine të mund ta pasuroje e korrektoje. Vetem kështu mund të behet ne një program për njerezit e nga njerezit. Pala tjeter ka vendosur ta tallë. Nuk ka problem! Por heret ose vone do duhet të behen serioze e të pergjigjen, si i krijuan 1milione të papune, pse nuk mbajten premtimet 8 vjet, ku do punoje ai që mbaron universitetin kete vit, si do behet jeta e perballueshme me cmimet ne stratosfere, pra cila është alternativa e tyre kundrejt tones?
Meqë po flasim për zgjedhjet, a ka menduar PS një strategji për të fituar këto zgjedhje? Shumë argumente hidhen për mosfunksionimin e një koalicioni të mirë, duke shkuar deri aty sa të shohin një aleancë të mundshme me Ilir Metën, gjë të cilën Rama tani për tani e ka hedhur poshtë….
Meta dhe Berisha jane të falimentuar moralisht. S’mund të bejme ortakeri me falimentin. Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues për here të pare, me shqiptare të ndershem, me ata që s’frikesohen, që s’blihen, që s’poshterohen. Kam bindjen që keta jane me shume. Sot kemi një program me të qarte, një organizim me efikas, një opozite me të zhdervjellet, dhe një barre me mesime të nxjerra nga e kaluara, për të mobilizuar e ruajtur votat e atyre që duan me gjithe zemer ndryshim.
Ndërsa nga krahu i djathtë çdo ditë e më tepër flitet për lindjen një partie të re, e cila është në opozitë me të djathtën aktuale në pushtet. A po e sheh PS këtë front të ri që pritet të drejtohet nga Bamir Topi si një mundësi për një aleancë më të gjerë dhe premtuese? Nëse po, çfarë ju ndajnë e ju bashkojnë juve me të djathtët e Bamir Topit?
Kur ta shoh do ta besoj, gjer me sot kjo s’ka ndodhur ndaj s’e komentoj dot. Opozita s’duhet të ferkoje duart për fitore aforfe, perkundrazi duhet të mobilizohet për një fitore të veten, bindese, të merituar. Çdo gje tjeter është bonus.
Zoti Veliaj, ju njiheni si një njeri që keni kontakte të shumta në agjensi diplomatike ndërkombëtare nga të cilat Shqipëria dhe veçanërisht politikanët shqiptare presin mbështetje, sipas jush, duke marrë shkas dhe nga vizitat ku ju e keni shoqëruar Ramën, a kanë ndryshuar “mendim” ndërkombëtarët për Edi Ramën, opozitën, (në fillim të kauzës për votën e lirë kujtojmë se u kritikua hapur për bojkotin e Kuvendit), a ndjeni ju një mbështetje më të madhe në këtë drejtim këto kohë? Nëse po cila është arsyeja sipas jush e këtij ndryshimi qëndrimi të miqve të huaj?
Fillimisht na është dashur të perballemi me një makineri të mirepaguar lobimi me taksat e shqiptareve për hesap të Berishes. Kjo ka qene e shemtuar dhe e pandershme. 28 qershori beri dyshues shume miq të Shqiperise, vrasjet e 21 Janarit tronditen çdo mendje perendimore, dhe 8 Maji i Tiranes e ktheu ne neveri kete regjim. Raporti i fundit i BE-se pershkroi sa me siper. Por e dini çfare? Kjo s’ka shume rendesi! Elektorati yne s’jeton ne Bruksel e Washington, por ne Shqiperi e tek emigrantet perreth. Ndaj kete beteje duhet ta fitojme ketu, vete, me gjithe shqiptaret e ndershem e punetore. Miqte i çmojme, ata mund të na keshillojne, por ata s’mund të bejne betejen që duhet ta bejme vete. Shikoni Rusine apo Zimbabëen, e gjithe bota kunder vjedhjes se zgjedhjeve ne keto vende, por ne fund betejen do ta bjene vendasit.
PS deklaroi se vota e 8 majit u vodh dhe nuk mund t’i harrojmë pamjet e deputetëve që protestonin para zyrave të KQZ-së, por tani ka një heshtje totale për këtë gjë dhe një përqendrim të vëmendjes tek kursi i ri, alternativa e re, a keni hequr dorë nga lufta për “votën e lirë”? Pse s’keni kërkuar hetim 8 majit? Mund të kompensohet 8 maji që ju pretendoni se u është vjedhur vetëm me një reformë zgjedhore?
Kjo shkakton gjithnje debat. I mirekuptoj të gjithe ata që do donin që protesta të vazhdonte ende. Por pajtohem me shume me ata që thone, po, kjo ishte e poshter, e ulet dhe e padrejte, por s’mund të na lidhe kjo kembet e të mos riorganizohemi për me tej. A nuk vidhet cdo shqiptar cdo dite nga shteti? Po, e megjithate vazhdon të luftoje e të provoje serish. A nuk poshterohet cdo shqiptar çdo dite nga pushteti? Po, e megjithate gjen kurajo e riprovon pa u lodhur cdo dite të re që t’mund t’ja dale me sukses. Partise Socialiste i ndodhi ajo që i ndodh çdo shqiptari çdo dite. E si çdo shqiptar që ngrihet, shkund pluhurin e lufton serish, kjo i beri një të mire PS-se, e afroi tek historia e perditshme e çdo shqiptari. Sidoqofte, nga 2009-a ne 2011-en, grabitja ne shkalle vendi u reduktua kryesisht ne betejen e Tiranes.Kudo tjeter fitorja që bindese. Nese ruajme kete terren, e me të njejten strategji kurojme Tiranen do jemi fitues.
Me marrëveshjen e re të nisur me PD-në keni argumentuar se po i shërbeni integrimit, por siç thotë një fjalë e urtë “kush digjet nga qumështi i fryn dhe kosit”, sa të sigurt jeni që dhe kjo marrëveshje s’do të përfundojë si dashuria e prillit 2008, nga e cila u dogjët ju?
Ne kemi për detyre të bejme punen tone, jo punen e pales tjeter. Ne rruge ka dhe shofere të çmendur, por kjo s’na pengon të provojme të dalim me makina. Dy mundesi ka, o të çmendemi të dyja palet, ose të pakten njera të rrezatoje qytetari, civilizim e pergjegjshmeri. Shikoni procesin e Avokatit të Popullit. PS po tregon një model perendimor se si do caktonte të gjithe postet e rendesishme ne vend, me transparence, debat e konkurrim të hapur. Gjykoj se s’mjafton t’u themi njerezve ato që kundershtojme, por dhe t’u tregojme si do t’i benim gjerat ndryshe. Palen tjeter e votuesit e saj nuk i zgjedhim dot, duhen pranuar sic jane dhe ata që permbyten e votojne permbytesit, ata që vidhen e votojne vjedhesit, atyre që u shitet atdheu e i quajne patriote – keto s’i ndryshojme dot. Do duhet të bashkjetojme me durim e t’u tregojme dhe atyre pse me pasion e ndershmeri ky vend mund të behet me i mire se ç’eshte, për të gjithe.
Gjatë votimeve në Shqipëri është bërë zakon që të thuhet, po zgjedh më të keqen e mundshme, cilat janë planet e PS-së që në vitin 2013 ju të mos tentoni të merrni votën e të zhgënjyerve nga qeverisja 8-vjeçare e PD-së, por një votë të bindur për alternativën tuaj?
Tre plane që me vijne ne mend menjehere. Fushate frymezuese idesh me një program të ri, të kuptueshem, e të realizueshem. Investimi tek të rinjte e emigrantet si grupe gjer me tani të ‘paftuara’ ne vendimmarrjet e medha shqiptare. Ruajtja maksimale e votes që nga identifikimi, listat, votimi e numerimi i votave. Nese bejme keto, një Rilindje Shqiptare është e mundur!
“Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues për here të pare, me shqiptare të ndershem, me ata që s’frikesohen, që s’blihen, që s’poshterohen,”
Ne qe jetojme ne Shqiperi qenkemi ata që frikesohen, që blihen, që poshterohen????!!!
Ku ishte ky “trimi i madh”, kur ne u perleshem me trimat e Saliut ne 2009 e pastaj ne 2011 per te ruajtur votat e PS-se qe e promovon kete???
Ky Veliaj ja fut kot–Ne emigrantet nuk na takon te votojme,sepse ne nukjetojme aty ,dhe duke mos jetuar aty ne nuk i provojme ne kurriz pasojat e asaj qeverisje
-Nga ana tjeter vota jone mund te manipulohet ne amabasadat shqiptare ku ne do votojme dhe PS nuk e monitoron dot voten tone
-Ndaj me kete votimin e emigranteve PS-ja mund te pesoje Autogol
Ne lidhje me ngritjen ne detyre te te rinjve –kjo eshte gabim,
Sepse te rinjte kane mungese pervoje ne drejtim dhe mungese pjekurie ne gjykim
–Njeriu kur eshte i ri nuk mund te drejtoje ne politke, megjithate njerezit duhet te ngrihen ne detyre ne partite politike mbi bazen e meritave te tyre dhe jo ne baze te moshes se re
——Por poltika ka dicka se drejtuesit aty nuk dijne cili eshte kriteri
qe duhet perdorur per te zgjedhur njerezit qe do emerohen ne krye te organeve drejtuese te partive
–Kjo eshte belaja e politkes –Ndaj eshte mire qe partite te krijojne debate midis atyre qe kane ambicje per te qene ne krye te organeve drejtuese ne Parti –
-Ku te diskutohet mbi politken ,ekonomine, diplomacine -maredheniet mefqinjet etj
dhe seicili te tregoje aftesite e tij dhe zgjidhjet qe ai jep per probleme te ndryshme….
-Mbi bazen e kesaj duket se kush eshte me elokuenti, kush din te arsyetoje me drejte
ne lidhje me situatat e krijuara aty dhe kush ka aftesine te gjeneroje
IDDE te reja ne lidhje me situatat e krijuara
——-Pra ne organet drejtuese te Partise duhet te zgjidhen ata qe plotesojne keto kritere :
1- Kane njohje te thella–dmth kane njohuri te ndryshme ne shume fusha
2-Kane aftesine te gjykojne me saktesi ne situata te ndryshme –dmth kane aftesine e Common Sensit
3-Kane aftesine te prodhojne Ide te reja ( kete aftesi e kane shume pake veta )
–Pra politkani duhet te kete keto 3 cilesite e mesiperme–dhe keto cilesi
zbulohen vetem nepermjet DEBATIT midis diskutanteve qe kerkojne te bejne kariere aty
—Kush del me izoti ne debat ,ai edhe duhet te zgjidhet ne krye –sepse poltika kekron njerez oratore..
-Se keto cilesi mund ti kete edhe nje pa shkolle, ndaj diploma nuk ka shume rendesi ne poltike —
psh Anglezet kishin kryeminister John Major–i cili nuk kishte diplome arsimi te larte — por dinte te arsyetonte ne menyre perfekte –
o shqipe.. e gjitha politika e jashtme varet nga qeveria qe ti, une, te gjithe votojme. nje qeveri qe i ka lene emigrantet shqiptare te quhen qyterare te dores se 3 apo 4.
o shqipe.. arsyeja me e madhe qe ne shqiptare marrim kete trajtim special nga vendi yne eshte pasoje e te gjithe atyre (e shumices) qe i kane trute te mykur – si puna jote.
o shqipe.. nqs do kishe pak tru, po pak me shume, do ta kuptoje, se edhe emigrantet kane te drejt te votojne, pasi jane dhe mbeten qytetare shqiptare.
o shqipe.. po nuk do mend te kuptosh pse shqiperia eshte akoma ne nivelet e sudanit apo zimbabues. te gjithe ata qe e drejtojne kete vend gjejne njerez si ti – qe me mire mos te them ndonje fjale tjeter – dhe bejne si duan vete.
o shqipe.. mos mos e krahaso UK me Shqiperine, jemi shume vite drite larg ne nga ata..
o shqipe.. e dime te gjithe se ku jetojne dhe si jetojne te gjithe shqiptaret ne angli, dhe si e kane marr nenshtetesine angleze..
hahahahahahahahahahahaha Mos harro dil nje xhiro andej nga spitali ,
per spitalin e cmendines e kam fjalen, gjithmone looooooooooooooool hahahahahahahahaha
Kam shume gjera per ti thene ERIONIT
—Me pelqen optimizimi i tije e normale kur ke optimizem me siguri ke dhe nje program—deshiroj te kujtoje nje ngjarje ne FIRENCE para disa ditesh nje ekstremist i djathte vrau dy neger dhe emigrantet me ngjyre brenda dy oresh u organizuan ne nje protest ne rruget e Firences e permenda kete se te vraret po te ishin shqiptare nuk do te organizoheshin ne proteste ,prandaj ne axhenden e zotit erion duhet te jete edhe menyra si te jene te organizuar shqiptaret ne emigracion ne mbrojtje te te drejtave te tyre dhe ne promovime te vecanta te aktiviteteve kulturore—-Dyshoj per votimin e emigranteve ,ndersa ne itali ai mund te behet normal ne GREQI mund te kete presion te forte nga shoqata omonia per te devijuar votimin ne favor te saj
Kur Erion Veliaj me Co. conin zerin e rinise shqiptare deri ne Kongresin amerikan per korrupsionin e Fatos Nanos dhe keq-qeverisjen Socialiste nuk lexoje kaq shume ankesa nga te djathtet.
Kush po proteston ne menyre publike sot per keq-qeverisjen e Salise nga ju sot?
Erion Veliaj eshte nje individ me ide te qarta, elokuent dhe perparimtar per boten shqiptare. Ka fjalor te goditur qe mund ta coje perpara por edhe nje sjellje aristokratike e elitiste e destinuar te deshtoje po te kemi parasysh qe perfaqeson nje force politike te majte dhe nje origjine personale shoqerore jo te pasur.
Politikan nuk eshte sepse as Edi dhe Salija nuk jane politikane.
Personalisht mendoj se rriti kapital politik me denoncimin nderkombetar te Fatos Nanos dhe simpati per rezistencen e treguar kunder horrit Ilir Meta, gje qe edhe nje ish-President si Meidani nuk i rezistoji dot.
G99 ishte nje levizje e pamatur dhe e deshtuar qe si i ri Veliaj duhet te nxjerre mesime personale ku me i rendesishmi eshte Modestia.
Eshte e vertete qe ne peizazhin politik shqiptar, Veliaj ben pjese ne personat qe kane me te vertete nje te ardhme politike te bazuar ne meritokraci e jo ne oportunizem apo servilizem siç ndodh me klasen aktuale politike.
Eshte nga te vetmit qe kur flet eshte i qarte, ka nje kendveshtrim modern te te berit politik dhe duket qe eshte person i strukturuar, pra ka idene se si mund te realizohet nje projekt politik.
Salija, Nano, Meta…me shoke infektuan mbare klasen politike dhe ne mos pollen, “edukuan” dhe frymezuan shume politikane te rinj te cilet te vetmin synim kishin te merrnin ndonje kocke te mbetur nga ajo pak pasuri qe trashegoi me djerse populli shqiptar.
Ndaj dhe politikane si Veliaj jane te mirepritur ne politiken shqiptare.
O daku ti do besh mire te besh kujdes se po te digjen ato qe ke vene
ne kuzhine,shko se na mbyte era gjelle,lere politiken po boj ndonje
pace koke me pilaf…
Po te tregoj kush eshte ai qe “ben” politike, nuk po bej politike vete. Gjithashtu po te them qe trim e sypatrembur ky lepurushi nuk eshte, sic nuk eshte edhe perfaqesues i PS e aq me pak i imi.
Njera pale i injoron me terezemren, tjetra pale me gjysemzemre. Kjo eshte e verteta. Deri diku ka shume te drejte kur thote qe “Berisha as nuk mund ti bleje, as nuk mund ti shpelaje atyre trute”, por kam pershtypjen qe as vete PS nuk eshte dhe aq e sinqerte ne ato qe thote, per vete faktin qe edhe tek ajo ekziston nje fare “frike” nga idete, iniciativat, aksionet qe mund te ndermarin emigrantet jashte dhe brenda vendit.
Pastaj edhe karizma e Erion Velise nuk te jep ndonje ngrohje zemre qe dicka do te ndryshoje.
PS duhet te kete nje gje te qarte, qe potencialet e emigranteve jane teper te medha per shkak edhe te lidhjeve dhe kontakteve te tyre ndoshta edhe me njerez potenciale te cilet nuk kane nevoje per fjalet e lobuesve te paguar se ne plan te pare kane principe dhe moral duke mos u influencuar nga keta llapazaner sallonesh qe sot lobojne per ty neser per kundershtarin tend, mjaft qe ti paguhen me mire.
Nje shembull dua te sjell per nje njeri qe edhe sot e kesaj dite kam respektin me te madh per opoziten kundrejt Leni Fischer ne vitet 96-97, ate kohe Presidente e Asamblese te KE mos gaboj, ai njeri ishte Robert Antretter zv.President i Asamblese Parlamentare te KE.Principet e tij nuk mund ti thyente asnje lobues, se i tille ishte.
Fjala e takimeve te rastesishme ishte per te me me vlere se cdo gje.
Eshte e veshtire mendoj te realizohet votimi per emigrantet, ne nje kohe kur ne Shqiperi, vazhdojne te mos njohin zgjedhjet,partit politike.Kjo do arrihet kur ne Shqiperi te mos kontestohen zgjedhjet,dhe votimi te jete elektronik, sic kryhet ketu prej 20 vjet.Velia( personalisht mua), me pelqen, por nuk jam i bindur qe keta emigrant, do votojne shumicen per PS.
Shpesh me shkaktojne habitje kur lexoj disa shkrime ketu. Habitem per rastet e atyre qe jetojne jashte, qe me sa duket pak marrin vesh se c`ndodh rreth tyre. Kjo me te vertete me shkakton habi, pse jo edhe hidherim.
E para me Erionin. Eshte zgjedhur edhe sekretar per emigarcionin por edhe thote ” qe beteja duhet zhvilluar brenda” pra as mish, as peshk. Edhe Erionin e fut ne kete kallep njerezish si puna e Sinanit qe me shkaktojne habi dhe hidherim per shkaqet qe permenda me siper.
Si gjithmone dua ti permbahem shembujve konkrete dhe gjykimit te ftohte per te dhene mendimin tim.
Te votojne shtetasit shqiptare te cilet jetojne jashte eshte nje detyrim kushtetues i shtetit shqiptar, te drejte qe nuk mund t`ia heqesh ne asnje rast duke i injoruar. Nuk jane pak por rreth 1 milion shtetas qe jetojne jashte, pa llogaritur kontributin e tyre ne arken e finacave shqiptare.
Pra shteti shqiptar kete e ka detyrim kushtetues. Aty thuhet qarte dhe sakte qe vota eshte e barabarte, e njejte dhe e fshehte per cdo shtetas. Pra keta shtetas nuk ndahen ne “te jashtem” ose “te brendshem”.
Edhe Bosnja, gjate kohes se luftes, e them edhe njehere, gjate kohes se luftes, organizoi zgjedhjet ne menyre perfekte per shtetasit e saj qe kishte jashte shtetit.
Keni dhe rastin me te fresket, ate te Kosoves.
Nuk po ze ne goje Turqine, Greqine, ish-Jugosllavine dhe shume shtete te tjera qe organizinin po ashtu zgjedhjet e tyre ne Gjermani, Austri, Skandinavi e deri ne Australi ne menyren me te mire. Po sheti shqiptar?
Sa per dijeni, ata nuk votonin neper ambasada, por ne bashkite perkatese ne baze te kerkeses qe i bente qeveria perkatese per organizim zgjedhjesh, pra ambasadat nuk hynin fare ne valle. Dhe zgjedhjet kryeshin ndoshta me mire se ne atdhe sepse edhe policia merrte masat perkatese.
Nese hiqen nga lista 1 milion shqiptare me nje te rene te kalemit, ke te besh edhe me nje seleksionim te votuesve te cilen kushtetuta nuk e njeh ne asnje rast.
Po sikur te hidhet ideja qe meqe ne Shqiperi jetokan, sipas te dhenave, 25% te semure nervore, kaq % invalide, te verber, shurdhe-memece, autiste dhe keta na percaktokan qeverisjen e ardshme katervjecare? Atehere cdo te behej?
Kush na mbetet per te votuar pastaj?
Teori “alla-shqiptarce” qe nuk i degjon askund tjeter.
Vota nuk percakton kush je, nga vjen dhe si je. Mjafton nje pasaporte shqiptare dhe ketu muhabeti mbyllet.
Me mire te votojne tre vete nga jashte qe jane mendjehapur, objektive, dinjitoze se sa te votojne tre vete te zhgerryer ne llumin e pushtetit ku nje kile miell u vlen me shume se sa nje politike e mire katervjecare.
Ku ta gjej qe te vine te hedhin voten dhe te ikin, se ne vend te tyre te vine qindra mijera kosovare analfabete qe votojne vetem se kandidati quhet Sinan, Sali, Muharrem e Ibrahim ashtu sic ndodhi ne Tirane.
Jam i sigurte qe vota e tyre vec cilesise ne qeverisje asgje tjeter te keqe nuk do te sjelle.
Qe ne momentin ku nuk llogaritet tere ky potencial njerezor jashte vendit, rreth 1 milion, qe ne kete moment zgjedhjet per mendimin tim jane gjysmake dhe paralelisht sjell nje qeveri gjysemlegale.
Shikoni njehere eksperiencat e vendeve te tjera dhe pastaj flisni.
Realizimi teknik eshte dicka tjeter. Te pakten principet mos te shkelen me kembe as nga Erion Veliaj dhe as nga Sinanet e dibranet-hamburgeze.
Ne Tirane mbizoteron mendimi se Emigrantet u duhen vetem per vere si turiste sa per zgjedhje mbizoteron opinioni provincial se vetem ata qe jetojne ne Shqiperi jane te afte menderisht te bejne gjykimet e duhura mbi sojin e larte te politikaneve ne vend.
Argumenti si thoni dhe ju eshte parimor: a mund ti hiqet e drejta e votimit nje emigranti me dy nenshtetesi apo me keq kur ka vetem nenshtetesi shqiptare. Por ceshtja me sa kuptoj une qendron ne lehtesine e emigranteve per te votuar ne vendet e tyre pa marre rrugen per ne shqiperi.
Frika e lexuesve se ne Shqiperi mund te vendoset nje qeveri antipopullore apo jo kompetente fale votes se atyre qe jetojne jashte vendit bazohet ne humbjen personale te pozitave qe gezojne nen nje rregjim abuziv si ai i Salih Berishes. Normalisht Emigrant do te votojne vetem kur vertet te ndjejne se atdheu i tyre eshte ne rrezik sepse me normalizimin e situates ne Shqiperi Emigrantet do tu kthehen halleve te tyre e pergjithesisht do te abstenojne.
Eshte cuar ne vende te tjera ceshtja legjitimitetit te votes se emigranteve sidomos kur flasin per qytetare argjentinas qe kane emigruar 140 vjet perpara dhe kane ruajtur a rimarre nenshtetesine Italiane, por eshte absurde ti mohosh nje emigranti sezonal qe kalon 6 muaj ne Shqiperi e 6 ne Greqi voten per zgjedhjet lokale pale ato per zgjedhjet e pergjithshme.
Per ta mbyllur para dy ditesh degjova nje vajze te shkolluar qe ne Televizionin Ora News bente fare qarte thirrjen : kush nuk do te jetoje ne Shqiperi te largohet jashte. Mentalitet jo njerezor qe lind nga lufta per mbijetese ne nje vend me pasuri te pakta qe rrezikon te humbase edhe ate pak pasuri qe ka : Njerezit.
Sakte Olti, pershendetje.
Ti Sinan ben mire te lepish bythen e Berishes dhe kaq!!!Kush je ti,more ZAGAR FASHIST SERB,qe na ben pyetje si NAZISKIN???Me cfare te drejte shkruan ti??Ne se ti nuk je ne PS,cfare M….I DO????Merru me BANDITERT e Saliut,qe vrasin e vjedhin per dite!!!Ne se ke prova e fakte per Erionin,bUJRUM HIDHI NE PUBLIK,ose coji ne PROKURORI!!!BALTE NUK HEDH DOT MBI ERIONIN,O ZAGAR I VICIDOLIT!!!Me PLEHRA SI TY ESHTE MBUSHUR PD-ja,ndaj Berisha hedh valle ketu!!!JENI KLIKA ME E POSHTER MBI DHE!!EDHE GEDAFI ISHTE ME I MIRE SE BERISHA!!!JU,QE E MBESHTESNI,JENI VETEM PLEHRA!!!
Sorge, ne fakt nuk e di se çfare do te thote ky emer (Sorge). Te them se ke rene ne nje nivel shume te ulet, nuk e them dot sepse nuk e meriton pasi te jep pershtypjen e nje Debili apo kosh mbeturinash. Nuk e njoh dhe nuk e kam idene kush eshte Sinani, por ai nuk ofendonte njeri dhe shkruante me kulture ato qe mendon ai dhe gjithe Shqiperia sot. Juve po ju dogji Mellejka nuk keni sherim me, shqipetaret e kane zgjedhur vete rrugen e tyre dhe nuk kthehen me ne ato vite qe mendojne 10%. Sepse 90% te shqipetareve ju pelqen integrimi. Shqiperia nuk eshte fanare ndriçues i botes, por ne kenaqemi me hapat modeste, te vogla por te sigurta. rrofte Shqipja jone dhe gjithe atdhetaret qe vene nje gure themeli per vendin e tyre.
“Sorge”do te thote ne gjermanisht “shqetsim” ose “merakosem”,ke bere nje koment me nje nivel teper te ulet dhe vulgar.pra me ne fund e core masken dhe e tregove kulturen tende prej injoranti.Sinani ka kerkuar pergjigjen e pyetjeve,qe ti ku kunderpergjigje me fyerje.Je per tu meshiruar,se je cakerdisur si burre.Fali o zot se nuk dine se cfare shkruajne.
A i ben te njejtat pyetje edhe per zotin tend Sali serbin ?
Si rezultojne pergjigjet ?
O ooo Njerz! Mos e vrisni kete djal te ri,kete shpres te re(Nese s’jeni te saliut),ndihmoeni se eshte pika qe pikon,eshte ajo drita qe thone ne fund te tynelit. Eshte me shume se i arsimuar dhe i kulturuar sakaq…
Pershendetje burrels, se me ate Sorgen, as ja vlen te merrem, megjithese nga e shkruara kam pershtypjen se e njoh.
Une u mora pak me Erioni me qe ai eshte i ri ne PS, madje per cudi u zgjodh edhe ne forumet drejtuese. Besoj se e kuptoni zgjedhja e tij nuk eshte demokratike, por thjesht nje deshire e Edi Rames. Erioni eshte njeriu i tij. Ai di shume gjera dhe per kete duhet mbajtur afer dhe shperblyer. Kaq per kete.
Sa per idene e votimit te emigranteve, une nuk u mohoj atyre qenien si shqiptare, dashurine per atdheun, respektin per ndihmen qe u japin familjeve etj, por mendoj se ka te drejta dhe detyra.
Une mendoj se duhet te votojne ata qe jetojne dhe punojne ne Shqiperi. Sikur une dhe ti i dashur burrels qe jetojme dhe punojme ne Shqiperi, te vendosnim te votonim per x parti, ndersa tre emigrante te vendosnin te votonin per partine y, atehere partia y do te fitonte. Por kush do ti ndjente pasojat e ketij rezultati? Sigurisht ne te dy qe jetojme ne Shqiperi, ndersa ata, emigrantet pasi te votojne do te ikin neper shtetet ku jetojne e punojne.
Ne i dashur mik e njohim me mire situaten ketu, ne njohim me mire partite dhe udheheqesit, ne ndjejme drejteperdrejte pasojat e punes se mire apo te keqe te tyre.
Sinqerisht mua do te me vinte shume keq qe rezultati te ndryshonte nga njerez qe nuk jetojne dhe punojne ne Shqiperi.
Ky eshte mendimi im.
Gjithe te mirat
Sinan komplimenet dhe respekt per gjuhen dhe stilin e te shkruarit.Un personalisht nuk e njoh Erionin,por pergjigja e pyetjeve qe i ke bere ti, me duket shume interesante dhe te domosdoshme.Kush merret me politike duhet ta kete burrerine te mbroje te kaluaren.Sa per Sorgen ,e perkthyme ne shqip si “merakliu” mos u shqtso se ka nji nivel qe per mua nuk duhet perfillur.Gjuha jote eshte e qarte dhe pa urrejtje,dhe ata qe te kundershtojne duhet te perdorin fakte dhe argumente ,por jo fyerje primitive.
I nderuar Sinan me lejo te kundershtoj per piken ;ne duhet te votojn emigrantet apo jo.Sinan Shqiperia ndodhet nen nje diktatur qe besoj se edhe ti je dakort me mua per kete.Jashte Shqiperis ndodhet pothuaj gjysma e Shqipetareve.Ketu problemi qendron se si te heqim qafe kete qeveri dhe kete bashkim hajdutesh per te miren e ketij vendi qe ka 20 vjet qe pergjerohet per demokraci.Kjo do te ndodh vetem ateher kur gjithe Shqipetaret e ndershem brenda dhe jashte Atdheut dote votojne per te hequr shkateruesit e endrres se Shqipetareve per nje shtet demokratik dhe evropjan.I dashur Sinan me cte drejte do te me heqesh te drejten e votes mua qe ndodhem jasht Atdheut jo per fajin tim ,por se kerkoj nje jet me dinjitet ku ne vendin tim nuk e gjeta,me cte drejte thuaj qe emigrantet sduhet te votojne se mund te kthejne rezultatin kundra teje qe e njeh mire situaten ne Shqiperi.Shqipetaret jashte jo vetem qe e njohin situaten ne Shqiperi,por duke jetuar edhe ne shtete demokratike din te gjykojne shume her me mire nga ju per demokracin dhe shtetin ligjor.I nderuar Sinan kujdes per her tjeter.
Eh mer Tan,
E shoh qe qeke buke nga koha e vjeter! Le qe po me paralajmeron te kem kujdes per here tjeter! Nejse!
Po e perseris, une jam pro variantit qe te votojne ata qe jetojne e punojne ne Shqiperi. Ata qe jane jashte, po te duan te votojne le te vijne ne Shqiperi, te jetojne pak kohe sa te njohin situaten, te votojne dhe pastaj te ikin prape po deshen. Po te kujtoj Tan trimi, se ne kete rast sintetizohet me se miri thenia “Beni si them une, por mos beni si bej une”.
Sa per ate qe Shqiperia ndodhet ne diktature, kete nuk e luan as topi. Por hajdeni ketu pra ne Shqiperi, te jetojme, punojme dhe luftojme bashke qe ta rrezojme kete diktature. Kete diktature po e vuajme ne me gjithshka, ndersa ju vetem na qani hallin!
Ju jeni si puna e atyre tifozave te zjarrte qe u jepni mend lojtareve dhe trainerave se si te luajne, por vete nuk ua mban te luani ne fushe!
Tung Tano!
Pershendetje Sinan.Ju une dhe Tani te pakten kemi nje te perbashket;Zhdukjen e kesaj qeverie krminelas hajdutesh dhe kjo eshte kryesorja.Pastaj rruget dhe formateshte tjeter çeshtje.Jam dakort qe duhet te unifikohen per te dhene efikasitetin e duhur.Ta kuptoj brengen qe ke kur thua ;Hajdeni ketu….Nuk e di por ne kontaktet qe kemi me emigrantet kur vijne ne shqiperi,lexojme ne syt e tyren nje brenge nje shqetesim per vendin tone.Ne qofte se ne jemi poshteruar nga kjo qeveri ata jan poshteruar edhe nga kjo edhe ajo qeveri apo shtet ku jan.Perse?Kapitalizmi ste fal gje per lemoshe,ate duhet ta fitosh me gjak.Dhe emigrantet tane e kan bere kete.Te ardhurat duan ti investojne ne shqiperi por hezitojne.Mendoj qe nuk duhet ti konsiderojme te pa iformuar per situaten.Mendoj qe atyre ju intereson si juve dhe mua nje qeverisje e drejte.Pershendetje.
komente pa vlere,me mire do ishin komentet qe si te eleminohet varferia ,injoranca,etj etj.
komente pa vlere,me mire me komentuar se si me eleminuar varferin,injorancen etj etj ,ne sherbim te njerzimit.
Kur edhe Erioni intervistohet!
Erjon Veliaj eshte pasardhesi natyral i Edi Rames ne PS. Figurat e tjera aty jane te gjithe nga Garda e Vjeter e Nanos.
Une personalisht jam simpatizante e Edi Rames dhe menyres se tij te te menduarit, shprehurit dhe perceptuarit. Nderkohe, mendoj se individe te tipit Seseri, Veliaj, etj jane thjesht fllucka sapuni qe duan te dalin mbi siperfaqe me manine per ‘t’u dukur’. Keta individe e heqin veten se dine shume, se mund t’iu japin mend te tjereve dhe kane imagjinaten mitomaneske se jane ‘koka te medha’… Ndaj mendoj qe Edi duhet t’i largoje nga partia keta tipa sepse vetem cenojne ate dhe PS. Erion Veliaj eshte thjesht ‘peme pa kokrra’ qe vetem ben bla-bla-bla, tip hipokrit e perfitues…Eshte thjesht nje kandidad me shume i korrupsionit te ardhshem. PS ka plot figura te mira dhe Edi duhet te sforcohet qe te zgjedhe nje kabinet e njerez qe atij me te vertete i nevojiten e te lirohet nga çashkat e tipit ‘Veliaj’…
Lajthitjet tona me duket se kane vajtur ne vesh te Zotit.Le te shpresojme se s’do ngelet puna veç ne nje funksion formal.Ketu duhet te filloni punen e madhe ne se doni te arrini diçka,aty edhe pulat kane degjeneruar.Ka hedhur rrenje nje opinion tejet i semure,perkrahen elementet me vese dhe te dhunes qofshin ose jo ne pushtet.Nese nuk kthehemi te virtytet e normat e drejtesise s’ka te ardhme te mire per vendin tone.Zgjohuni o njerez!
Jam nje emigrant qe jetoj ne itali ,e presim me deshir te madhe aprovimin e ketij ligji ,qe te na jepet mundesia te votojme edhe ne sepse jemi shqiptar dhe duhet ti kemi te gjitha te drejtat sikur ju qe jetoni ne shqiperi ashtu edhe ne qe jetojme jashte shqiperise .dua ti them .z.Velia se nese arrihet marreveshja do perfitoni jashtezakonisht,Sepse mbi 80% e emigranteve votojne kundra kesaj qeverie te korroptuar dhe kriminele ,ne i ndjekim zhvidhimet ne shqiperi nepermjet kanalit tv top .cenell dhe gazetes prestigjoze temaMe gazetar te guximshem qe pasqyrojne cdo gje realitet i falenderojme pa mase dhe e dime se nuk ashte e lehte te sulmosh berishem Jemi gati te formojme organizata pa asnje lloj interresit vetem e vetem tju jua heqim qafe ate mafioz qe ka ozurpuar shqiperine
Ah sikur ta dinit qe er b. Q…eshte me keq s’e TERE djAjte e gjalle , e para sejaa si ju ka hudh trite e , me vjen keq vecanerisht per tu Claus, dhe e dyta se Nuk lodhet kurre me delirin e vet, edhe kur e baltosin ( si e meriton) symwsy. O njerez te mire eri eshte me I rrezikshmi. MAjeni mend!!….
Si s’ja dalloni djallezine sterre ne papagallizmin dogmatic lejfenist (qe e mbeshtjell me varak doktrinari veprimtar)…. eshte Djalli o njerez!!!! Zoti na shpetofte prej ketyre!!!
E sakte, shiheni ene ne kete foto,, po me kujdes, dhe do e dalloni Te BuKRIN-Shejtan, qen-bir- admit, ase me mire hijene-bir -qeni!…mos u rreni kshtu o njerz!
Pershendetje Klaus,
E shikoj qe me shume se ato qe une shkruaj, pavaresisht se moderatori i ka hequr, ty te shqeteson emri im, me sakte prejardhja ime, apo besimi im fetar. Kjo me trishton pak!
Se per pjesmarrjen ne votime te emigranteve. Edhe njehere po e sqaroj. Ne votime duhet te marrin pjese ata qe jetojne dhe punojne ne Shqiperi. Kini parasysh sa polemika kemi hasur per emigrantet qe vijne nga Greqia dhe votojne ne jug te Shqiperise. Ata vijne votojne, ndryshojne balancat, dhe ne fakt fitojne ata qe jane pakice.
A eshte e drejte kjo?
Mendo per nje moment qe zgjedhjet do te zhvillohen vetem ne familjen tende. Do te marrin pjese ti, gruaja, kater femijet, babai dhe nena jote. Rezultati del 4 me 2, fiton x parti. A do te vinte mire ty qe ky rezultat te ndryshonte nese ne zgjdhje do te vinin, motra e vellai yt apo i gruas, vjehrri apo vjehrra, etj? Sigurisht jo! Pra ne jemi familje te ndryshme, qe jetojme, punojeme dhe marrim vendime te ndryshme. I duam shume emigrantet, i respektojme shume, ju jemi shume mirenjohes, na vjen keq per vuajtjet e tyre, por gjithnje per mendimin tim ata nuk mund te marrin pjese. E di Klaus, qe ka emigrante qe kane ikur qe ne vitin 1990 dhe nuk kane ardhur asnjehere ne Shqiperi? Si dhe sa mund ta njohin realitetin ata? Sa jane te lidhur me Shqiperine? A duan te kthehen ne Shqiperi? A mund te marrin ata vendime me te drejta nga ne qe jetojme dhe punojme ne Shqiperi, etj etj.
Edhe dicka tjeter. Ne qe jetojme ne Shqiperi, paguajme detyrime, por kemi edhe te drejta. Po emigrantet, sipas teje kane vetem te drejta se detyrime, kuptohet ligjore nuk kane.
E perseris, ky eshte mendimi im, sigurisht deri tani. Nese dikush me jep argumenta per te kunderten qe une te bindem, sinqersht e falenderoj. Nuk me pelqejne sharjt dhe epitetet qe disa pjesmarres ne forum u adresojne te tjereve. Sharja nuk eshte argument, perkundrazi eshte mjerimi i atij qe nxjerr nga mendja dhe me keq kur e thote apo e shkruan!
Gjithe te mirat!
Argumentet i ke me lart, o Sinan.
E shoh qe nuk paske lexuar asnje germe, lum miku.
Kam rrahur uje ne havan me ca tipa si puna juaj.
E sakte, shiheni ene ne kete foto,, po me kujdes, dhe do e dalloni Te BuKRIN-Shejtan, qen-bir- admit, ase me mire hijene-bir -qeni!…mos u rreni kshtu o njerz! Shiheni si mendohet (per te Zezen e reaches ) my Djall qe per fatkeqwsin tonw Nuk eshte I vettem ; mesiguri esht me I madhi o Milet ,… mendt!!… Nigjoni plakun…s’e kur vine (vone) ment s’i Hanw as qente!
Jam dakord, er Djalli eshte kobash dhe mashtrus sa I ka vjedh edhe historian e atom shokut vet qe ja tha ne TV dhe my cipeplasur e cipesholle e I pander deri ne kalbezim kujton se s’e degjoi bjeru, hahaha keta vizionzret BQ…Jane edhe te pshtire, Jo Kane tru e nder, po as ko… Te tredhurit derzinj, tamam pusht- Djall eshte , e vertex qe ben si I bukri Shajton!!! Po pak e hane!! Lodhet kot qelbesira….
Me mire se e ka thene Claus-i prishet.Mos fol per kete vite e ke qare!!!!!!!!!!!.Sinani me nje fjale na quan te vdekur more bire, po mire, ne nuk doni te na shihni por respektoni ate te shkrete kushtetute more te mjere ,kjo pune nuk kerkon çduam une e ti por çthote kushtetuta.Ju kerkoni demokraci por me regullat e diktatures do benit mire te sqaroheshit me veten seç kerkoni, se me duket, se dhe ju se keni te qarte çkerkoni demokraci apo diktature?.
Une moj Lilolabja nuk te quaj te vdekur! Por nese do te tregosh qe je gjalle e te dhimbset atdheu, hajde ketu ne Shqiperi! Jetojme bashke, punojme bashke, qajme hallet bashke, dhe pastaj votojme bashke qe te vendosim kush do te na drejtoje. Se ai qe zgjedh ti qe vjen nga jashte, voton dhe iken, do me drejtoje mua dhe jo ty! Ti e kalon lumin me fjalen “Oh sa gabuam qe zgjodhem …”, por per te vuajtur vuaj une. Prandaj kur lexoni ate kushtetute, lexojeni mire, keni te drejta , por edhe detyra. Ju kujtoni dhe thoni se keni te drejte per te votuar. Shume dakord. Por pse nuk thoni qe keni te drejte edhe te zgjidheni? Nese zgjidheni ketu ne Shqiperi, juve do t’ju duhet te vini e jetoni ketu. E pra e shikoni?
Shembulli me i mire i kesaj qe ju them eshte vendimi se fundi i nje deputeteje te PS, qe u largua nga parlamenti per arsye personale.
Pra e drejta per te zgjedhur shkon edhe me te drejten per tu zgjedhur.
Edhe nje here po e perseris. Secili duhet te zgjedhi per fatin e tij atje ku jeton dhe punon dhe jo te vendosi per fatin e te tjereve, kur nuk jeton dhe punon bashke me ta!
Gjithe te mirat Lilolabja!
Ashtu si shume emigrante edhe une bashkohem me mendimin eshume te tjereve qe edhe ne te na jepet mundesia te japim voten tone per ate force politike qe mendojme se programi i saje do sjelle ndryshimre dhe prosperitet per gjithe shqipetaret kudo qe jane. Duke pare gjendjen aktuale NE TE CILEN NDODHET SHQIPERIAME KORUPSJONIN ME TE LARTENE EVROPE, ME PAPUNESI E VARFERI, ME CMIME TE LARTA, ME NJE DREJTESI, USHTRI E POLICI TE VARUR KREJTESISHT NGA PUSHTETI I SALI BERISHES NE NJE VEND KU NE VEND TE DEMOKRACISE KA DIKTATURE,,KU DHUNOHET E CENSUROHET SHTYPI E FJALA E LIRE, KU VIDHET VOTA E VRITET NJERIU I LIRE, DUHET NJE RRUGEDALJE. E VETMJA SHPRESE PER NJE NDRYSHIM TE GJITHANSHEM MBETET PS DHE SIDOMOS PROGRAMI I MIRATUAR NE GONGRESIN E FUNDIT TE PS. KETE PROGRAM DO TA BEJ REALITET PS ME NJEREZIT E AFTE DHE TE DEVOTSHEM QE KA NE PERGJITHESI DHE NE VECANTI ATA TE BREZIT TE RI SI ERJON VELIA ME SHOKE. TE BEHET ZEMRA MAL KURE DEGJON KETA TE RINJ TE FLASIN PER VIZJONONIN DHE REALIZIMIN E KETIJE PROGRAMI. PER KONTRIBUTIN E TE GJITHEVE SI BRENDA DHE JASHTE VENDIT. IDEJA PER TE VOTUAR SDHE NE EMIGRANTET ESHTE E MIRE, VETEM DO REGULLUAR LEGJISLACJONI DHE VOTIMI TE MOS BEHET NE AMBASADA SE NE TO JANE NJEREZ PARTIAK DHE NEPOTIK QE REZULTATET I DEVORMOJNE NE INTERES TE PARTIS NE PUSHTET. VOTIMET TE BEHEN NE BASHKITE E QYTETEVE ME KOMISJONE MIKSE. EDHE PSE JETOJME JASHT VENDIT RALITETIN E NJOHIM SHUME MIRE NEPERMJET ELEKTRONIKES. PRESIM ME PADURIM QE SHQIPERIA TE DALE SA ME PARE NGA GJENDJA KAOTIKE DHE EKONOMIKE KU ESHTE SOT, TE MOSE DEGJOJME VRASJE , VETEVRASJE, LISTA PER USHQIME, DUAM TE SHKOJME NJE QEVERI NE SHERBIM DHE PER TE MIREN E POPULLIT DHE JO PER TE MIREN E PUSHTETAREVE SIKURESE NDOTH SOT, FALEMINDERIT REDAKSISE DHE ERJON VELISE PER BOTIMIN E KESAJ INTERVISTE.
Sinan sa per djeni, se nuk me njeh dhe as te njoh,ate kshillen qe te kam shkruajtur kujdes per her tjeter ne qofte se se ke kuptuar po ta sqaroj , se te drejten per te votuar nuk ma heq dot jo ti qe per mua je ‘lojtari’ me i dobet ne fush por edhe ‘trajneri’ yte kushdoqofte ai.Dhe sa per epitetin buk nga koha e vjeter ,o Sinan ‘trimi’,se kam as moshen dhe as e kam zili ate koh qe pretendon ti Sinan ,dhe ve bast se ti i perket asaj buke jo te vjeter por te mykur. Dhe sa per ate qe ti e vuan ate diktatur dhe ne gjoja te qajme hallin ty dhe gjith sinaneve si ty po te them qe ta kuptosh njeher e mire se po nuk votum dhe ne emigrantet prap ke per te vuajtur o Sinan se je ”buk e mykur” e kohrave qe shkuan…Dhe dicka tjeter i nderuar Sinan ne do te vijme te luajme ne fush ,sic thua ti, por ta dish se me ‘lojen ‘qe bene ke per te ngelur gjith jeten ne stolin e rezervave.Tung Sinan.
O Tan! Me fal qe paskam harxhuar kohen kot me ty! Nuk ja vleke fare! Qeke kopje e atij “mikut”! Tani pirdhu o Tan atje ku je! Po je trim hajde ne Shqiperi e mos bej gam-gam neper forume!
Nje far sinani ketu,po behet personazh, per poetin Duka! Shihni c’thote:”Erioni i dika te fshetat Edi Rames… Prandaj ky i fundit e mban afer(!) Po ti dike sekretin me te madh more Sinan,pse nuk i vjen ne ndihme drejtesise qe ta zere per fyti erjonin,Ramen,(Ajo te ze per fyti dhe kur s’ke bere gje),ndryshe mos keput brockulla,mos na u fut neperkembet e kesaj faqe,ku njerzit e lodhur perpiqen per pak qetesi per te folur me njeri-tjetrin,e pac uraten… dhe rilexoje z.Burreli.
te gjitheve ju ka ikur mendja,i madh e i vogel merreni me politike e politikane.jeni be te gjithe mjeshtra dhe fjala juaj do te zgjidhi te gjitha hallet.merruni me pune e jo me llafe.ky eshte kapitalizmi qe kerkuam,ska te gjithe njelloj,kush eshte me i zoti le te behet i pasur.keshtu u bene edhe shtete si shba,angli etj.nuk ka idealizem se dhe vete bota eshte e ndryshme me fusha,male,kodra,bore,shi etj.ashti sic eshte krijuar me mijra vjet,ashtu do te zhvillohet deri kur te zhduket me ulje dhe ngritje.sikur do rroni 100 vjet,jetojeni jeten sic ju vjen me miresi.pa tjeter qe do te kete te pasur e te varfer,ky eshte ligj i pashkruar i jetes,eshte e pamundur te jene te gjithe njelloj.mos e shihni jeten bardh e zi.
O i nderuari Sinan,ketu qendron dhe thelbi i muhabetit se ju qe jetoni atje me keqardhje po e them dhe pa dashur te te fyej aspak ,e keni bere çirak me zgjedhjen qe keni bere ,Saliun na keni zgjedhur qe ketu e 20 vjet.Kjo ishte me e mira e mundur qe i dhate atij vendi.Por lereni dhe njehere zerin tone te degjohet se çoç kemi mesuar dhe ne nga keto vende demokratike ku jetojme .Ato pashaporta qe i bejme me procedure te shpejtuar e kartat identitetit, patenta (qe ti e di mire sa leke kushtojne )nuk e di ne je i informuar qe nuk i marrim gradis i paguajme leket danga -danga vella i dashur dhe valuten, ne palo emigrantet e fusim ne shqiperi mos degjo perrallat e Saliut per turista se vetem ne jemi ata turista qe u japim leke prinderve te paguajne taksat qe u lodhe zotrote duke na i permendur . Per te mos llogaritur sa leke na merr dhe rendi i korupsionit qe na ndalon polici 100 here per te na marre ate taksen qe ti e ke aq merak ,jo vetem qe e paguajme por e paguajme takern shume te kripur .Ti ben aderzi sikur ke nje shtet kaq serioz e puna ka vajtur deri atje sa te diskutohet taksa jone .Imediate o zoti Sinan eshte te zhdukim kancerin nga trupi pastaj do kesh dhe ti dhe une komoditetin per te folur dhe per kete teme.