“Havel na Hrad“ (Haveli në kala) thirrën demonstruesit në nëntor të vitit 1989 në sheshin Vencel të Pragës. Shkrimtari i vogël me mustaqe, që në vitin 1989 ndodhej ende në burgun komunist, duhet të bëhet tani president.
“E vërteta dhe dashuria duhet të fitojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjen.” Këto fjalë u tha Haveli protestuesve dhe disa javë më vonë u bë president. Një njeri i qetë modest, i cili papritur u bë në mbarë botën simboli i një fillimi të ri demokratik të vendit të tij. Në një fjalim në kongresin amerikan Havel tha:
Shkolla ime e vetme ka qenë jeta
“Unë kam dy muaj që jam president dhe nuk kam bërë ndonjë shkollë presidentësh. Shkolla ime e vetme ka qenë jeta.”
Ai nuk kishte patur jetë të lehtë deri në atë moment. Për shkak të origjinës së tij borgjeze ai fillimisht nuk u lejua të studjojë. Punoi si punëtor në teatër, shkroi veprat e tij të para dhe u bë kritik i regjimit, në vitin 1968, kur trupat e Paktit të Varshavës marshuan në Pragë dhe në vitin 1977, si njëri nga themeluesit e lëvizjes demokratike Charta 77. Një ironi e historisë: Haveli vetë ishte ai, që në korrik të vitit 1991 vulosi fundin e paktit të Varshavës. Ajo ka qenë dita më e shënuar për të si president, pati thënë ai më vonë.
“Ai moment, kur unë isha në takimin e fundit të paktit të Varshavës. Unë njoftova se Pakti i Varshavës e përfundoi misionin e tij. Me këtë moment përfundoi me të vertetë ndarja bipolare e botës në sfera interesi.”
Havel dënoi që heret dëbimin e sudetëve gjermanë
Havel ishte gjithashtu njëri i pajtimit. Ai ishte ai, që dënoi për herë të parë dëbimin e sudetëve gjermanë: “Ky nuk ishte dënim, por hakmarrje. Përveç kësaj ne nuk i kemi përzënë për shkak se është provuar faji i secilit, por sepse i përkisnin një populli të caktuar. Dhe kështu, duke supozuar se po i hapim rrugën drejtësisë historike, ne u kemi shkaktuar vuajtje shumë njerëzve të pafajshëm, sidomos grave dhe fëmijëve.”
Presidenca e Havelit kishte gjithashtu edhe orë të hidhura.
Nga president çekosllovak në president çek
“Mjaft me Havelin“, thërrisnin në verë të vitit 1992 nacionalistët sllovakë dhe e gjuanin me vezë. Pak më vonë Havel dha dorëheqjen si president i Çekosllovakisë: „Të dashur bashkëqytetarë. Sot [17.7.] në orët e drekës kancelari Karel Schwarzenberg i ka dorëzuar asamblesë federale letrën time, ku unë njoftoj se me 20 korrik 1992 në orën 18:00 do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit të RFCS. Ju uroj shumë fat, shëndet dhe shpresë në të ardhmen.”
Vendi u nda. Në vitin 1993 Haveli u bë presidenti i parë i Republikës Çeke dhe qëndroi dhjetë vjet, megjithë sëmundjet e rënda. Një president kritik, një moralist, që e çoi vendin drejt perëndimit, por i cili e kritikonte edhe këtë perëndim.
“Një civilizim global, që sot mbulon të gjithë botën, që imponon të njëjtat produkte, të njëjtat zakone, të njëjtat mënyra sjelljeje dhe forma komunikimi, të gjitha këto na afrojnë me njëri-tjetrin, por në të njëjtën kohë provokojnë reagime në të kundërtën, në formën e nacionalizmit në rritje, të fundamentalizmit dhe fanatizmit, etnik, fetar, social dhe ideologjik.”
E pamundur një jetë pa politikë?
Në fillim të vitit 2003 përfundoi mandati i tij i fundit. Por pensionin ai nuk e pranonte as në këtë kohë. Ai u angazhua për të drejtat e njeriut, aty ku ata duhej të zbatoheshin, apo së paku aty, ku disa besonin, se duhej të zbatoheshin, në Irak për shëmbull. Kjo ishte irrituese sidomos në perëndim të Evropës, ku imazhi i “njeriut të mirë nga Praga” nisi të tronditej.
Por Haveli u bë përsëri krijues. Ai shkroi një libër për presidencën e tij. Dhe ëndrra më e madhe e një dramaturgu, shkroi edhe një herë një pjesë teatrale.
“Odcházeni“ (Largimi), quhej ajo dhe u vu në skenë me sukses të madh në vitin 2008. Një pjesë për një ish politikan, i cili pa politikën çmendet. Jo, theksonte shpesh Vaclav Havel në muajt e fundit të jetës së tij, pjesa teatrale nuk ka asgjë autobiografike./DW
Iken edhe nje ujk i kuq qe nderroi lekure ne blu. Te shpresojme qe do i laje mekatet kur te veje tek zoti, se ne keto bote doli mire.
Cakall 7 mos bej more djale komente pa ditur asgje rreth personalitetit me te shquar te Europes Lindore.Vaslav Havel qe disident,i burgosur dhe shkrimtar i talentuar,pra nje Kadare dhe Pjeter Arbnori bashke,.Kshtu more cakall 7,mos shkruaj sa per te kaluar kohen,se edhe pse je anonim ja ul vlerat vetes.
Cakalli Havel nuk ka qene kurre ne jete e tij komunist.!!!
Shpirtziu Cakall
Neser do iki dhe un te ndez qiri ketu ne Prage ne nderim te z-Havel, por e bukura eshte se po gjeta kohe do iki dhe ne kishe te ndez nje qiri dhe per ty Cakalli i vogel e varfanjak, se qenke me te vertet per t’e ardhur keq!
Pse ne Prage je ?
SHume mire te shkosh dhe te vendosesh atje fjale ngushelluese ne emer
te shqiptareve, sepse Havel ishte miku i deklaruar i kombit shqiptar
Ej cakall , shume gGabon, duhet te kerkosh ndjese per fjalet, po e bej une per Ty:-Ndjese i nderuar z.Havel. I vetmi dissident I Lindjes. Shume, cudi qe ti cakall e dike per kuqo, apo e ngaterron?. nga larg i shpreh respektin tim! Me vika keq qe ka vdek nga ajo semundje , qe duhet te kapw horat mafioze (qe jane me ton ne kete dynja )….gjithsesi kur shkon I nderuar eshte e rendesishmja
Cakall!jam i sigurte qe dhe nga shpirti je nje cakall i vertete pamvaresisht qe je kafshe dy thundrake si idhulli yt saliu.I ndjeri more kafsha CAKALL ka qene nga familje borgjeze dhe snjehere i kuq si saliu yt i ndyre qe nga i kuq nderroi lekure e u be “blu”se vetem blu nuk eshte saliu,ndersa eshte me i kuq se cka qene kjo plere qe spo i hiqet Shqiperise.Cakall pse ishte ne shpirt blu e perendimor e coi Cekine atje ku eshte sot,ndersa ky i yni ngaqe ishte dhe ngeli ikuq komunist shiko ku jemi sot e kesaj dite per hir te tije.U prehte ne paqe shpirti i te ndjerit Vaclav Havel.
I’m really saddened to hear of His loss —
Mr.Havel was e great modern & spellbinding politician ,and for Albania, He was a precious friend
His persona radiated a nobel soul
He will be sadenly missed by all his family and friends , and especially by albanians
My sincere thoughts and prayers are with his family and friends
May his soul rest in Peace!
Vacislav Haveli ishte nje figure e nderuar ne gjithe boten moderne ,jo vetem si letrar i talentuar
por edhe si nje politikan human e modern
–Ai ishte nje poltikan mik i kombit shqiptar -Absolutisht jame teper i prekur per humbjen e tij — Ai e rreatonte ne fytyre shpirtine tij fisnik
—-Kur ai erdhi per nje vizite ne Tirane para disa vjetesh ai tha :
“…….Ne kurre s’do harojme Shqiperine ,qe e vetme ne gjithe boten e qytetuar
u ngrit ne mbrojtje te Cekosllavakis edhe kunder pushtimit te saj nga Bashkimi Sovjetik…..”
-Mendoj se Bota moderne humbi nje nga politkanet me humane he me shpirt fisnik
–Fisnikeri te cilen e rezatonte me personalitetin e tij
Shpirti i tij u prefte ne paqe !
R.I.P.
Ke te drejte raimondi,ashtu tha kur erdhi ne Tirane,por do te ishte mire qe dhe ta cilesonte qe ne ate kohe ky vend me emrin Shqiperi qe i doli ne mbrojtje udhehiqej nga komunisti Enver Hoxha dhe ishte ky udheheqes qe kritikoje hapur Traktatin e Varshaves.Per pasojat qe i la vendit ky udheheqes sigurisht duhet kritikuar,por cmund te themi sot ne 2011 ku kryeministri yne pa pike turpi e pa pyetur as kryetarin e shtetit fal Det e Toke sikur ta kete mallin e babait te tije te sjellur nga vucidoli.
Sapo mbaroi dokumentari-film i pergaditur per Havelin, rrenqethes i bukur e trishtues ne te njejten kohe.. Sa do doja ta perkthenin ne Shqip per shum arsye,se ai i ndjeri Havel ne dokument permend dhe Shqiperine e arogancen EU qe e la Shqiperine ne mes te rugeve “e kish fjalen per vitet 97”.. Por me interesante ta shohin politikanet Shqipetar stilin e jetes te nje politikani modest fantastik dhe thjeshtesine ne skena dhe prapaskena te jetes se tij. Per kete arsye te gjithe e donin mitin e tyre populli Cek!
Kur Haveli erdhi ketu ne USA para disa vjetesh — Ai foli ne Kongres amerikan
dhe u prit me shume nderim dhe dashuri nga politka dhe shtypi amerikan
Hej strossmayerovo, e ndoqa dhe une mbreme tek Nova, edhe pse e kisha pare disa here “Ocanin Havel”..Eshte shume njerezor ai dokumentar, menyra si ai punon me bashkepunetoret..Ishte viti ’97 kur ai pyeti “si eshte e mundur te ndodhe ajo qe ndodhi ne Shqiperi”, si askush nuk e paralajmeroi ate katastrofe?! Ai u servirte vete Becherovka Zemanit me shoke.Haveli ishte vertet nje mik i madh i shqiptareve dhe ceshtjes se tyre..Nuk duhet te harrojme qe kur shqiptaret hyne ne ambasaden ceke ne ’90, ai dergoi avionin presidencial per ti marre ata..Sot ne mbremje dhe une do ndez nje qiri ne nder te tij, tek Vaclavske namesti!
o cakall 7 qe e verteta nuk je i tille por je lepur,ne si shqiptare e kemi zakon qe njeriu i vdekur respektohet e nuk fyhet,ai neqoftese ka bere mekate i lan ne boten tjeter,por si mund te shprehesh keshtu per nje mik me te vertete te popullit shqiptar?
Ky person ka dale hapur ne mbrojtje te ceshjes shqiptare,te popullit kosovar prandaj me shume respekt ndaj kesaj figure madhore.I qofte dheu i lehte i lehte atje ku te shkoje,zoti e bekofte shpirtin e tij………
VDIQ BURRI ÇEK I LIRISË SË VERTETË…
PRESIDENTI VASLLAV HAVEL
(1936 – 2011)
Bota Demokratike mbramë, me 18 Dhjetor 2011, humbi një nga figurat e Saj ma të mëdha, Presidentin e Çekisë Vasllav Havel. Ka lé me 5 Tetor 1936 në një familje që nga koha e okupacionit rus stalinian ka humbë gjithshka nga pasunia, perveç Nderit. Asht një nga figurat tipike të arsimuem në shkolla nate, mbasi nuk i lejohej me ndjekë studime nga rregjimi komunist. Mbas ramjes së Murit Berlinit disidenti çek asht nder të paktit, per mos me thanë i vetmi President nder vendet ishkomuniste që ruejti të paster figuren e vet morale, politike, kulturore dhe qytetare, tue mbetë në Historinë e Lavdishme të Lirisë dhe Demokracisë së vertetë në Europen Lindore. Ishte dramaturg i permasave europjane.
Ardhja e Tij në postin e Presidentit të Çekosllovakisë sjell me vete dy ngjarje ma të mëdhajat në njenin nga vendet ku thundra staliniste e ajo hrushoviane e vitit 1968, që derrmoi “Pranveren e Pragës”, si kudo në vendet komuniste, ishin mundue me shkatrrue dhe me perdhosë gjithshka, por aty Havel vendosi ekonominë e lirë të tregut dhe në mënyrë paqësore, ndau dy shtetet e ngjituna në mënyrë të dhunëshme nga diktaturat pasuese mbas vitit 1945, tue respektue vullnetin e lirё tё dy popujve.
Presidenti Havel asht nder të vetmit udhëheqes të një vendi ishkomunist, ku me të gjitha perpjekjet e veta ka punue per Demokracinë e Vertetë të mbështetun në Lirinë dhe të
Drejtat e Njeriut, mbi parimet e verteta të saj, me një guxim e perkushtim shembullor.
Presidenti Havel asht figura ma e paster morale dhe politike në Europë, mbasi Ai i kishte vu vetes detyrë arritjen e një Demokracie pa fasada dhe kurthe mashtruese. Ishte i çilter, se ishte guximtar, ishte guximtar se ishte i paster dhe pastertia tek Personaliteti i Tij ishte virtyt i një Atdhetari, që vuni veten në sherbim të Atdheut të lirë. Asht nderue nga disa shtete, tue fillue nga ShBA, ku vetë presidenti Gjorgj Bush e ka vlersue me medalje Lirie, por edhe për mbështetjen e Tij të luftës së Kosovës në vitin 1999, Ai asht nderue me një nga medaljet ma të veçanta “Ibrahim Rrugova”, siç e meritonte per kontributin e Tij.
Presidenti Havel ishte një nga figurat ma të spikatuna nder Demokracitë e reja të Europës Lindore, po nuk u linte asgja mangut Figurave ma të nderueme dhe respektueme edhe të Europës Perëndimore, mbasi njihte në rrajë diktaturen dhe dhunen komuniste, që Ai e kishte provue mbi shpatullat e veta, por aftësia e Tij qendronte edhe në një nga cilësitë e Tij shpirtnore, mbasi ishte i brumosun me moralin e naltë qytetar, ku Ai e shpreh haptas se: “E verteta dhe dashunia duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrën dhe urrejtjen!”, parim bazë për çdo vend që kerkon vendosjen e Drejtësisë dhe Pajtimin kombtar në Atdhé. Me këta parime ndertohet thëmeli i Demokracisë aty ku diktaturat kanë sjellë regres dhe perçamje.
Në vitin 1999 Presidenti Havel vizitoi kryeqytetin e Shqipnisë Tiranën. Ate e solli duhma e luftës së NATO-s që po zhvillohej në Kosovë.
Ishte një nga Ata Burra, që me mendjemprehtësi kishte vendosë veten në piedestalin e figurave botënore, tue punue dhe vu me perkushtim të posaçem themelet patrandshme të Antarësimit të Republikës Çeke në Europen e Bashkueme.
Kjo arritje e Tij asht një meritë aq e madhe, sa vendet tjera që e duen dhe e kerkojnë me ngulm këte veper të Presidentit Havel në vendet e veta, duhet të kenë gjithnjë para çdo qellimi apo detyre që i ngarkojnë vetes kur janë në postin e një Presidenti, thanjen e Tij para Pallatit të Kryeministrisë në Tiranën “demokratike”: “Njerëzit ma të rrezikshëm për demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokratë”.
Nderim per Burrin Çek të Lirisë dhe Demokracisë së vertetë Vasllav Havel!
Melbourne, 19 Dhjetor 2011.