Presidenti i BE di si të gëzojë liderët e botës

19 Dhjetor 2011, 12:11Lifestyle TEMA

Ndërsa Bashkimi Europian është zhytur në një nga krizat më të thella në histori, presidenti i unionit, Hermn Van Rompuy kërkon që drejtuesit e lartë të shohin anën e bukur të jetës.

Si dhuratë Krishtlindjesh, Van Rompuy, një njeri që njihet për reputacionin e tij si një njeri i mërzitshëm, u ka dërguar 200 liderëve botërorë një përmbledhje me ese për … lumturinë.

“Libri botëror i lumturisë” është një përmbledhje me ese të shkurtra për lumturinë nga ekspertë prej 50 vendeve të ndryshme.

Në letrën shoqëruese thuhet se “të menduarit pozitiv nuk është më vetëm për ëndërrimtarët e naivët”.

“Kërkesa ime për ju si liderë botërorë është që të bëni prioritet politik për vitin 2012 lumturinë dhe mirëqenien e njerëzve,” thuhet në letrën e Van Rompuy.

Liderët e BE ndërkohë mund të lexojnë fraza të tilla në libër si ‘krijoni monedhën tuaj, të cilën nuk e blen askush tjetër’, apo edhe ‘paratë mund të blejnë lumturinë nëse i shpenzojmë për të tjerët’.

2 komente në “Presidenti i BE di si të gëzojë liderët e botës”

  1. net says:

    me jep parate qe ke ti dhe te botoj un ty tere jeten libra per lumturine…

    dhe ti qendro i varfer dhe lexo librat qe te dergoj un???

    1. reli says:

      nuk esht edhe aq i pasur, e kam pare nje here ne nje dyqan buke ketu ne belgjike, ishte vetem (pa 20 truproje si saliu) dhe pa benz qe kushton 700000 euro por me biçiklete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje