Eduard Halimi dhe banaliteti i të keqes

24 Dhjetor 2011, 20:52Politika TEMA

Fletë-rrufeja e ministrit të Drejtësisë ndaj kryeprokurorit të Tiranës, që drejton hetimet e vrasjeve të 21-janarit, është një kambanë alarmi që sa të rrezikuar vazhdojmë të jemi nga thikat me helm.

Nga Besar Likmeta

Në një njoftim për median, pas një inspektimi të kryer mbi një dosje penale, Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi të premten ka kërkuar vënien para përgjegjësisë së kryeprokurorit të Tiranës, Sokol Malaj, duke e akuzuar se ka abuzuar “me ligjin në masë të tillë që godet në mënyrë agresive dhe të drejtpërdrejtë sigurinë publike të qytetarëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi”.

Dosja penale që ka inspektuar ministri, i cili vazhdon të jetë akoma kryetar i komisionit hetimor “për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin,” e autorëve të grushtit të shtetit më 21-janar, është një vendim i gjykatës së Tiranës për akuzën e “vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme,” me të pandehur 22-vjeçarin Konstandin Xhuvani.

Për shkak se prindërit e studentit që akuzohet për vrasje në rrethana vetëmbrojtje dhe armëmbajtje pa leje, Luiza dhe Gjergj Xhuvani janë persona publik, dosja e tij hetimore ka gjeneruar interesim në media më shume se ngjarje të ngjashme.

Sipas hetimit gjyqësor të kryer nga gjyqtari Gerd Hoxha në gjykatën e Tiranës, Konstandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e Alfred Musabelliut, pasi viktima i armatosur ka shkuar në shtëpinë e një mikut të Xhuvanit, Albi Zelës –ku ndodhej gjithashtu i pandehuri – dhe janë konfrontuar pas një zënkë për motive të dobëta.

Kodi i procedurës penale parashikon për akuzën e “vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme,” një dënim deri në shtatë vjet burg. Akuza e përfaqësuar nga prokurori Shpëtim Kurti ka kërkuar dënimin e tij me 3 tre vjet heqje lirie për tejkalim të mbrojtjes së arsyeshme, dhe një vit për armëmbajtje pa leje.

Mbas bashkimit te dy vendimeve dhe pranimit të gjykimit të shkurtuar nga i pandehuri, sipas kodit të procedurës penale, kërkesa për dënim e Xhuvanit është ulur në dy vjet heqje lirie. Përfaqësuesit ligjor të të pandehurit kanë kërkuar pafajësinë, duke arsyetuar që veprimet e Kostandin Xhuvanit janë kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Në vendimin e tij gjyqtari Gerd Hoxha nuk e pranon kërkesën e pafajësisë, duke arsyetuar që mbrojta e Xhuvanit pas sulmit të kryer nga viktima ndaj tij e ka tejkaluar mbrojtjen e arsyeshme.

Megjithatë, gjyqtari Hoxha rreshton në arsyetimin e masës së dënimit të të pandehurit një sërë rrethanash lehtësuese. Si për shembull, që vepra penale e Xhuvanit është kryer nga i pandehuri “nën ndikimin e veprimeve të padrejta e të rrezikshme të viktimës Alfred Musabelli dhe shokëve të tij, të njohur si persona me rrezikshmëri të lartë kriminale”. Mbrojtja nuk e ka pranuar vendimin e gjykatës dhe e ka apeluar atë në gjykatën e Apelit, ku çështja është në gjykim.

Vëmendja mediatike që i është kushtuar çështjes ka qenë e madhe, dhe sigurisht asgjë nuk mund ta kompensojë dhimbjen që familja e viktimës ndjen. Në të njëjtën kohë, pasqyrimi i saj në shumë medie si vrasje në gjakftohtësi është jo vetëm jo-profesional por dhe i padrejtë – për faktet që deri tani janë bërë publike.

Ç’fare është edhe më shqetësuese është reagim i ministrit të Drejtësisë, që mbas inspektimit që nuk e ka bërë publik akoma por pretendon se e zbardh në letrën e tij kërcënuese, e paraqet si një vepër penale të tillë duke u ankuar që “vetëm 2 vjet burgim, ndaj agresorëve të jetës së qytetareve është e papranueshme”.

Ne të gjithë në gjyqin e opinionit publik kemi të drejtë ta diskutojmë vendimin e gjykatës ndaj Xhuvanit në terma të tillë si “agresor i jetës”, apo vendimin e saj si “selektiv”, Megjithatë, është tërësisht banale, që një jurist si Z.Halimi, aq me tepër ministër i Drejtësisë, të bëjë akuza të rënda ndaj prokurorëve për “cenimin e sigurisë publike të qytetarëve” pa ju referuar asnjëherë ligjit dhe kodit të procedurës penale.

Opinioni publik ka gjithë të drejtën të dyshojë, të ngrejë pikëpyetje mbi punën e gjykatës dhe prokurorisë, por një ministër Drejtësie që bën akuza te rënda, mbi prova që i mban të mbyllura në një raport tridhjetë-faqesh, vetëm banalizon institucionin që ai drejton dhe personalitetin e tij profesional.

Kjo nuk është hera e pare që ministri aktual i Drejtësisë bën akuza pa fakte dhe prova. Të gjithëve na kujtohet që pak muaj më parë, ai nëpërmjet ekranit tentonte të na bindte – përtej arsyes sonë të shëndoshe- që presidenti, kryeprokurorja, kreu i opozitës, drejtori i Shërbimit Informativ Lombëtar, sëbashku me katër gazetarë drejtonin një grusht shteti të orkestruar me çadra pistoletë dhe thika me helm.

Edhe pse ministri ka gati një vit qe heton, akoma nuk ka bërë publike as edhe një provë të vetme për t’i vërtetuar akuzat e tij. Edhe sikur ta marrim shqetësimin e tij për çështjen “Xhuvani” të dhënë, dhe të besojmë që prova apo argumentet e shëndoshë për këto akuza ekzistojnë, dëmi qe ai i ka bërë çështjes është i pariparueshëm.

Me ndërhyrjen e tij ndaj një çështje në gjykim, që fatkeqësisht ka shumë precedentë në Shqipëri, ai i ka siguruar të pandehurit lirinë nga faji, në mos në gjykatat tona në atë të të Drejtave të Njeriut në Strasburgut. Çdo jurist me pak shkollë e di shumë mirë që një ndërhyrje e tillë nga ana ekzekutivit në një çështje gjyqësore që është akoma në gjykim është jo-kushtetuese.

Ministri sigurisht është një jurist i aftë dhe i di pasojat e akuzave të tij, që zor se kanë të bëjnë me çështjen në fjalë.

Në kohën kur prokuroria e Tiranës po mbyll hetimet për vrasjet tragjike të 21-janarit, ministri i Drejtësisë thjesht po vazhdon punën e tij si kryetar i komisionit të identifikimin, përballimit, dhe neutralizimin te grushtit te shtetit.

Akuzat e tij të sotme pa prova dhe fakte janë po aq të vërteta sa akuzat që bëheshin në komisionin hetimor pak muaj më parë, dhe ato i drejtohen po prokurorëve, që mes shumë vështirësive po tentojnë të zbardhin ngjarjen tragjike qe çoj në vdekjen e katër qytetarëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Akuzat të papërgjegjshme si ato qe bën ministri pa emocione, jo vetëm që tashmë kanë ndihmuar për te shkatërruar çështjen e shteti kundër Konstandin Xhuvanit, por tentojnë gjithashtu të dëmtojnë dhe procesin për vrasjet e 21-janarit, duke e forcuar më tej kultin e pandëshkueshmërisë.

Në një mënyrë te ftohtë, aparati burokratik i ekzekutivit fill mbas ngjarjes është angazhuar ta minojë hetimin, duke prodhuar akuza pa fund kundrejt atyre njerëzvë që me Kushtetutë dhe ligj i kemi dhënë të drejtën t’i ngrenë ato.

Vetë origjina e termit “banaliteti i të keqes,” i gërmëzuar për të përshkruar një tjetër çështje gjyqësore një gjysëm shekulli më parë, duhet te jetë një kambanë alarmi për ne, që krimet e mëdha në historinë e njerëzimit, nuk kanë pasur gjithmonë nevojë për sociopatë apo fanatikë, por edhe për njerëz të rëndomtë që pranojnë premisat e një shteti të padrejtë.

16 komente në “Eduard Halimi dhe banaliteti i të keqes”

  1. PER SHQIPERI TE LIRE says:

    o POPULL,DEMOKRAZIA PO JEP SHPIRT.DUHET T’I JEPET NJE GRUSHT I FORTE KETIJ REGJIMI QE PO FOCOHET NGA DITA NE DITE DERISA NUK ESHTE SHUME VONE.NDOSHTA ENDE ESHTE E MUNDUR NJE GJE E TILLE ME ANE TE VOTES.ME NJE SHUMICE VOTASH MUND TE RREZOHET NE 2013,PERNDRYSHE NE 2017 KTHEHET NE REGJIM TOTALITAR DHE VOTA NUK DO VLEJ ME.

  2. mjalti says:

    Ky do behet kryeprokuror neser.

  3. fule says:

    Gazetarin e ABC qe u plagos ne dore, e kercenuan me vdekje dhe ky sot eshte azilant ne Belgjike. Edhe ky mund te kete qene pjese e pucit qe po heton Halimi. Meruni me zbulimin e pucisteve, sic ka thene Doktori, dhe lerini ceshtjet e halabakeve ne gjykata.

    Nuk e di kush eshte me langaraq e pede ky apo Aldo Bumci. Kjo eshte ceshtja.

  4. Nabukodonosor says:

    Ti Halim qe sdi kendim,je minister per arsim-ka thene Noli.

  5. agim says:

    Me duket kohe shum e humbur te merresh me tipa si Halimi,,,ky eshte mashtrues dhe hajdut i rradhes ne kete qeveri,kuptohet qe zot nuk ka se perndryshe keto flliqsira si Halimi-Mediu-Meta->Bashaa do ti bente kancer plehrash.

  6. albaniac says:

    Fshatari Halimi, qe dhe vete u habit kur e turri maloku te drejtonte drejtesine e albanistanit,po e kthen drejtesine ne nje kaos te organizuar.
    Ky individ qe nuk ka asnje lidhje me drejtesine, me nje paftesi klasike dhe intelekt te nje adoleshenti po mundohet qe te fuse presion ne prokurori per te vetmin fakt .SERVERI I ZHDUKUR NGA K/MINISTRIA qe tashme eshte nje “hot case” per FBI deri sa dhe vete hibridi i ambasades e pranoi ne nje interviste te vonshme…
    Fshatari Halim nuk e kupton se pervec kameres ne k/ministri ka pasur dhe kamera te tjera sic eshte psh “ndertesa” perballe k/ministrise apo tek kullat a “arabit” Ky idiot nuk e kupton se cfare ideje kishte ngritja e komisionit te janarit per te cilin ky u perdor ate muaj.

    O Halim pse nuk shkon te mesosh ndonje gjuhe te huaj diku per nja 2-3 vjet….

  7. Gjyqtari says:

    Gjyqtari Gerd Hoxha eshte nje nga miqte me te afert te Eduart Halimit dhe njeri prej perfaqesusve me te devotshem per te bere lojen e te djathteve ne unionin e pavarur te gjyqtreve. Kalojne cdo vit pushimet bashke ne Selanik,Dubai etj.
    Po te vini re ne te gjithe kerkesen e Halimit gjyqtari qe i ka denuar nuk permendet fare, perkundrazi atakohen vetem prokurori. Turp per kete minister qe ka 2 studio avokatie, 3 firma ndertimi dhe qe eshte aksioner ne tre HECE. Ka 5 vjet qe Ministria e Drejtesise perfaqesohet nga shtresa me mediokre e te ardhurve nga provinca me 100 komplekse fshatari zengjin i ri…….

    1. Anti halimi says:

      CFARE LEGENI,KY NJERI ME PARE ISHTE ILLULL I POLICVE ORDINER KUR ISHTE AVOKAT,NUK KISHTE BIR POLICI PA E PATUR NUMRIN E TIJE TE TELEFONIT DHE SHUME POLIC NA E TREGONIN PER MBURJE NUMRIN DHE EMRIN E TIJE,O ZOTE JETOJME NE NJE SHQIPEWRI KU NJERIU HA NJERIUN,NGELI RASTI I XHUVANIT,PER TU PERMENDUR,KUR NE SHQIPERI KA ME QINDRA KRIMINEL QE LENE BURGJET ME SHKAQE QESHARAKE,U MBARSE MALI E POLLI NJE HALIM

  8. Niko Maloku says:

    Po mire, atehere ky mbrojtes i drejtesise, perse nuk i kerkon llogari gjykates edhe per lenien te lire te Lulezim Bashes per 230 milion Euro, per lirimin e atyre te Gerdecit qe demtuan sigurine publike duke vrare 26 persona dhe plagosur 300 te tjere, per mosdenimin e Ilir metes qe u kap duke vjedhur qindra mijera Euro etj.etj.?
    Ky eshte ministri i drejtesise, qe con urdherat e Salise,vec sal;ine e njeh per Zot, mjere ky popull qe i ka sot.
    Niko

  9. beni says:

    Se kush eshte Halimi le te pyesi “Klan Kosova”Behxhet Pacollin qe e ka pasur avokat dhe cfare i ka bere me falsifikimin e firmes ne nje prokure per tjtersimin e TV”Alsat”?Qe neparaqitje dukek qe eshte nje urith arash.A,harrova,vjen ngA RADHET E TE PERSEKUTUARVE!deri sa kete vend e drejtojne GJALLESA si ky…

  10. timo says:

    Plehra,sharlatanë she kriminelë janë mbledhur në këtë qeveri.

  11. gjon says:

    TURP PER NE QE NE KRYE TE MINISTRISE SE DREJTESISE DREJTON NJE HALEEEEE SI KY HALIMI.

  12. xhino says:

    TI HALIM QE SDI KENDIM JE MINISTER PA ARSIM -KA THENE NOLI

  13. kunadhja says:

    nese nje sdudiuesi do ti binte radha qe te merrej me matjen e shkalles se intiligjences se nje fshatari si ky HALIMI,do te fitonte shume kohe. se koha eshte gjeja me e cmuar sot.

    1. ana sanxhaku says:

      Ministri Halimi eshte nga me te zotet ne kabinetin Berisha , eshte duke sjell nje fryme padiskutimisht me te mire ne sistemin e drejtesise !

  14. ardit kuka says:

    Mbetet duke share pa baza o njerwz .Hapni sytw dhe kuptoni qe ky zoteria eshte shume i zoti dhe po e drejton me ne fund shume mire ministrine e drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje