‘Business Albania’ ka bërë një studim, nga i cili rezulton që problem kryesor për botën e biznesit shqiptar mbetet korrupsioni. Janë anketuar 500 kompani, dhe 498 kanë deklaruar se janë viktima të ndërgjegjshme të korrupsionit (Ka mbetur e pashpjeguar se ç’dmth viktimë e ndërgjegjshme e korrupsionit; dmth që biznesmenët kanë pranuar vetëdijshëm të paguajnë nën dorë në këmbim të shërbimeve të administratës?).
Në këtë histori, do ish shumë interesante të njiheshin me emër e mbiemër kapot e atyre dy kompanive që nuk paskan vuajtur prej praktikave korruptive të administratës. Do ish me vlerë që këta të dy të detyroheshin të kalonin testin e makinës së të vërtetës (janë ato makinat, ku pacientëve apo të pandehurve për një krim u vihen tela në trup në mënyrë që të lidhen me një makinë, e u matet gjendja emocionale, teksa u përgjigjen pyetjeve të sikletshme; kështu krijohet një ide mbi saktësinë e gjërave që thonë). Nëse rezulton që biznesmenët tanë nuk gënjejnë, kjo do të ishte ngjarja e vitit. Scoop për librin Guinness: “Në Shqipëri janë gjetur dy biznesmenë, që marrëdhëniet me administratën publike i kanë ngritur mbi baza të korrektesës ligjore e morale.”
Meqë jemi në lëmin e gjërave të pabesueshme, po ju them një sekret timin: Sot në mëngjes piva kafe me një marsian.
*respublica.al
keta ose jane kalamajt e sales….ose ilir me lulin….keta nuk paguajne,vetem vjelin
Te gjej une 2 shoko: femijet e Sali Shpellarit
hahahahaha.Ne 500 vete mund te gjesh 2 vete te mohojne baben dhe nenen e tyre dhe jo me korrupsionin….Duke patur parasysh kulturen dhe tipin e atyre qe jane biznesmene kjo shifer per korrupsionin eshte e frikshme….Ne 500 vete mund te gjesh 50 prej tyre qe e kane biznesin “dhurate” prej qeverise dhe saliut apo qe jane antare te devotshm partie…dhe qe kuptohet jane te gatshm te mohojne gjithcka.Eshte cudi qe vetem dy prej tyre i “kane qendruar besnik pushtetit”.Per ne Guinness eshte fakti qe qenkan vetem 2…
Ka bisnese mjaft qe nuk lidhen me punet e administrates bublike. Ose edhe kur e kane nje mundesi nuk kane pranuar te bejne korupsion. Faji nuk eshte vetem i administrates publike qe eshte kjo gjendje por i Biznesit gjthashtu!! Njelloj i kap ligji!!
ketu dhe konkurenca nuk mund te kuptohet pa korrupsion.
qe ke pire kafe me nje marsian mund ta besoj,por qe dikush qofte dhe nje i vetem te nbaroje pune ne kete administate pa paguar them se eshtegenjeshtra me e madhe ne bote.
dy pisnesmene zeni dhe argita
Nuk do te thote se 2 biznesmene nuk kane paguar. Ata thjesht mund te mos i jene pergjigjur pyetjes.
“Biznes Albania” duhet te shohe se cfare eshte shkruar per bizneset tani ne revisten “bankieri”, Nr. 1, muaji tetor nga avokati i krimineleve Artan zeneli, miku i drejtorit hajdut, grabites, vjedhes, mashtrues dhe shume te paafte chritian Canacaris. Miqesia mes tyre thuhet se ka lindur nga gruaja e Artan Zenelit, Valbona zEneli qe punon me Canacaris dhe eshte e perfolur per flirtet e saj te dashurise ne banke.
Ja se cfare shkruhet:
“Përsa i përket “kundërshtimit të veprimeve përmbarimore” , Z. Zeneli hedh poshtë pretendimin se kësaj mase i ka humbur qëllimi për sa kohë është e vetmja e drejtë e pamohueshme e debitorit, ndërkohë që sipas tij, duke qenë se lëshimi i Urdhrit të Ekzekutimit NUK KA KALUAR në një process gjyqësor, titulli, pra kontrata MUND të zgjidhet të trajtohet nga gjykata. Kjo mund të SHMANGET nëse titulli ekzekutiv do të përmbante në mënyrë të mirë përcaktuar detyrimin. Në lidhje me “masën për sigurimin e padisë”, ai u shpreh se ka NEVOJE për unifikim praktikash.”
– Pra zEneli thote te SHMANGET gjykata kur sipas tij “titulli ekzekutiv përmban në mënyrë të mirë përcaktuar detyrimin”. Kush e percakton more z. zEneli se “titulli ekzekutiv përmban në mënyrë të mirë përcaktuar detyrimin”? P.sh. A ka garanci se nje drejtor hajdut e mashtrues si canacaris ia ka bere te qarte biznesit ne kontrate detyrimin? A nuk ke degjuar duke filluar prej Ministrit te Finanacave se transparenca ne banke ka probleme serioze?
Vetem ne fillim te paragrafit duket se zEneli eshte e shprehur ne forme te qarte (e drejte kushtetutese), kurse me pas gjithshka eshte shkruar sipas stilit te avokatit te krimineleve zEneli i mbeshtetur nga hajduti, mashtruesi, maskarai dhe shume i paafti ne profesion chritian Canacaris. Thone se duan te perseritet perseri i njejti skenar i birres Norga. Se fundi fullani qe ka mbeshtetur abuzimet e hajdutit e mashtruesit Canacaris, i ka shtuar paragrafit te meparshem te zEnelit edhe shprehjen: Filloni te ekzekutoni kolateralin e kredive te pashpresa. Po kush quhen biznese te pashpresa ne kohe krize more z. guvernator? Pra hajduti Canacaris po krijon terrenin te filloje perseri vjedhjen si beri me Birren Norga.
Duhet te jen dy te L M N