Ne nje shkrim botuar ne gazeten Koha Ditore, shkrimtari dhe akademiku nga Kosova, Mehmet Kraja, u hedh nje veshtrim kritik tri librave te botuar ne Tirane, librit te Blendi Fevziut, Edi Rames dhe Ben Blushit. Duke u ndalur fillimisht tek libri i Fevziut, Kraja thekson se eshte siperfaqesor, pa dokumente te rendesishme dhe per lexuesin kosovar shume i varfer, pasi ai ka lexuar shume me teper per Enver Hoxhen para se te botohej ky liber. Me poshte pjesa e plote per librin e Fevziut.
Blendi Fevziu: “Enver Hoxha”
Libri i Blendi Fevziut për Enver Hoxhën mban nëntitullin “E para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën”, një fjali që do t’iu shkaktojë dëme të mëdha historianëve, sepse konsumon reklamën më përmbajtësore për një libër biografie, po të ishte e mbështetur. Për shkak të kësaj fjalie, lexuesi do të kalojë me durim orë të tëra, duke kërkuar nëpër faqet e këtij libri atë që është esenciale, pra dokumentet. Por, do të zhgënjehet shpejt, sepse libri nuk ka dokumente, ose i ka aq të paktë dhe aq të parëndësishëm, sa nuk dëshmojnë asgjë më shumë se të vërtetojnë gjërat e ditura. Teza e autorit se Enver Hoxha është “i keqi” nuk ka pasur nevojë të ekzagjerohet më shumë nga ç’ka qenë e ekzagjeruar, sepse edhe ashtu Enver Hoxha sillej, të thuash, në suazat e një legjende të frikshme; por ka pasur nevojë të vërtetohet, që domethënë të hiqet nga figura e tij mjegulla e legjendës, e rrëfimeve të tërthorta, e thashethemeve, e projeksioneve gjysmë-mistike dhe gjysmë-fantastike dhe të vendoset në një kuadër real, të dëshmuar dhe të dokumentuar. As ideja e autorit, herë e mbështetur më fuqishëm e herë e braktisur pavëmendshëm, se Enver Hoxha ka qenë më i keqi i sërës së tij, nuk kishte pse të theksohej aq shumë, sepse, nga ajo që ka qenë e njohur edhe më parë, nuk ishte punë e vështirë të vihej në përfundim se bëhej fjalë për një bandë kriminelësh, për një lahuni ujqërish, të cilët, në ritualin makabër të presë dhe të gjakut, shqyenin edhe njëri-tjetrin.
Thënë me një fjalë, problemet e diskursit historik të Fevziut, përveç tjerash, shfaqen në të kuptuarit e dëshmisë, të faktit të dokumentuar, gjë që nuk iu ndodhë historianëve të vërtetë; si dhe në mosdiferencimin e qartë të mediumit të librit nga mediumi i televizionit, që kanë specifika të dallueshme dhe nuk mund të përzihen me njëri-tjetrin. Dëshmia gojore, pra rrëfimi i dëshmitarëve ka vlerë në mediumin e televizionit, por nuk e ka atë peshë relevante në tekstin e shkruar, veçmas jo në libër. Prandaj libri i Blendi Fevziut, megjithëse i zhanrit të publicistikës historike, në shumë raste të ngjan me rrëfim dokumentar në TV, ose me një synop për një emision dokumentar: sipërfaqësor, trivial, propagandistik, komunikativ, por i zbrazët.
Një libër për Enver Hoxhën, natyrisht mund të jetë edhe i këtillë, vetëm se ai nuk duhej të mbante këtë nëntitull, veçmas jo pjesën e parë të tij: “E para biografi bazuar në dokumentet e arkivit personal…”, ndërkohë që “rrëfimet e atyre që e njohën” (kryesisht rrëfime të traumatizuarve nga dhuna e Enver Hoxhës dhe nga “dhuna” e kamerës televizive) janë mbështetja kryesore për autorin. Më anë tjetër për një kohë të gjatë do të na mbetet në mendje dëshmia, të cilën na e sjell vetë Blendi Fevziu: Enver Hoxha mbante shënime, një kohë ka mbajtur edhe ditar. Shënimet që nuk botoheshin, ndërkaq, “shtypeshin dhe kalonin në fondin e tij”, thotë Blendi Fevziu, duke shtuar, së fundi, edhe zbulimin që do ta entuziazmonte çdo historian apo biograf të Enver Hoxhës: “Ditarët e Hoxhës gjenden tanimë në Arkivin Qendror të Shtetit, të lidhur në disa dhjetëra vëllime” (“Enver Hoxha”, faqe 227.). Apo e dhëna tjetër edhe më grishëse: një kopje e shënimeve të Miladin Popoviqit, mbajtur me dorën e tij, gjatë tre vjetëve të qëndrimit në Shqipëri, shkruar me alfabet cirilik, “të papërkthyera”, po ashtu gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit (Po aty, faqe 68.). Pikërisht, në këto dy zbulime të pashfrytëzuara të Blendi Fevziut qëndron libri i vërtetë i çdo biografie të Enver Hoxhës, dhe jo në dëshmi gojore, të thëna kurdo e sido; në citimet e gjata nga librat e Enver Hoxhës, apo të autorëve të njohur ose panjohur.
Meqë libri kishte synim edhe lexuesin e Kosovës, do vërejtur se lënda e ofruar nga Blendi Fevziu për lexuesin kosovar është shumë më e paktë nga ajo që e dinin njerëzit e zakonshëm në Kosovë për Enver Hoxhën, për kohën e luftës apo për periudhat e mëvonshme. Dëgjues të rregullt të Radio-Tiranës dhe të Radio-Kukësit, ndjekës të vëmendshëm të të gjitha fjalimeve të Enver Hoxhës dhe të zhvillimeve të tjera rreth Shqipërisë dhe Kosovës, kosovarët nuk kishin aq nevojë t’u rikthehej në vëmendje ai diskurs, sikundër që nuk kishin nevojë që për raportet e Enver Hoxhës me Kosovën të bëhej me dije çfarë thoshte Fadil Hoxha ose Vladimir Dedieri. Ata kishin nevojë të dinin gjëra të tjera, të pathëna deri më sot, të tilla që ka me shumicë, por që, për fat të keq, nuk do t’i gjejnë as në këtë libër.
Bravo, gjykim super i sakte, Fevziu nje sharlatan qe do i harrohet nami, historine se blen dot me parate qe ka marre nga lepirja e by…s se Berishes.
Ashtu eshte —
Tamam akademik i Perkryer zoti Kraja ne menyren se si e shumezon me zero
vetem me 4 fjale Pikante,
Fjale qe bejne sintezen ne menyren Lakonike me te bukur te mundeshme,
te atij libri qesharak
te nje njeriu me te vertete primitiv & te piste ne shprehjne e ligesise
se tij prej akrepi ,sic eshte deficenti Fevziu
Fevziu,ky Fantomas i medias e letersise shqiptare ka per kryeredaktor Saliun.Ky i fundit e ka pranuar qe eshte shkrimtar i keq.C’mund te presim nga ky bashkepunim?
Ja edhe nje akademik tjeter i nderuar kosovar qe flet qart per librin e Fevziut. Tani le te presim, se me ç’epitet do t’i drejtohet Fevziu.
Te gjoret bleres te librit te Fevziut, u mbeti ne dere nje liber me broçkulla! Sos nuk kishin se ku mund t’i harxhonin ato dhjetemije leke qe kishin ne kete kohe krize! E kam fjalen per ata qe e blen me leket e tyre dhe jo per ata mijera te trjere qe e blen me leket e fondit publik.
ANALIZE : Tani ne fund te vitit jepen shume klasifikime per dhjetra e qindra arsyesh.
Ne qe kemi bere komente te vazhdueshme ne artikujt e gazetes suaj gjate ketij viti kemi shprehur ate qe mendojme e ne nje fare menyre mundet qe ju kemi ndihmuar edhe juve… Kemi kaluar nje vit sebashku ketu ….
Pa e zgjatur mendoj se do ishte nje ide e bukur te benit nje rubrike per komentuesin me te mire te vitit.
Shume i sakte ne kete shkrim Mehmet Kraja…
Ky karafil i çelur keto 20 vjet nga tufa e Toptaneve ultratradhetar eshte ai qe po korr me bollek ato premtime qe banda e Saliserbit premtonte ne diskurset e viteve 90-91 ndersa per turmen e dygishteve te alkolizuar u rezervua arratisja nga Atdheu si skllever ne perendim ose zvarritja raskapitese ne varferi me endren e tokes se premtuar ne mendje dhe ne zemer.Tani leh e leh neper emisjone e programe televizive dhe nga qe e ndjen se nuk eshte ne gjendje ti mbushi mendjen “kokengjeshurve” per krimet e Enver Hoxhes u leshon mbroçkulla si kjo paçavurja qe ka botuar. Natyrisht eshte ne zakonin e krimbave te levrijne mbi trupin e shtrire te luanit dhe te ndjehen perandore, siç satirizonte Shekspiri.Per Enver Hoxhen ka vetem nje formule ” Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit” Te tjerat jane te denja per tufen e dygjishteve qe rendin pas kockes se flakur ne rruge.
I nderuar z.Akademik!Na merr malli per fjalen e mençurine T’uaj pasi ne kendej jo vetem qe i kemi zhdukur keto vlera(akademike),duke i zevendesuar me antivlerat si B.Fefziu e qe per fat te keq jane po antivlerat qe shkojne te promovojne kete liber qe siç theksoni edhe Ju i nderuar vetem liber historik nuk eshte.Me lejo te te pershendes me disa vargje te poetit A.Duka.
Tani mushkën bëjnë me barrë,
E s’u luan hiç sheqeri,
Del Fevziu e bën libër,
“Paska qenë homo Enveri” (!)
Enverist unë kurrë s’kam qenë,
As kur qe Enveri gjallë,
Po aspak nuk është e thënë,
Të besoj tani çdo prrallë!
Unë jam fare i paanshëm,
rob i fjalës dhe i nderit,
O Fevzi, s’bëhesh shkrimtar
Se i hedh qymyr Enverit!
Ti shumë homo ke në mend,
Se rrethuar je me djem,
Dhe ta thuash për çdokënd,
Nuk e paske hiç problem!
Ti nuk turpëron Enverin,
Se i ngjite ligësinë,
Por ti Librit i nxin nderin,
Poshtëron gjithë historinë!
Po të pyes me lezet,
Përgjigju me fjalë të nderit,
Mendon ti, kish’lindur burrë
t’i ngrihej para Enverit?!
S’e duroj unë dot pisllëkun,
dhe pisllëk është gjithë ky rast,
Por s’më shkon në mend të them,
“O Fevzi je pederast!”
Kurse ti del reciton,
edhe hiç s’të dridhet syri,
se e di që s’të pickon,
as Sokoli, as Iliri!
Asnjëherë o Fevzi djali,
S’të kam dashur e s’të dua,
Po s’rrëzohet Enver mali,
Nga ato pordhët e tua!
Rri aty tek “Opinioni”
rri aty ku pate fatin,
se Enveri, o Fevzi,
sa ç’je ti, kishte Hallatin!
Shyqyr qe doli njeri qe ja dhjeu ketij Fevzo injorantit se ka filluar ti duket vetja si akademik…Ne kohen e Enverit Fevzo nuk ka vuajtur si ne te tjeret…Mbani mend kur pas disa vitesh do te botoje nje liber edhe per Berishen me te njejtin konotacion pezhorativ……
Me vjen keq qe po harxhohen gjitha keto flete,gjitha keto mendime per ate cka pretendon i gjori Fevziu.Akademik mehmeti te falenderoij,por sdi a njef kush eshte Fevziu,nje mbeturin e lavapjates i udhheqsve,me mire te themi nje njeri kot.
Te lutem keni kujdes e mos humbisni kohe mbas kesaje qyqje ne Tirane.
Edhe ata qe i sherbenin Enverit ne menyren me te verber nuk ishin kaq te neveritshem sa ky Fevziu. I shemtuar ne servilizem, i shemtuar ne shkrime, i shemtuar edhe kur te sherben….
ky fevziu asht nje legen duhet te rruaj gruan e vet se ja kendaq saliu
Analize shume e sakte. Faleminderit zoti Kraja, qe keni folur kaq qarte dhe sakte. Me vjen shume mire qe nje akademik si ju, ndricon mendjet e shume njerezve qe kane nevoje te orientohen ne kete llum dhe rremuje qe krijohet nga keta pseudo gazetare e pseudo historiane qe po shtremberojne gjithcka.
Dhe bashkohem me te gjithe ju komentues me lart, i keni thene te gjitha per ato palo gazetar Fevziu.
Faleminderit zoti Kraja.Eshte nje analize mese e sakte.Se kush ishte Enveri dhe se Kush do te jete,kete do e vertetoj historia,por jo gazetaria….
ate industri ,ushtri dhe gjithcka tjeter qe ngiti Enverhoxha me shume mundim..kelyshi serb Sali Berisha e ktheu ne skrap dhe e shiti neper bote qe te bente miljoner dy kopuket qyrravec te tijet dhe te financonte bandat kriminale te veriut per shkaterrimin e shqiperise ,,Hoxha ndoshta ndertoi bunkere por keto nuk i beri per familjen e tij po sic shikohet dhe sot ne jem ne mes te dy vendeve me njerez te eger dhe primitive dhe ai e dinte kete,,hoxha nuk la te preket as nje cm nga territori i shqiperise ,por dhe ne 1949 kur evgjitet e greqise filluan provokimet i beri te largohen me turp dhe roberit e tyre pranonin se qene marre me force per te luftuar kundra shqiptarve,,maloku primitiv i Dragobise me qente qe e rrethoin ja fal sot Grekut trerritorin shqiptar sikur tja kete lene bythgrisuri Ram Berisha..dhe kekon te fusi ne histori gjithe tradhetaret dhe lapangjozet qe populli shqiptar i ka fshire nga historia si kerma te ndyra …jo nje imbecil si ky letra higjenike e berishes ,Fejziu po askush nuk mund te ktheje historine ne vijen e ujit te nje sharlatani Dragobije qe perpiqet te hyje ne histori si njeri i madh ,,do vdesi vetem si nje plere njerzore
Ndonese ne Shqiperi ka disa studiues letrare, historiane e publiciste te mire, asnje nuk shkruan se libri i Fevziut eshte nje liber i dobet, jo nje biografi por tregime te lidhura keq. Kritiket e letersise shqipe kane vdekur, ulin koken, heshtin se nuk duan te shajne librin e Fevzos. Edhe nje here studiuesit kosovare deshmuan se qendrojne me lart se keta legenet e Shqiperise. Dhe nuk eshte se duan Enverin, absolutisht jo, por se jane realiste, te afte, te mencur dhe me kulture profesionale. Dhe Qosja dhe Kraja njihen si studiues te ndershem dhe objektive. Tani shikoni se si do te turfulloje ne media Fevzo i Klanit, qe e quan kete liber kryevepren e tij, ndonese ai eshte nje liber me permbledhje perrallash.
Ca idjota dhe servil si puna e Feiziut ish spijunit te sigurimit shtetit perpiqen te terheqin vemendjen e popullit me ca libra qe edhe me fshyre b… nuk bejn e jo qe ti lexosh.
Nuk me besohet se ka njeri normal qe te lexoj perrallat e Bledi Feiziut dhe te besoj Sali Nastradin Millosheviqin.
Pa i hequr asnje presje zotit Kraja se nje akademiku nuk mund ti beish korigjime,aq me teper per moshen e tij qe e ka jetuar ate kohe,por ky milet qe e lexon ate liber duhet te kuptoi se kjo nuk eshte gje tjeter vec nje loj e fevzos me saliun qe te mjegulloin miletin,saliut nga gjith ato bema si vrasje,vjedhje te pasuris kombetare,pushtim te te gjitha institucioneve te pamvarura,vjedhje votash e tjera nuk i ka mbetur gje tjeter dhe kte e bene per te terhequr vemendjen e miletit te gjore ku shumica mezi marin buken e gojes saliu deklaron se mesatarja eshte 3000 USD ne muai per familie,sa turp,ai tani po kerkon te kapet si i mbyturi pas fijes se barit.
Prof Kraja shume faleminderit per analizen e ftohte dhe objektive qe i ke bere librit te pseudo shkrimtarit Fevziu,pseudo djali i familjes Toptani kur dihet qe Toptanajt Blendin e kane biresuar nga befotrofi ! Dhe ky eshte nje fakt e jo budalleqet e tipit Enveri ishte homo a ku di une !!
Jo se shkrimtaret nga Shqiperia nuk i dine keto gjera,por thjesht kane humbur ate nervin,ate forcen intelektuale per t’iu kundervene ne menyre te paanshme e objektive shtremberrimit te historise qofte edhe mbi nje personanazh te diskutushem e diktatorial te dhunshem si Enver Hoxha !
Enver Hoxha e ka shkruar vete historine e tij,e zbertheu veten me imtesi per 50 vjet pa lene nyje e enigma pa sqaruar.Ne mbi 100 vepra,ditare,kujtime ai ju dha vete pergjigje politikave e veprimeve te tij.Ai nuk vrau e fshehu doren.Ai luften e klasave e beri hapur,cdo gje te shkruar e te dokumentuar,ai ishte klasor dhe e thoshte hapur qe nuk ju takonte te gjitheve.Keto nuk i shikon Fevziu apo i beri kausha per lule dielli?Nuk e di c’te reja do na sjelli per Enver Hoxhen duke pyetur ndonje ushtar Garde!!!Fevzi,je i keq. Me mire na sill ca te reja per toptanet ose si zogist qe je bej ca germime ne arkiv per te plotesuar kujtimet e Isuf Mullait.