Berisha me Jahjagën: Viti tjetër do jetë më i mirë për shqiptarët

24 Dhjetor 2011, 21:29Politika TEMA

-Presidentja kosovare ndalon në Tiranë gjatë kthimit nga Praga ku ishte në funeralin e Vaclav Havel. Në faqen e kryeministrisë nuk ka asnjë foto të Berishës atje, kurse presidenca kosovare ofron disa foto të Jahjagës në funeral

Kryeministri Sali Berisha, priti në një takim presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila bëri një ndalesë në Tiranë gjatë kthimit nga Praga, ku mori pjesë në funeralin e ish- presidentit, Vaclav Havel.

Berisha dhe Jahjaga shprehën bindje se viti i ardhshëm do jetë më i mirë për shqiptarët. “Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se viti i ardhshëm do të jetë për qytetarët e të dy vendeve një vit edhe më i mirë ku ata do të cojnë përpara e do të progresojnë në projektet e tyre madhore për zhvillim dhe integrim evropian. Në këtë takim u rikonfirmua vullneti i të dy vendeve për të intensifikuar përpjekjet për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh por edhe atë rajonal në mënyrë që shqiptarët të shndërrohen gjithnjë e më shumë në një faktor për zgjerimin e bashkëpunimit e miqësisë me të gjithë popujt e rajonit,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

“Duke u ndalur në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit kryeministri Berisha dhe presidentja Jahjaga ripohuan se në këtë vit jubilar do të kremtohet duke nderuar me solemnitetin më të lartë qytetar dhe respektin më të thellë ngjarjet dhe figurat historike vendimtare që nga Lidhja e Prizrenit deri te pavarësia e Kosovës dhe përpjekjen e sakrificën ne kombit që bëri të mundur që sot shqiptarët të jenë më të lirë se kurrë dhe të ecin të vendosur drejt vizionit  të tyre  të ri, atij evropian,” vijon njoftimi.

Ndërkohë, në faqen e kryeministrisë nuk ka asnjë foto nga vizita e Berishës në Pragë, ku mori pjesë në funeralin e Vaclav Havel. Kurse në faqen e presidentes së Kosovës ka disa foto.

 

 

16 komente në “Berisha me Jahjagën: Viti tjetër do jetë më i mirë për shqiptarët”

  1. valdet says:

    nëse vdes Berisha jo vetëm viti i ardhshëm,por edhe vitet që pasojnë do të jenë vitet më të mira.

    1. raimondi says:

      Presidentja e Kosoves eshte tamam Zonje —Kete te vendosim presidente edhe ne Shqiperi — Dhe te behemi direkt nje shtet

    2. Aishja prej Sauku says:

      Tek ne osht tradit se kur shkon me pjek,dmth per ngushllim ndokund, nuk duhet te shkosh per vizit ne familje te tjera se perhap vdekjen.Noshta Atifetja oshte e dergumja e Perenis ne kete NATE te SHENJTE dhe kemi fat ene Vaslavi e merr me vete Berishen..Don Zoti i madh ene i degjon lotet e nenave te Gerdecit dhe te femijve te deshmorve te 21 Janarit 2011.

      1. tana says:

        Aisha, te lumte, do rrosh me shume se une.

      2. Xoni Rajes says:

        katunare po katunare e squt ti Ishe ..kom pershtypjen se te kam shtyp nje here ..apo jom gabim?

        1. Dean says:

          ”Aishja prej Sauku” vetem SHTYP,nuk e shtypin dot.
          O dicka si pune pseudonimi,si per shembull ”TARASI”,AI tipi nga Gjirokastra qe palloji 1 komb te tan.Remember???????????
          Pak a shume edhe puna me ”Aishja prej Sauku”,or trim.
          Meqe jena ketu,nuk na thua dicka te squt per keto 2 tropojanet ne foton e mesiperme???????

    3. tg usa says:

      njeriu vdes, birisha ngordh mos bej kabime,/gabime/

    4. Kara-Saliu says:

      “Shoqata e Psikopateve”, organizate fitimprurese jo qeveritare, kerkon nje person per ta zgjedhur ne detyren e larte te KRYETARIT. Kandidati duhet te plotesoje kushtin te jete psikopat i lindur, dhe i kuruar rregullisht nga mjekE te specializuar. Lutemi propozimet tuaja, jane te mirepritura.

    5. Nuk kemi nevoje per Festa ne 2012 me kete rregjim Mafioz ne krye, qe na ka vjedhur si askush rregjim tjeter me pare, por edhe na ka dhunuar e vrare ne shifra qe vete rregjimi i PPSH do ja kishte zili, sepse barazimin e ka tashme te siguaruar rregjimi Berisha-Nano me rregjimin Hoxha-Alija. Duhet patjeter te shpetojme nga rregjimi aktual e pastaj te bejme Festa, sepse jemi nen Diktature perseri O Popull e nuk duhet me te durojme e te mashtrohemi me Festa. Pamvarsia me letra vertete mbush ne 2012 100-vjetorin, por ne Shqiptaret jemi perseri nen Diktature dhe per kete nuk na duhet Pamvarsia ne letra, por ne realitet me shtet Demokratik, Prone, Drejtesi, Pune, Shendetesi, Arsim…e Qytetari ne krye e jo Malokeri.

  2. inf says:

    tenxherja kapakun kshu jane keta te dy.

  3. ardian says:

    shiheni ne koha.net ka nje artikull jashtezakonisht te mire te Lumir Abdixhikut e botojeni.

  4. arber says:

    Presidentja Jahjaga ben mire qe ndalon ne Tirane se e ka atdheun e vet; por ama, protokolli zyrtar ka ca rregulla qe nuk shkelen. Ajo duhej te takonte Presidentin Topi, pastaj Kryeministrin Berisha, pavaresisht nga porosia qe mund te kete patur per te.

    1. Arbereshi says:

      Jam dakord me komentin e Arberit.C’fare presidente eshte kjo Jahjaga?Kryeministrin e Shqiperise nuk pati kohe ta takonte ne Prage por vjen t’i beje reklame atij ne Tirane,ku me se pari i duhej te takohej me homologun e saj te nderuarin President te Shqiperise.Nuk besoj se zonjes presidente(te dale nga zarfi)i duhej te vinte ne Tirane per t’u pare me te vetet e fisit.C’fare serioziteti ka ky shtet sovran,Kosova,pa protokoll e diplomaci!

  5. arusha says:

    berisha-kavalier i shkoles se vjeter

  6. Mallakastrioti says:

    ..Uroj qe @Haveli i , te kete “Kemben e mbare” dhe na e merre Sali Berishen “Keshilltare ne Varrin e tije”..ku dihet mbase na degjone zoti kete Here, dhe nese nuk me Degjon mua le te Degjoje Lutjet e Femijeve Jetim qe la Berisha me 21.Janare 2011-te….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje